Mure dhe ura biznesi mes Shqiperise dhe Kosoves

Tirana Dec 15, 2000

AIM TIRANA, 13.12. 2000

Megjithese popullsia e Kosoves eshte mjaft me e vogel se sa ajo e Shqiperise, ne Kosove ka rreth 3 here me shume makina se ne Shqiperi. Dhe megjithese kane kaluar vetem 18 muaj nga perfundimi i Luftes se Kosoves, ndryshe nga c'ndodh ne Shqiperi, kosovaret nuk hezitojne t'i sigurojne makinat e tyre, madje me tarifa edhe me te larta se sa ato te Shqiperise. Ky fakt, nuk i shpetoi kompanise shteterore te sigurimeve te Shqiperise INSIG, i cili nxitoi per te hapur 10 muaj me pare, nje zyre perfaqesimi ne Prishtine.

Gjate 10 muajve te aktivitetit te tij ne Kosove INSIG ka arritur te arketoje 12 milione marka gjermane. Sipas drejtorit te pergjithshem te INSIG, Bardhyl Minxhozi, "kjo do te thote, se te ardhurat nga sigurimi i makinave, INSIG aktualisht i ka me te larta ne Kosove, ku operojne edhe kompani te tjera sigurimesh, se sa ne Shqiperi, ku INSIG eshte e vetmja kompani qe operon ne kete fushe."

Ne fillim te dhjetorit INSIG inauguroi zyrtarisht filialin e tij ne Kosove. Ky rast, u shfrytezua nga Kryeministri i Shqiperise Ilir Meta, per te vizituar Kosoven. Mediat ne Tirane dhe ne Prishtine i meshuan shume faktit se vizita e Metes ishte "e para vizite e nje Kryeministri te Shqiperise ne Kosove". Ne fakt, perpara Metes, edhe ish kryeministri Majko ka vizituar Kosoven, por ne nje ceremoni familjare. Vizita e Metes, sidoqofte ishte gjysmezyrtare, po te kihet parasysh fakti se ai u prit dhe bisedoi me Administratorin e OKB-se per Kosoven, Bernard Kushner.

Meta mbajti nje fjalim perpara Keshillit Tranzitor te Kosoves, ne prani edhe te perfaqesuesve te pakices serbe, ku ai i meshoi me shume marredhenieve ekonomike mes shqiptareve ne te dy anet e kufirit, dhe jo marredhenieve emocionale dhe historike, sic ka ndodhur zakonisht.

Meta njoftoi se qeveria shqiptare ka ndermarre hapa te rendesishem per permiresimin e infrastruktures ekzistuese, e cila ne gjendjen qe eshte pengon zhvillimin e marredhenieve ekonomike normale mes Shqiperise dhe Kosoves. Shqiperia i ka dhene prioritet investimeve ne Portin Detar te Durresit dhe synon ta shnderroje ate ne nje porte te rendesishme te depertimit te mallrave dhe te njerezve per ne Shqiperi, ne Kosove dhe me tej, ne brendesi te rajonit.

Meta njoftoi gjithashtu se "ne menyre te vecante, Qeveria shqiptare ne bashkepunim edhe me Banken Boterore po investon per te permiresuar rrugen Durres- Kukes- Prishtine, si nje arterie jetike e zhvillimit te marredhenieve mes nesh."

Po ashtu, kryeministri renditi ne listen e projekteve te ardhshme edhe ndertimin e linjes se interkoneksionit energjitik Fierze - Prizren, si dhe lidhjen telefonike me fibra optike te Durresit me Prishtinen.

Keto projekte ose jane ne fillimet e tyre, ose per momentin jane ne leter. Nderkohe qe realiteti i marredhenieve ekonomike mes Shqiperise dhe Kosoves, nese harrohet per nje moment historia e suksesit e INSIG eshte mjaft i zymte. Aktualisht, Kosova ze ne volumin e import - eksporteve te Shqiperise, me pak peshe se sa Kina e larget.

Gjate vitit 2000, sipas ministrit te Financave te Shqiperise Anastas Angjeli, vetem rreth 3% e mallrave qe eksporton Shqiperia, kalojne kufirin kosovar. Me fjale te tjera, jane vecse disa makina te kuqe me mbishkrimin "Coca- Cola" dhe disa marka uji natyral e mineral, gjithcka qe Shqiperia transporton ne anen tjeter te kufirit.

Pavaresisht nga kjo situate synimi afatgjate i Shqiperise eshte te nxise krijimin e nje hapesire ballkanike pa dogana ku te perfshiheshin Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe vende te tjera. Sigurisht, kjo eshte nje distance e gjate, qe pritet te kaloje fillimisht ne rrugen e barazimit te tarifave doganore dhe me pas, te uljes graduale te tyre.

Sipas kryeministrit Meta "eshte ndermarre tashme studimi per heqjen e barrierave tarifore me Maqedonine. Te njejten gje deshirojme ta kemi me Kosoven dhe vendet e tjera te rajonit".

Gjate vitit te ardhshem synohet qe tarifat doganore ndermjet Shqiperise dhe Kosoves nga 18% te ulen ne 15%. Nepermjet kesaj mase synohet te rregullohet sadopak raporti i cekuilibruar i marredhenieve tregtare me fqinjet ballkanike ne pergjithesi dhe me Kosoven ne vacanti. Nese me Italine, Greqine dhe Gjermanine Shqiperia zhvillon 80- 83% te import - eksporteve, me Maqedonine, Kosoven dhe Malin e Zi, kjo shifer eshte nen kufirin e 5%.

Pavaresisht se Shqiperia ka dalje te gjere dhe te favorshme ne det, Maqedonia vazhdon te operoje per tregtine e saj, me shume me portin e Selanikut ne Greqi, dhe shume me pak me portin e Durresit ne Shqiperi. Nga ana tjeter, tregtaret kosovare paguajne ne kufirin me Maqedonine, nje takse prej vetem 1% per mallrat e tyre. Ata shfytezojne per kete, jo

vetem lidhjet e vjetra qe kane krijuar mes tyre gjate dekadave te bashkejeteses ne Federaten Jugosllave, por edhe infrastrukturen me te mire qe ofron Maqedonia ne krahasim me Shqiperine.

"Tregtia eshte si puna e ujit, ndjek rrugen me te shkurter", thote nje prej shofereve te mauneve me targa maqedonase, qe presin cdo dite rradhen per te kaluar ne piken kufitare te Bllaces. Dhe paradoksalisht, rruga me e shkurter edhe per bisnesin shqiptar , per ne Kosove kalon nepermjet Maqedonise. Duhen rreth 10 ore per te shkuar ne Prishtine nepermjet Kukesit neper nje rruge te shkaterruar me gropa dhe 8 ore per te shkuar nepermjet Shkupit ne nje rruge mjaft me komode.

Ne fakt, pengesat infrastrukturore nuk jane te vetmet ne marredheniet ekonomike mes Shqiperise dhe Kosoves. Pas Luftes, organizmat nderkombetare qe administrojne Kosoven kane qene refraktare ndaj futjes se kapitalit nga Shqiperia kse pari, per shkak te lulezimit te paranojes se "Shqiperise se Madhe", dhe se dyti, per shkak te frikes se eksportit nga Shqiperia ne Kosove te konflikteve politike dhe sidomos te kriminalitetit. Nje pjese e shtypit kosovar gjithashtu i ka fryre shume rrezikut te kriminalitetit qe vjen nga Shqiperia.

Pa hyre ne analizen se sa te verteta dhe sa te sajuara jane keto argumente, ato duket se do ta mbajne te ulur edhe per shume kohe traun e doganes ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves.

AIM Tirana

ALFRED PEZA