Dialogu i sakrifikuar

Tirana Jan 18, 2001

AIM Tirana, 17.01. 2001

Krerët e dy partive kryesore në Shqipëri, Fatos Nano i Partisë Socialiste dhe Sali Berisha i Partisë Demokratike janë takuar vetëm një herë gjatë dhjetë vjetëve të jetës pluraliste në Shqipëri. Ky takim daton shkurtin e vitit l992 dhe nuk është mbajtur në Shqipëri, por në Trieste të Italisë, me ndermjetësimin e Ministrisë së Jashtme italiane. Mendohet se në Trieste u bisedua për një kalim të butë të pushtetit në zgjedhjet e afërta nga e majta ish komuniste në tërheqje tek e djathta antikomuniste në ngjitje. Ndryshimi ndodhi me 22 mars 1992, Partia Demokratike fitoi thellë ne zgjedhjet e asaj dite dhe nje muaj me pas, Berisha u zgjodh president. Por duket se fryma e revanshit djathtist, e akumuluar përgjatë disa dekadave, kaloi mbi marreveshjen e Triestes. Në zgjedhjet lokale të atij viti, që u mbajtën vetëm tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, Partia Socialiste dhe kryetari i saj Fatos Nano luajtën fort dhe fituan ngushte. Prej atij E7asti vendi njohu dy mazhoranca: një mazhorancë blu në pushtetin qëndror dhe një mazhorancë rozë në pushtetin lokal. Ishte një rrethanë që apelonte ekulibër dhe koabitacion.

Të zemëruar me rezultatet e zgjedhjeve vendore, krerët e Partise demokratike ne pushtet ecën në drejtim të kundërt me koabitacionin dhe marreveshjen Kryetari i Sherbimit të Kontrollit të Shtetit, Blerim çela, një eksponent i kësaj partie, montoi një dosje korrupsioni në ngarkim të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe e paditi këtë të fundit në prokurori. Në verën e vitit l993 Nano u arrestua dhe pastaj u dënua me dymbedhjete vjet burg. PD mendonte se PS do të distancohej gradualisht nga lideri i saj i burgosur, por këto llogari nuk dolën, madje prodhuan rezultate krejtësisht të kundërta. Nano mori në opinion statusin e një të burgosuri politik dhe u shnderrua në simbol të së majtës.

Nga viti l993 dhe në vazhdim, Berisha zhvilloi, nën presionin e nevojave politike të vendit, katër pesë takime me drejtuesit ad interim të Partisë Sociliste në opozitë, të cilët dëshmuan luajalitet në këto takime, pavarësisht se lideri i tyre mbahej në burgun e regjimit. Kriza e marsit 1997, që kulmoi me hapjen e depove të ushtrisë dhe me zbrazjen e burgjeve, diktoi nenshkrimin një marreveshjeje ndërpartiake, e cila i hapi rrugen bashkeqeverisjes me baze te gjere dhe zgjedhjeve te parakoheshme.

Në këtë periudhë Berisha dekretoi një falje për rivalin e tij të burgosur, Fatos Nano. Me t'u rikthyer në selinë e partisë pas katër vjetësh, Nano deklaroi se po ta sillte rasti do t'i shtërngonte dorën qytetarit Sali Berisha. Pra jo presidentit dhe as kryetarit të partisë kundërshtare. Është thënë se Nano e dogji shansin e tij prej Mandele, sepse nuk i bënte zemra dhe nuk e shihte me vend të ulej me atë që e konsideronte persekutorin e tij, ylli i të cilit në politikë dukej se po perendonte përgjithmonë.

Zgjedhjet e parakohshme të qershorit l997,u paraprinë nga një marreveshje tjetër, e ngjashme me atë të Triestes pesë vjet më parë. Edhe kësaj radhe vendi i takimit ishte Italia, saktësisht komuniteti fetar i Sant-Egidios në Romë. Kohërat kishin ndryshuar, palët kishin shkënbyer vendet. Tani demokratët ishin në tërheqje, ndersa socialistët në ofensive . Vendimet që u morën kishin të bënin me ndarjen e përgjegjësive midis shumicës dhe opozitës pas zgjedhjeve. Berisha nuk mori pjesë në këtë takim.

Socialistët i fituan thellë zgjedhjet e qershorit 1997, por marrëveshja e Sant-Egidios u zbatua me bishta nga ana e tyre. Kështu, përshembull, ndersa ishte vendosur që kryetari i Sherbimit të Kontrollit të Shtetit të ishte një përfaqësues i opozitës, shumica socialiste zgjodhi kandidatin e partisë së Ballit Kombëtar që përfaqësohej në Kuvend me një deputet. Nga ana tjeter Partia Demokratike ne opozite zgjodhi qysh ne fillim politiken e bojkotimit te institucioneve qe dolen nga ato zgjedhje. Berisha refuzoi nje ftese te kryeministrit per te marre pjese bashkarisht ne konferencen e donatoreve per Shqiperine qe u mbajt ne Rome ne muajin gusht te atij viti. Berisha refuzoi gjithashtu ftesat protokollare te Presidentit te Republikes per takime dhe pervjetore te ndryshem.

Qendrimet dhe truket e ndërsjellta e mbajtën përseri pezull E7eshtjen e dialogut të mirëfilltë politik në vend. Justifikime për t'i bërë bisht dialogut gjendeshin plot, secila palë reklamonte skeletet në raftet e palës tjetër kur ia donte puna.

Në shtator të vitit l998 Kryeminsitri Fatos Nano dha dorëheqjen pas ngjarjeve që pasuan vrasjen e deputetit të PD_së, Azem Hajdari. Vendin e tij e zuri një drejtues i ri socialist, Pandeli Majko. Në dhjetor të atij viti Majko u takua me Berishën- një ngjarje që bëri jehonë të madhe dhe ndikoi pozitivisht në shkrirjen e akujve mes qeverisë dhe opozitës në prag të Luftës në Kosovë. Por procesi do të ngrinte përseri me afrimin e Kongresit të Partisë Socialiste. Në garën e tij për kryetar partie, duke patur përballë Pandeli Majkon , Fatos Nano e bëri kale beteje takimin e rivalit të tij me shefin e opozitës. "Unë i bëj thirrje të largohet nga PD-ja dhe të vije vijë në PS", deklaroi Nano për kryeministrin socialist Pandeli Majko. Nano doli fitues në kongres, jeta politike praktikisht u bllokua përseri në instikamet respektive të krerëve të partive kryesore.

Nën këtë tavan akulli, takimet, bisedat, debatet apo edhe tryezat ndërpartiake me përfaqësues të niveleve të dyta e të treta nuk mund të kishin dobinë e dëshëruar. Madje takime të tilla shpeshherë shembellenin me skenat e teatrit absurd, aq sa deputeti i vjetër i partisë demokratike, Pjetër Arbnori, teksa po gjente mirëkuptim për shumë probleme në një studio televizive me deputetin e vjetër të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, tha para pak javësh: "Teleshikuesit të mos kene iluzione; duhet ta kuptojnë se unë dhe Serveti nuk kemi gjë në dorë"!

Mungesa e dialogut në nivelet më te larta është identifikuar si një handikap shumë I madh në jeten politiko-shoqerore ne Shqiperi, si burim tensioni dhe konfliktualiteti me pasoja te renda ne te gjitha drejtimet. Per shkak te ketij vakumi, prezenca dhe roli i faktorit nderkombetar per ndermjetesimin dhe zgjidhjen e problemeve te brendshme ne Shqiperi kane ardhur duke u shtuar nga viti ne vit dhe sot mund te konsiderohen te jashtezakonshme per nje vend qe nuk ka dale nga nje lufte e mirefillte. Ambasadat perendimore, misioni i OSBE-se, misione te

tjera vezhgimi nga KE-ja dhe BE-ja- janë vazhdimisht ne aktivitet per te monitoruar, ndihmuar e E7uar perpara standartet demokratike ne vend, ne radhe te pare zgjedhjet e lira, duke evituar maksimalisht perplasjet.

Gjate vitit te kaluar Prezenca e OSBE-se sherbeu si vendi i vetem i dialogut te forcave politike per procesin e zgjedhjeve vendore. Nje rol i tille kaq aktiv, i diktuar nga rrethanat shqiptare dhe i pranuar ne parim nga aktoret politike ne vend, nuk i ka shpetuar verejtjeve dhe kritikave per anesi ne favor te njeres apo tjetres palë. Shefi i opozites, Berisha, ka folur disa here per "guvernatore te paemeruar", duke patur parasysh ambasadore te organizatve nderkombetare apo te vendeve te medha. Por Berisha nuk ka dhene ndonje alternative per menyren e instalimit te dialogut pa pranine e faktorit nderkombetar.20

Dialogu si i tille, praktikisht rezulton i sakrifikuar ddhe dy kampet kryesore politike .nuk gjenden ne situaten anormale te moskomunikimit. Analistët vëndas janë marrë dhe merren vazhdimisht më këtë temë . Ja disa nga pohimet e tyre:

Berisha dhe Nano mendojnë se tensioni, domethene mungesa e dialogut, është mjeti më i mirë për të qendruar në krye te partive respektive dhe për të mbetur faktorë themelorë në politikë.

Berisha dhe Nano nuk perceptojnë probleme madhore në vend dhe prandaj, realisht, pertej retorikës, nuk e shohin të nevojshme të takohen, nuk kanë shtysa të brendshme.

Dialogu mes tyre veshtirësohet dhe pengohet nga marrëdhëniet e tyre personale; ata nuk ngrihen dot mbi vetveten dhe, më tej, kanë munguar ndërmjetësit e besuar dhe serjozë që do të mund të ndihmonin themelimin e një kulture dialogu mes kreut të së majtës dhe kreut të së djathtës.

Ndërsa është humbur shumë kohë dhe moskomunikimi i ka prodhuar të gjitha pasojat, takimi mes Nanos dhe Berishës do të ishte tashmë një akt i panevojshem, pra nuk ka nevojë të bëhet derisa Shqipëria të nxjerrë në skenë faktorë të tjerë.

Gjithsesi, sido që të jetë e verteta, jeta politike në vend lëviz dhe ka gjithnjë nevojë për ctensionim, mirëkuptim, tolerancë, respekt të ndërsjelltë. Zgjedhjet e lokale të l tetorit te vitit te kkaluar kanë hedhur në tapet një varg problemesh që mund të pëballohet vetëm me dialog. Përndryshe, Shqipëria rrezikon të sakrifikojë bashkë me dialogun edhe zgjedhjet e ardhshme politike.20

AIM Skopje

PREC ZOGAJ