TIRANE-BEOGRAD: VESHTIRESIA E HAPIT TE PARE
AIM TIRANA, 18.12. 200O
Pas vendosjes se marredhenieve diplomatike midis RFJ dhe Bosnjes me 15 dhjetor, nuk mbeti asnje shtet tjeter ne rajon dhe ne krejt kontinentin evropian, me te cilin Beogradi nuk ka marredhenie diplomatike, me perjashtim te Shqiperise. Ceshtja behet edhe me interesante po te mbahet parasysh qe problemet e drejtperdrejta dypaleshe qe ekzistojne midis Bosnjes dhe RFJ-se lidhen me luften e dekades se kaluar dhe jane shume me te renda se sa ato midis Shqiperise dhe RFJ-se. Por fakti eshte se mes dy shteteve vazhdohet te mos kete marredhenie diplomatike, te cilat u nderprene me 25 mars te vitit 1999, kur Beogradi shpalli prerjen e marredhenieve me kater shtetet kryesore te NATO-s dhe me Shqiperine, pas fillimit te fushates ajrore te NATO-s kunder Serbise.
Fakti qe Koshtunica arriti te kaperceje veshtiresite e brendeshme qe lidheshin me vendosjen e marredhenieve diplomatike me kater shtetet e NATO-s: SHBA, Britanine e Madhe, Gjermanine dhe Francen,
dhe pastaj edhe me Sllovenine dhe Bosnjen, por nuk i ka kapercyer ende veshtiresite qe lidhen me ndermarrjen e ketij hapi drejt Shqiperise, flet per klimen e mosbesimit qe ekziston midis dy kryeqyteteve, ku veshtiresia me e madhe duket ndermarrja e hapit te pare. Duke ndjekur dinamiken e sinjaleve dhe deklaratave mes dy paleve, bie ne sy se ministri i jashtem jugosllav Cvilanovic flet per "rivendosje marredheniesh te plota diplomatike" ose per "gjallerim marredheniesh diplomatike" pa permendur asnjehere nderprerjen e mepareshme te marredhenieve diplomatike. Nderkaq zyrtarisht dhe realisht nuk ka asnje lloj marredhenie diplomatike dhe zyrtaret shqiptare e specifikojne qartas se eshte fjala per rivendosje marredheniesh diplomatike.
Udheheqesit e Shqiperise, bashke me gatishmerine per te vendosur marredheniet diplomatike me RFJ-ne, kane shprehur qendrimin se i takon udheheqjes jugosllave te ndermarre nismen per rivendosjen e tyre, meqe ishte Beogradi qe i nderpreu ato. Udheheqesit e Beogradit e kane perseritur edhe ata gatishmerine per vendosjen e marredhenieve me Shqiperine dhe nuk kane paraqitur verejtje per kerkesen qe hapin e pare duhet te behet nga ata, sepse ne kete menyre ata vepruan edhe me shtetet
e NATO-s qe permendem me siper. Qeveria federale jugosllave ndermori ne fund te nentorit vendimin per hapjen e pikes kufitare te Hanit te Hotit ne kufirin midis Shqiperise dhe Malit te Zi, dhe e paraqiti kete si deshmi te vullnetit te saj te mire ne adrese te Shqiperise. Por Tirana nuk reagoi ndaj ketij vendimi te mirepritur, por gjithsesi formal, sepse
qe ne pranvere te ketij viti nje marreveshje midis Shqiperise dhe Malit
te Zi e kishte bere realitet si hapjen e pikes kufitare ne Han te Hotit,
ashtu dhe levizjen e lire te njerezve mes dy vendeve, pavaresisht se ne fuqi ishte ende Miloshevici.
Pavaresisht se zyrtarisht nuk jane paraqitur kushte, e verteta eshte se te dy palet ne nje menyre apo tjeter kane shprehur disa forma kushtesh lidhur me rivendosjen e marredhenieve diplomatike. Ne kete drejtim ka qene me insistues presidenti i Shqiperise, Rexhep Mejdani, i cili ne fjalimin e tij te mbajtur ne samitin e shteteve te rajonit me 25
tetor ne Shkup, ku merrte pjese per here te pare edhe presidenti Koshtunica, parashtroi disa kerkesa ne adrese te Beogradi, sic ishte lirimi i te burgosurve politike, gjetja e te humburve gjate luftes ne Kosove, denimi i politikes se spastrimit etnik te Miloshevicit dhe dergimi i zyrtareve te implikuar ne krime ne Gjykaten Nderkombetare te Hages e deri reimboursimi i demeve te shkaktuara nga goditjet serbe ne teritorin e Shqiperise dhe nga minimi serb i nje pjese te teritorit ne veri te vendit.20
Me vone zyrtare te tjere te larte shqiptare si kryeministri dhe ministri i jashtem parashtruan ne nje forme me te zbutur diplomatike
kerkesat shqiptare. Gjate vizites se tij ne Prishtine me 6 dhjetor kryeministri Ilir Meta shprehu deshiren qe presidenti i ri ne Beograd te
tregoje vazhdimisht se do te ndjeke nje politike krejtesisht te ndryshme
nga parardhesi i tij dhe se ne Beograd do te kete nje ndryshim substancial te politikes se jashteme dhe te brendeshme. Ai e lidhi zhvillimin e marredhenieve midis Tiranes dhe Beogradit me ecjen perpara te zhvillimeve demokratike ne Beograd, por nuk i paraqiti kushte.
Edhe udheheqesit e rij te RFJ-se kane perseritur gatishmerine per vendosjen e marredhenieve, por ata e kane shoqeruar kete me kerkesen
e shfrytezimit te influences se Tiranes ne faktoret politike ne Kosove. Ne deklaraten e tij te pare ne adrese te Tiranes me 7 nentor, ministri i
jashtem Cvilanovic deklaroi se duhet te vendosim marredhenie per shkak te ndikimit qe Tirana ka ne Kosove. Kjo ne Tirane u interpretua si nje kusht i fshehte dhe si dicka e papershtateshme. Tirana zyrtare ne disa raste i ktheu pergjigje Beogradit se ceshtja e Kosoves nuk eshte ceshtje
per t'u diskutuar mes Serbise dhe Shqiperise, por eshte ceshtje e vete kosovareve. Ne nje deklarate te dhene agjencise shqiptare te lajmeve me 3 dhjetor, ministri i jashtem jugosllav kerkoi "vazhdimin e diskutimeve rreth marredhenieve diplomatike", kerkese qe ne vetvete presupozon nje kusht para rivendosjes se tyre.
Eshte e vertete se ceshtja e Kosoves, pavaresisht nga qendrimet e kunderta qe jane ne Tirane dhe Beograd per te ardhmen e saj,
peshon si nje mal i rende ne marredheniet midis dy shteteve, dhe parashikimet jane se ato do te ndeshen shume ashper ne te ardhmen ne forume te ndryshme nderkombetare per kete problem.
Ministri i jashtem shqiptar Milo hodhi poshte propozimin e ministrit te jashtem jugosllav Cvilanovic qe vendet e rajonit: Shqiperia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia te behen garante te statusit final te Kosoves. Ministri i jashtem jugosllav e konsideroi kete " perqasje raajonale qe do te coje drejt zgjidhjes perfundimtare".
"Kosova nuk eshte nje ceshtje rajonale, por nderkombetare", tha Milo. " Vendet e rajonit nuk kane as mundesine dhe as mjetet per t'u
bere garant per nje ceshtje kaq delikate".
Nese merren parasysh rrethanat e rivendosjes se marredhenieve diplomatike midis dy vendeve mund te thuhet se ne veshtiresi me te medha
ne raport me opinionin publik te brendeshem ndodhet Tirana. Ne Serbi nuk
ka kundershtime te shprehura publike lidhur me vendosjen e marredhenieve
diplomatike me RFJ-ne, por ne Tirane faktore politike dhe publike kerkojne vazhdimisht qe te paraqiten kushte ndaj Beogradit para se te vendosen marredheniet diplomatike. Kjo eshte konstatuar edhe ne parlamentin shqiptar ku ka pasur edhe deklarata te posacme per kete, por
edhe nga parti te ndryshme, sidomos te opozites. Dhenia e konsensusit nga ana e Shqiperise per pranimin e RFJ-se ne OSBE me 10 nentor, shkaktoi nje stuhi te vertete ne partite politike shqiptare te opozites,
qe sulmuan qeverine per ate qe e quajten tolerance ndaj Serbise.
Nga ana tjeter Tirana duhet te marre ne konsiderate edhe qendrimin e faktorit politik shqiptar ne Kosove. Kur nje keshilltar i kryeministrit Meta shkoi muajin e kaluar ne Beograd ne nje konference nderkombetare per Paktin e Stabilitetit, dhe ku thuhet se pati kontakte edhe me kanale diplomatike vendase, u degjuan kritika te ashpra nga perfaqesuesit e Lidhjes Demokratike te Kosoves te kryetarit Rugova. Vete
Beogradi nuk e ka ndermarre deri tani ndonje hap qe do te lehtesonte pozicionin e Tiranes ne ceshtjen e marredhenieve diplomatike, perkundrazi qendrimet e shprehura nga Koshtunica, Xhinxhic e udheheqes te tjere te opozites serbe per ceshtjen e Kosovens, nuk kane krijuar shume besim ne qarqet politike shqiptare ne te dy anet e kufirit.
Megjithate Tirana duket e vendosur qe do te jete ne gjendje ta kaperceje kete klime jo shume te pershtateshme qe ekziston ne disa qarqe ne Tirane dhe Prishtine rreth vendosjes se marredhenieve diplomatike, por ne asnje rast ajo nuk do te shkonte deri tek ndermarrja
e hapit te pare.20
Ne nje konference nderkombetare te organizuar ne Athine ne fillim te dhjetorit edhe ministri i brendeshem federal jugosllav Z.Zhivkovic, edhe ministri i jashtem shqiptar P.Milo bene te ditur se rivendosja e ketyre marredhenieve do te jete ceshtje javesh. Eshte e qarte se asnjeri kryeqytet nuk ngutet dhe gjithcka pritet te ndodhe pas zgjedhjeve te dhjetorit ne Serbi dhe pas formimit te qeverise serbe. Krijohet pershtypja se rivendosja e marredhenieve diplomatike mes Shqiperise dhe RFJ-se kalon permes dilemes se madhe a do te jene te dy shtetet vende fqinj?
AIM Tirana
ARJAN LEKA