Çarshia e vjeter – histori ne vehte

Skopje Dec 7, 2000

Çdo qytet me bukurinë e vet paraqet një unikat, mirëpo Shkupi me burimin e vet që e posedon në çarshinë e vjetër do ta kishim ndarë nga shumë qytete të Ballkanit. Çarshia e cila paraqet zemrën e këtij qyteti, në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmbëdhjetë kur Perandoria Osmane pësoi disfatë pranë forcave Austriake gjatë tërheqjes së pjesërishme nga Ballkani iu bë e mundur Gjeneralit Pikolomini që të futet në Shkup

AIM Junior Shkup, 4.12.2000

Shpesh thuhet se një qytet përbën një histori në vehte. Veçanërisht kjo vlen kur është fjala për Çarshinë e Vjetër në Shkup e cila është e shtrirë mu në qendrën e qytetit dhe e cila në të kaluarën ka fascinuar shumë mbretër dhe perandorë të perandorive të mëdha. E shtrirë në mes lumit Vardar, lagjes së dikurshme Cerava, Bit Pazarit dhe deri te rrënjët e Kales paraqet një monument të vjetër historik për të cilin në të kaluarën është shkruar, shkruhet dhe padyshim se edhe në të ardhmen do të paraqet një ndër temat më tërheqëse për udhëpërshkruesit e ndryshëm.

Me rënien e Shkupit nën sundimin Osman në janar të vitit 1392, Çarshia e vjetër e cila më i kishte rrënjët e veta filloi të rringjallet nën Kulturën e bujshme të cilën tani më turqit me përvojë e kishin sjellur me vete. Themi kulturë të bujshme për arsye se qytetarët evropian në atë kohë ende jetonin nëpër qytete të rrethuara me hendeqe dhe kuptohet duke mos harruar jetonin në kohën e mesjetës së errët.

Duke u nisur që nga perandorët e parë menjëherë u fillua ndërtimi dhe modernizimi i çarshisë me objekte tregtare impozante siç është Bezisteni dhe me një kompozicion arkitektural i cili nënkupton kodeksin e treshit në islam; xhaminë, hamamin dhe hanin. Ky kodeks do të bën krijimin e një renditjeje të objekteve sipas nevojës së tyre funkcionale siç edhe është “Çifte Hamami”, “Suli Hani” dhe xhamia e Murat Pashës.

Me ndërtimin e të gjitha këtyre objekteve tregtare dhe fetare Shkupi me çarshinë e vet bëhet një qytet i cili paraqet qendër të rëndësishme për tregtarët, të cilët çdo ditë e më tepër fillojnë të vijnë nga tokat arabe, armene, çifute, romake, dalmatine etj., andaj edhe shëndrrimi I qytetit në një burim të kulturës nuk është për t'u habitur, por nuk duhet harruar se kultura ka patur një karakter të thellë fetar.

Me kalimin e kohës çarshia çdo ditë edhe më tepër zhvillohej, ngase tanimë jo vetëm që numri i dyqaneve ishte rritur por kishin filluar edhe të ndërtojnë çarshi, apo siç do t'i kishim thënë ne tani në kohën e modernizimit, komplekse sipas prodhimit dhe mallrave qe janë shitur. Kështu për shembull formohen çarshitë e kallajxhinjëve, farkatarëve, lëkuraxhinjëve, kujunxhinjëve dhe basmaxhinjëve. Mirëpo, duke mos u futur në thellësinë e problemeve të karakterit historik me të cilat do të merreshin historianët, etnologët dhe antroplogët, do të kishim shtuar se Çarshia e Shkupit ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e qytetit si një pasuri e madhe arkitektonike me tradidë të lashtë.

Ky labirint i rrugicave paraqet një tërësi urbane e cila ka një pamje aq të natyrshme sa që njeriu i huaj me siguri se do të mahnitej nga ky spontanitet i detajeve të rradhitura me vëmendje të madhe që funksionojnë si një organizëm i gjallë. Dhe mos të harrojmë sheshet që paraqesin konglomerate, në të cilët gjenden restorane që me mikpritjen e sinqertë vështirë që mund të kalon njeri e të mos ulet dhe të pi së paku një kafe apo ndonjë lëng të freskët.

Edhe pse secili dyqan paraqet një kreacion për vehte, kati i dyte te çdo dyqan krijon një strehë të dimenzionuar aq bukur saqë sikur me të t'ishte dashur t'i jepet intimiteti tërë çarshisë. Kurse vitrinat e artarive me ndriçimin e tyre vetëm se shtojnë bukurinë në tërësinë e bukurive të këtij konglomerati.

Çdo qytet me bukurinë e vet paraqet një unikat, mirëpo Shkupi me burimin e vet që e posedon në çarshinë e vjetër do ta kishim ndarë nga shumë qytete të Ballkanit. Çarshia e cila paraqet zemrën e këtij qyteti, në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmbëdhjetë kur Perandoria Osmane pësoi disfatë pranë forcave Austriake gjatë tërheqjes së pjesërishme nga Ballkani iu bë e mundur Gjeneralit Pikolomini që të futet në Shkup. I fascinuar nga bukuria e këtij qyteti në memoaret e veta do të shkruan, “Shkupi shtrihet në një hapësirë të gjërë dhe është pak më i vogël se Praga”, pastaj vazhdon duke thënë, “Edhe pse nuk është lehtë vendosa që këtë qytet ta shëndrroj në hi, më vjen keq për shtëpitë të cilat nuk i kam parë në këtë luftë. Xhamitë janë nga mermeri më i mirë, të zbukuruara me mijëra drita të cilave njeriu do t'iu kishte dhënë rëndësi edhe në Romë, më vjen keq edhe për kopshtet dhe vendet për argëtim. Vendosa që ta djeg këtë qytet dhe armikut mos t'i lë asgjë që do të kishte mundur ta përdor”.

Pas këtij zjarri i cili do të zgjasë dy ditë shkatërrohet gjithçka që deri atë ditë ishte krijuar shekuj me rradhë. Qyteti më nuk ekziston. Të

mbuluara me hi do të mbesin shtëpitë e rrënuara, pallatet dhe objektet tjera. Por dëmtimin më të madh do ta pëson çarshia e cila asnjëherë më nuk do të mund ta merr atë pamje. Në atë do të mbesin vetëm disa xhami dhe hamame. Prapë se prapë me estetikën e saj artistike ka mbetur dhe do

jetë kompleks i rëndësishëm tregtar. Me këtë u munduam që të prezentojmë origjinalitetin për Çarshinë e vjetër, për të cilën sado që të shkruhet përsëri është pak.

AIM Junior SHkup

XHINGIS ALIU