Mali i Zi para dilemës së re

Beograd Dec 19, 2000

Zgjedhje ose referendum

Edhe pse partia opozitare, Partia Popullore Socialiste më shumë është e prirë për zgjedhje të parakohëshme parlamentare se sa për përcaktimin e qytetarëve për statusin e ardhshëm juridik-shtetëror të Malit të Zi, deri tek zgjedhjet mund të vijë duke iu falemnderuar Partisë Popullore, një nga anëtaret e koalicionit qeveritar.

AIM Podgoricë, 17.12.2000.

Sipas pohimeve të autoriteteve malazeze referendumi për statusin shtetëror-juridik të Malit të Zi shpresohet të mbahet deri në mesin e vitit të ardhshëm. Raportet brenda koalicionit qeveritar “Të jetojmë së bashku”, janë të atilla sa më shumë shikimet janë orientuar kah zgjedhjet parlamentare se sa referendumi, në të cilat insiston Partia Socialiste Popullore, pro-Millosheviqit, kurse tani partner koalicioni i Opozitës Demokratike të Serbisë në nivel federal.

Fillimi i punës së grupit punues parlamentar, që ka për detyrë të rinovojë ligjin e vjetër, apo të përgatisë ligjin e ri për referendum dhe rregullat për diskutim publik me ndërmjetësimin e mediumeve publike, tregoi se një nga anëtaret e koalicionit qeveritar, Partia Popullore, dëshiron të bëjë pengesa për përgatitjen e referendumit. Përfaqësuesit e saj nuk u paraqitën në mbledhjen e parë konstituive të trupit të lartpërmendur punues të parlamentit. Gjykuar sipas deklaratave të liderit të “popullistëve”, Dragan Shoç, kjo nuk do të ndodh edhe në të ardhmen nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Partia Popullore tashmë një kohë të gjatë akuzon dy partnerët e koalicionit, Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Partinë Socialdemokrate, se në mediumet shtetërore bëjnë fushatë për pavarësinë e Malit të Zi, me çka përfaqësojnë një pikëpamje tjetër që çon drejt një gjendje të pabarabartë. "Nuk na duhen neve tre minuta në pasqyrën partiake (emision televiziv, i rezervuar për prezentimin e qëndrimeve të partive politike) kur ndonjë opcion tjetër qëndrimet e veta i sqaron gati gjysmë ore në ditarin shtetëror”, thotë Shoç, dhe tërhjek vërejtjen se partia e tij nuk do të lejojë “që të zhvillohet fushatë për referendum ", kur “rregullat mediale e parashohin vetëm në finale”.

Parakusht i rëndësishëm për krijimin e kushteve për përcaktim fer dhe demokratik të qytetarëve për statusin e ardhshëm shtetëror-juridik të Malit të Zi, sipas mendimit të kreut të Partisë Popullore, është dorëheqja e ekipit redaktues të televizionit shtetëror malazez, në krye me kryeredaktorin dhe redaktorin përgjegjës Velibor Çoviqin. Partia Popullore kushtëzon pjesmarrjen e vet në pregaditjen e referendumit me plotësimin e kësaj kërkese të saj.

Për shkak të politikës redaktuese të mediave shtetërore, aq më shumë, për shkak të mospajtimit lidhur me marrëdhënjet e mëvonshme të Malit të Zi me Sërbinë (në federatën e shteteve të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare), Partia popullore gjithnjë e më shumë bëhet problematike në qeverinë aktuale të koalicionit. “Popullorët” e Shoçit tani, për shumëçka, janë afër Partisë Popullore të Momir Bullatoviqit se sa me partitë me të cilat e fitoi pushtetin para më pak se tre vitesh. Për dallim nga Partia Popullore e Socialistëve, Partia Popullore nuk u jep përparësi zgjedhjeve të parakohëshme, por me sjelljet e veta ajo mund të çojë deri tek këto zgjedhje, ndërkohë që mbetet çështje se sa i konvenojnë po këto zgjedhje për momentin aktual.

Nëse në takimin e paraparë të liderëve të treshes qeveritare nuk arrihet kompromisi për mediumet dhe platformën për negociata me pushtetin e ri serb, me “popullistët”, nuk ngel asgjë tjetër vetëm dalje nga qeveria. Një veprim i këtillë PDS-së dhe PSD-së do tu jepte vetëm dy mundësi: E para, të krijojnë marrëveshje me Lidhjen Liberale për përkrahje të qeverisë së tyre ose liberalët të japin pëlqim që ta zëvendësojnë në qeveri Partinë Popullore. Mundësia e dytë është shpallja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Mundësia e parë është e përshtatshme për socialistët e kryetarit malazez Milo Gjukanoviçit dhe socialdemokratit Zharko Rakçeviçit. Përndryshe, Lidhja Liberale, në shumë raste, ka shprehur gatishmëri që tu ndalë në ndihmë. Por, problemi qëndron aty se liberalët ndihmën e tyre e kushtëzojnë me qëndrimin skajshmërisht të qartë për Gjukanoviçin dhe Rakçeviçin: për pavarësinë e Malit të Zi të pranuar ndërkombëtarisht. Ky qëndrim, megjithatë, nuk i përshtatet strategjisë së kryetarit Gjukanoviç dhe partisë së tij. Ai mbetet në qëndrimin për ruajtjen e një hapësire sa më të gjërë manovruese në prak të negociatave të ardhshme me Beogradin rreth statusit të ardhshëm të Malit të Zi me Serbinë. Veç kësaj ekziston frika se mos Lidhjes Liberale i jepet rasti për kushtëzime dhe përçmim të mundshëm.

Pas ngulmimit të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), që "popullistët" të qetësohen dhe të bashkëpunojnë e të mbesin në qeveri, mbetet dëshira që tu shmangen zgjedhjeve të parakohëshme. Këto zgjedhje jo vetëm që do të paraqisnin humbje të sërishme të kohës, kur edhe ashtu nuk ka shumë kohë, por njëherit ato do ta detyronin kryetarin malazez Milo Gjukanoviçin dhe partinë e tij që mes anëtarësisë dhe zgjedhësve të vërtetojë shpejtësinë e kthesës politike, përmes rishqyrtimit të qëndrimit se Mali i Zi a duhet të jetë shtet i pavarur i pranuar ndërkombëtarisht.

Edhe pse sipas anketave të mendimit publik në Mal të Zi tashmë është siguruar shumica, e cila e pandeh pavarësinë shtetërore malazeze në ndonjë marrëveshje shtetëror me Serbinë, kjo nuk do të thotë se në zgjedhje mund të përjashtohet befasia, madje ajo mund të shkojë deri atje sa votat e indipendistëve të orientohet në drejtim tjetër. Veç kësaj, shtyrjen e referendumit në Malin e Zi pushteti federal do të mund ta shfrytëzonte për taktizime të reja kundër Podgoricës zyrtare, duke e detyruar të shpenzojë energjinë politike në disa drejtime. Madje ka edhe spekulime se pushteti federal mund të shpallë zgjedhje të reja për parlamentin federal, në pranverën e vitit tjetër, duke e kthyer më parë Kushtetutën e RFJ-së në gjendjen para miratimit të amandmaneve kushtetuese të korrikut të këtij viti.

Pasi deri tek zgjedhjet parlamentare në Serbi ka ngelur shumë pak kohë, që nënkupton deri tek konstituimi i qeverisë së re serbe, pra shpejtim i zhvillimeve politike në Malin e Zi, Qeveria malazeze së shpejti doemos duhet të miratojë platformën për negociata me qeverinë e re serbe, të cilën do ta formojë edhe Opozita Demokratike e Serbisë. E kjo do të thotë se doemos duhet pastruar dilemën se e kujt është platforma – vetëm e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe e Partisë Socialdemokrate apo është edhe e Partisë Popullore.

Spastrimi i marrëdhënieve brenda koalicionit në të vërtetë paraqet pikën fillestare për gjithçka tjetër. Atëherë kur do të ndodh kjo do të qartësohet se çka e pret më parë Malin e Zi – referendumi apo zgjedhjet e parakohëshme.

AIM Podgoricë

DRAGOLJUB VUKOVIÇ