Koalicioni klinikisht i gjallë

Beograd Dec 6, 2000

Pas katër takimeve të ekspertëve të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Popullore dhe Partisë Socialdemokrate u ndërprenë bisedimet dhe tani pritet vendimi përfundimtar nga "samiti" i pritur i liderëve të partive brenda koalicionit qeveritar malazez. Athua kjo do të thotë edhe fund i koalicionit?

AIM Podgoricë, 29.11.2000

Punimet e përbashkëta të ekspertëve të partive qeveritare malazeze në platformën e re për rregullimin e raporteve mes Malit të Zi dhe Serbisë, janë shtyrë për mëtej. As pas katër tentimeve nuk arritën të kalonin barrierën e parë: përfaqësuseit e Partisë Popullore hodhën e poshtë idenë e aleatëve që në dokument të futet pasusi për dy karrike në Kombet e Bashkuara. Gjërat u kthyen në duart e liderëve partiakë. Tani opinioni publik malazez me padurim pret takimin në nivel kryetarësh, pra të Milo Gjukanoviqit, kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve, Zharko Rakçeviçit të Partisë Socialdemokrate dhe Dragan Shoç të Partisë Popullore.

Koalicioni qeveritar malazez "Të jetojmë më mirë" para pak kohe, u lëkund në tehun e ndarjes. Shikuar së jashtmi, është misterioz statusi i Partisë Popullore: edhe pse është parti qeveritare - në parlament dhe në opinionin publik vepron si parti opozitare, mu si Partia Popullore Socialiste e Momir Bullatoviqit. Duke u kundruar vetëm nga numri i deklaratave, mund të konkludohet se Partia Popullore ka tërhjekur vijën e vet të fundit. "Në momentin kur platforma e re miratohet në Qeveri me votime, ne do ta lëshojmë koalicionin"- kështu tingëllon premtimi më i ri i nënkryetarit të Partisë Popullore Savo Markoviçit. Këtë strategji dhe taktikë dy ditë më parë, në tribunën e zjarrtë në Beran, e komentoi shefi i saj Dragan Shoç: "Ne nuk dëshirojmë të të jemi politikisht naiv që shkaku i principeve të lëshojmë Qeverinë. Le ta bëjnë këtë principielët, të cilët e shkelën dispozitën". Nuk duhet flakur mundësinë që në takimin e liderëve partiak të gjendet formula dhe të gjithë të jenë në numër. Disi në këtë drejtim është edhe deklarata e kryetarit Këshillit Qendror të Partisë Demokratike të Socialistëve Miodrag Vukoviçit. "Është mirë që Partia Popullore nuk dëshiron të dalë nga Qeveria, që mundëson koalicioni të merret me punët për të cilët na kanë zgjedhur qytetarët. Shikuar nga aspekti teknik, Qeveria mund të miratojë Platformë, me mendimet e veçanta të Partisë Popullore".

Por, dikur Partia Popullore dëshiroi të pengonte Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Partinë Socialdemokrate që të kryenin punën. "PSD dhe PDS gjatë javës së ardhshme do të bashkërendojnë qëndrimet. Mes nesh, pos në ca finesa të parëndësishme, nuk ka dallime. Edhe atë dokument do ta miratojë Qeveria" - thotë Ranko Krivokapiç, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate.

Përvoja tregon se deri sa kjo lektyrë nuk paraqitet në formën përfundimtare, nuk është mirë të nxjerret fall për përmbajtjen e saj. Deri tani janë margjinale gjykimet e vlefshme rreth asaj se çfarë dhe çka mundet, përmes propozimit të përbashkët, të nxjerrë lidhja qeveritare malazeze. Fakti se liderët e saj mendohen të shkruajnë platformë të re nënkupton se do të pritet që pas zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi, të shihet se si mund të fillojnë negociatat. Sa më shumë kalon koha adresat zyrtare kalojnë në qershorin e vitit të kaluar.

Në ndërkohë, koha rrjedh. Për kënd? Të dhënat e CEDEM-it tregojnë se numri i itharëve të pavarësisë së Malit të Zi, pas ndryshimeve pushtetore në Beograd, nuk shënon ulje - tani është rreth 65 përqind. Kjo mund ta trimërojë dhe ta detyrojë Gjukanoviçin, edhe si kryetar i shtetit edhe si kryetar i koalicionit të mëparshëm zgjedhor "Të jetojmë më mirë", për hapa më të vendosur. Por ka edhe ngjarje tjera interesante për t'i analizuar. Partia Popullore Socialiste është vrarë në kokë pas rënies së Millosheviqit, ja tani sërish mbështetet nga Beogradi, ngadalë ngrihet në këmbë.

Po pluralizmi në Partinë Demokratike të Socialistëve? "Si ekonomist, ndjej nevojë morale dhe qytetare dhe përgjegjësi të tregoj se çdo zgjidhje tjetër, veç jetës së përbashkët me Serbinë, do të shkonte në dëm të ekonomisë malazeze, kështu edhe në dëm të qytetarëve malazez" - kështu iu drejtua punëtorëve të Hekuranës së Nishit në revistën e tyre "Naša rijeç" drejtori, njëherit deputet dhe anëtar i Këshillit Qendor të Partisë Demokratike të Socialistëve Miodrag Pejoviç.

Ngjarjet në terren dëshmojnë se ai nuk është i vetmi. Poshtë në det ndodh një dramë e tërë. Vlado Dapçeviç, gjithashtu anëtar i Këshillit kryesor të PDS nga Budva, në tribunën partiake në Petrovc, ashpër reagoi ndaj "shpërbërjes së RFJ-së". Të pranishmit, shokët e tij partiakë, të frymëzuar nga fakti se RFJ-ja faktikisht është e vdekur, e lëshuan vendin ku ishin mbledhur.

"Nuk ka asnjë fjalim për ndarje. Partia Demokratike e Socialistëve është parti masovike. Është tërësisht normale që anëtarët e saj të mendojnë për vendimet e Këshillit Qendor dhe t'i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre" - sqaron situatën Miodrag Vukoviç. Krejt një, në masë të madhe duhet pranuar këtë dhe interpretimet tjera zyrtare. Duhet qenë udhëtar rasti nëpër Mal të Zi që të mos shihet se mendimet si ai i Miodrag Pejoviçit dhe Vlade Dapçeviçit, kanë burimin e vet edhe në vet kreun e Partisë Demokratike të Socialistëve. Për besueshmërinë: që nda seanca e Këshillit kryesor, ku u konkludua se Serbia dhe Mali i Zi, si shtete të pranuara ndërkombëtarisht ndërtojnë bashkësi të re, Svetozar Maroviçi, ra në një dëshpërim të thellë kreativ, që zgjat ende. Sipas logjikës së procesit, gjithë forcat që pajtohen me ekzistencën e RFJ-së në formën e re, pa marrë parasyshë renditjen e tanishme partiake, do të afrohen. Me kalimin e kohës, do të fshihen damkosjet e ndërsjellta rreth kontesteve ideologjike për periudhën e Millosheviqit..

Gjukanoviçi ka shumicën në organet partiake dhe mund të pengoj me kohë këtë rrjedhë të ngjarjeve - krijimin e krizës në Qeveri dhe arkivimin e koalicionin në këtë përbërje. Kjo nënkupton kërkimin e mbështetësve të ri në parlament. Resurset parlamentare të Lidhjes Liberale janë të mjaftueshme për të kompensuar humbjet nga Partia Popullore. Kjo ka edhe çmimin e vet - fundin e lojës. "Ne do të përkrahim Qeverinë pakicë me një kusht që Parlamenti i Malit të Zi të shpall referendum me pyetje precize: A jeni për Malin e Ti të pavarur, i pranuar juridikisht dhe ndërkombëtarisht , që nuk do të bëjë asnjë federatë të shteteve në rajon?" - thotë Miroslav Viçkoviç, kryetar i Lidhjes Liberale.

Kërkesa e liberalëve për pyetjen "që nuk do të krijojnë shtete federale në rajon" gjendet në datën e re të çështjes së referendumit kurse në thelb është replikë në çështjen e cila logjikisht buron nga konkludimet e Këshillit qendror të PDS: A jeni për atë që Mali i Zi dhe Serbia të krijojnë një federatë të shteteve të pavarura të pranuara ndërkombëtarisht, që do të kenë kompetenca të përbashkëta mbrojtëse, monetare dhe të politikës së jashtme". Nuk është e vështirë të gjendet një formulë e përshtatshme kompromisi. Organizata joqeveritare Iniciativa qytetare tashme ka mbledhur afër 40 mijë nënshkrime për peticionin ku kërkohet nga pushteti të shtrohet një pyetje e thjeshtë: "A jeni që Mali i Zi të jetë i pavarur, shtet i pranuar ndërkombëtarisht".

Thelbi i problemit, natyrisht është diku tjetër. Çështja e referendumit nuk është diçka nga sfera artistike; ai nuk niset nga zgjidhjet e paramenduara apo të propozuara, por buron nga to. Përfundimi i Këshillit Qendor të Partisë Demokratike të Socialistëve në thelb është përmbledhje e qëndrimeve mospajtuese të ndërsjellta. Nëse koalicioni qeveritar, i plotë apo i gjymtuar, nuk heq dorë nga mendimi që të predikojë bashkësinë "monetare, mbrojtëse dhe të politikës së jashtme", atëherë nuk ka të drejtë që produktin e vet, as në pijetore e lëre më në referendum ta prezentojë nën rubrikën Mali i Zi i pavarur. E nëse kjo vazhdon atëherë ithtarëve të pavarësisë shtetërore të Malit të Zi do tu mbetet mjeti i njëjtë terapeutik si dikur - kur po i njëjti koalicion i propozoi Millosheviqit të njëjtën Platformë. Përrallore.

AIM Podgoricë

ESAD KOCAN