Marredheniet diplomatike me Beogradin shtojne polemikat ne Tirane

Tirana Jan 18, 2001

AIM TIRANA, 17.01. 2001

Vendimi i qeverise se RFJ-se me 11 janar per te rivendosur marredheniet diplomatike me Shqiperine dhe gatishmeria per ta bere kete, e shprehur po te njejten dite nga qeveria shqiptare nepermjet zedhenesit te Ministrise se Jashtme, shkaktuan nje stuhi te vertete ne politiken shqiptare. Beogradi realizoi kushtin kryesor te Shqiperise : qe ai te ndermerrte hapin e pare zyrtar per te rivendosur marredheniet ; por topi

qe ai leshoi ne fushen shqiptare krijoi nje peshtjellim mes partive politike ne Tirane.

Partia kryesore e opozites PD dhe aleatet e saj te grupimit "Bashkimi per Demokraci" menjehere nisen nje vale te re sulmesh ndaj qeverise per kete gatishmeri te treguar ne drejtim te Beogradit. Nenkryetarja e kesaj

partie dhe njekohesisht nenkryetare e parlamentit shqiptar, Topalli e quajti te nxituar pergjigjen pozitive te qeverise shqiptare dhe kerkoi qe te viheshin kushte perpara rivendosjes se marredhenieve si lirimi i te burgosurve politike kosovare qe mbahen ne Serbi,demshperblim per demet qe ushtria serbe ka shkaktuar ne veri te Shqiperise gjate Luftes ne Kosove, dhenien e hartave te minimit nga ushtria serbe te disa territoreve ne veri te Shqiperise gjate Luftes etj.

Edhe aleatet e PD-se si Bashkimi Liberal nepermjet nenkryetarit te tij,

ish ministrit te jashtem Starova e cilesuan pergjigjen pozitive te qeverise shqiptare si nje veprim antikombetar. Madje ish ministri i jashtem kerkoi qe pervec problemit te kosovareve ne burgjet serbe te shtohen si kushte edhe zgjidhja e problemit te Mitrovices, e problemit te Presheves,etj.

Vecanerisht i ashper dhe jo aq i pritur ishte reagimi i kryetarit te komisionit te politikes se jashtme ne parlamentin shqiptar Godo, i cili eshte zgjedhur kryetar i ketij komisioni me votat e maxhorances qeveritare. Te njejten dite qe Ministria e Jashtme dergoi pergjigjen pozitive per rivendosjen e marredhenieve diplomatike, Godo e quajti kete

nje veprim te papergjegjshem dhe nje servilizem te hapur. Ai mbeshteti vendosjen e kushteve nga Tirana dhe kerkoi qe kryeministri shqiptar te shpjegoje kete "veprim te papergjegjshem."

Ne fakt stuhia politike brenda politikes shqiptar pritej. Raportet midis Tiranes dhe Beogradit dhe sidomos implikimi i ceshtjes se Kosoves ne keto marredhenie kane perbere vazhdimisht nje molle sherri ne politiken shqiptare. Por hapi per rivendosjen e marredhenieve diplomatike ndodhi ne kohe jo shume te pershtateshme, sepse Shqiperia ka

hyre tashme ne ethet elektorale te zgjedhjeve parlamentare te qershorit dhe lufta politike eshte ne ngritje. Ne nje situate te tille partite politike e sidomos ato te opozites, perpiqen te fitojne kapital politik ne nje terren i cili eshte pjese e betejave elektorale ne Shqiperi, ceshtja kombetare dhe konkretisht ceshtja e Kosoves.

Bie ne sy se asnjera nga partite politike te opozites dhe asnje politikan i saj nuk paraqesin kundershtim per rivendosjen e marredhenieve diplomatike ne planin e marredhenieve dypaleshe midis dy shteteve. Parimisht ata e kane te veshtire te kundershtojne marredheniet

me nje shtet te rajonit, me te cilin Shqiperia i ka mbajtur marredheniet

edhe ne koherat me te ashpra te konfrontimeve ideologjike apo politike midis dy vendeve. Te gjitha kundershtimet per marredheniet diplomatike lidhen nga partite e opozites me ceshtjen e Kosoves.

Hapi zyrtar i rivendosjes se marredhenieve diplomatike hapi gjithashtu nje kapitull te ri problemesh e tensionesh edhe ne marredheniet ne mes Tiranes zyrtare dhe partive politike kosovare. Ne nje forme apo tjeter partite kryesore politike kosovare vazhdimisht kane kerkuar nje intransigjence me te madhe te Tiranes ndaj Beogradit dhe ajo qe ndodhi me 11 janar solli nje vale te ftohti ne Prishtine. Qe te nesermen e vendimit te qeverise se RFJ dhe pergjigjes pozitive te MPJ te Shqiperise, Alush Gashi, keshilltari per politiken e jashteme i kryetarit te LDK, Ibrahim Rugova, e quajti te nxituar vendimin e qeverise se Tiranes. Ne nje interviste me "Zerin e Amerikes" ai u shpreh

madje se Tirana duhej te priste me pare te vendoseshin marredheniet mes Prishtines e Beogradit dhe pastaj te pranonte oferten e Serbise.

Ne fakt edhe partite politike kosovare e politikanet kosovare jane te ndergjegjshem se nuk mund te kundershtohet parimi i rivendosjes se marredhenieve midis dy shteteve qe kane pasur marredhenie edhe ne koherat me te keqia per Kosoven. Por shqetesimi i tyre eshte se ndoshta rivendosja e marredhenieve diplomatike Tirane-Beograd nderlikon dhe dobeson poziten biseduese te Prishtines ne tratativat e ardheshme nderkombetare per Kosoven.

Nga ana tjeter edhe partite politike kosovare jane ne prag te zgjedhjeve

te ardheshme paramentare qe do te organizoje UNMIK-u ne Kosove. Kjo rrethane nxit tek ata deshiren ta perdorin karten e kundershtimit ndaj rivendosjes se marredhenieve diplomatike midis Shqiperise dhe RFJ-se per

t'u paraqitur si mbrojtesit me autentike te ceshtjes se Kosoves.

Duke qene e ndergjegjeshme per ndjeshmerine e ceshtjes Qeveria shqiptare

eshte perpjekur te qetesoje partite politike kosovare se qendrimi i saj per ceshtjen e Kosoves nuk ndryshon.Te nesermen e shprehjes se gatishmerise per rivendosjen e marredhenieve diplomatike, ministri i jashtem Milo u detyrua ne nje konference shtypi te siguroje shqiptaret e

Kosoves se qendrimi i qeverise shqiptare ndaj ceshtjes se Kosoves absolutisht nuk ka ndryshuar. Ky hap i tij erdhi jo vetem nga fakti se nisen percapjet konkrete ne relacionin Tirane - Beograd por edhe per faktin se nga zyrtare te larte te Beogradit, si kryeministri i Serbise Xhinxhic, eshte deklaruar keto dite se "kane marre sinjale nga Tirana se

ajo do te ndryshoje qendrimin ndaj ceshtjes se Kosoves."

Vala e pare e stuhise se shkaktuar nga ceshtja e rivendosjes se marredhenieve diplomatike ende nuk ka kaluar, por Tirana zyrttare nuk mund te mos ta marre ne konsiderate kete opozicion te krijuar si ne Tirane, ashtu dhe ne Prishtine, gjate planifikimit te e hapave te metejshme, qe ajo do te marre ne marredheniet me Beogradin. Ajo ka nje rrethane ndihmuese, jo pa vlere ne vendet ish komuniste te cilat me zor

presin te futen ne strukturat europiane. Eshte fjala per qendrimin e vendeve te Bashkimit Evropian, te SHBA dhe te vendeve te tjera perendimore, te cilat kane mbeshtetur rivendosjen e ketyre marredhenieve midis RFJ dhe Shqiperise. Me 12 janar Ministria e Jashtme e Frances ne nje komunikate zyrtare pershendeti qellimin e autoriteteve te Beogradit dhe te Tiranes per te rilidhur marredheniet e tyre diplomatike.

Gazeta e partise socialiste ne fuqi "Zeri i Popullit" me 13 janar botonte deklaraten e ambasadorit amerikjan ne Tirane J.Limprecht se ne lidhje me bisedimet e bera per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Beogradin "jam i lumtur te percjell deklaratat e Shtepise se Bardhe dhe te Departamentit te Shtetit se politika jone eshte qe te inkurajoje popujt e rajonit qe te zhvillojne marredhenie normale me Beogradin". Madje ambasadori amerikan zhvilloi edhe nje takim te posacem me kryetarin e komisionit te jashtem Godo ku i shprehu mosaprovim per kundershtimet e Godos dhe mbeshtetje per rivendosjen e marredhenieve midis dy vendeve.

Shenjat duken se Qeveria e Tiranes per momentin e perballoi stuhine qe shkaktoi ne politiken shqiptare ceshtja e rivendosjes se marredhenieve diplomatike me RFJ-ne.Por tensioni qe shkaktoi kjo ceshtje ne politiken shqiptare nuk ka kaluar dhe ne te ardhmen mund te kete vale edhe me te forta .Duke qene se rivendosja e marredhenieve diplomatike do te jete nje proces, ajo do kete efekte me te gjata dhe do te kerkoje nje fare

gradualiteti e per pasoje do te ekzistoje si molle sherri ne skenen politike te Tiranes, por edhe ne relacionin Tirane-Prishtine.

Zhurma dhe kundershtite per rivendosjen e marredhenive diplomatike midis

Shqiperise dhe Beogradit duken si nje beteje nga e cila nuk fiton asnjera pale,as partite politike ne Tirane dhe as ato ne Prishtine, por qe te gjitha do ta zhvillojne duke menduar se do te fitojne dicka. AIM Tirana

ARJAN LEKA