Thirrja e lahutarëve serb
Çka festuan mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe Amfilohije dhe përfaqësuesit e Kuvendit të fiseve në Pallatin e Ushtrisë Jugosllave në Podgoricë dhe ç'mesazhe dhanë?
AIM Podgoricë, 30.12.2000
Të dielën më 26 nëntor është interesant solemniteti në Pallatin e Ushtrisë Jugosllave në Podgoricë, ku morrëm pjesë pjesëtarët e Kishës Ortodokse Serbe, Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, persona të lartë të Partisë Socialiste Popullore dhe përfaqësues të Kuvendit të fisnikëvenë Mal të Zi, me organizim nën kontrollin e Partisë Socialiste Popullore.
Është interesant edhe data kur u mbajt kremtja: para 82 vitesh, më 26 nëntor 1918 u mbajt Kuvendi i Podgoricës ku Mali i Zi humbi shtetësinë dhe iu bashkangjit Serbisë.
Filloi shumë solemnisht: nën tingujt e himnin jozyrtar të Serbisë "E drejta hyjnore". Takimin, zyrtarisht e organizoi, Kuvendi i fisnikëve deri tani i paafirmuar në mediume, në organizim të Forumit serb në Mal të Zi. Por, prania e mysafirëve të shumtë bëri të qartë se kush ishin organizatorë të njëmendtë: në publik, kryesisht, ishin funksionarë të lartë anëtarë dhe simpatizues të Partisë Socialiste Popullore të Momir Bullatoviqit, Partisë Popullore Serbe dhe Partisë Radikale Serbe, si dhe klerikët e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në krye me mitropolitin Amfilohije Radoviçin.
Si e shënuan datën dhe ngjarjen më kontestuese të historisë malazeze? "Kënduan" dhe e paraqitën si vlerë të pakrahasueshme, që duhet festuar në bashkësinë e tanishme dhe të ardhme mes Malit të Zi dhe Serbisë.
Ithtarëve të idesë së bashkimit të pakushtëzuar, të cilët arritën me autobus në vendin e ngjarjes me altar të sapondërtuar të Shën Gjon Pagëzorit në Luginën e Jovanit tek Nikshiqi, iu drejtua mitropolit Amfilohije. I frymëzuar ai foli rreth ngjarjeve që Mali i Zi dhe Serbia "plotësuan shekujt e vështirë, idealet, për të cilët ndodhën kasaphana dhe u derdh aq shumë gjak".
Duke folur për synimin e fisit Petroviç për tu çliruar populli i robëruar serb "kudo që jeton dhe kudo që gjendet", dhespoti serb atë që ndodhi më 26 nëntor më 1918 e paraqiti si "kurorë të gjithë asaj që ka ndodhur në historinë e vendeve serbe ndër shekuj".
"Njëzet e gjashtë nëntori, sipas ndjenjës dhe besimit tim, duhet të jetë festa e vetme e këtij shteti të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi, si themel i unitetit të tyre, fryt i të kaluarës së tyre dhe si udhërrëfyes i ardhmërisë së tyre...", përfundoi pjesën e parë të fjalimit mitropoliti Amfilohije. Pasoi duartrokitja e zjarrtë. Malazezët që vuajnë nga zvogëlimi i ndjenjës së sërbizmit ose nuk e kanë fare, dhespoti ua përmendi në kontekst atë "forcë që kundërshton jetën dhe gjallërinë gjatë gjithë fatit të popullit serb". Duke aluduar në pushtetin aktual malazez, mitropoliti u pyet, se përse ata që shkruajtën bashkimin kushtetues të Serbisë dhe Malit të Zi tani janë kundër këtij uniteti dhe interpretoi "shpartallimin dhe njohjen e një populli të cilin askush nuk mund ta dënojë se ka bekimin e Zotit".
Kritika të ashpra dhespoti drejtoi, megjithatë, për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Dioklesë. "Në kohën tonë lindi një filiz i quajtur ideologji dioklenase- montenegrinase", tha Amfilohije. Njëkohësisht publika shanë, dëgjohet: "Ata janë ustashët vendas".
Veç kësaj Mali i Zi doemos duhet të jetë në Evropë dhe integrimin në të me të gjitha specifikat e veta, porosit mitropoliti Amfilohije. Dhe menjëherë zbulon një nga to - lahutën dhe harkun serb.
"Natyrisht nuk do të mund të shkohet në Evropë pa lahutën serbe (duartrokitje), sepse lahuta dhe harku serb janë besimi serb dhe mbrojtës të shpirtit". Prandaj pse sot "fushatë ndaj lahutës", pyet dhespoti dhe përgjigjet: "Sepse lahuta serbe mashtrimin s'e njeh, dhe ata që sot duan me gënjeshtra dhe gjysmëgënjeshtra të ndërtojnë të ardhmen nuk mund me lahutat t'i qërojnë hesapet", konkludoi ai dhe u dëshiroi të pranishmëve Ditën e gëzuar dhe të shënuar të bashkimit.
Historiani dhe akademiku Milorad Ekmeçiç nuk pajtohet me mitropolitin Amfilohije rreth rolit të kral Nikolës së parë Petroviçit - Njegoshit në temën e tij planet dhe synimet serbomëdha. Derisa mitropoliti potencoi se "gjithë çka Cari trim bëri dhe shkruajti ishte aspiratë për bashkimin", kurse akademiku hodhi dritë tjetër në personalitetin dhe aspiratat e kralit.
Ekmeçiç pohoi se kral Nikola nuk ishte aq shumë i orientuar ndaj serbëve sa këndoi në këngët e tij. Në një pjesë të madhe të publikut kjo shkaktoi çudi. Qartazi edhe tek mitropoliti Amfilohia.
Në çka e bazoi Ekmeçiç qasjen e tij?
"Rade Turov Plamenac, në shembullin e paraparë, në memoaret e tij, kujtohet se kral Nikolla u përpoq që në aspektin kulturorë gjithnjë e më tepër t'i ofronte kroatët, prandaj për këtë shkak me Shtrosmajerin punoi për rregullimin e marrëdhënieve me Vatikanin. Rade Turov thotë se knjaz Nikola udhëtarët e vendeve përreth nuk i pyeste a din të flasësh serbisht por a din të flasësh si tëbanë?. Në këngë duket si serb i madh, por nuk ia fal besimin e tij serbizmit, por shumë më tepër kroatëve, sepse priste që në zhvillimin e përgjithshëm të jugosllovenizmit kroatët do të ishin prijatar, prandaj edhe atyre tu bashkangjitej", tha Ekmeçiç. Të pranishmit tezat e tij i ndoqën në heshtje.
Ekmeçiç pastaj u morr me dilemën gjeopolitike: "Athua Perëndimi guxon të rrezikojë që një pjesë të rëndësishme të bregut të Adriatikut ta lërë në kuadër të shtetit të vetëm nacional serb?" Sipas tij "si gjithmonë në të kaluarën shteti serb edhe tani merret me dyshim, në kuptimin e ekzistimit të tij historik, të jetë udhë e përhershme përmes së cilës Rusia nga veriu të cenojë hegjemoninë perëndimore në Mediteran".
"Historia ka treguar se armiqtë historik të Kuvendit të Podgoricës ishin ideologjitë: fashizmi, komunizmi dhe sot globalizmi", potencoi Ekmeçiç, kurse pas duartrokitjes së merituar konkludoi, se "mesazhet historike të Kuvendit të Podgoricës nuk do të shuhen edhe gjatë disa dekadave të ardhshme, kurse me Rusinë nuk do të shuhen asnjëherë!".
Pas ligjëratave të akademikëve u paraqit Kori teologjik i Cetinjës. U lexuan edhe pjesë nga dokumenti i Kuvendi i Podgoricës, telegrame përshëndetëse për Kuvendin e Podgoricës, vendimet e Kuvendit, betimi i pjesëtarëve të Kuvendit të Podgoricës, pastaj...
Në fund, të gjithë ikën, duke e lënë "lahutën dhe lahutarin serb" të këndonte ashtu siç dinte dhe mundte atë që kishte parë dhe dëgjuar.
Më në fund askush nuk shpjegoi: pse shteti i Malit të Zi festoi ditën kur pushoi si shtet? Ose mbase pikërisht këtu qëndron puna.
AIM, Podgoricë
SRDAN JANKOVIC