Pastrimi birokratik etnik
Kolltuku i ombudsmanit slloven është bërë stacion kalues për politikanë të ndryshëm të harxhuar derisa vazhdon, siç vëren monitori i Helsinkut në Slloveni - “ pastrimi administrativ etnik” i josllovenëve.
Lubjanë, 23.12.2000
Ndodhi ajo që pritej të ndodhë - Darja Lavtizhar Bebler, kandidate për ombudsman ( mbrojtëse e të drejtave të njeriut) e cila kishte bekimin e Kuçanit, nuk fitoi verifikim nga parlamenti slloven. Për zgjedhjen e saj nevojitej përkrahja e një të tretës së deputetëve, kurse për të votuan 57 delegatë nga 81 të pranishmit, derisa 20 ishin kundër , dhe kështu nuk u arrit kuorumi i domosdoshëm ligjor. Edhe pse shumicës u dukej se çeshtja e përkrahjes së Beblerovës, pas miratimit të Kuçanit, do të ishte punë praktikisht e kryer, maqineria votuese e partisë në pushtet u asgjësua për shkak të disa deputetëve të rebeluar të SLS+SKD ( të cilët votuan kundër përpos koalicionit me LDS-n e Drnovshekut). Habit fakti se Beblerovën nuk e përkrahu as Partia e të rinjve, e cila çmohet si satelite e Drnovshekut.
Vetë kjo ngjarje mbase edhe nuk do të ishte interesante, sikur të mos hapte pyetje të shumta në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Slloveni, si edhe me qëndrimin dyfytyrës të shtetit dhe mediave ndaj dukurisë së shkeljes së të drejtave të njeriut “ në shtëpi të vet”. Që në çastin kur mediat shpallën se kryetari i shtetit favorizon Beblerovën për postin e mbrojtësit të të drejtave njerëzore, u bë e qartë se bëhej fjalë për një hap të keq. Sepse, Beblerova sa i takon çështjes së angazhimit të saj personal rreth mbrojtjes së të drejtave të shkelura të njeriut qëndronte në bishtin e 22 kandidatëve të paraqitur; gjë që e revoltoi Neva Miklavshiq - Predan, kryetaren e monitoringut të Helsinkut në Slloveni, e cila poashtu kishte paraqitur kandidaturën e saj në afatin e caktuar ligjor (për dallim nga Beblerova e paraqitur me vonesë). Në këtë mënyrë që në fillim të kandidimit për ombudsman erdhi deri te thyerja serioze e ligjit dhe drejtësisë, gjë për të cilën Neva Miklavshiq - Predan kërkoi mbrojtje nga Gjyqi Kushtetues i Sllovenisë. Kërkesa e saj u refuzua për shkaqe formale, mirëpo ngeli fakti se futja e Darje Lavtizhar Beblerovës “ jasht rendit” bëri përshtypje të pështirë lidhur me thyerjen e procedurës zgjedhore.
Është me interes të theksohet se as opozita nuk e kurseu Beblerovën, por përkundrazi “rastin e ombudsmanit” e plotësoi me vërtetime se kritikat ndaj saj janë të arësyeshme; se Beblerova si deputete e partisë në pushtet ( LDSja e Drnovshekut) deri tani ka treguar se punon mjaft mirë sipas direktivave të eprorëve, gjatë sëcilës nuk është dalluar dhe as që është mbajtur mend për qëndrime dhe nisjativa personale në lëmin e të drejtave njerëzore. Kandidatët kundërshtarë shtuan se ombudsman nuk mund të jetë dikush që gjatë dhjetë vjetëve të fundit asnjëherë nuk e ka ngitur zërin për të damkosurit dhe të rrezikuarit. Është e vërtetë se Darja Lavtizhar - Bebler ka qenë antare e Këshillit të njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të Lube Bavcon-it - mirëpo kjo ishte koha para pavarësimit, kur mbrojtja e të drejtave njerëzore në Slloveni ishte në përputhje me mbrojtjen e të drejtave elementare kombëtare (p.sh. procesi “kundër katërshit para gjyqit ushtarak në Lubjanë”). Pas vitit 1991 Sllovenët u gjetën në situatë autonome - nga “pakica në Jugosllavi potencialisht e rrezikuar ” u shndërruan në shumicë, e cila me ndihmën e aparatit të vet shtetror nisi t'i shtyp të tjerët- në radhë të parë ata të cilët shtypi i verdhë nga mëshira i quan “josllovenë”. Vallë dikush ka ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave të tyre? Nëse veçojmë disa gazetarë, një pakicë juristësh dhe disa përfaqësues të rrallë të organizatave joqeveritare - askush tjetër. Edhe përpos asaj që në Slloveni veprojnë shumë “shoqata filantropike”
sa i përket Sllovenisë, kur bëhet fjalë për lidhjen e politikës me filantropinë i qartë është një dukuri perversioni. Nuk është vështirë që dikush nga aparati represiv të kalojë në aradhën e luftëtarëve për të drejtat e njeriut. Dhe kjo këtu po ndodh disi shpesh dhe thuaj- fare lehtë. Në kohën kur Sllovenija pranoi institucionin e ombudsmanit si njëri nga të barabartit u zgjodh Ivo Bizjak-u, me profesion matematicient, i cili asokohe përfundoi karierën në vendin e ministrit të policisë. Për më tepër, funkcionin e ministrit të policisë duhej ta lëshonte para përfundimit të mandatit, gjë për të cilën faktikisht ishte përgjegjës sepse ata që i kishte nën urdhër dhe të varur - specialcat sllovenë, në Austri i zunë në kusari. Bizjaku gjatë mandatit të vet si ombudsman kryesisht u muarr me zgjidhjen e rasteve që kishin ndodhur pikërisht në kohën që ai vetë ishte ministër i policisë. Mbasi Netes i kaloi mandati i ombudsmanit Bizjak përsëri u bë ministër në qeverinë e Drnovshekut; kësaj radhe në fronin e ministrit të drejtësisë. Qeveria në vendin e tij të mëparshëm dëshironte të vendos Beblerovën, nga LDS-ja në pushtet, mbase si njëfarë kontinuiteti burokratik. Nga sa u pa më sipër ,del përfundimi se shteti slloven në vendin e ombudsmanit nuk dëshiron persona të fortë, të pavarur të cilët do të bënin diç konkrete në lëmin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në nivelin më të lartë.
“Kujdesin e vet për të drejtat e njeriut qeveria e shikon si përpjekje që format e ndryshme të shkeljes së të drejtave të njeriut t'i fsheh nga sytë e opinionit,” vlerëson Neva Miklavçiq Predan, kryetare e monitoringut të Hellsinkut slloven. Gjendja faktike tregon se ajo ka të drejtë. Se çfaret është roli i ombudsmanit në shoqërinë sllovene më së miri tregon e dhëna se parlamenti slloven edhe pas dy vjetësh është në vonesë me diskutimin për raportin vjetor të ombudsmanit. Dhe e tërë kjo po kalon pa kurfarë reagimesh të nxehta të ombudsmanit aktual, gjë që margjinalizimin e këtij personi në shoqërinë e këtushme e bën ende më të qartë.
Ajo se çfarë pasojash krijon ky qëndrim për shoqërinë sllovene më së miri mund të shihet në shembullin e shlyerjes së statusit të qëndrimit të përhershëm të të gjithë atyreve të cilët në vitin 1991 nuk fituan shtetësinë sllovene. Në këtë mënyrë qindra njerëz pothuaj brenda ditës ngelën pa kurrfarë dokumentesh personale, pa mbrojtje sociale dhe shëndetsore, pa të drejtë për punëPadrejtësia pjesërisht u korigjua me “Ligjin për rregullimin e statusit të qytetarëve të shteteve të tjera trashgimtare të RFSJ së mëparëshme”, i cili tetë vjet pas pavarësisë ndërpreu gjendjen e të padrejtsuarve në të cilën u gjetën dhjeta mija qytetarë me prejardhje nga republikat tjera të ish Jugosllavisë, të cilët pas pavarësimit u ndodhën në Slloveni. Shumë prej tyre në vitin 1991 nuk bënë lutje për nënshtetsinë sllovene, deri sa të tjerët, për shkaqe të ndryshme- si mosnjohja e mjaftueshme e gjuhës sllovene, akuzës se kishin marrë “pjesë në agresion” ndaj Sllovenisë, qëndrimit më të gjatë jasht shtetit- as që e kishin fituar. Problemi i tyre nuk mori fund me shlyerjen e tyre nga regjistri i nënshtetasve edhe pas vendimit të Ministrisë së punëve të brendshme të Sllovenisë që të gjithë ata të cilët deri në vitin 1991 kishin patur qëndrim të përhershëm në Slloveni, por të cilët pas pavarsimit të Sllovenisë nuk kishin nënshtetsinë sllovene - të fshiheshin nga regjistri i qëndrimit të përhershëm.
Shumë njerëz humbën të drejtën e pensionit dhe “ beneficionet” tjera të cilat i arritën gjatë kohës së punës. Atë se çfarë u kishte ndodhur do ta kuptonin vetëm kur të shkonin në komunë që të kryenin ndonjë formalitet administrativ, kur nëpunësit do t'ua rrëmbenin dokumentet personale dhe me fjalët “ ju tani e tutje nuk banoni këtu”do t' ua shkynin patentat e shoferit, letërnjohtimet dhe pasoshat. Një numër i madh prej tyre nuk kishin rrugëdalje - u bënë të huaj të padëshiruar dhe u shpërngulën prej Sllovenie, nëse kishin mundësi të përdorin dokumentet e vendit amë. Ekspertët për të drejtat e njeriut më kotë bënin vërrejtje se MPB sllovene nuk kishte të drejtë që ashtu njënashëm, pa procedurë juridike, të fshinte njerëzit nga regjistri, si dhe se humbja ose mospranimi i statusit të nënshtetasit të Sllovenisë nuk ishte edhe e një kuptimi me humbjen e statusit të qëndrimit të përhershëm, që është një e drejtë e fituar, të cilën shteti është i obliguar ta respektojë. Në rastin më të keq ai që deri në ditën e pavarsisë së Sllovenisë gëzonte të drejtën e banorit të Sllovenisë (nënshtetsinë republikane) pas pavarsimit mund të zbriste në statusin e të huajit me qëndrim të përhershëm, por kurrsesi të banorit pa kurrfarë leje për qëndrim, i cili sapo nis të luftojë për statusin e vet. Ministria e punëve të brendshme, përkundër politikës plotësisht të gabueshme dhe pa bazë juridike, ankesat për joligjshmërinë e veprimeve të veta i refuzonte vazhdimisht dhe vazhdonte të zvoglojë numrin e të fshirëve nga regjistri. Një politikë e këtillë për një kohë relativisht të gjatë ishte mjaft e suksesshme për shkak të sasisë së shtuar të ksenofobisë së Sllovenëve pas pavarsimit meqë ndaj qëndrimeve të tilla thuaj se nuk reagonte askush; as PEN-i, as Shoqata e shkrimtarëve, as shumë “mbrojtës të tjerë të të drejtave të njeriut” në Slloveni. Si përjashtim për çdo lavdatë mund të veçohen disa juristë me Bavconin e sipërpërmendur në krye, Monitori slloven i Hellsinkut, i cili nga viti 1995 punon me përbërje të re. Këshilli i mëparshëm i Hellsinkut slloven udhëhiqej nga ex-gazetari dhe ex-ministri Stane Staniç deri sa nuk e larguan nga federata e Hellsinkut për shkak të pasivitetit, fakt ky që flet mjaft për qëndrimin e tij.
Organizata e vetme e cila më vonë provoi të zgjojë ndërgjegjen e opinionit ishte Monitori i rizgjuar i Hellsinkut slloven. Mirëpo edhe ky përjetoi njëfarë komprometimi për shkak të një skajshmërie tjetër- kryetares Nevi Miklavçiq Predan, për të cilën ndonjëherë kishte vlerësime tepër të përgjithsuara dhe jo të vërtetuara. Prandaj puna e saj përcillet me sulme të ashpra mediale ose me injorim dhe mospërfillje. Kjo nuk do të ishte aqë tragjike sikur edhe organizatat tjera të cilat pohojnë se merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Slloveni të kryenin si duhet rolin e kritikuesit të pushtetit. Mirëpo, organizatat e tilla vite me rradhë në shtetin slloven “nuk shohin” asgjë kundërthënëse, derisa me gjith shpirt angazhohen për të drejtat e lamave në Kinë Ky lloj i daltonizmit (patriotik) të organizatave të ngjashme me Amnesty International njerëzve të llojit të pambrojtur u ka sjellë ndonjë dëshprim apo demoralizim më shumë, mirëpo përsëri shteti slloven ka kaluar shkëlqyeshëm si në raportet e Shtëpisë së Bardhë edhe në dokumenta të tjerë për shkeljen e të drejtave njerëzore në të cilët për Slloveninë është shkruar si më mirë.
Dhe çfarë u bë, për shembull, me ata të cilët i fshinë nga regjistri? Monitori i Hellsinkut slloven në të gjithë protestat e tij theksonte faktin se në shkurtin e vitit 1992 njerëz të panjohur, në bazë të një ligji të panjohur, fshinë nga disa kompjuterë administrativë dhe nga libri i qëndrimit të përhershëm afër 130 mijë qytetarë të deriatëhershëm të Sllovenisë, të cilët brenda natës u bënë apatridë, njerëz pa atdhe dhe pa të drejtë që të sigurojnë nënshtetsinë sllovene. Përpos ankesave të shumta, organet e autorizuara ende edhe sot nuk kanë konstatuar se cili është fajtor për shkeljet e tilla. Që e tërë kjo të jetë më tronditëse, fshirja është bërë jo vetëm pa kurrfarë baze juridike, por edhe pa dijen e personave të rrezikuar dhe pa të drejtë për ankesë.
Prandaj nuk është për t'u habitur që përmirësimi i fajeve nuk shkon aqë lehtë. Sipas theksit të ligjit të ri “Ligjit për rregullimin e statusit të qytetarëve të shteteve të tjera trashgimtare të RFSJ-s së dikurshme” qëndrim të përhershëm kanë kërkuar gjithësejt 14.000 njerëz. MPB thekson se janë refuzuar “gjithësejt” 0,36 përqind e të paraqiturve. Krahas tërë kësaj, Monitori i Hellsinkut slloven tërheq vërrejtjen në faktin se policia tani kërkon do dokumente të tjera, pa bazë ligjore. Neni i dymbëdhjetë i Ligjit për nënshtetësi kërkon “ vërtetim për qëndrim të pandërprerë”, edhepse qëndrimi i përhershëm në të vërtetë është ndërprerë me procedurë jolegale të vetë qeverisë. “Tërë kësaj çështjeje po i qasen poashtu njëlloj si dikur kur i fshin në mënyrë administrative, : e komenton këtë Neva Miklavçiq Predan, e cila edhe më tej thekson dhe vërteton se “ pastrimi administrativo etnik është në rrjedhë”.
AIM Ljubljane
IGOR MEKINA