“Ju lutemi na lironi, ne nuk jemi vrasësit”
“Në mesin e të akuzuarve në sallën e gjykimit nuk shoh personin I cili natën kritike ka shtënë drejt nesh”-ishin fjalët e inspektorit Goran Novkovski, i cili këto ditë në Gjykatën themelore në Shkup ishte ftuar të dëshmojë për natën e 11 janarit të këtij viti, kur në hyrje të fshatit Haraçinë, persona të panjohur i vranë tre kolegët e tij. Inspektori Novkovski është dëshmitari i vetëm i cili kishte parë njërin prej vrasësve, ndërsa ai vetë në rrethana ende të pasqaruara, arriti të mbijetojë masakrin e kolegëve të tij Eroll Gotak, Kirill Petrushevski dhe Ace Angellovski.
AIM Junior Shkup, 4.12.2000
Natën e 11 janarit të këtij viti, në hyrje të fshatit Hara;inë të Shkupit, katër pjesëtarë të policisë kishin vendosur një punkt për kontrollin e automjeteve. Urdhëri për këtë aksion të policisë ishte marë në takimin e shefave të stacioneve policore të Shkup, ditën e njëjtë, edhe atë pas njohurive se në vendin tonë është duke vepruar një grup i kriminelëve të ikur nga burgjet e Sërbisë, të cilët janë duke vjedhur automjetet luksoze në vend. Iniciator për thirjen e këtij takimi, ishte ish-ndihmës ministri i MPB-së për qytetin e Shkupit, Aleksa Donevski, i cili megjithatë nuk mori pjesë në këtë mbledhje. Rezultati i këtij takimi ishte të formohen katër punkte kontrolluese në hyrje-dalje të qytetit të Shkupit, urdhër ky i cili duhej të hynte menjëherë në fuqi. Njëri prej punkteve ishte edhe ajo në hyrje të fshatit Hara;inë, në të cilin u angazhuan pjestëarë të rinj të policisë, të cilët atë ditë u ftuan në detyrë, edhe pse u kishte kaluar orari i punës. Policët Eroll Gotak, Kirill Petrushevski, Ace Angellovski dhe Goran Novkovski kanë vepruar sipas udhëzimeve të nënpunësve të tyre dhe në kohë të duhur janë paraqitur në vendin e caktuar. Diku rreth orës 21.30, qytetarët që jetojnë në afërsi të vendit të ngjarjes kanë dëgjuar rrafalle nga armë zjarri, të cilat sipas policisë kanë zgjatur disa minuta. Pasi kanë pushuar të shtënat, disa prej banorëve të fshatit nuk kanë mundur të shuajnë kureshtjen e tyre pa parë se ;ka në të vërtetë ka ndodhur. Të gjithë janë habitur kur kanë parë tre pjesëtarë të vrarë të policisë të shtrirë në pjesë të ndryshme të rrugës. Të katërtin, policin Goran Novkovski nuk e kishte parë askush. Ai me njërën veturë zyrtare të policisë ishte nisur në drejtim të stacionit më të afërt policor, menjëherë pasi që vrasësit kishin lëshuar vendin e ngjarjes.
Për një kohë të shkurtër në vendin e ngjarjes arrijnë forca të mëdha të policisë, të cilët disa ditë me radhë mbajtën të rrethuar fshatin Haraçinë, me shpresë së vrasësit gjenden aty diku. Në ditën e tretë, njësitë speciale të policisë ve;uan disa shtëpi të cilat i bastisën, me çrast maltretuan brutalisht disa qytetarë të pafajshëm. Policia mori shumë qytetarë në biseda informative, të cilët nuk kontribuan në ndriçimin e kësaj vrasje të trefishtë, e cila ishte një goditje e madhe për Dosta Dimosvkën, e cila sapo ishte emëruar në postin e ministrit të MPB-së.
Aksioni i policisë u shtrti edhe në pjesë tjera të vendit, kështuqë në ditën e katërt pas vrasjes së tre policëve, në qendrën turistike në Mavrovë, njësitë speciale të MPB-së befasisht hynë në vilën e Sabri Hasanit, i cili aty gjendej me dy shokët e tij Lirim Dinarica dhe Bajram Mu;a. Në rrethana ende të panjohura, Sabri Hasani, përndryshe nga Hara;ina vdes në duart e policisë, e cila në kumtesën për opinion tha se shkaku për vdekjen e tij ka qenë doza e tepruar e kokainës që kishte konsumuar i ndjeri. Deri sot, Instituti për mjekësi ligjore në Shkup nuk ka kumtuar rezultatet e obduksionit të tij, përkundër insistimit të organizatave të shumta joqeveritare të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë. Një muaj më vonë, në një konferencë për gazetarë, përfaqësues të MPB-së bënë të ditur se vrasësit gjenden në duart e tyre, gjithsej 11 persona, shumica e tyre banorë të fshatit Hara;inë. Pas mbajtjes disa mujore nën hetime, pjesa më e madhe e tyre u lëshuan në liri, ndërsa këto ditë në Gjykatën themelore në Shkup është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër pesë personave të akuzuar, Lirim Dinarica, Bajram Mu;a, Bashkim Hasani dhe vëllezërve Ramiz, Agim dhe të miturit Naim Hasani.
Në seancat e mbajtura deri tani, përfaqësuesit e Prokurorisë nuk arritën të bindin të pranishmit në sallë se të akuzuarit kanë lidhje me vrasjen e trefishtë. çdo vazhdim i procesit gjyqësor është duke nxjerur në sipërfaqe metodat e dhunës të cilat në hetuesi janë përdorur ndaj të akuzuarve, nga të cilët është tentuar të sigurohen deklarata, ku ata do të pranonin “fajin”. Kështu kishin vepruar shumica e të akuzuarve të cilët në deklaratat e para ë dhëna menjëherë pas arrestimit të tyre, kanë marrë mbi vehte përgjegjësinë për vrasjen e policëve. Në të njëjtën kohë, të gjithë ata janë dërguar në Spitalet e qytetit të Shkupit, ku kanë shëruar plëgët e fituara nga forca fizkike që në hetuesi është ushtruar ndaj tyre. Më vonë të akuzuarit kanë hedhur poshtë të gjitha deklaratë e para, për të cilat kanë thënë se u janë ofruar të gatshme për t'I nënshkruar. Në deklaratën e tij të dytë, i akuzuaari Lirim Dinarica kishte thënëç “E hedh poshtë deklaratën timë të parë për shkak se kam qenë I detryruar ta nëshkruaj. Një person më ka kërcënuar me një mashë të nxehtë, me të cilën dëshironte të mi djegë organet gjenitale”. Edhe të akuzuarit tjerë në mënyrë të njëjtë kanë hedhur poshtë deklarat e tyre të para. As për policin e mbetur gjallë, Goran Novkovski, vrasësi nuk është në mesin e të akuzuarve. “Me vrasësin e shokëve të mi i takuam shikimet për një kohë. Ai I kishte sytë e vegjël me mollza të theksuara të fytyrës dhe me flokë përpjetë. Nga të akuzuarit në sallë nuk shoh personin i cili atë natë shtinte me armë pas nesh”-ishin fjalët e inspektorit Novkovski para trupit gjykues, të cilat jehuan në opinionin e vendit. Kjo ishte një goditje e madhe për përfaqësuesit e aktpadisë, të cilët humbën edhe atutin kryesor të tyre. “Unë do të jem i kënaqur vetëm atëherë kur në bangën e të akuzuarve do ta shoh edhe inspektorin Goran Novkovski”- ishte reagimi i të atit të të ndjerit Eroll Gotak, i cili dyshonte se polici Novkovski është duke folur të vërtetën.
Këtë mendim e ndanin edhe dy prindërit tjerë të policëve të vrarë, të cilët disa herë kishin tentuar të vijnë në kontakt me inspektorin Novkovski. Më 9 mars të këtij viti, ata kishin realizuar një takim me inspektorin Novkovski, i cili mes tjerash u kishte thënë se në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë qenë prezent edhe dy përfaqësues tjerë të MPB-së, të cilët kanë qenë spektatorë të vrasjes së tre policëve. Në hulumtimin më të thellë të një varianti të këtillë, policia nuk e ka parë të aryeshme të punojë, edhe pse në opinion ekziston një bindje e përgjithshme se në vrasjen e policëve në Haraçinë kanë gisht qarqe të caktuara në MPB. Kjo për shkak se gjatë seancave të deritashme gjyqësore, është mësuar se në vendin e ngjarjes është gjetur “rastësisht” një vizit kartelë e organizatorit kryesor të këtij aksioni policor, Aleksa Donevski, i cili pastaj u shkarkua nga posti i ndihmës ministrit të MPB-së. Përveë tij, në afërsi të vendit të ngjarjes ku u vranë policët e ndjerë, edhe sot banon një pjesëtar tjetër i policisë, i cili para trupit gjykues ka treguar se natën kritke në shtëpinë e tij ka pasur për “mysafir” dy pjesëtarë tjerë të policisë, të cilët ishin larguar 15 minuta para se të vriten tre policët. Ndërkohë në sallën e gjykatës themelore në Shkup, të akuzuarit për ;do ditë janë duke manifestuar rezervat e fundit të durimit të tyre, të shprehur me të qarë dhe me kërkesë deri të trupi gjykues për lirimin sa më të shpejtë të tyre. Kështu edhe në seancën e fundit gjyqësore, i akuzuari Ramiz Hasani duke qarë iu drejtua trupit gjykues me fjalët “Ju lutem na lironi dhe ndiqni vrasësit e vërtetë”. Ardhja e shpeshtë në shprehje e ndjenjave te të akuzuarit në sallën e gjykimit, u bë e padurushme edhe për vetë përfaqësuesit e aktpadisë, të cilët këtë herë lëshuan demonstrativisht sallën e gjykimit pa i dhënë kurfarë arsyetimi gjykatëses. Mos ndoshta edhe ata bashkëndjejnë me të akuzuarit, ishte përshtypja që fituan të gjithë të pranishmit në sallë.
AIM Junior SHkup
LIRIM DULLOVI