Befasitë zgjedhore

Beograd Dec 29, 2000

Parlamenti dhe palmat

AIM Beograd, 27.12.2000

Hyrja e Partisë së Bashkimit Serb (SSJ), themelues i sëcilës është i ndjeri Zhelko Razhnatoviq - Arkan, në Parlamentin e ardhshëm të Serbisë, pa dyshim ishte befasia më e madhe e zgjedhjeve të porsapërfunduara në Serbi. Asnjëri nga hulumtuesit e mendimit publik kësaj partie politike nuk i jepte as edhe shanse teorike se mund të kalonte censusin përndryshe të lartë prej pesë përqindësh. Të gjitha agjencitë si edhe hulumtuesit e pavarur u morën ekskluzivisht me katërshin udhëheqës (DOS, SPS, SRS, SPO), kurse SSJ-ja është përmendur vetëm në analizën e “Media centar-it” të Beogradit lidhur me përfaqësimin e pjesëmarrësve të zgjedhjeve në media, gjatë sëcilës, si kuriozitet, u shënua se këtë organizatë e kanë favorizuar fuqishëm tre stacione televizive. Diç tjetër që u dëgjua ishte ajo se këshillat zgjedhore në Serbinë qendrore “ janë befasuar me paraqitjen e sasive të votave për një parti, për të cilën nuk kanë ditur as e kujt është”. Vetëm gjysëm ore pas mbylljes së vendeve zgjedhore u dëgjua se si SSJ-ja me siguri futet në parlamentin njëdhomësh të 250 antarëve me 14 ose 15 deputetë, përkatësisht me 5,34 përqind të votave.

Gëzimi i përkrahësve dhe kandidatëve nuk ka nevojë të përshkruhet më gjerë. U gëzuan si edhe të gjithë të tjerët. Bëheshin kombinime të ndryshme se cili nga 131 kandidatët do të ishte më i vyeshëm në parlament, kurse përpiluesi i listës, në të cilën përveç SSJ-s do të prezentohej edhe Partia e Progresit Serb, Partia e Bashkuar e Pensionistëve dhe Partia Fshatare Serbe, prof. Borislav Peleviq, u inkadrua me anë të telefonit prej në Jagodinë në qendrat e mediave për përcjelljen e zgjedhjeve dhe deklaroi se rezultati i SSJ- “ nuk është befasues”, sepse ata madje kishin pritur që të fitonin shumicën?! Menjëherë dhe në mënyrë konstruktive propozoi disa zgjidhje ministrore, i uroi fitoren DOS-it, dhe shprehu shpresën se pushteti i ri do të “pushtojë Kosovën”. Një ditë më vonë, pas kremtimit të fitores, i dha një raport spontan reporterit të “Politikës”, e cila që në fillim të vitit të largët 1992, pas Vukovarit, me entuziazëm pat shkruar për “angazhmin politik” të Zhelko Razhnatoviq Arkan-it, liderit të pushkatuar të SSJ, duke saktësuar se sinqerisht kishin menduar se ai do të fitonte nja pesëdhjetë deputetë. Lideri i PSP-s së formuar jo fort moti, Miodrag Vujoviq duket se nuk e kishte blerë botimin e “Politikës” së mbrëmjes, derisa nëpërmjet televizionit “Palma” ashtu kokë më vete, shpalli fitoren dhe suksesin e madh.

Partia e Bashkimit Serb është themeluar në vitin 1993, pas zgjedhjes së befasishme të pesë kandidatëve të grupit të qytetarëve “Zhelko Razhnatoviq Arkan”, më 20 dhjetor të vitit 1992. GG-ja e sipërpërmendur ( grupi i qytetarëve, sh.p.) në Kosovë fitoi 17.352 vota (gjithsejt 0,3%) me të cilën, kur të merret parasysh bojkoti i shqiptarëve, sistemi i keq zgjedhor dhe pamundësia për kontroll të pavarur, mundi të sigurojë dy përqind të mandateve në parlament. Personi kryesor, Arkan-i, pasticier, prijsi i tifozëve të klubit futbolistik Crvena zvezda, kriminel i ndjekur në disa vende të Evropës, shef i nëntokës së Beogradit, vrasësi i paguar nga UDBE, bashkëpuntor i afërt i regjimit të Sllobodan Millosheviqit, komandant i formacionit siushtarak “Garda vullnetare serbe”, më pas i akuzuar në Gjyqin e Hagës për krimet e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, fiton lejën që, në kuadrin e projektit të Millosheviqit për nënçmimin e opozitës nëpërmjet të shumimit të partive, të formojë organizatën e vet legale me vulë dhe me akt themelimi. SSJ-ja së shpejti fitoi sipërfaqe të konsiderueshme edhe në media, antarësia e saj u plotësua me yjet e estradës, të cilët u bënë yje në bazë të “angazhimit politik”, me qendër në kiçkështjellën e Arkanit pranë stadiumit të Crvena Zvezdës, kurse retorikën e kanë mjaft të kufizuar. Në këtë mënyrë dhe nëpërmjet të lidhjeve mafioze dhe me uratën e regjimit, Arkan-i mjaft zellshëm ndërton infrastrukturën e SSJ. Aktivistëve të tij të armatosur me revolet automatike të tipit “ shkorpion” ( të ndaluara me ligjin për mbajtjen e armëve) shumica nuk u ndejtën larg. Në rendin e anëtarëve të parë ishin kompanjonët e Razhnatoviqit të ndjerë dhe bashkëpuntorët e krimeve të përgjakshme, privatisti me perspektivë i Jagodinës Dragan Markoviq Palma si dhe funkcionari i sportit nga federata e kik-boksit, prof. Borislav Peleviq. Këta të dy u bënë nënkryetarë, kurse Peleviq përparohet në gradën “gjeneral” ( i dyti në vijën e komandës) të “ Gardës vullnetare serbe”. Së shpejti bëhet edhe kryetar i kik-boks federatës, antarët e sëcilës korrin rezultate të lakmueshme. Pas atentatit ndaj Arkanit, më 4 dhjetor 1999, ai bëhet lider i SSJ dhe SDG, edhe pse qendra e SSJ prej më parë u transferua në Jagodinë.

Për shkak të shumë çrregullimeve gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 1996 SSJ-ja në atë komunë të Serbisë qendrore fitoi një këshilltar. Dhe atëherë në skenë u çfaq Arkani karizmatik me metodat e tij jashtinstitucionale dhe me 10.000 marka ose me grabitje si në filmat e Holivudit (grabitjet përndryshe llogariten si veprime të shëmtuara në jetën e çdo viktime, mirëpo kur ju kidnapon Arkani prej atëherë jeni të detyruar që gjatë tërë jetës të ngelni në Jagodine) i shkon për dore që në SSJ të sjellë edhe gjashtë këshilltarë nga SPO, një nga DS-i dhe një nga SRS-ja, të formojë kështu shumicën me koalicionin SPS-JUL dhe të rrëmbejë pushtetin komunal. Stacionit televiziv lokal “Palma plus”, i cili shikohet në tërë teritorin e Serbisë qendrore, në bazë të lejes së dyshimtë për emitim të cilën e ka dhënë ndonjëri nga ministrat e Millosheviqit, pronës së Dragan Markoviq Palmes iu bashkua me programin e vet edhe TV Jagodina, shtëpi kjo komunale me kualitet diç më të dobët.

Kështu Arkan-i një kohë bëri lojë të çuditshme me opozitën serbe. Flitej për bashkim eventual të SSH-së me Aleancën për ndryshime, me koalicionin e fuqishëm në kuadër të DOS, ndërkohë që liderët e opozitës me kënaqësi shihen si mysafirë të TV “Palma plus”bashkë me përfaqësuesit e pushtetit. Disa paraqitje ishin me ftesa, disa të tjera me shpërblime të majme -dhe sidoqoftë, “Palma plus” u vlerësua si foltore e hapur e Serbisë qendrore.

Ky plan medial i SSJ përfundoi me koalicionin me Miki Vujoviq-in, ish themeluesin e SPS, urrejtësin e Rendit të ri botror, i cili në përcjellje të shundit të estradës, futbollit evropian dhe pornografisë, vite me rradhë nëpërmjet të TV Palmës shiti nacionalizëm me të gjitha format e tij, nga “spirituoziteti” i fashistëve të ndryshëm nga radhët e kishës ortodokse serbe deri te çmontuesit shkencorë të komploteve botrore kundër serbve.Të formatit antologjik ishin paraqitjet e tij gjatë bombardimeve në pranverë të 1999, kur pothuaj duarthatë, i armatosur vetëm me lapsin të cilin me aftësi e rrotullonte në gishta, u drejtonte fyerje të rënda personale liderëve të vendeve perëndimore. Vujoviq-i, me autoritetin e “ majtakut pshtjellues”, mbase nuk solli një organizatë të fortë partiake ( askush nuk di se cilët janë antarët e PSP së tij), mirëpo në pjesën më të madhe të Serbisë dhe të Vojvodinës, për shtresën e gjerë, sërish me leje të dyshimtë, formoi televizion me rrjet transmetues, propaganda e përditshme e sëcilës i dha rezultatet e veta.

Partia e vetme që në koalicion ka të ashtuquajturin kredibilitet është Partia Fshatare Serbe (SSS). Në zgjedhjet e para plurale, më 9 dhe 23 dhjetor 1990, fitoi gjithësejt 52.663 vota ( një përqind) dhe dy mandate, kurse më 20 dhjetor 1992 - 128.240 vota (2,7%) dhe tri mandate. Vitin vijues, për shkak të zbatimit të sistemit proporcional me konsenzus për hyrje në parlament dhe të disa përçarjeve interne, përjetoi debakël të plotë.

Si të spiegohet suksesi i kësaj shoqate autsajderësh nëse dëshirojmë t'u përmbahemi kategorive bashkohore politike? Më së pari edhe koha bëri të vetën: dita e zgjedhjeve ishte shumë e ftohtë dhe e vrërët, dhe dikund nuk kishte edhe rrymë. Zgjedhësit me përtesë dilnin në votime duke qenë të sigurtë në fitoren e DOS-it. Organizatat joqeveritare e lanë aktivitetin e motivimit për “vërtetimin” e rezultateve të zgjedhjeve për 24 shtator dhe për kthesën e 5 tetorit. Qytetarët abstenuan masovikisht dhe pjesëmarrja ishte gjithsejt 58 përqind (3.8 milionë), kështu që cenzusi ra në 190 mijë, numër pikërisht mjaftueshëm që SSJ ta tejkalojë. Sqarimi duhet kërkuar mbase edhe në strukturën e apstinentëve. Mendohet se në shtëpitë gjysë të ngrohta të kenë ngelur votuesit potencialë të DOS-it ( duke menduar se kjo do të bëhej edhe pa ta, ose të demoralizuar nga puna e deritashme e këtij koalicioni), SPS, SRS dhe SPO ( të demoralizuar për shkak të vjedhjeve dhe korupcionit). Vetëm votuesit e SSJ, realisht, nuk kishin shkak që të demoralizohen. Ata dolën në vendet zgjedhore aqë sa ishin dhe përkrahën favoritët e vet. Disa analitikë vlerësojnë se shumicas e tyre janë ish idhëtarët e SPS, edhe pse për këtë, përveç treguesve statistikorë ( partitë kryesisht kanë ruajtur numrin e votave të 24 shtatorit, përveç SPS-it, e cila ka fituar plot një milion më pak) nuk ka fakte konkrete. Mos vallë dikush që deri vonë besonte në pagabueshmërinë e Millosheviqit tani për udhëheqës pranoi prof Peleviq-in, kurse Miki Vujoviq-in dhe kompaninë e tij për mbrojtës të interesave nacionale serbe, nëse diç e tillë egziston?

SSJ nuk e kaloi cenzusin për shkak të forcës së saj me kushdiçfarë infrastrukture partiake të zhvilluar ( në transmetimin e drejtëpërdrejtë televiziv mund të shihej se shumica e “delegatëve” dukeshin si ata të urdhërreshtimeve) dhe udhëheqjes së urtë ( prof. Peleviq nuk jep edukatë fizike ose teknikë të përgjithshme në shkollën fillore, por ka magjistruar ekonominë, edhe pse “Politika” e ka përparuar në doktor të shkencave dhe ligjërues në ndonjë shkollë të lartë), por për shkak të dobësive të të tjerëve. Prezenca e tyre në parlamentin e ri do të jetë një freskim i vërtetë në kuptimin më të keq të kësaj fjale. Ndërmjet 14 bashkuesve ( ose si do të quhen ata së shpejti) shumicën do ta përbëjnë fytyrat nga spotet parazgjedhore në të cilët kryqëzohen në mënyrë spontane dhe të sinkronizuar. Dragan Markoviq Palma dhe ish futbollisti Dragisha Biniq, tani drejtor i klubit futbollistik Obiliq të Arkanit dhe kandidat për ministër të sportit, do të përbëjnë grupin sulmues të oratorëve. Pas refuzimit të yllit të estradës Ceca Razhnatoviq, (vejusha e Arkanit), që të bëhet vejane me imunitet nga ndjekja kundërvajtëse dhe penale, në kolltukët e deputetëve është e besueshme se do t'u bëjë shoqëri ylli tjetër i estradës Ivan Gavrilloviq, i njohur për paraqitjet private për Marije Millosheviq-kën, bijën e diktatorit të rrëzuar. Megjithkëtë, vështirë është që SSJ të fitojë lavde në parlament, pranë shumicës stabile të DOS-it. Madje duket fare qesharak edhe mendimi se ata do të ngrejnë interpelancë ose që të bëjnë opstrukcion. Është për keqardhje, ndërkaq, që një grup i tillë sot përfaqëson qytetarët e Serbisë, Serbisë tjetër, Serbisë demokratike, ose mbase dikush diç është dalldisur

AIM Beograd

BOJAN al PINTO - BRKIQ