Politika dhe lufta e mediave

Zagreb Dec 13, 2000

AIM, Zagreb, 11.12.2000.

Skandali i madh medial, i cili plot një javë po shkund Kroacinë, tani më ka përjetuar kthesë, por nuk mund të përjashtohen edhe kthesa të tjera. Dy magnatët medial, Nino Paviq-i i madh dhe Vinko Grubishiq-i diç më i vogël, të cilët janë vënë në dyshim se në vitin 1997 në mënyrë të fshehtë janë bërë ortakë me njerëzit kryesorë të pushtetit të kaluar (Iviq Pashaliq, Miroslav Kutle) me qëllim të ndarjes të pothuaj tërë skenës mediale kroate ( 80 për qind) janë liruar nga paraburgimi që ditën e nesërme pas arrestimit.

Spiegimi zyrtar ishte se nuk ishin mbledhur dëshmi të mjaftueshme për procesin ndaj tyre, mirëpo hetimet, si u paralajmërua, do të vazhdonin. Një spiegim i këtillë, ndërkaq, nuk ishte i kënaqshëm për askend. Menjëherë pasoi pyetja se çfaret ishte një sinkronizim i këtillë ndërmjet organeve policore dhe atyreve të drejtësisë, derisa policia gjatë akcionit spektakular, madje edhe me angazhimin e specialcave, arrestoi Paviqin dhe Grubishiqin, kurse pastaj prokuroria nuk gjet dëshmi që t'i mbajë në paraburgim sëpaku një minimum prej 48 orësh. Pyetja tingëllon aq bindshëm dhe me vend sa që dëgjohet edhe nga rradhët e koalicionit në pushtet, kështu që ministri Ivanisheviq në intervistën dhënë Feral Tribun-it ishte i detyruar të gjejë ndonjë spiegim i cili do të ruante kredibilitetin elementar të organeve policoro- gjyqësore.

Nuk ka këtu, tha ai, dofarë enigmash të mëdha, sepse organet policore ka kohë që po bëjnë hetime lidhur me marrëveshjen e ortakëve me të cilën është planifikuar dominimi mbi mediat. Në mesin e këtij hetimi doli Republika (gazeta e re e përditshme e Paviqi-it, konkurente e Ive Pukaniq-it (shën. i MÇ) me faksimilet e marrëveshjes së ortakëve dhe me shifrorin, të cilat janë dokumente kryesorë për identifikimin e atij grupi Mirëpo, sipas Ivanisheviq-it, shkrimet e Republikës vërtetë e kanë shpejtuar rrjedhën e ngjarjeve sa që edhe prokuroria shtetrore për aqë pak kohë nuk mund të kryente punën e vet. Meqë mbajtja e të paraburgosurve më gjatë se afati i caktuar është i kundërligjshëm, prokuroria vendosi që Paviq dhe Grubishiq të lirohen, kurse përpunimi kriminalistik të vazhdojë më tutje.

Këtu, ndërkaq, deklarata e Ivanisheviq-it është vetëm shkas për pyetje të reja, sepse me të vërtetohet se policia para publikimit ka qenë e njohtuar për dokumentet komprometuese të cilat rëndojnë Paviq-in, Grubishiq-in, Pashaliq-in dhe ende më parë të paraburgosurin, Kutlu. Ende më qartë doli në shesh se vetë Ivanisheviq-i në mënyrë diskrete “ ka biseduar” me Pukaniq-in që të mos publikonte këto dokumente në këtë fazë të hetimeve, kurse ky komunikim pëshpëritës në këtë rast, në dritën e një fakti të shpallur publikisht, nuk duket aq simpatik. Para daljes së Republikës redaksinë e re të Pukaniqit e vizitoi Ivica Raçan, i cili më vonë publikisht pranoi se që atëherë ishte i njohtuar me përmbajtjen e marrëveshjes së ortakëve “ të katërshit të bandës kriminele ” (shprehje të cilën e përdorë Republika)

Për këtë shkak ata që shprehnin pakënaqësi tani u bënë ende më të zëshëm, sepse deri në burgosjen e dy botuesve të mëdhenj erdhi vetëm pas publikimit të dokumentave të fshehtë në Republikë dhe Nacional, të cilat janë pronë e magnatit të tretë të mediave, Ive Pukaniq. Si pasojë e kësaj, policia vihet në dyshim të ketë vepruar si dorë e zgjatur e njërës nga palët e luftës mediale, kurse kjo akuzë madje është zgjëruar pothuaj se ndaj tërë majës qeveritare, duke përfshirë këtu krahas Raçanit të përmendur më lartë edhe Stipe Mesiq-in, marrëdhëniet e afërta të të cilit me Pukaniq-in dihen që më heret dhe për të cilin vërtetohet se ka bërë urgjencë që Republika, përpos asaj që daljen e saj Paviq-i do kohë u mundua ta pengojë, të nis të botohet.

Më vonë, në bazë të disa informatave të thelluara, rrethi i të dyshimtëve si ndihmës të Pukaniq-it u zgjerua edhe ndaj disa prokurorëve të tjerë (Hanzhekoviq, Konstrençiq), lidhjet politike të të cilëve shkojnë drejt pushtetit, por këtë herë jo në drejtim të Mesiq-it dhe Raçan-it, por kah Drazhen Budisha. U përhap poashtu versioni i cili për spektakularitet i tejkalon të gjithë të tjerët dhe i cili lidhet me atë se tërë aferën e ka brumosur Iviq Pashaliq-i, që ende është i fuqishëm në një pjesë të shërbimit sekret, me ndihmën e të cilit ka marrë marrëveshjet e fshehta me qëllim që të asgjësojë hetimet dhe në tërë këtë futi elementet e haosit dhe anarkisë në luftën e të gjitha mediave kundër njëra tjetrës.

Disa nga aferat e mëhershme, të cilat drejtonin akuza të rënda kundër vetë Tugjmanit, mirëpo për të cilat më vonë zbuloheshin disa detaje të cilat komprometonin vetë burimet e informatave të tilla, i forcojnë ende më shumë bazat e spekulimeve të tilla. Mirëpo, sidoqoftë ky rrëfim ka kontestin e vet aktual, në të cilin më së shumti tërheq vëmendjen ripozicionimi i disa personave kryesorë të pushtetit ndaj mediave të këtushme më të mëdha. U rrënua më në fund skema e thjeshtë algjebrike kinse Raçani qëndron pas shpinës së mbretërisë mediale të Paviqeviq-it, kurse Mesiq-i pas Pukaniq-it dhe ajo që së paku për një çast dukej se ata të dy sëbashku u gjenden në të njëjtën anë kundër Paviq-it.

Vërtet askush nuk ishte kundër kësaj sikur e tërë kjo sikur të mbështetej në shkaqe parimore, sepse është e qartë se librat afariste të Paviq-it, sidomos plotësimet e fshehta të tij, memzi presin të çilen dhe të krihen rrënjësisht. Mirëpo, nëse publikohen ortakllëqet e fshehta të Paviqit, kritere të njëjta duhet të zbatohen edhe ndaj Pukaniq-it, sidomos edhe për shkak se këta të dy kanë qenë një lloj ortakësh edhe në gjysmën e dytë të viteve të nëntëdhjeta. Pikërisht kur u fundosën aranzhmanet e tilla filloi edhe lufta e vërtetë mediale për ndarjen e pronës së madhe të dikurshme informative, të cilën e ndanë qarqet e njëjta bankiaro-mafiozo- mediale, të cilat tani padyshim se janë ndarë vetëm në dy klane kundërshtare.

Është fare e qartë, ndërkaq, se pushteti i tanishëm kroat nuk është i gatshëm të futet në çdo kënd të dyshimtë të skenës së këtushme mediale. Ka bazë poashtu dyshimi se kjo ndërlidhet me atë se atje mund të gjenden edhe gjurmët e gishtrave të tij. Kjo në rend të parë ka të bëjë me Ivica Raçan-in lidhjet e të cilit me Paviq-in kanë arritur deri atje sa që një grupi më të madh të gazetarëve të botimeve të tij t'u ndahen diploma të posaçme për demokraci, më drejtë plaketat e Ede Murtiq-it me të cilat u është shprehur falenderim atyreve të cilët kanë merita të veçanta për rënien e tugjmanizmit dhe ndërrimin e pushtetit në Kroaci. Mesiq-i nuk bëri gafe të tilla, mirëpo edhe ai ka shprehur afërsi ndaj disa mediave përkundër ndaj të tjerave, edhepse më shumë sipas sistemit të lidhjes dhe afrimit ndaj atyreve të cilat nuk u përfshinë në galaksinë mediale të cilën e krijoi rreth vetes Raçan-i.

Kështuqë prej fillimi ishte e qartë se pushteti i tanishëm kroat nuk ishte i gatshëm të çmontoj koncernët e mëdhenj të monopoleve mediale të kohës së Tugjmanit, por që, përkundër asaj, t'i trashëgojë dhe sipas mundësisë të tërat t'i mbajë për vete. Çështja u bë problematike kur u pa se një marrëveshje e tillë as që mund të arrihej dhe kur lidhur me këtë u shfaqën edhe grindjet. Që të ndodhë ende më keq, në vend që politikanët të grindeshin mes vedi, ata, sipas zakonit të vjetër, grindjen e hudhën në medisin e gazetarëve. Tani disa prej tyre, ata që me kohë kanë ditur se për cilët padrona punojnë, por që vetëm këto ditë po zbulojnë detajet se për çfarë mentaliteti të përgjysmuar bëhet fjalë, po lëpijnë apo mjekojnë plagët e thella morale. Mirëpo, kupa e dëshprimit ende nuk është mbushur. Nga njera anë tepër po zgjat marrëveshja e heshtur ndërmjet gazetarëve dhe punëdhënësve, gjatë sëcilës të parët nuk do të shtrojnë shumë pyetje se çfaret janë pronarët, kurse të dytët nuk do të thellohen shumë në tekstet e të parëve dhe të ndajnë udhëzime të obligueshme. Nga ana tjetër, një situatë e këtillë i konvenon raportit të pazgjidhur pushtet - media, sepse mosdashjes së pushtetit që të braktis monopolin medial i shkon në favor lulëzimi dhe përforcimi i tyre i pandalshëm.

AIM Zagreb

MARINKO ÇULIQ