Univerzitet i ri, apo
AIM Shkup, 11.12.2000
Një temë që është bërë pjesë e jetës së studentëve të Universitetit të Tetovës dhe një murrë publik për ato që me vite finansojnë UT, po aktualizohet sërish, pas paralajmërimeve se do të fillojë realizimi i projektit të eurokomesarit, Maks Van Der Shtul , për ngritjen e institucionit privat të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. Kordinatori i këtij projekti, Zamir Dika , ka bërë të ditur se nga 18 deri më 20 dhjetor të këtij viti, eurokomesari Shtul do të vizitojë Maqedoninë. Pos aktiviteteve për definimin e planit urbanistik , shpresohet se deri në ardhjen e tij të regjistrohet Fondacioni i Universitetit të Ri të Tetovës , si subjekt juridik në Maqedoni. Fondacioni në Maqedoni do të plotësojë aktivitetet e fondacionit në Zvicër , respektivisht do të rrumbullaksojë një pjesë të këtyre aktiviteteve. Z. Dika , shpresonë se ardhja e Shtulit do të korrospondojë me hudhjen e gurthemelit të Universitetit të Ri. Sipas tij në godinën e parë legale të arsimit të shqiptarëve në Maqedoni do të mundë të studjojnë deri në tre mijë student në gjithësejtë pes fakultetete. Sipas projektit të prezentuar kohë më parë nga Eurokomesari Shtul , në këtë institucion të arsimit të lartë, parashihej që mësimi të zhvillohej në tre drejtime nga fusha e administrimit dhe biznesit, që sipas standardeve karakterizojnë Kolegjët private. Kordinatori i këtij projekti , Zamir Dika , për herë të parë ka bërë të ditur se në kuadër të këtij institucioni do të punojë edhe fakulteti Juridik dhe ai Pedagogjik. Ekziston mendimi se ky institucion ka dalë nga kornizat e Kolegjit.
Anëtari i Bordit Ndërkombëtar , Alajdin Abazi , këtë projekt nuk e karakterizon me atë që identifikohej deri më tani si institucion i lartë arsimor , por si Universitet i Ri i Tetovës. Ndërtimi i objektëve të Universitetit të ri , është paraparë të bëhet në Tetovë. Kjo për faktin se në këtë qytet është krijuar një atmosferë studentore dhe se plotësonë kriterin bazë , sipas të cilit , cili qytet ka numrin më të madhë të studentëve aty do të veprojë edhe Universiteti i Ri. Një pyetje që qrkullon dendur në opinion , është ajo së pse Universiteti i ri nuk transferohet në godinën e sapondërtuar të Universitetit të Tetovës? Një ndër shkaqet kryesore që conë në ndërtimin e objektit të ri sipas, anëtarit të Bordit Ndërkombëtarë Alajdin Abazit , është natyra krejt tjetër e studimit , e cila kërkonë një atmosferë dhe objekt të posaçëm, i cili do tu përgjigjet natyrës së studimit në këtë Universitet. “Vetëm me nje objekt të ri , mund të realizohet plani afarist i Shtulit , ashtu siç e kërkon vet projekti “, thotë ai.
Sipas anëtarit të Bordit Ndërkombëtar të Universitetit të Ri të Tetovës, Alajdin Abazi , numri i studentëve që do të përfshihen në këtë Universitet është i lidhur me mënyrën e studimit , që do të ushtrohet në këtë Universitet. “Me qenë se do të punohet me Sistemin e kredive evropiane , edhe studimi kërkohet të jetë më atraktiv. Në pamje numri prej tre mijë studentësh duket i vogël, po kur kemi parasysh se kemi të bëjmë më studentë që me rezultatet e tyre janë të rregullt sipas standardeve evropiane, atëher në njëfarë mënyre mund të jemi edhe të kënaqur”.
Planëprogramet mësimore të Universitetit të Ri të Tetovës do të perpilohen pas Vitit të Ri. Ato do të përgaditen në bashkpunim me ekspert evropian dhe profesorë akademik të Maqedonisë. Fakulteti Juridik pos programit që do të mbështetet në jurispondencën e këtushme , do të jetë i zgjeruar edhe me përvojën e vendeve evropiane në kët lëmi.
Ky universitet sipas , Alajdin Abazit , parasëgjithash i dedikohet kulturës dhe gjuhës shqiptare , dhe si i tillë nuk do të ndryshojë asgjë në limitet kombëtare , të cilës i dedikohet në radhë të parë . E drejta për tu regjistruar i takon çdo qytetari të Maqedonisë. Një pjesë e ligjeratave do të mbahet në gjuhën angleze dhe dy lëndë , sipas Ligjit do të jenë në gjuhën Maqedone , ndërsa pjesa dërmuese e lëndëve do të bëhet në gjuhën shqipe .
Kordinatori i këtij projekti dhe përgjegjësi për çështje të arsimit të lartë i Partisë demokratike Shqiptare, Zamir Dika , projektin e eurokomesarit Maks Van Der Shtul , e ka vlersuar si zgjidhje të çështjes së arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni . Një pjesë e studentëve të Universitetit të Tetovës , sipas tij, do të transferohet në në institucionin e ri te arsimit të lartë. Me këtë projekt , thotë Dika , do të zgjidhet edhe njëri ndër problemet që vite me rradhë i preokupon studentët e Universitetit të Tetovës , njohja e diplomave të tyre.
Universiteti i Tetovës i cili edhe pas gjashtë viteve nuk ka njohur zyrtarizimin nga ana e shtetit , numron afro dhjetë mijë student të cilët e ndjekin mësimin në 14 fakultete. Numri më i madhë i studentëve mësimin e ndjekin në lokalet e Godinës së re që është ndërtuar më vetëfinansimin e popullatës shqiptare në Maqedoni. Rektori , Fadil Sulejmani , thotë se tanimë ky Universitet ka marrë fizionomin e tij. Udhëheqja e Universitetit të Tetovës , së bashku me partinë opozitare shqiptare në Maqedoni PPD , i kundërvihet realizimit të projektit të eurokomesarit Shtul për themelimin e institucionit privat . Zgjidhjen e problemit të arsimit të lartë të shqiptarëve në Maqedoni ata e shohin në zyrtarizimin e UT-së. Këtë ata e arsyetojnë me faktin se ky institucion është privat dhe nuk ka trajtim të barabart me dy unniversitetet tjera në Maqedoni. Më brengosës për ta është fati i studentëve që nuk kanë drejtimet e tyre përkatëse në institucionin e ri të arsimit të lartë , të cilët përbëjnë numrin më të madhë të studentëve në UT. Udhëheqja e UT-së, ka theksuar se projekti i eurokomesarit Shtul duhet të distancohet nga UT-ja.
Qeveria e Maqedonisë lidhur me paralajmërimet për fillimin e realizimit të projektit të Shtulit , sipas zëdhënësit , Antonio Milloshovski , ka dëgjuar nëpërmjet mediumeve. Qeveria , sipas tij , pas miratimit të Ligjit për arsimin e lartë nuk e ka ndërmend të perzihet në iniciativat private në këtë fushë.
AIM Shkupe
NEXHBEDIN SHAQIRI