Blofi diplomatik

Ljubljana Nov 29, 2000

Slovenia në Samitin e Zagrebit dërgoi vetëm ministrin e punëve të jashtme. Kështu ajo dëshiroi të tregonte se sa dallon pozita e saj në BE "nga ato të Ballkanit". Ky potez, padyshim, më shumë flet për Slloveninë dhe diplomacinë e saj se sa për rëndësinë dhe sëndërtimin e Samitit.

Lubjanë 26.11.2000.

"Çfarë nderi për Kroacinë! Gjitha shtetet në krye të delegacioneve dërguan kryetarët e tyre. Disa kryetarët e shtetit, të tjerë kryetarët e qeverive kurse njëra kryetarin e Lidhjes së bletarëve!". Është ky komenti i dy kalimtarëve afër tabelës me mbishkrimin "Zagreb summit 2000" që ka të bëjë me fotografinë e ministrit Lojze Peterle (përndryshe kryetar i bletarëve të Sllovenisë) me valixhen e madhe në plan të parë. Karikatura, e cila në "Delo" u botua në faqen e parë nuk është aq shumë impozante ( përndryshe nuk ishte si një nga të shumtët humoreska të gazetës në fjalë), madje mirë e paraqet gjendjen e "veçantë" për të cilën (në mënyrën e vet) Sllovenia luftoi në samitin e Zagrebit.

Është fakt se vetëm Sllovenia, "pas konsultimeve, të shumta, të politikës së brendshme", vendosi që në Zagreb të mos shkojë kryetari (Kuçani), as kryeministri (edhe mëtej Andrej Bajuk), edhe pse dihej se atje do të vinte kryetari i Francës, kancelari gjerman, shefi britanik i qeverisë dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve dhe qeverive evropiane; në vend të delegacionit të lartë Lubjana zyrtare delegoi një përbërje modeste të udhëhequr nga ministri i jashtëm Lojze Peterle (i cili i ka ditët e numëruara). Këtij vendimi i parapriu pak zbrazëtira, pak diletantizmi diplomatik; Kishte këtu gjithçka - pak xhelozi fqiu, sepse diçka e madhe dhe e rëndësishme ndodhte në Zagreb ( kurse Sllovenia në arenën ndërkombëtare tenton që në çdo aspekt të fitojë pak prestigj, veçmas mbi shtetet nga ish-RSFJ); në planin e brendshëm një potez i këtillë ishte edhe një shkak më shumë për miklimin e opinionit vendës - sepse, Sllovenia edhe njëherë tregoi se "nuk është pjesë e Ballkanit". Përfundimisht, nuk duhet hequr nga mendja rivalitetin e përhershëm mes Kuçanit - Dërnovshekut dhe Bajukës (Janez Jansha) dhe intrigat përcjellëse...

Ngjarjet në sfondin e këtyre veprimeve nxorrën në dritë shumë ndërvarje të ndyta, përgjigjen e pyetjes se athua ky vendim (para së gjithash i Kuçanit) ishte politikisht i mençur. Është e qartë se jo. Dobia afatshkurtër nga respekti ndaj shtresës ksenofobike të opinionit vendas është më e vogël nga dëmet afatgjata në politikën e jashtme. Përndryshe, orari i ngjarjeve më së mirë e sqaron këtë situatë. Milan Kuçan më 14 nëntori morri ftesën për pjesëmarrje në "konferencën e Zagrebit për Ballkanin Perëndimor". Dy dytë më vonë qeveria e Bajukut dhe Janshës sollën vendimin që Slloveninë në samitin e Zagrebit ta prezentonte ministri i punëve të jashtme "pa marrë parasyshë se si do të quhej ai". Deri atëherë nuk dihej se a dëshiron Dernovsheku deri në Ditën D të Zagrebit të formojë, kurse parlamenti të vërtetojë, kabinetin e ri, ose a do të udhëtonte Peterle. Ajo që pritej ishte: se mandatari Janez Drnovshek tashmë bëri të njohur se në vendin e ministrit të jashtëm donte ta shihte Dimitri Rupelin.

Thënë shkurt, Kuçanit nuk i mbeti gjë tjetër vetëm se të ndërronte tabakun e 20 nëntorit dhe kryetarit frances Zhak Shirakut t'ia sqaronte përse nuk vjen në Zagreb. Ishte siç ishte, rrjedha ishte e njohur. Korrespondentët e telezionit nacional dhe televizionit privat POP TV vrapuan t'i sqaronin publikut të vet prej nga ky rang i ulët i palës sllovene. Pohuan se ky është një veprim i vetëdijshëm i diplomacisë sllovene, i cili Slloveninë dëshironte ta tregonte se "nuk është Ballkan". Gazetat ditore ishin përplot me komente se ka ardhur koha për "demokratizimin e kafeneve ballkanike" (Krlezha) dhe se ka ardhur koha që në Serbi "qoftja në bukë të ketë konkurent hamburgerin". (Delo në këtë koment "harroi" se në Serbi kishte hamburgera të McDonaldsit së paku dhjetë vjet më parë se Mek ta gjente në hartën e botës Slloveninë.)

Ishte siç ishte, mbetet fakti se ministria sllovene e punëve të jashtme nuk i demantoi këto interpretime të shkuarjes së Peterlesë në Zagreb. Përndryshe, takimi i Zagrebit edhe ashtu ekipit të Peterlesë i solli mjaft kokëçarje; duhej menduar një "formë" të veçantë pjesëmarrjeje të Sllovenisë në konferencë. Poenta qëndronte aty se kjo "formë" nuk guxonte të ngjante si pjesëmarrje e vendeve tjera të Jugosllavisë së dikurshme, për të cilët dedikohej takimi. Nga kjo u nxorr përfundimi se, së pari, delegacionin nuk duhet ta udhëheqë kryetari i shtetit. A do të ishte e pranueshme për Slloveninë që të paraqitej përmes kryeministrit? Ky ishte niveli me të cilin në konferencë u paraqitën Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe anëtaret tjera të Bashkësisë Evropiane. Sërish "ngritja" e delegacionit në këtë nivel do të mund të merrej si potez joadekuat, sepse Sllovenia megjithatë është vetëm kandidat,e jo anëtare e barabartë e BE-së. Kështu erdhi deri tek ministri i jashtëm, i cili duhej të simbolizonte se Sllovenia "nuk është lëndë diskutimi, por burim stabiliteti".

Zagrebi zyrtar nuk ishte i kënaqur me vendimin e Lubjanës, gjithashtu nuk ishin të magjepsur as pranuesit e kërkimfaljes së Tugjmanit në Paris, as krerët e vendeve tjera që morrën pjesë në samit. U lëshua edhe rasti që Sllovenia të mbetej përkrah të mëdhenjve, që Kuçani të fotografohej në kuadrin e përgjithshë në shoqëri me kremin evropian, të mos përmendim se kjo ishte mundësia e vetme, që në nivel më të lartë dhe në terren neutral, të takohej me Vojisllav Koshtunicën. Nëse Kuçani ka llogaritur se me Koshtunicën do të takohej ditën e nesërme, në takimin e iniciativës së Evropës së Qendrore në Budapestë, atëherë edhe në këtë rast i ka bërë planet keq. Sepse Koshtunica nuk ishte në Budapestë.

Kjo nuk është hera parë që Sllovenia post festum mëson çka është diplomacia. Në të kaluarën ndodhi e njëjta gjë kur kryeministri Drnovshek dhe kryetari Kuçan nuk mundën të merreshin vesh se kush do të shkonte në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork (New York). Justifikimi i pjesërishëm është se gafin e fundit politik e ka përgatitur qeveria e djathtë e Andrea Bajukut. Por kjo assesi nuk mund ta justifikojë Kuçanin, i cili është më përgjegjësi për rangun e ulët të delegacionit slloven në Zagreb. Si kryetar i shtetit dhe një nga organet "e përfaqësimit të jashtëm", Kuçani mundej në mënyrë të pavarur të vendoste se a do ta pranonte thirrjen ose jo. Në vend të kësaj, ditën kur zhvillonte punimet konferenca e Zagrebit, ai hapi godinën e re të Fakultetit Juridik në Lubjanë, që më pas të udhëtonte për në Berlin në një konferencë ku pas disa dhjetëra diskutuesve të profileve të ndryshme arriti të takohej edhe me kryetarin e parlamentit gjerman.

Kështu Sllovenia sërish arriti të adresonte porosinë e njëjtë, si disa herë deri tani. Se veten e konsideron shumë më tepër se sa vendet tjera të Jugosllavisë së dikurshme dhe se me ato nuk dëshiron të gjendet në një "pako". Kështu ajo më shumë foli për veten se sa për tjerët; vërtetoi se shkaku i trashëgimisë historike vuan nga komplekse serioze dhe se Evropa nuk mund të llogaris në të si partner besnik dhe të sigurtë. Plus tregoi se është një "ekspert" gjithnjë më i vogël për çështjen e paqës në Ballkan. Ky mesazh vjen në momentin kur të gjitha mediumet elektronike në Slloveni kumbojnë rreth kapitalit të ri slloven në Ballkan, në kohën kur me të madhe investohet në Kroaci, Bosnjë, Maqedoni, dhe paraqitet teza për interesin e madh të Sllovenisë për bashkëpunim ekonomik me Serbinë. Zbritja e kontakteve diplomatike të Sllovenisë krijon përshtypjen se merret vetëm me interesa egoiste materiale, e jo edhe për vlerat, në emrin e të cilave krerët e BE nuk e kishin vështirë që në Zagreb të mblidhnin përfaqësuesit më të lartë të shteteve të tyre.

Apstenimi i kontakteve me "Ballkanin" mund të "ndezë" kohën kur në Zagreb dhe Beograd rrinin ulur Tugjmani dhe Milosheviqi. Pas ndryshimeve demokratike në këtë shtet kjo pozë, megjithatë, edhe mëtej nuk honepset. Duket se të përmbajtja në lidhje me "Ballkanin" është aq shumë e rrënjosur sa nuk është bërë pjesë e kulturës tradicionale. Sa i përket diplomacisë, është fakt se edhe pas dhjetë vjet të pavarësisë dhe pushtetit Sllovenia nuk ka arritur të dalë nga puberteti politik, të cilin ambasadori i fundit i SHBA-ve në Jugosllavi Woren Zimerman e quajti si "Garbo nacionalizëm".

AIM Lubjanë

IGOR MEKINA