Raketimi i stacionit policor në fshatin Tearcë

Skopje Jan 24, 2001

AIM Shkup, 23.01.2001

Dy detonime të fuqishme të gërshetuara me refale automatiku , pasmesnatës së 21 janarit , që ka ndodhur në fshatin Tearcë të Tetovës, përgjat rrugës magjistrale që përcakton sinjalizimin horizontal të aksit ndërkufitar Maqedoni - Kosovë ka rikthyer sërish shqetsimet dhe dilemat e banorëve të kësaj ane për gjendjen e sigurisë në Maqedoni.

Persona ende të paidentifikuar në orën 1,55 minuta k anë sulmuar stacionin policor që gjendet në fshatin Tearc të Tetovës 10 kilometra larg vendkalimit kufitar me Kosovën. Si pasojë e këtij sulmi ka humbur jetën polici 30 vjecar Momir Stojanovski ndersa janë lënduar tre polic të tjerë kudjestar: Jahi Lika , Borçe Gjurovski dhe Davor Evremovski.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Mbrendëshme të Maqedonisë , sulmi është kryer nga një largësi prej 50 metrave me minahedhës dore dhe pushk automatike të tipit “Kallashnjikov”. Predha e parë ka qëlluar shtyllën e rymës elektrike në oborin e stacionit policor , më pas kanë pasuar refalet e automatikut për të cilët nuk është saktësuar end se nga kush janë shkrepur nga ndonjë polic kudjestar apo nga autorët e sulmit. Predha e dytë është hedhur në dhomën ku kanë qenë të vendosur policët kudjestar. Pas këtij sulmi që ka zgjatur tre minuta autorët janë larguar në drejtim të panjohur. Pjestarët e policisë specialë menjëher pas sulmit në stacionin policor në fshatin Tearcë kanë marrë masa të repta të kontrollit dhe të legjitimimit të banorëve të këtijë dhe të fshatrave përeth.

Stacioni policor në fshatin Tearcë është shkatruar në mbrendin e saj, ajo tani ngjanë si mbeturina para luksit përballë dy localeve hotelorike në afërsi të saj nga ku thuhet se është kryer sulmi. Banorët e shtëpive përreth stacionit policor kryesisht të nacionalitetit maqedon përshkruajnë vetëm zhurmën e detonimeve që ua ka prishur gjumin . Në një operacion që ka zgjatur tre minuta ato nuk kan arritur të kuptojnë se cfar po ndodh e as të shohin nga janë larguar autorët e këtij sulmi. Vetëm një plak rreth të gjashtëdhjetave i cili nuk është i sigurt në konstatimin e tij ka theksuar se ka parë një vetur duke u larguar me shpejtsi në drejtim të vendkalimit kufitar me Kosovën.

Pas kryerjes së sulmit ndaj stacionit policor në fshatin Tearcë levizja e njerëzve është duke u zhvilluar nën kontrollin e sforcuar të forcave policore. Ajo që ka shkaktuar indinjat tek popullata shqiptare është bastisja e shtëpive të popullatës shqiptare me pretekst të kërkimit të autorëve të këtij sulmi. Në mesin e popullatës shqiptare eksiston mendimi se sulmi ndaj stacionit policor ka prapavij politike , prandaj ata vlerësojnë se autorët e këtij sulmi nuk duhet të kërkohen vetëm në mesin e popullatës shqiptare.

Partitë politike në Maqedoni e kanë dënuar sulmin ndaj stacionit policor në fshatin Tearcë, dhe kanë kerkuar në të njëjtën kohë që të gjendën sa më shpejt kryerësit e këtij sulmi.

Kryetari partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Partisë Demokratike Shqiptare Arbër Xhaferi, sulmin ndaj stacionit policor e ka vlerësuar si një akt të thellë antimaqedonas dhe njëkohësisht një akt kundër interesave të shqiptarëve në Maqedini. Sipas tij , sulmi ndaj stacionit plicor është një tendencë vullgare për ta rrëzuar Qeverinë . Pa marrë parasyshë kush qendron prapa kësaj ngjarje PDSH-ja dënon këtë akt dhe do të ndërmarë të gjitha masat për zbulimin e autorëve të kësaj ngjarje. Kjo parti , sulmin ndja stacionit policor dhe aferën e përgjimeve nuk i sheh jasht shemës së disa qarqeve të caktuara që sipas “vlerësimeve të partisë , kanë për qëllim destabilizimin dhe rëzimin e Qeverisë , skenar ky që gjatë kohë përgaditet nga Lideri I LSDM-së Branmko Cërvenkovski dhe bashkmendimtarët e tij“ ka theksuar zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare Ernad Fejzullai.

Sulmin ndaj stacionit policor e ka dënuar edhe partia në pushtet, VMRO-DPMNE. Zëdhënësi i kësaj partie Igor Gievski ka theksuar se do të lejojmë hapsirë që Ministria e Punëve të Mrendëshme të punojë për zbulimin e autorëve të këtij akti. Igor Gievski i ka hedhur posht pretendimet për ta implikuar partinë dhe Qeverinë si pjesmarëse në realizimin e këtij sulmi. Në këtë drejtim theksoi ai atakon opozita për të provokuar dhunë dhe destabilizim.

Partia më e madhe opozitare LSDM-ja , raketimin e stacionit policor në Tearcë e konsideron si vazhdim të aksioneve të pandriçuara , siç ishin sulmi ndaj stacionit policor në Osllomej të Kërçovës , në Tetovë, Kumanovë si dhe vrasja e tre policëve në hyrje të fshatit Haraçinë të Shkupit . LSDM-ja në komunikatën e saj ka theksuar se të gjitha paralajmërimet e saja për prishjen e sigurisë kanë qenë të injoruara dhe të keqinterpretuara . E tërë kjo sipas tyre “dëshmon se pushteti aktual në vend që forcat e sigurisë ti përdor për zbulimin e këtyre formave të krimit të organizuar , bënë çmos që ato ti përdor për qërimin e hesapeve me rivalët e vetë politik”. Pushteti aktual thuhet në komunikatën për opinion të LSDM-së, “ jo vetëm që bëhet pjesmarës në këto ngjarje, bëhet edhe gjenerator i të njëjtave me ç'rast në mënyrë të vazhdueshme prodhon jostabilitet politik dhe të sigurisë në vend. Partia opozitare shqiptare Partia për Prosporitet Demokratik, ka reaguar lidhur me ngjarjet pas sulmit në stacionin policor në fshatin Tearcë. Kjo parti kërkon nga organet shtetërore që sa më shpejt të ndricohet rasti dhe të ndalen keqpërdorimet që ju bëhen banorëve të fshatrave shqiptare nga pjestarët e policisë speciale maqedone. PPD-ja vlerëson se bastisjet bëhen në mënyrë selektive dhe ideologjike , duke u përqendruar tek familjet dhe individ që kanë dhënë kontributin e tyre në luftën e Kosovës.

Motivet për sulmin ndaj stacionit policor vazhdojnë të mbesin tem e diskutimeve ditore. Nderkoh ministri i Puneve të Mbrendëshme të Maqedonisë Dosta Dimovska ka bërë të ditur se do të bëjë çmos që të ndriçohen motivet e kësaj ngjarje dhe autorët e saj.

AIM Shkup

NEXHBEDIN SHAQIRI