Përdorimi i shqipes në Parlament
AIM-junior Shkup, 15.01.2001
Po bëhet thuajse një dekadë kur në Maqedoni akoma nuk arrihet kurfar kompromisi rreth sjelljes së rregullorës së re të Parlamentit të Maqedonisë. Me disa ndryshime dhe plotësime deputetët akoma punojnë në bazë të rregullorës së sjellur që nga vitet e tetëdhjeta. Deri sa në dy përbërjet e kaluara të Parlamentit të Maqedonisë për shkak të mos gjetjes së kompromisit në mes të ish partnerëve të koalicionit qeveriatrë (LSDM-së dhe partis shqiptare të PPD-së), edhe pse ishte i formuar komison i posaçëm për këtë çështje, një gjë e tillë nuk u bë. Mirëpo ashtu siç shkojnë punët duket se kjo çështje duhet të pret akoma, pra edhe partnerët aktual të koalicionit qeveritarë nuk do të gjejnë forcë që ta zgjedhin këtë çështje.
Problemi kryesor që nuk mundet të tejkalohet është insistimi i partive shqiptare nga njëra anë dhe atyre maqedone nga tjetra që a të lejohet apo mos të lejohet përdorimi i gjuhëve të nacionaliteteve nga foltorja e Parlamentit republikan. Partia shqiptare që është partnere e koalicionit qeveritar (PDSH) por edhe ajo që është në opozitë (PPD) këmbëngulin që përdorimi i gjuhës shqipe duhet të lejohet. Nga se shume argumente që shkojnë në favor të kësaj është edhe ajo se kjo çështje ka qenë e lejuar edhe në kohën e ish sistemit. Pra ndalimi i përdorimit të shqipes është sanksionuar në prag të viteve të nëntëdhjeta, respektivisht me ndërhyrjen në nenet e regullorës së vjetër (aktuale) ku lejohej shqipja dhe sanksionohet në mënyrë decide se nga foltorja e Parlamentit mundet të diskutohet vetëm në gjuhën maqedone. Është interesant se që në mbledhjen e parë konstituive të Parlamentit të tretë plural të Maqedonisë, ish kryetari i Parlamentit , Savo Klimovski, atëher i po sa zgjedhur, premtoi që shumë shpejtë do të bihet rregullorja e re e punës së këtij institucioni.
Në një miting në Tetovë, menjëher pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, nënkryetari i PDSH-së, përndryshe parti që participon në koalicionin qeveritar në mënyrë shumë decide u shpreh para të pranishmëve se "deri në vit të ri, rregullorje e parlamentit do të sillet dhe shqipja do të lejohet që të përdoret në këtë institucion më të lart juridiko-ligjëdhënës”. Disa ditë para kësaj deklarate, sa i përket afatit të sjelljes, pra Vitin e Ri, të njëjtën gjë e kishte paralajmëruar edhe kryetari i Komisionit për çështjen e rregullorës pranë Parlamentit të Maqedonisë, deputeti Goran Nevenovski. Kjo deklerat e Menduh Thaqit hasi në reagime të ashpëra nga ana e përfaqësuesëve të partive maqedonase gjithnë duke u arsyetuar se këtë nuk e lejon kushtetuta. Nuk është e qartë se deklarata e lartëpërmendur e Thaqit a e ka bazën e ndonjë marrëveshjeje paraprake mes tre partnerëve të koalicionit qeveritar apo vetën është një premtim që e “hanë pazari”.
Një nga deputetët e partisë tjetër opozitare shqiptare asaj të PPD-së, Mersel Bilalli duke u përgjigjur për këtë çështje shprehet se “ kjo si shumë çështje të tjera që trumbetohen nga ana e PDSH-së,janë gënjeshtra të liderëve të PDSH-së dhe kanë të bëjnë një marketing politik nga se kjo parti me dy tjerat maqedonase nuk kanë kurrfar marrëveshje për sjelljen e rregullores së re me qëllim që të lejohet përdorimi i shqipës”. Nga ana tjetër kordinatori i PDSH- Zamir Dika e thotë të kundërtën duke potencuar se një marrëveshje “gjentelmene” ekziston që në rregulloren e ardhëshme të lejohet shqipja mirçpo momenti i tanishëm nuk është shumë i përshtatshëm që të hapet kjo çështje. Në përgjigjë të kësaj kryetari i Parlamentit Stojan Andov shprehet se "me rregulloren e re nuk duhet të të rregullohet çështja e dy gjuhësisë por duhet të precizohen disa çështje me qëllim që të ketë punë me efikase parlamenti”.
Si përmbzllje të krejt kësaj do ta kishim cituar edhe prononcimin e kryeministrit aktual Georgievski, nga e cila mundet të kuptohet se edhe kjo qeveri do të vepron si e kaluara ku "çëshjen do ta lë pezull” . Sipas Lubço Georgievskit “në këtë moment nuk mundem asgjë të prognozoj vetëm atë se edhe ne nuk do të arrijmë që të sjellim rregulloren e re dhe situat do të jetë si tani pra ajo e statuskos”. Në krejt këtë “odiseadë" thuajse të gjithë deputetët e partive maqedonase qoft të pozitës qoft ato opozitare këmbëngulin në mos lejimin e, siq theksojnë, të dygjuhësisë nga se këtë nuk e lejon kushtetuta ose “njëher duhet të ndrrohet kushtetuta e pastaj të lejohet përdorimi i gjuhës së nacionaliteteve nga foltorja e këtij institucioni”.
Nuk janë të pakët edhe ata që shkojnë aq largë sa që thonë se nuk mundet të lejohet një lluks i tillë nga se aparatura për përkthim stimultant kushton shumë dhe për kushtet ekonomike të Maqedonisë kjo është e tepërt. Harrohet që në shumicën e njësive të vetadministrimit lokal përmes përkthimit stimultant mbahen në mënyrë shumë të rregullt thuajse të gjitha seancat. Nga ana tjetër për palën shqiptare kompromis rreth kësaj çëshjeje nuk ka, nga se sipas tyre kjo është një e drejtë e trashiguar që nga koha e ish sistemit komunist ku për dekada me rradhë shqiptarë kishin të drejtë që nga foltorja e parlamentit të diskutonin në gjuhën e tyre.
AIM-junior Shkup
ARBEN RATKOCERI