Në prag një luftë e re kompromituese

Sofia Dec 6, 2000

Shtrirja e Ligjit për hapjen e dokumenteve të ish Sigurimit Shtetëror me siguri do të zgjerohet edhe për gazetarët. Në arkive mungojnë 75 përqind të dosjeve.

AIM Sofje, 03.12.2000

Posa ndodh diçka në shtet, posa zgjedhjet janë në prag, deputetët bullgarë diskutojnë për temën e përhershme të dosjeve. Ligji u prezentua në verën e vitit 1997.

Ligji për hapjen e dokumenteve të ish- Sigurimit Shtetëror nuk i pëlqeu koalicionit të djathtë qeveritar në Sofje prandaj vendosi që t'i bëjë remont. Ose para së gjithash të zgjerojë veprimin e vet. Sipas ligjit të tanishëm personat ndaj të cilëve bëhen vërtetime se a kanë qenë pjesëtarë të ish-Sigurimit Shtetëror janë kryetari, nënkryetari i vendit, deputetët, ministrat, anëtarët e Gjyqit Kushtetues, të Gjykatës së Lartë, gjyqtarëve të Gjyqit Suprem të Kasacionit dhe atij Administrativ, hetuesve të hetuesisë kryesore, shefat e mediumeve nacionale, anëtarëve të Këshillit drejtues të Bankës Popullore Bullgare dhe për gjithë tjerët që emërohen me vendim të Qeverisë ose që zgjidhen nga Kuvendi Popullor.

Tani kryetari i Komisionit parlamentar për siguri nacionale Jordan Bakalov dhe grupi i deputetëve të së djathtas kumtuan se shqyrtojnë zgjerimin e shtrirjes së tij duke u bërë një regjistër publik për personat që kanë dosje, faqe në Internetdhe komision të përhershëm të pavarur. Varianti punues parashesh të përfshihen gjithë personat publik që krijojnë mendimin publik.

Sipas deputetit të Lidhjes së Forcave Demokratike (SDS) Metodija Andrejevit zgjerimi i listës sipas Ligjit për shqyrtimin e dosjeve do të arrijë në shifrën prej 30 mijë njerëz. Do të përfshihen bankierë, prokurorë, hetues, gjyqtarë, anëtarë të organeve udhëheqëse të firmave që posedojnë licencën BNB, ligjërues të disciplinave humanitare, të punësuar në agjencitë sociologjike. Ekziston ideja se nën reflektorët e ligjit të gjenden edhe gazetarët, kryeredaktorët, shefat e agjencive sociologjike, politikologë- pra persona për të cilët mendohet se një njërën apo mënyrën tjetër kanë ndikim në formimin e opinionit publik.

Njerëzit duhet të dijnë saktësisht për ata të cilëve ua japin besimin, konsiderojnë deputetët e Lidhjes së Forcave Demokratike. Argumentet e tyre thonë se është e pamundshme që një njeri me të kaluar të errët , i cili në të kaluarën ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror, tani të veprojë nën maskën tjetër dhe të hyjë në politikë.

Në rastin e dhënë nuk bëhet fjalë për bashkëpunëtorët që gjenden në listat e pagesave, për ata që kanë qenë të punësuar në SSH, por për informatorët, ata që kanë cenuar fate të shumta njerëzore.

Sipas Lidhjes së forcave demokratike (LFD) tani këta njerëz mund të manipulojnë me opinionin publik, prandaj është mirë që qytetarët të dijnë për cilin e japin votën e tyre. Përndryshe, në LFD janë të bindur se në mesin e tyre nuk ka ish-informatorë. Megjithatë oponentët e tyre konsiderojnë se kjo bindje vjen nga fakti se njerëzit me dosje sërish janë aktivizuar. Siç është e ditur, për agjentët aktiv nuk mund bëhet e njohur asfarë informate. Thuhet se ligji nuk do të parashohë masa represive ose ndalesa. Shoqëria e thjeshtë doemos duhet të dijë se cilin e ka para vetes dhe kush e manipulon. Njerëzit kanë të drejtë të dijnë se kush shkruan në gazeta, kush interpreton ngjarjet në njërën apo mënyrën tjetër, pohojnë mbartësit e propozim hartimit të ligjit. Justifikimi tingëllon: se bullgari ka të drejtë kushtetuese të jetë i informuar.

Kjo është e saktë, por me vendimin numër 10 nga 22 shtatori i vitit 1997 Gjyqi Kushtetues e anuloi atë nen të Ligjit mbi dosjet sipas të cilit e drejta për informim është absolute dhe vendosi që ajo të kufizohej me të drejtën e zërit të mirë. Kështu nuk është aspak çudi që Gjykata Kushtetuese të bëjë një interpretim të ri këtij qëndrimi pushtetor.

Athua me shtrirjen e ligjit do të ndërpritet lufta e kompromitimit në Bullgari? Kjo duket relativisht e dyshimtë.

Sipas ish-ministrit të punëve të brendshme Bogomil Bonevit 75 përqind e dosjeve tashmë janë shkatërruar. Megjithatë, kjo vështirë se është e vërtetë. Dokumentacioni, megjithatë, diku doemos të ruheti - athua gjenden në MPB, në raftet private apo partiake një ditë mund të dalin në dritë. Përndryshe, mund të ketë efekt të bumerangut dhe mund tu bëjë shërbim të keq parashtruesve të ligjit.

Gjërat e padëshirueshme për ta mund të vijnë nga arkivi i ruajtur i ish- Drejtorisë së gjashtë të MPB-së që nuk është gjetur. Thuhet se arkivi në shumë dyer është pastruar - për herë të parë në vitin 1990 gjatë kohës së gjeneralit Atanas Semerdxhijevit, herën e dytë më 1992 - kur ministri i punësve të brendëshme ishte shefi aktual i parlamentit Jordan Sokolov, e mbase edhe më vonë. Nuk dihet se dosja e kujt në çfarë momenti do të shfaqet si përgjigje e ndonjë dosie tjetër. Për të ardhur kështu gotitjet e pafundme me dosie. Njëkohësisht shoqëria ka për të zgjidhur probleme shumë më serioze se sa ato të dosjeve. 11 vjet pas ndryshimeve të njerëzve u bënë të bezdisshme fyerjet ndaj njëri tjetrit si "komunist" apo "përgjues".

Nxjerja e dosjeve mbase mund të ketë efektin e katarzës pas fillimit të zhvillimeve demokratike në Bullgari në vitin 1989. Megjithatë, analistët pohojnë se kur dosjet do të hapen nuk do të ketë deputetë të mjaftueshëm për të votuar kushtetutën e re. Kështu me kalimin e kohës zgjidhja reale e këtij problemi bëhet gjithnjë më e rëndë.

Ka ekzistuar shpresa se pas ardhjes së LFD në pushtet ky problem më në fund do të gjejë zgjidhjen e vet. I miratuar në vitin 1997 Ligji për dosjet, propozues i së cilit ishte LFD dhe i cili u miratua nga ana e LFD, tregoi se nuk është përpunuar mjaftueshëm. Sipas shumicës së vëzhguesve tani, thjesht, nuk ka kohë që ai ligj të remontohet. Nëse tani LFD me të vërtetë insiston në të, mundet që këtë ta përfshijë në programin e vet parazgjedhor dhe ta realizojë qëllimin e vet me çka të fitojë në zgjedhje.

Tani qarqet qeveritare mund t'u ikin sulmeve se e gjithë ky ishte një veprim i thjeshtë parazgjedhor. Ose mundet të ndërojë ligji shkaku i personave të caktuar. Me çka do të shtrihej veprimi i ligjit të tanishëm dhe do të hidhte dritë edhe mbi jetën e kryeredaktorëve të gazetave më të mëdha.

Deputeti i të majtës evropiane Dragomir Draganov është kategorik se e gjithë kjo bëhet që të sulmohet kryeredaaktori i gazetës me tirazh më të madh "Trud" si dhe sociologu Andrej Rajcev - përfaqësues i Interneshënel Galupit për Bullgarinë, i cili në të njëjtën kohë është edhe botues i gazetës "Sega" - e treta për nga tirazhi dhe një nga gazetat më me ndikim në Bullgari. Logjika: "Toshev dhe Rajçev nuk janë të dëgjueshëm prandaj do tu nxirret dosja", nxjerr në pah problemin se shumë ligje ndërtohen përmes ngjyrimeve politike. Në një moment mund të tregohet se këta dy emra s'kanë fare dosje, që është më e besueshme. Por krijimi i kësaj përshtypjeje mund ta bëjë të veten -që njerëzve t'u sugjerohet se si nuk duhet t'i besohet asaj që shkruan "Trud" dhe "Sega", as hulumtimeve sociologjike të Galupit.

Tani shumica pyesin se pse në këtë ekzistencë të mjerueshme shumica e njerëzve harxhojnë para për gjëra krejt të parëndësishme dhe të pakuptimta. Kështu nga libri që iu afrua ta lexojnë nga 100 mbetën vetëm 25 faqe. Kështu sërish asgjë nuk mund të kuptohet. Në këtë rast mund të rikujtohemi në qëndrimin e Greqisë, kur PASOK-ut erdhi në pushtet në vitin 1981 - kur të gjitha dosiet u dogjën. Të kujtojmë edhe fjalët e Adam Mihnikut: "Dosjet - janë kënetë, nëse hudhni gurin, do të na stërpik të gjithëve".

Sa i përket kryeredaktorit, gazeta e të cilit kritikon aksionin e pushtetit, duhet që forcat pushtetore të jenë të vetëdijshme se roli i shtypit të lirë në të vërtetë është të kritikojë gjithë atë që nuk i pëlqen. Dhe të jenë shprehje e jetës - ashtu siç është ajo. Do të ishte mirë që të kujtonin fjalët e Gogolit : "Nëse e ke fytyrën e shëmtuar, mos iu hidhëroni pasqyrës".

AIM, Sofje

PLAMEN KULINSKI