Udhekryqe ballkanike
AIM TIRANA, 31.12. 2000
Tirane- Prishtine. Tirane-Sarajeve. Tirane-Sofje... Jam gjendur shpesh ne udhekryqet ballkanike gjate 2000. Madje, edhe kur nuk kam qene ne Ballkan, edhe kur kam qene ne Washington, Rome, Londer, Kopenhagen, Bruksel perseri neper udhekryqet ballkanike jam vertitur.
Tani eshte e modes qe kudo flitet per Ballkanin. Flasin eksperte te njohur, qe i njohin me mire se ballkanasit vete, emrat e vjeter dhe te rinj te rrugeve te Sarajeves apo te Tiranes, dhe sigurisht edhe historine e tyre, dhe aventuriere te rinj, qe pasi kane mesuar te thone "faleminderit" ne shqip dhe "hvala" ne serbisht, shenojne ne CV-te e tyre se jane eksperte te gjeopolitikes se rajonit.
Zakonisht ballkanasit flasin per Ballkanin, ndersa perendimoret flasin per Europen Juglindore. Ky term i dyte eshte shpikur per shume aresye, me se shumti gjeopolitike, por para se gjithash, per te shmangur shijen e keqe qe le termi Ballkan. Ne te vertete, mua gjithmone me eshte dukur e kunderta, se pikerisht tentativa per ta fshehur emrin Ballkan, te le nje shije te hidhur.
" Nuk me vjen aspak turp qe jam ballkanas, perkundrazi mund edhe te ndjehem krenar", po i thoja nje kolegut tim amerikan gjate nje Konference ne Rome. " Ne fund te fundit demokracia ka lindur ne Ballkan..."
"Yes, but you forgot it", me tha amerikani.
S'kishte asnje kuptim qe une te shtoja argumente te tjere qe lidhen me kulturen e vjeter ose te re ballkanase, qe do te fillonin me permendjen e Homerit dhe te Eskilit dhe do te perfundonin me emrat e Kadarese, Kusturices dhe ballkanasve te tjere te shquar.
Ne udhekryqet ballkanike gjerat jane sa te nderlikuara, aq edhe te thjeshtezuara.
Perseri per heronjte Ballkanasit jane te lodhur, kjo nuk ka dyshim. Lufterat, emigrimet, varferia, tranzicioni i gjate, i kane drobitur njerezit. Por, njerezit duket se jane lodhur edhe nga heronjte, te vertete, apo te shpiku qofshin ata.
Terra Heroica e gadishullit duket se nuk ka me nevoje per heronj. Ballkanasit: serbe, rumune, shqiptare, kroate kane filluar t'i refuzojne heronjte dhe kjo eshte shenje e mire.
Diktatori hero i kroateve, Tugjmani, prehet ne varr i harruar dhe ne vend te tij, Stipe Mesic dhe Ivica Racan, dy njerez normale dhe te vdekshem, qeverisin nje vend pa heronj.
Koshtunica nuk ngjet gjithashtu me nje hero. Miloshevici pretendonte te ishte i tille. Pavaresisht se flitet per nje revolucion te kadifenjte serb, apo per nje revolucion te sallonit serb, Koshtunica nuk u ngjit ne pushtet heroikisht. Madje, pikerisht ajo qe duket me heroikja tek ai, poza me kallashnikov gjate Luftes se Kosoves, perben edhe njollen me te erret ne portretin e tij politik.
Madje, heronjte nuk kaluan dot as ne Kosove. Ndonese, ishin te vetmit qe
gjithsesi kishin mundur te stoliseshin me dafina fitimtaresh, heronjte e
Ushtrise Clirimtare te Kosoves, humben perballe Rugoves, qe vetem me nje
hero nuk mund te krahasohet. Njerezit refuzuan te pavdekshmit, ose me sakte arrogancen e heronjve.
Piedestalet mbeten bosh ose pothuajse bosh edhe ne Tirane, Sarajeve, Bukuresht. "Shpetimtaret" u refuzuan. I frikshmi Vadim Tudor, nje Haider ose Zhirinovski rumun, qe kishte premtuar kampe pune, mori votat e cdo nje nder tre rumune, por gjithsesi u refuzua vendosmerisht.
Epoka e heronjve nacionaliste apo antikomuniste duket se po mbyllet.
Perseri per muret Te gjithe keto aresyetime mbi heronjte e vertete ose te rreme te Ballkanit me vinin ne mendje ne nje nga ditet e fundit te 2000, ndersa hanim darke ne nje restorant te Kopenhagenit me Kiro Gligorovin, ish Presidentin 84 vjecar te Maqedonise. Modest, me nje qartesi te habitshme
te mendjes, Gligorov nuk ka aspak pamjen e nje heroi, por ate te nje plaku tipik ballkanas.
Nje nga personazhet me te rendesishem te skenes politike ballkanike te dekades se fundit, njeriu qe e beri vendin e vet te pavarur duke evituar
luften, me thote se e sheh pa entuziazem konceptin e ri politik i Ballkanit Perendimor. Ekziston rreziku i ndarjeve te reja ne gadishull, thote Gligorov.
Termi Ballkan Perendimor ne te vertete do te thote "Ish Jugosllavia minus Sllovenia plus Shqiperia". Me fjale te tjera pjesa problematike e gadishullit.
Neqoftese do t'i permbaheshim gjeografise, Ballkani Perendimor do te perbehej nga Kroacia, nje rrip i ngushte i Bosnjes, Mali i Zi, Shqiperia dhe Greqia.
Samiti i Sarajeves ne 1999 promovoi Paktin e Stabilitetit Ballkanik. Samiti i Zagrebit ne 2000 iu kushtua afrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ( nuk u tha Europes Juglindore Perendimore) me Bashkimin Europian.
Duket se gjerat ecin ne te njejten rruge, por ne fakt nuk eshte ashtu. Eshte e qarte se vendet e Ballkanit tani jane me te interesuara per axhenden individuale te afrimit me Bashkimin Europian, se sa per axhenden ballkanike te Paktit te Stabilitetit. Jane dy shpejtesi te ndryshme. Bullgaria dhe Rumania nuk duket se kane deshire te presin te tjeret, te vonuarit.
Shume mure kane rene ne Ballkan, por shume te tjere mbahen. Tani nese ke
nje vize Shengen ne xhep mund te bredhesh gjithe Europen, por ne Ballkan
nuk eshte keshtu. Shqiperia aplikon viza per Bullgarine, Bosnjen, Rumanine, Serbine, Kroacine dhe anasjelltas. E njejta situate eshte gjithandej. Madje Shqiperia dhe Jugosllavia nuk kane as marredhenie diplomatike akoma. Ne Tirane pritet qe Beogradi te hedhe hapin e pare.
Ndoshta Pakti i Stabilitetit duhej te niste pikerisht nga ai qe ne Tirane e quajne Shengeni Ballkanik, komunikimi i lire i njerezve ne te gjithe rajonin.
Me tej akoma. Nese kerkon te fluturosh nga Tirana ne Beograd, nga nga Shkupi ne Zagreb, nga Sofja ne Podgorice, apo nga Bukureshti ne Sarajeve te duhet te shkosh ne Budapest apo ne Vjene, madje shpsh nuk mund te arrish brenda dites. Tani qe lufterat duket se kane mbaruar nje kompani ballkanike ajrore nuk hyn tek lukset, por tek nevojat. Budapesti duket se ka privilegjin te jete kryeqyteti i Ballkanit, pa qene pjese e Ballkanit. Malevi hungarez fluturon pothuajse ne te gjitha kryeqytetet ballkanike, ndersa pervec shqiptareve, askush nga ballkanasit e tjere nuk ka nevoje per vize per te shkuar ne kryeqytetin hungarez.
Pakti i Stabilitetit do te triumfoje vetem nese do te jete njekohesisht edhe Pakt i Integrimit, shkruante para disa kohesh, Ivan Krastev i Qendres se Strategjive Liberale ne Sofje.
Alternativa e vetme ndaj mureve qe ekzistojne akoma do te ishte nje Balkan sans frontieres. Kete enderronim nje mbremje ne plazhin e Durresit se bashku me Zlatko Dizdarevic.
Perseri per te tjeret
"E gjithe ajo qe ka ndodhur keto dhjete vjet me ne mund te permblidhet me nje fjale: refuzimi i Tjetrit", me thoshte Sonja Licht, nje nate te marsit te kaluar ne Washington, ndersa ktheheshim nga nje darke e organizuar nga Instituti Aspen.
Sonja kishte te drejte. Tjetri, pavaresisht nga ajo qe thuhet ne kodet zakonore te ballkanasve te mocem, vazhdon te jete i refuzuar, i perjashtuar, i harruar.
Ai eshte si rregull armik, tradhetar, i shitur tek fuqite e huaja. Ai eshte gjithashtu kriminel, vrases, hajdut, mamuth, spurdhjak.
Keto nuk jane supozime. Jane vetem epitete te nxjerra nga fjalori elektoral i vitit 2000 ne Shqiperi. Dhe ishin vetem zgjedhje lokale.
Pervec kesaj, sindroma ballkanike e dyshimit mbetet ende e forte. Dyshimi ballkanik nuk eshte ndonje dyshim metodik kartezian, as skepticizem filozofik. Eshte thjesht mosbesim. Ky virus nuk te le te ecesh perpara, te bashkepunosh, te komunikosh. Ai qe mbart kete virus mund te ndertoje e shumta nje kioske, nga ato qe gjenden me mijera ne Tirane, Shkup, Podgorice, por e ka te veshtire te bashkohet me te tjeret, per te ndertuar supermarkete apo per te shtruar rruge.
Refuzimi i tjetrit dhe dyshimi per tjetrin qendrojne ne themelet e dobeta te demokracive tona iliberale. Me fjale te tjera intolerante. Edhe Greqia eshte nje demokraci iliberale, por gjithsesi, eshte nje demokraci. Madje Greqia eshte nje vend nacionalist, por prape se prape demokratik.
Demokracia dhe nacionalizmi jo gjithmone i kunderqendrojne njera tjetres, sipas disa studiuesve. Kjo eshte e qarte, jo vetem nga rasti i Greqise, por ky s'me duket shembulli qe duhet ndjekur.
Nese Koshtunica ne Serbi apo Rugova ne Kosove do te tentojne te ndertojne demokraci nacionaliste, pas gjakut qe ka rrjedhur kete dekade, kam frike se keto do te ishin karikatura te reja demokratike.
Edhe per shume kohe ne Ballkan do te jete e veshtire te behet dallimi mes nacionalizmit etnik dhe nacionalizmit civik. Nacionalizmi civik ka si parakusht ekzistencen e shoqerive civile, te cilat ne vendet ballkanike jane te dobeta dhe ende shume pak civile. Nacionalizmi etnik si rregull nuk ben dot pa muret, madje as pa armiqte.
Prandaj une hezitoj qe fjalet demokraci dhe nacionalizem t'i vendos prane njera tjetres.
Perseri per historine
Shoqerite serbe, kosovare, kroate, boshnjake jane shoqeri postkomuniste dhe postkonfliktuale ne te njejten kohe. Perplasja ketyre dy axhendave eshte sa origjinale, aq edhe e paparashikueshme.
Per shembull, ne Kosove ka nje prirje te kuptueshme per t'u marre vetem me problemet e nje shoqerie qe sapo ka dale nga lufta, por ne tavolina flitet gjithnje e me shume edhe per problemet qe ka lene pas komunizmi jugosllav. Shoqeria kosovare eshte edhe nje shoqeri postkomuniste, dhe si e tille, heret a vone, do te duhet te debatoje dhe te zgjidhe te gjitha problemet qe shoqerite e tjera postkomuniste kane perballuar. Nuk
eshte fjala per te nxjerre djajte nga shishet ( se djajte gjithsesi nuk mungojne), por per te mesuar nga historia dhe per ta pare te verteten ne
sy.
Nga ana tjeter, ne Serbi, vihet re prirja (ne nje mase te madhe e natyreshme) per ta pare regjimin postMiloshevic si nje regjim postkomunist, dhe shoqerine serbe vetem si nje shoqeri postkomuniste, ose postdiktatoriale, duke harruar se shoqeria serbe eshte edhe nje shoqeri post-war, madje nje shoqeri qe kishte dhene konsensusin nacionalist per luften.
Nese per plaget qe diktaturat u kane shkaktuar popujve te tyre ilaci mund te gjendet tek pajtimi, tek drejtesia, tek falja, apo tek harresa, sic bene spanjollet, per plaget qe nje popull i ka shkaktuar popujve te tjere ka vetem nje formule: ndjesa, sic bene gjermanet.
... Se ne fund te fundit, edhe katharsisi ne Ballkan ka lindur. Dhe une shpresoj se ne nuk e kemi harruar ate.
AIM Tirana
REMZI LANI