Marrëveshja për njohjen e diplomave

Skopje Jan 17, 2001

AIM Shkup, 17.01.2001

Problemi i njohjes së diplomave të Universiteteve të shqipërisë , ka bërë që ministria e Arsimit të intensifikojë përpjekjet e saja për ti dhënë fund këtij shqetësimi që i preokupon mbi 800 kuadra shqiptare nga Maqedonia që kanë diplomuar nëpër Universitetet e Shqipërisë. Kjo ministri ka premtuar se së shpejti do të dalë nga skedari teksti i marëveshjes i përgaditur nga ekspert të dy ministrive nga ajo e Maqedonisë dhe e Shqipërisë për njohjen reciproke të diplomave. Studentët të cilët ballafaqohen me problemin e njohjes së diplomave janë të organizuar rreth Këshillit për njohjen e diplomave.

Ato nuk besojnë në premtimet e funksionarëve të lart shtetëror për zgjidhjen e shpejt të këtijë problemi. Sipas anëtarit të këshillit për njohjen e diplomave Ferit Ramadani, mosnjohja e diplomave të Universiteteve të Shqipërisë paraqet penges për punsimim. Ky problem , thot ai , po zgjatet me vite të tëra . “Tani kanë kaluar tet vite nga kur kanë filluar të dalin kuadrot e para nga Universitetet e shqipërisë. Shum nga to për shkak të mungesës së vulës maqedone nuk kanë pasur mundësi të punsohen ndërsa edhe ato pak kuadro që janë punësuar nuk kanë trajtim të barabart me kolegët e tyre të punës për shkak të mungesës së statusit të tyre“. Ferit Ramadani thotë se pas gjitha përpjekjeve që këmi berë nuk është ndërmarë agjë konkrete nga Qeveria Maqedone për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas tij durimi është harxhuar duke u shprehur: “Durimi ynë është ka fundi,dhe ne nuk pranojmë premtime me gojë “.

Pas mbajtjes së protestës së fundit të të diplomuarve shqiptar në universitetet e Shqipërisë para Qeverisë së Maqedonisë, shumë prej funksionarëve të lartë shtetëror janë treguar optimist për t'u definuar dhe zgjidhur problemi i njohjes së diplomave dhe e konsiderojnë plotësisht të drejtë insistimin e tyre për njohjen e diplomave. Në një deklaratë të tij zëvendës ministr i arsimit Fejzulla Shabani ka bërë të ditur se së shpejti do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes në nivel më të lart shtetror në mesë Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kordinatori i grupit parlamentarë i Partisë Demokratike Shqiptare, Zamir Dika në një deklarat të tij ka përmendur muajin mars të vitit 2001 kur do të përshpejtohet procesi i njohjes së diplomave. Por përfaqësuesit e Këshillit për njohjen e diplomave të Universiteteve të Shqipërisë nuk përjashtojnë mundësinë për mbajtjen e protestave të tjera nëse edhe kësaj rradhe nuk gjendet ndonjë zgjidhje e pranueshme dhe e shpejtë sepse sipas tyre edhe ish ministry i arsimit Gale Galev pat premtuar se ky problem do të gjejë zgjidhje mbrenda periudhës maj-qershor të vitit 2000. Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e saj të fundit ka shqyrtuar dhe miratuar marrëveshjen midis qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë për bashkpunim në lëmin e arsimit dhe shkencës, të përgaditur nga një ekip ekspertësh nga ministrit e të dy vendeve. Anëtarët e këshillit për njohjen e diplomave përshëndesin miratimin e marëveshjes për bashkpunim në fushën arsimit në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe mendojnë se në kuadër të kësaj marrëveshje do zgjidhet edhe problemi i njohjes së diplomave të mara në universitetet e Shqipërisë. Anëtari i këshillit për njohjen e diplomave Shaban Memeti i cili ka kryer fakultetin e mjeksisë në Tiranë thotë se lajmet e fundit janë më shpresëdhënëse . Miratimi i marëveshjes nga Qeveria thotë ai , duhet të kaloi në procedur parlamentare të të dy vendeve prandaj kamë frig se kjo punë do të zhagitet edhe shumë koh dhe do të përfundojë si premtimet e mëparshme të cilët nuk sollën asgjë të re. Nuhi Neziri inxhinjer i diplomuar në Tiranë, anëtar i këshillit për njohjen e diplomave , thotë se në konsultimet tona me përfaqësues të ministrive përkatëse në Shkup dhe Tiranë na kanë thënë se marrëveshja për bashkpunim në fushën e arsimit në mes dy vendeve është hartuar që para tre viteve por për shkak të disa problemeve teknike nuk është aritur të nënshkruhet në nivel më të lart.”Tani pas miratimit të marëveshjes nga Qeveria e Maqedonisë duam të dimë se a është bërë tejkalimi i këtyre pengesave sepse në nuk jemi të njoftuar me përmbajtjen e kësajë marrëveshje”. Ne, thotë Nuhi Neziri, kërkojmë që ky pranim të bëhet në nivel të ministrive dhe nuk do të pranojmë asnjë diskriminim eventual, tani kur ekziston edhe baza ligjore për këtë cështje , pasi ligji për arsimin e lartë parashëh këtë njohje formale.

Studentët që kanë diplomuar në Shqipëri, megjithatë shpresojnë se më nuk do enden si deri më tani. Por ato do ti intensifikojnë veprimet etyre duke u future edhe në grev urie në qoftëse nuk gjendet një zgjidhje sa më shpejtë për diplomat e tyre.

AIM Shkup

NEXHBEDIN SHAQIRI