Biljana Plavshiq në Hagë

Sarajevo Jan 15, 2001

Banjallukë, 10. 01. 2001

Deri sa nëpunës të Republikës Serbe kremtuan Ditën e Republikës (9. janar) me tavolinë suedeze dhe shampanjë, Biljana Plavçic, kryetarja e parë e RS, udhëtoi për në Hagë që të jetë në shërbim të Tribunalit për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Ajo akuzohet për krime, gjenocid, krime ndaj njerëzimit dhe thyerje të konventave të Gjenevës. Kështu përfundon kariera politike e profesores së pensionuar të universitetit dhe mbyllet edhe një kapitull i dallgëzuar i historisë së re politike të popullit serb.

Largimin e Biljana Plavçiçit në Hagë e organizoi Qeveria e RS. Në aeroportin e Banja Llukës e përcolli kryeministri në largim i Republikës Serbe Milorad Dodik, të cilit Plavçiç para tre vjetësh ia besoi mandatin për formimin e qeverisë, me çka u thye pushteti i ashtuquajtur i rrymës së fortë të Pales në RS.

Në lutjen e gazetarëve që të komentonte shkruarjen e Plavçiçit në Hagë, kryetari i sapozgjedhur i RS Mirko Zharoviç dhe kryetari i Kuvendit Popullor Dragan Kaliniç, u përgjigjën në stilin “kemi më shumë punë”. Mladen Ivaniç, mandator për përbërjen e re të qeverisë së RS, tregoi edhe në këtë rast më shumë takt dhe kulturë politike se sa partnerët e koalicionit të pushtetmbajtëse së sërishme PDS. Ivaniç tha se shkaku i trimërisë që vullnetarisht të paraqitet para Tribunalit duhet përkrahur Plavçiçin dhe shtoi se organet e pushtetit në RS kanë obligim moral ta ndihmojnë ish-kryetaren e Republikës gjatë tentimit të saj për të dëshmuar pafajësinë e vet.

Rrëfimet se në listën e të akuzuarve të Hagës gjendet edhe Biljana Plavçiç u shfaqën në shtyp kah fundi i dhjetorit. Përndryshe këtë lajm ia kumtoi personalisht ambasadori amerikan në BeH, Tomas Miler, në banesën e saj në Banja Llukë. Biljana Plavçiç disa ditë para kësaj u tërhoq nga opinioni publik. Pyetjet se athua ajo morri ftesë nga Tribunali për të qenë dëshmitare apo e akuzuar mbetën pa përgjigje. Para kësaj, kah mesi i dhjetorit, Plavçiç në seancën konstituive të Kuvendit Popullor të RS, ktheu mandatin e deputetes, duke u arsyetuar se ky vendim pason për shkaqe shëndetësore.

Gazetarët pritën me padurim, gjatë kohës së Kërshëndellave, që Pllavçiç, e cila asnjëherë nuk ka munguar nëpër liturgji, të shfaqej në Tempullin e Shenjtë - Shën Trinia. Duke dashur që t'i ikte presionit të opinionit publik Plavçiç festoi Kërshëndellat tek vëllau i saj Zdravko në Beograd, në rrethin familjar dhe të miqve. Në Banja Llukë u kthye një ditë para udhëtimit. Derisa përgatiste valixhet në kryeqytetin e Republikës Serbe krisnin topat për nder të festës...

Në mbrëmjen e njëjtë kur Biljana Plavçiç arriti në Hagë, avokati i saj Krstan Shimiç, përndryshe nëpunës i lartë i Partisë së Dodikut SNSD, vërtetoi se Plavçiç akuzohet për të gjitha veprat që janë në kompetencë të Tribunalit. Ai shtoi se akuza ndaj saj është shumë e ngjashme me akuzën ndaj Momçilo Krajishnikut, ish-anëtarit të Kryesisë së BeH. Paraqitja e parë e Plavçiçit para Tribunalit, siç potencoi Shimiç, mund të pritet në fund të kësaj jave.

Nëse deklarohet se është e pafajshme, konsideron avokati, gjykimi i Plavçiçit mund të bëhet së bashku me gjykimin e Krajishnikut. Megjithatë nëse deklarohet se është fajtore, shton Shimiç, dënimi mund t'i shqiptohet pa u gjykuar. Veç faktit se ajo vullnetarisht iu përgjigj Tribunalit, një lehtësim i konsiderueshëm për Biljana Plavçiçin mund të jetë edhe dëshmia e saj për proceset tjera të Hagës.

Deklarata e avokatit Shimiç vërteton supozimin tepër të besueshëm se për Tribunalin Biljana Plavçiç është më shumë një dëshmitare e rëndësishme se sa si e akuzuar. Me të drejtë rasti i saj, së paku në mënyrë procedurale, krahasohet me rastin Drazhen Erdemoviç, i cili pranoi rreth 30 vrasje, por u dënua me vetëm pesë vjet burg sepse dëshmia e tij “hapi” rastin Srebrenica.

Biljana Plavçiç karierën politike e filloi vonë: në moshën gjashtëdhjetëvjeçare. Në vitin 1990 me ftesë të një miku të saj u inkuadrua në PDS, ishte e pranuar botërisht, biologe e njohur, dinamike, e suksesshme dhe e guximshme, por një grua tepër apolitike. Rregullisht shkonte në kishë dhe asnjëherë nuk ishte anëtare e Partisë Komuniste. Në vitet 50-ta, si bursiste e Fulbrajtit, u thirr të qëndronte në Amerikë, por si patriotët serb dhe lokalpatriotët sarajevas refuzoi ofertën. Udhëtoi nëpër botë dhe ishte një nga themelueset e Fakultetit Matematikor – Natyror në Sarajevë.

Me avokatin sarajevas Zharko Banjac jetoi dyzet vjet në kurorë dhe pastaj disa dhjetëvjeçarë në miqësi të madhe, që nuk i ndërpreu deri tani. Në të vërtetë Banjac përmes Krstan Shimiçit, do të jetë një ndër mbrojtësit e Biljana Plavçiçit para Tribunalit të Hagës.

Në zgjedhjet e para në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), të mbajtura kah fundi i vitit 1990, Biljana Plavçiç, pas vdekjes së Nikola Koljeviç, u zgjodh në Kryesinë e BeH që të përfaqësonte interesat e popullit serb. Në fillim të vitit 1992, kur filluan krismat seriozisht në BeH , Plavçiç, me Fikret Abdiçin udhëton për një mision të llojit të vet paqësor në Bosanski Brod dhe Bijelinë. Misioni, siç dihet, nuk pati sukses, por kamerat e xhiruan Plavçiçin se si u puth me Zhelko Razhnjatoviç Arkanin, që disa ma vonë e komentuan si “shëlbim gjenocidit”.

Se çka ndodhi në ato ditë dramatike në Kryesinë e BeH për opinionin edhe sot është e panjohur. Aty këtu në shtyp u publikua ndonjë stenogram i seancave të zjarrta të “shefit kolektiv të shtetit BeH” së paraluftës. Athua përmbytjes bosnjakohercegovinase mund t'i ikej apo nuk ekzistoi vullnet politik për këtë? Biljana Plavçiç me siguri është nga të rrallat që mund të përgjigjet në shumë pyetje të këtilla: edhe para opinionit publik edhe para Tribunalit.

Në maj 1992 Biljana Plavçiç dhe Nikola Koljeviç dhanë dorëheqje nga vendi anëtar të Kryesisë së BeH. Pas kësaj ndodhi konstituimi të Kuvendit të popullit serb, pasoi “ndarja” e deputetëve serb nga Kuvendi i BeH. Ky Kuvend proklamoi Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, që kaloi në Republikën Serbe, kurse Koljeviçin dhe Plavçiçin e shpallën nënkryetare të Republikës. Se sa ishte fuqia e tyre e vërtetë e këtyre dy profesorëve universitarë në pushtetin e RS, dëshmon fakti se këta në PDS dhe organet shtetërore u pagëzuan se “profesori” dhe “profesore”.

Biljana Plavçiç gjatë luftës ishte e autorizuar për punë humanitare. Siç thotë edhe vet për shumë vendime të organeve të pushtetit në RS është informuar: nga gazeta zyrtare, nga gazetat ose nga librat që pas luftës i botuan diplomatët e huaj, të cilët gjatë luftës së 90-tës ishin me detyrë në BeH. Në një intervistë deklaroi se është hutuar se sa pak dinte për ngjarjet për të cilat mendonte se edhe vet kishte marrë pjesë në to.

Momçilo Manadiç, nëpunës i lartë policor i Republikës Serbe gjatë luftës në një rast, pa ironi, tha se “Biljana Plavçiç profesorja në politikë, e cila derisa silleshin vendime të rëndësishme e dërgonte princezën Linda Karagjorgjeviç nëpër manastire”.

Se cili ishte raporti i Karaxhiçit, Krajishnikut dhe të fuqishmëve të tjerë të SDS-së së luftës ndaj Plavçiçit, tregon edhe fakti që në zgjedhjet e para të pasluftës më 1996 e kandiduan për kryetare të RS, sepse ishin të bindur se ajo do të ishte vetëm kryetare formale, që do të mundësonte me Republikën Serbe edhe mëtej të qeveriste Karaxhiçi. Biljana Plavçiç fitoi në zgjedhje, por vendosi që me të vërtetë të ishte kryetare. Natyrisht në këtë mënyrë ajo nuk do të kishte sukses po të mos ishte përkrahja e faktorit ndërkombëtarë.

Që në fillim të mandatit presidencial Biljana Plavçiç, nënkryetari i dytë i pasluftës i RS Dr Nikola Koljeviç, humbi jetën tragjikisht. Asnjëherë nuk u sqarua vetvrasja e fshehtë e tij, por të gjithë që e njohën do tu mbetet në kujtesë si njeri me moral të lartë dhe i pastër.

Pasoi vera e nxehtë e 1997 dhe ngjarjet e popullit në RS, pas së cilës Biljana Plavçiç, kryetarja e parë e RS, përfundimisht morri pushtetin. Shpartalloj Kuvendin, shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, ia ofroi mundësinë Milorad Dodikut që me dy deputetë në Parlament të bëhet kryeministër dhe tentoi që në Republikën Serbe të vendoste institucionet qeveritare.

Zgjedhjet presidenciale që pasuan Biljana Plavçiç i humbi. Me vetëm 40 mijë vota më tepër fitoi radikalisti i Sheshelit dhe kandidat i përbashkët i SRS dhe SDS Nikola Poplashen, zgjedhje këto që i mbykqyri edhe OSBE. Kur në fillim të mandatit presidencial të Poplashenit, Përfaqësuesi i lartë Karlos Vestendorp e ndërroi kryetarin e RS RS, Biljana Plavçiç këtë ndërrim e komentoi me fjalët: “Falë Zotit që kësaj gote iu shmanga”.

Pas mossuksesit në zgjedhjet presidenciale më1998 fuqia politike e Biljana Plavçiçit ra drastikisht. Lidhja popullore serbe, partia e saj, mbeti e ndarë nga PDS-ja, shumica e kadrovikëve e braktisën Plavçiçin dhe iu bashkangjitën të sapoformuarës Lidhjes Popullore Demokratike. Në zgjedhje LPS-ja e Plavçiçit fitoi vetëm dy vende deputetësh. Sot shtrohet pyetja se athua LPS-ja do të mund të ekzistojë apo do ta përjetojë fatin e Partisë Popullore të RS, e cila u shua pas burgimit dhe nxjerrjes së liderit të saj Radosllav Brdaninit në Hagë.

Është e vërtetë se Biljana Plavçiç nuk u arrestua, ajo shkoi vullnetarisht në Hagë dhe sipas disa burimeve nuk do të përfundojë në Sheveningen. Përndryshe, sipas rregullave të Tribunalit, ekziston mundësia që i akuzuari, me leje të veçantë të kryetarit të Tribunalit, mund të dalë jashtë njësive të paraburgimit në kushte të veçanta. Që kjo të ndodhë duhet plotësuar edhe dy kushte: që Holanda, si vend nikoqir, pajtohet me këtë me çka kushtet e veçanta të “paraburgimit shtëpiak” dikush t'i paguajë, sepse për këtë nuk është i detyruar Tribunali, gjegjësisht buxheti i OKB-së. Ekziston, në të vërtetë mundësia teorike, që Biljana Plavçiçit ti lejohet, me garanca të veçanta të RS, që të mbrohet në liri.

AIM Banja Lluke

MILKICA MILLOJEVIÇ