Lufta e mediave ne Kroaci
AIM, Zagreb 05.12.2000
Gazeta e përditshme kroate- Republika e Ive Pukaniqit, të hënën e katër dhjetorit është shitur në tirazh prej 200 mijë kopjesh, që në çastin kur është gjendur në qoshqe dhe te shitësit. Turmën e lexuesve e kanë tërhequr tri gjëra: vetë paraqitja e të përditshmes së re, lajmërimet triditore se gazeta nuk do të dilte për shkak të ashtuquajturave peripeci me shtypshkronjën dhe, e treta dhe më e rëndësishmja, skandali i madh i cili u shpall mbi tërë sipërfaqen e faqes së parë. Republika në të vërtetë me fakte e shpalli atë për të cilën pëshpëritej me javë në qarqet e udhëzuara mirë kroate, atë se pronarë të vërtetë të Europapress holdingut, sipërmarrjes më të madhe të mediave në Kroaci- ishin dr. Iviq Pashaliq-i, ish këshilltari për politikë të brendshme i Tugjmanit, Miroslav Kutle, i burgosuri sot më i njohur në Kroaci, Vinko Grubishiq, planifikuesi hadezeist i akcioneve për nënshtrimin e skenës së mediave kroate, dhe- në fund- me emër, krahas WAZ-it gjerman, pronari i vetëm deri tani i njohur i EPH, Ninoslav Paviq-i.
Republika nuk nguroi të përdorë fjalë të rënda për kualifikimin e “kontratës së partnerëve”- gjegjësisht, “Marrëveshjes për depërtim në treg” të cilën katër të lartpërmendurit e nënshkruan që më 17 shtator të vitit 1997, dhe nëpërmejt të së cilës u realizua ekspansioni i hovshëm i EPH-s deri atë kohë modeste. Sipas saj, Kutle, Grubishiq, Paviq dhe Pashaliq, formuan “organizatën kriminale” (kjo, sipas Ligjit penal të Kroacisë është një vepër jashtëzakonisht e rëndë penale) me qëllim të pushtimit të tregut informativ dhe arritjes së fitimit të pasurisë së paligjëshme. Republika - duke përshkruar katërshin e përmendur- përdor edhe shprehjen “ banda katërantarëshe”, e cila u përdorë në kohën e revolucionit kulturor kinez!
Sipas Republikës, në planin e katër ortakëve të përmendur nën egidën e firmës Gruppo ka qenë ngritja e gazetave të reja ditore, përvetsimi i koncesionit televiziv nacional dhe pushtimi i plotë i sipërfaqes mediale kroate. Me qëllim që tërë ky plan të mbetej i pakapshëm për syrin e kurreshtarit, për finalizimin e kësaj Marrëveshjeje është formuar edhe “shifruesi” që tërë planin për njeriun laik e ka bërë gjuhë të pakuptueshme: pushtimi i koncesionit televiziv nacional është përkthyer me fjalët “pushtimi i Oskarit”, themelata Globus holding është quajtur “Daja”; Gruppo d.d. e Zagrebit është quajtur “Tata”, etj. Më shkurtë, nga tërë marrëveshja (bashkë me shifruesin) shihet se tërë EPH, e cila deri atëherë kryesisht vlerësohej si shtëpi e pavarur botuese, gjatë tërë kohës kishte qenë satelit i Dr. Ivica Pashaliqit, më drejtë HDZ-s, kurse pjesa e rëndësishme apo më e madhja e kapitalit inicial rridhte nga Miroslav Kutle, gjegjësisht nga paratë të cilat ky sekretar hadezeist i kishte fituar duke vjedhur ekonominë kroate. Nga dokumentet e publikuara shihet qartë se pronarët e njëjtë qëndrojnë pas televizionit të ri nacional (TV Novem, të cilin formalisht e mbajnë Miroslav Liliq dhe Tomislav Marçinko), Jadran filmi, por është e qartë se po ky klan qëndron edhe pas tabloidit Imperial në të cilin kundërshtarët politikë të Ivica Pashaliqit santanizohen sipas shembullit të Marinko Bozhiq-it, me shfrytëzim të bollshëm të rrenës, gjysë të vërtetës dhe dosjeve policore.
Që të hënën pasdite , policia në biseda informative mori të gjithë aktorët e kësaj “marrëveshje ortakësh”. Nino Paviq dhe Vinko Grubishiq u mbajtën në polici, derisa dr Pashaliq,sigurisht për shkak të imunitetit të përfaqsuesit, u la në liri. Mirëpo, meqë ministri i drejtësisë dr Stjepan Ivanisheviq në konferencën për gazetarë pranoi se të dhënat e politikës në masë të madhe ishin të vërteta, duket se një fat i ngjashëm mund ta gjejë edhe Pashaliqin deri tani të lënë të lirë . Policia deklaroi se procesi kriminalistik ishte në rrjedhë dhe se nuk do të jepte informata të mëtejshme deri sa vazhdonte hetimi. Partnerët gjermanë të Nine Paviqit, përfaqsuesit e WAZ-it, të dhënat e Republikës i kanë demantuar duke theksuar se ata janë partnerët e vetëm të Ninoslav Paviq-it, mirëpo siç duket edhe ata vetë janë befasuar nga afera e porsazbuluar nga e cila kërkojnë ndonjë rrugëdalje të përshtatshme.
Lindja e Republikës u bë nëpërmjet skandaleve të shumtë. Në çastin kur Ivo Pukariq-i disa ditë para daljes së saj lajmëroi se çmimi i Republikës do të ishte tri kruna ( pothuaj dy herë më lirë nga çmimi i shitjes të cilësdo gazetë të tanishme ditore në vend), shtypi kroat bëri një hap tejet të skajshëm dhe për kushtet kroate thuaj edhe shokant. Duke u arsyetuar me mungesën e rezervave të letrës së shtypit, si në magazet e shtypshkronjës ashtu edhe në tregun botror, thuajse në çastin e fundit,e refuzuan shtypjen e kësaj të përditshmeje. Spiegime plotësuese gjetën në kinse ankesën e Sportski novosti-t, i cili shtypet në maqinën Geomann të shtypshkronjës kroate ( ku ishte planifikuar të shtypet edhe Republika) kështuqë hedhja e saj në maqinën më të dobët Harris kinse do të rrezikonte identitetin e saj vizuel. Në rast se Republika do të shtypej në Geomann, këshillonin ata të Sportski novosti-it, nga shtypshkronja do të kërkonin dëmshpërblime të mëdha. Në fillim Pukaniqin e pritën me arsyetime të këtilla dhe me refuzim të paturpshëm. Mirëpo Pukaniqi tregoi vullnet të pathyeshëm për të korr sukses: “Republika të hënën do të ndodhet nëpër qoshqe madje sikur vetë ta shtyp me shapirograf”. Motivet për ndalimin e daljes së numrit të parë u bënë të qarta pas daljes së Republikës. Mirëpo ky nuk ishte shkaku i vetëm i frikës nga konkurenca e gazetës së re ditore.Botuesit e gazetave të tjera ditore pikërisht për shkak të çmimit të Republikës i kaploi një frikë e madhe; menjëherë u tubuan në një mbledhje afariste e cila zgjati me orë që, më në fund , të vendosnin se si nuk kishte mundësi që të zbritnin çmimet e prodhimeve të tyre. Republika në këtë mënyrë, sa i takon çmimit, do të mbetej pa konkurencë në teritorin e Kroacisë.
Ky skandal me siguri do të trondiste dukshëm EPH-n e Paviqit: këtë gjigand që boton madje 14 gazeta me termine të ndryshme të daljes ( të përditshmen autoritative me tirazh të lartë Jutarnji list, javoren Globus, javoret për femra Gloria dhe Mila, Astro Magazin-in, të përmuajshmet Playboy, Cosmopolitan, etj) kurse gjysmën tjetër të pronës e posedon WAZ-i, i cili tani më është bërë pronar i skenës së mediave në Bullgari, por që planifikon depërtim edhe në tregun e Sllovenisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Serbisë. Suksesi i strategjisë së WAZ-it në Kroaci varet në rend të parë nga plasmani i suksesshëm i Jutarnji list-it, i cili aktualisht shitet në tirazh mezatar ditor prej afër 160 mijë kopjesh, kështu që me të ardhurat që realizon ka mundësi të mbulojë edhe humbjet e shumë botimeve të tjera të gjigandit Europapress.
Prandaj paraqitja e Republikës ka shkaktuar shqetësim të madh pikërisht në qarqet e botuesve të WAZ-it, të cilëve suksesi eventual i Republikës padyshim se do t'u merrte një pjesë të mirë të kulaçit në tregun gjithnjë më të ngushtuar, i cili i ngjan një “ hurdhe të vogël me plot krokodila”. Jutarnji list-i në masë më të madhe mundëson gjallimin e një vargu të tërë të botimeve edhe ashtu jorentabile të EPH-WAZ-it , të cilat do të kishin mbijetuar në një treg të madh. Pukaniq-i, nga ana tjetër, planifikon të shesë 40 mijë numra në ditë që kështu të rrezikojë jo vetëm konstruktin financiar të Jutarnji list-it, por edhe tërë gjigandin, sukses ky që do të rrezikonte edhe botuesit tjerë: Veçernji list-in zagrebas (të përditshmen kroate me tirazh më të lartë) si dhe të përditshmet tjera në Kroaci, në masë më të vogël.
Pukaniq-i sulmohet edhe për shkak të strategjisë së dampingut. Konkurentët në rrethin e botuesve theksojnë se çmimi i tij është joreal i ulët dhe se me një çmim të tillë nuk ka mundësi të mbulohen as shpenzimet e botimit të gazetës. Ky fakt, ndërkaq, nuk është aqë i qëndrueshëm. Republika sot punëson nja 60 njerëz (Veçernji list, sa për krahasim, ka afër 450) kurse masat e racionalizimit dhe të kursimit zbatohen me rregull në të gjitha drejtimet. Për shkak të përparësisë së përdorimit të softwareve të rinj grafikë, Republika nuk do të ketë nevojë për redaktorët grafikë (sëpaku jo në atë numër sa i kanë botimet konkurente) kurse për ndonjëfarë byrokracie në një strukturë të tillë të freskët as që mund të bëhet fjalë, kështu që del fare e kuptueshme llogaria e Pukaniqit që- krahas me dyfish më pak faqe në krahasim me gazetat tjera, me tirazh prej 40.000 kopjesh të shitura në ditë do të realizojë një fitim vjetor prej dy milion markash gjermane. Mirëpo, nuk do të thot gjë se suksesi i Republikës shkon në të mirën e gazetarëve - rrogat e gazetarëve në këtë gazetë të përditshme janë më të vogla se në Jutarnji ose Veçernji list, sikurse edhe në shumicën e gazetave të tjera javore, kurse shpenzimet e ulëta të prodhimit të Republikës edhe Veçernji dhe Jutarnji list-in (mbase edhe botuesit tjerë) do t'i detyrojnë që të zvoglojnë numrin e të punësuarve dhe të gdhendin shpenzimet e prodhimit, gjëra që më në fund gjithnjë rëndojnë mbi shpinën e gazetarëve. Suksesi eventual i Republikës pa dyshim do të ketë edhe pasoja politike. Në qoftë se politika redaktuese e kësaj të përditshmeje do t'i shembëllejë të përjavshmes amë Nacional - e cila është me orientim të qartë qytetar, liberal, me orientim të qartë kryesisht të bazuar kundër konceptit nacionalist të shtetit dhe shoqërisë, atëherë e tërë skena e mediave - dhe bashkë me të edhe ajo politike- patjetër do të lëviz drejt rrethanave të sapokrijuara. Republika mund të shënojë një epokë të re në qytetrimin e skenës politike kroate, në të cilën ende ndihet fryma e nacionalizmit, e cila ka ngelur edhe pas humbjes së partisë së Tugjmanit.
Republika shënon një ngjarje të posaçme edhe në një drejtim tjetër. Në këtë rast tentimi i qartë për ndalimin e një gazete liberale kryesisht nuk kishte prapavijë politike. Kjo u shkaktua për shkak të tollovisë së tregut. Konflikti ndërmjet politikës dhe gjigandit Europapress është konflikt i parë serioz ndërmjet një gjigandi,për rrethanat kroate, të madh kapitalist dhe një botuesi të vogël i cili dëshiron të bëhet i madh. Vetëm në prapavijë shfaqen përmasat e konfliktit të Kryetarit të Republikës ( i afërt me Nacionalin dhe Republikën) me Kryetarin e Qeverisë ( i afërt me gjigandin Europapress). Duket se me suksesin e Republikës do të forcohet diç edhe ndikimi i kryetarit.
AIM Zagreb
BORIS RASHETA