Njerëzit e harruar

Beograd Jan 15, 2001

Përse disave në Mal të Zi edhe sot, pas shtatë vitesh, iu konvenon të mos e dijnë të vërtetën e plotë për dëbimin e muslimanëve nga fshati Bukoviç, në veri të Malit të Zi dhe përse shteti malazez nuk ndërmerr asgjë që të pafatët t'i kthejë në vatrat e tyre?

AIM Podgoricë, 11.01.2001

Bora që këtë vjet vonoi nuk është asnjë shkak që rreth 800 bukovçanas, fshatarë të komunës së Plevlës, të mos mund të kthehen në shtëpitë e tare. Ky është viti i nëntë për muslimanët-boshnjakë nga fshatrat e Bukovikut që “nuk bie borë të mbulojë brigjet, por çdo egërsire t'ia zbuloj gjurmët”.

Borën e Bukovikut në shkurt të 93 e shkeli madje edhe këmba e zbadhur e nëntëdhjetëvjeçarit Latif Bungurit, nën shtyerjen dhe goditjen e kondakëve të fqinjëve nga fshatrat fqinje boshnjake nën uniformën e Armatës Popullore Jugosllave. As sot e kësaj dite nuk dihet athua plaku Latif-aga nuk deshti apo nuk mundi këmbëzbathur të vinte deri tek pragu i shtëpisë së vet, siç shkruhet në raportin gjyqësor gjysmë viti pas vrasjes së tij, ku një pjesë e trupit të tij u gjet në hollin e shtëpisë, koka në dhomë, kofsha para shtëpisë... Egërsirat ishim shumë më të buta nga “kryerësit e panjohur të vrasjes”, të cilat gjysmë viti shpërndanë kockat e tij, ndërkohë që organet e Malit të Zi nuk treguan interesim që në vjeshtë të 93 t'i mblidhnin dhe t'i dërgonin ato kocka në varreza.

Tetë muaj e gjysmë pas vrasjes, më 30 tetor '93 në varrezat e qytetit në Plevlje u varros qytetari i Malit të Zi, fshatari i fshatit Bukovik, Ravni Latif Bungur. Kur u vra Latif Bungur, 16 shkurt '93 personat e njëjtë të uniformuar kryen rrëmbimin e njëmbëdhjetë banorëve të fshatrave Ravni dhe Selista, gra dhe fëmijë. Të rrahur dhe të mërdhirë i dërguan në Çajnice. Kryetari i atëhershëm i shtetit malazez Momir Bulatoviç dhe kryetari jugosllav Dobrica Çosiç u angazhuan një muaj ditë me ç'rast u kthyen gjashtë veta, pesë të tjerë u shfrytëzuan për ndërrim në luftën boshnjake. Në mesin e të kthyerve në Plevle ishte edhe Sevda Bungur, sot refugjate në Plevle si kompenzim për pragun e shtëpisë. Kujtimet e freskëta të asaj dite ajo i përshkruan kështu: “Një grup rezervistësh nga fshati fqinj Trpinja, nga Bosnja, i përbërë prej tetë vetash, që i udhëhiqte Nedo Masiç, dogjën shtëpitë tona. Tashmë ishin edhe dy gra dhe tre fëmijë nga Selishta. Na rrahën dhe na maltretuan. Dy brinjë m'i kanë thyer, gjithë e pëgjakur kam qenë. Na dërguan në Çajnice. Na morrën arin, donin me gishtërinj të na i këpusnin... Nuk kishte askush të na mbronte, të na ndihmonte. Rezervistët e Plevlës, që ishin në Bukoviç, ishin edhe më të këqinj se ata. Disa nga këta rezervistë i takoj edhe sot në Plevle. Njërin, Radmill Danilloviçin, kur e takoj e pështyjë, le ta dijë se nuk mund ta bëjnë atë që kanë bërë. Pas 25 ditë internim na dërguan në Plevle, për në Bukoviç as kemi guxuar, as kemi mundur të shkonim, ashtu siç nuk mund të shkojmë as sot. Unë do të kthehesha, do të kthehesha tek ajo që më përket, përfundon rrëfimin e vet Sevda Bungur.

Bashkëshorti i saj, Musan Bungur, i cili më shumë se 30 vjet punon në Gjermani, kurse tre vjet konfrontohet me shtetin, thotë: "Nga shteti malazez pres të lajë dëmshpërblimin dhe të na mundësojë kthim të sigurtë ", thotë Musan, kurse djali i tij Sefko Bungur kësaj i shton: "Nëse Mali i Zi nuk mendon në Evropë, nuk është doemos këtë ta bëj edhe unë në fshatin tim të lindjes në Bukoviç"!

Prej 170 familjeve të dëbuara bukoviçase shumica prej tyre edhe sot e kësaj dite janë të shpërngulur në vendet e Evropës Perëndimore dhe në Bosnjë. Në Plevle dhjetë familje tentuan të ktheheshin në pronat e tyre, por pa sukses. Në fshatrat e shpërndara, që shtrihen në sipërfaqe prej 104 km2, frika nga ekstremistët nacionalist është tejet e madhe. Shoqata humanitare muslimane “Merhamet” tentoi të organizonte kthimin. Ajo përmes një organizate humanitare zvicerane arriti të rindërtonte gjashtë objekte banuese. Kryetari i "Merhametit" Shukrija Haxhishaqiroviç thotë se këto shtëpi vitin e kaluar u meremetuan, por pasi përfundimi i punimeve ndodhi në kohë të papërshtatshme, në vjeshtën e vonë, ishte shumë vështirë pa kushtet tjera të jetesës, për kafshët, e të ngjashme, të organizohej kthimi, prandaj u shty për në pranverë.

Deri tek kthimi nuk erdhi, thotë një nga personat të cilit solemnisht iu dorëzuan çelësat e shtëpisë së meremetuar, i quajtur Jakup Durguti: "Vetëm pesëmbëdhjetë ditë pasi na meremetuan shtëpitë sërish u shkatërruan nga “kryerës të panjohur”, ndërkohë që ishin prezent shteti, ushttria dhe policia. Është iluzore të pritet kthimi i bukovçanasve në shtëpitë e tyre. Ky është dëbimi i tretë në këtë shekull. Njerëzit më ekstrem që kryen krime edhe sot i takojmë në Plevle, kurse shteti nuk bën asgjë që këta kriminelë t'i arrestojë dhe t'i dënojë", thotë Durgut.

Për statusin e bukoviçasve të shpërngulur dhe raportet e shtetit të Malit të Zi ndaj tyre dëshmon edhe Komesariati i personave të shpërngulur së sipas kryetarit të Shoqatës së të dëbuarve dhe të shpërngulurve të Plevlës, Milan Prusaç: "Në përputhje me përcaktimet e Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, nuk mund ta marrin statusin e personave të shpërngulur në kuadër të komunës së tyre, siç është rasti me qytetarët e Bukoviçit që gjendet në Plevle. Këtyre personave, ngjashëm si tjerët, duhet siguruar ndihmë humanitare, mbrojtje shëndetësore... Duke i falemnderur bashkëpunimin” për regjistrim dhe komesarit Gjorgje Sçepanoviç.

Milan Prusaç këtë sjellje, me fjalë më të buta, e quan joadekuate, kurse sa i përket kthimit të bukoviçasve në shtëpitë e tyre thotë: "Nuk mund që ky problem të zgjidhet me pilot-projekte siç ishte tentimi i kthimit të gjashtë familjeve. Njerëzve, para së gjithash, patjetër duhet garantuar siguri por duhet mundësuar edhe kushte për ekzistencë ", thotë Prushac.

Për imazhin e sotëm të sigurisë flet edhe rasti i fundit i plaçkitjes dhe shkatërrimit të shtëpive, e më shumë se kaq edhe fakti se për gjashtë vrasje dhe dy vetëvrasje në rrethana të dyshimta, sa është bilansi i viktimave të përgjithshme nga Bukoviçi është marrë në përgjegjësi vetëm një njeri dhe atë Vreço Majosh, i dënuar me 4,5 vjet burg shkaku i vrasjes brutale të 50-vjeçarit Xhafer Gjogas. Për të vrarët tjerë: Hajra Musliç (80), Ejub Musliç (30) Latif Bungur, Hilma Drkende (77) i Gjaka Bijele (70), dhe Himza Stovraga (67) dhe Hamed Bavçiç (75), të cilët sipas raporteve gjyqësore bënë vetëvrasje, vrasësit nuk u gjetën, kurse hetime serioze për këto raste nuk janë bërë.

Ndryshimet e klimës së përgjithshme politike në Mal të Zi, në të vërtetë shkaku i këtij rasti, ndihen pak ose aspak nga qytetarët e Bukoviçit, të cilëve nuk u mbyllën plagët nga vrasjet, dhuna, vjedhja, djegia dhe shkatërrimi i dyqind shtëpive, tre xhamive, disa varrezave. Bukoviçasve edhe sot, shumë më tepër se sa gjithë tjerët që rrumbullakësuan barabarësinë nacionale, u kumbon në kokë akuza e gjeneral Damjanoviçit i cili "99 përqind është i sigurtë se muslimanët kanë hedhur vet bomba mbi objektet e tyre që për këto t'i akuzojnë serbët", atyre madje edhe mëtej u qëndron para syve një grafit i madh që “stolis” me vite një fasadë të madhe në Plevle: "Ikni turq sa nuk u bëhet vonë", të cilit kryetari i atëhershëm i komunës së Plevlës Momçilo Bojoviç do t'i shtonte: "Muslimanët janë faktor destabilizues” në këto hapësira.

Shumë “imtësira” të këtilla u grumbulluan në anën e “peshojës” së bukoviçkasve që një fjali deklarative "Mali i Zi është shtet demokratik" mundej të "peshonte" në anën e drejtësisë. Prandaj një Fikro, hamall në tezgat e Plevles, i dëbuar, përmes një “jahu” karakteristike boshnjakase thotë: "Gjyshërit brodhën dhe u kthyen, babai im brodhi dhe u kthye, ja tani edhe mua më dëbojnë, dhe i shoh ata fëmijët e mi në djep që lindën në ikje... Dhe prap, çfarë lope kam pasur atje! Mundej të shtriheshe në shpinë dhe të luaje letra! Jah!"

AIM, Podgoricë

SEAD SADIKOVIÇ