Vërshimi i thashethemeve rreth hetimeve të Hagës
AIM, Zagreb, 9.01.2001.
Lindi edhe një shuk thashethemnaje rreth hetimeve që janë ngritur në Hagë kundër kroatëve. Këtë shuk bore para disa ditësh e lëshoi nëpër rrëpirë Dobroslav Paraga, kryetar i partisë kontradiktore HSP 1861, i cili kohëve të fundit gjithnjë e më tepër i kthehet vokacionit të aktivistit parapartiak për mbrojtje të të drejtave të njeriut. Deklaroi se në Hagë ka filluar procedurë hetimore kundër krerëve shtetëror dhe partiakë të kohës së Tugjmanit, në mesin e të cilëve përmenden edhe Hrvoja Shariniç, Franjo Greguriç, Ivica Pashaliç,Mirosllav Tugjman dhe Vice Vukojeviç (prej të cilëve i fundit ende gjendet në placin shtetëror, si anëtar i Gjyqit Kushtetues, kurse Pashaliçi deri një kohë ishte nënkryetar i Kuvendit).
Ashtu si Paraga dikur dha një informacion "tabloidi" – një deklaratë të ashpër pa mbështetje në informatat e vërtetuara – edhe kjo u pranua me parë me mosbesim, ndërkohë që një nga të përmendurit nuk vërtetoi bazën e informacionit. Bëhet fjalë për Hrvoje Shariniçin i cili deklaroi se nga burimi i mirëinformuar morri vesh se vërtet është objekt hetimi. Kështu ky top bore filloi të zmadhohet, kështu që gazeta “Republika” kumtoi se qeverisë kroate nga Haga i ka ardhur letër në të cilën thuhet se hetohen afër 50 njerëz nga ish-kreu i lartë shtetëror me të cilët Franjo Tugjmani ka mundur të përpunonte strategjinë e pastrimit etnik të popullësisë serbe në Kroaci. Prandaj dikur u kërkuan edhe stenogramet e bisedimeve që i kishte në kabinetin e tij me bashkëpunëtorët partiakë dhe shtetërorë, për të cilët që më parë dihej se janë të inçizuar dhe janë arkivuar në arkiv të pambrojtura si fshehtësi shtetërore.
Të njëjtën ditë kur “Republika”, doli me verzionin e vet edhe “Veçernji list”, që bën top më të madh bore, shkroi madje për qindra emra nga kreu shtetëror dhe partiak që në njëfarë mënyre janë lëndë e hetimeve të Hagës. Kjo shkaktoi cenimin e durimit të Goran Graniçit, shef i Zyrës qeveritare për marrëdhënie me Hagën, i cili i nervozuar i quajti këto spekulime të shizofrenëve dhe të çmendurve. Është praktikë e Hagës që këto informacione të mos i komentojë ose këto ngjajnë si erë nga e cila mund të paramendohet se çfarë zihet në kazanet e atjeshëm. Kësaj rradhe duket se bëhet fjalë për të dytën. Në të vërtetë, zëdhënësja e këtij Gjyqi Florenc Hartmann këto zëra, se bëhen hetime ndaj qindra funksionarëve kroat, i hodhi poshtë duke i quajtur si “marrëzi dhe të sajuara" dhe shumë herë akuzoi një pjesë të mediave kroate me “infomacione” të verdha me vetëdije kompromitojnë dhe "kriminalizojnë" punën e Gjyqit.
Megjithatë, Hartmann nuk guxoi, as tërthorazi, të demantonte se gjatë këtyre ditëve nga Haga është dërguar një shkresë deri në Zagreb me këtë përmbajtje, sepse ajo nuk ka informacione "për çdo shkresë pune dhe nuk e din se a është adresuar diçka gjatë këtyre ditëve”. Ajo vetëm e din, siç deklaroi, se së shpejti do të ngrihen akuza të reja, pa mos zbuluar, natyrisht, kundër kujt dhe për cilat krime të luftës. Tani me ethe pritet ardhja e Kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karle del Pontes, e cila sipas informacioneve joprecize më 15 janar duhet të udhëtojë për në Zagreb. Kjo vizitë përfundimisht do të ndriçojë më shumë këtë shkrepje në raportet mes Zagrebit dhe Hagës, për të cilin, mbase për herë të parë, një pjesë të përgjegjësisë do të mbart edhe pasardhësi, sepse haptas mbiçmoi kooperativitetin e pushtetit të koalicionit në Zagreb dhe pastaj kaloi në mbivlerësimin e klimës që përkundër Hagës ekziston në Kroaci, e më pas ksloi në vlerësimet krahasuese të rrethanave këtu dhe në Jugosllavi.
Për çdo rast, në raportet mes Zagrebit dhe Hagës frynë disa erëra të reja, dhe atë të atij lloji që nuk i largon, por përkundrazi grumbullon mjegull të çështjeve të hapura dhe spekulimeve të ndryshme. Tashmë Shariniçi i përmendur kësaj i ka dhënë kacidhe të rëndësishme, duke ngritur një hetim të gjërë privat, që, thuhet se, gjatë fundvitit të kaluar me të vërtetë nga Haga arriti deri letër në qeverinë kroate, sipas së cilës Tribunali merret me qindra politikanë të rëndësishëm kroat të ish-pushtetit. Një hetim të ngjashëm ngriti edhe një nga katalogu i Paraginit, Franjo Greguriç, i cili ishte kryetar i qeverisë koalicionuese të bashkimit demokratik, që ishte në pushtet në vitin e parë të luftës 1991-95,mbi të cilën rëndon një pjesë e krimeve mbi popullatën serbe për të cilët Haga ka shprehur interesim.
Në shumë gazeta u botua informacioni, të cilit përndryshe nuk i mungon vërtetësia, se Greguriç ka ftuar ministrat e asaj kohe për të krijuar gënjeshtrën për “Qeverinë e luftës”. Kjo menjëherë hasi në përkrahje të disa anëtarëve të asaj qeverie, sa nënkryetari aktual i Kuvendit Zdravko Tomac deklaron se vënia në pyetje e asaj qeverie vë në pikëpyetje “të drejtën e Kroacisë për mbrojtje ndaj agresionit ". Tomac gjithashtu është i mendimit se ky rast duhet të pastrohet nga ata të mediumeve kroate që flasin për njerëz të ndershëm dhe të pastër, por tërthorazi pranoi edhe diçka që gjykuar sipas të gjithëve, ata janë më meritorët për aferën më të re. Ai deklaroi se atmosferën histerike në vend me siguri e krijojnë ata “që nuk kanë duar të pastra, që janë fajtor të njëmendtë për disa krime, prandaj u konvenon që përgjegjësia e fajit të hudhet mbi të gjithë sepse ata vetëm kështu mund të tërhiqen, sipas sistemit “kapeni hajnin”.
Ata që apostrofojnë Tomaçin duhet, sipas logjikës së gjërave, t'u takojnë strukturave shtetërore, ushtarake, të sigurimit, diplomatike etj, të pushtetit të dikurshëm, regjimit të Tugjmanit. Por falë frikës së madhe të pushtetit të ri që kjo të mos konsiderohet si revanshizëm, shumë prej tyre arritën që të mbijetojnë edhe pas ndryshimeve politike nga zgjedhjet e fillimvitit. Kështu duken shumë të besueshme pohimet e gazetave të këtushme se letra me emrat e pesëdhjetë krerëve të shtetit kroat arriti në Zagreb jo nga Haga, por nga burimet e vendit, me çka disa përmendin misionin kroat pranë OKB-së. Sëandejmi, thuhet se, kanë ardhur dy shkresa ku në njërën pohohen se Karla del Ponte përgatit padi kundër 100-150 krerëve të lartë shtetëror të Jugosllavisë së shkatërruar, kurse në tjetrën numërohen 30-50 të tillë nga Kroacia.
Është e paqartë nëse janë të sakta ose jo, por është e qartë se dikush në Kroaci tenton të stimulojë raste të gjyqit të Hagës dhe të tërhiqet në momentin e caktuar (si në rastin Stipetiç) kur kjo mund më së shumti trondit raportet Zagreb-Hagë, ose të kompromitojë ato vende që kanë marrëdhënie të mira me Tribunalin. Kështu këtyre ditëve u shfaqën potezet, që përkrahin njerëz nga listat e të humburve, por fshehtas edhe disa pjesëtarë të koalicionit qeveritar, se këto lista janë bërë në bazë të dëshmisë së Mesiqit në Hagë, për blerje të dashamirësisë së Tribunalit të Hagës.
Kjo kulminoi me thirrjen disamujore të Mesiçit se ka vendosur mekanizëm paralel të bashkëpunimit me Hagën – duke i bërë obstruksion qeverisë që është kompetente për këtë – thirrja ishte aq shumë kryeneçe sa Mesiçi këtyre ditëve tha se do të ndërpriste kontaktet me përfaqësuesit e Tribunalit dhe gjithçka do ta linte në kompetencë të qeverisë. Edhe pse Mesiçi shumë lehtësisht e interpretoi ligjin kushtetues, përmes të cilit rregullohet kjo çështje, veçmas me ndryshimet kushtetuese ku nuk janë të kufizuara autorizimet e kryetarit, kjo mund të konsiderohet si humbje e politikës së deritanishme kroate ndaj Gjyqit të Hagës si dhe paralajmërimet se ajo në të ardhmen do të lëviz nëpër stigje të ndryshme e jo sipas atyre të parapara. Në anën e djathtë të skenës politike kjo u konsiderua si hapje e hapësirës së re manovruese, sa Vladimir Sheks paralajmëron zëshëm se në Hag gjithë BDK-ja është shpallur si organizatë kriminele.
Kjo, natyrisht është larg nga e vërteta, sepse Tribunali nuk gjykon shtete, e më së paku parti politike, por kështu ai dëshiron t'ia marrë të drejtën për të gjykuar pjesëtarët kriminel të kësaj partie.
AIM Zagreb
MARINKO ÇULIQ