Ku po shkon opozita
AIM Tirana, 27.11.2000
Zgjedhjet e fundit lokale ne Shqiperi, nuk sollen ndryshime te medha persa u perket preferencave per dy grupimet me te medha politike ne vend. Koalicioni i qendres se majte në pushtet grumbulloi rreth 57 perqind te votave te vlefshme ne shkalle vendi dhe mori nen kontroll shumicen dermuese te bashkive dhe komunave . Partia Socialiste qe udheheq kete koalicion u rikonfirmua si partia numer nje ne vend me rreth 40 për qind te votave.
Ne kampin opozitar, grupimi politik "Bashkimi per demokraci" qe udhehiqet nga Partia Demokratike e ish presidentit Sali Berisha, mori ne turin e pare me l tetor rreth 33 perqind te votave proporcionale. Ky grupim reklamoi parregullsi te medha ne zgjedhje, sidomos ne qytetet e Shqipërise se Mesme, Tirane, Durres dhe Elbasan dhe refuzoi pjemarrjen pa kushte ne turin e dyte me l5 tetor.
Formacioni tjeter opozitar " E djathta e bashkuar", një aleance e skizmave te Bashkimit per Demokraci, nuk e kaloi pragun 2, 5 perqind te financimit, nderkohe qe dy parti tjera opozitare qe konkurruan vetem ne zgjedhje, ajo republikane dhe partia demokristiane, e kaluan kete prag.
Permbledhtas, konsulta zgjedhore e l tetorit dha, sipas shifrave zyrtare, keto perfundime te pergjithshme.
Se pari, partite e qendres se majte ne pushtet kanë afersisht l7 pike me shume se krejt opozita. Se dyti, Partia Socialiste eshte 7-8 pike perpara kundershtares se saj kryesore, Partise Demokratike. Se treti, partite e vogla aleate me Partine Socialiste: socaldemokratet, liberaldemokratet dhe partia e minoritetit etnik grek, zene perkatesisht vendin e trete, te katert e te peste ne renditjen e partive, duke patur se bashku rreth 15 perqind te votave, nje shifer e larte ne krahasim me shifrat e paperfillshme te partive aleate me Partine Demokratike.
Nga ana tjeter, partite opozitare te paintegruara ne grupimin "Bashkimi per demokraci" perfaqesojne se bashku konsensusin e 7 perqind te zgjedhesve, shifer qe i mungon lidershipit te partise demokratike ne llogarite e veta.
Reduktimi i metejshem i kesaj diference tregon se tre vjet pas ardhjes ne pushtet socialistet ruajne kryesimin ndaj demokrateve, ndersa aleatet
e socialisteve kane thelluar diferencen me aleatet e demokrateve.
Nga ky kendveshtrim loja duket e mbyllur edhe per zgjedhjet politike te vitit 200l, qe mendohet te jene zgjedhje bis me zgjedhjet lokale te parsaperfunduara, ne te cilat palet kundershtare hodhen ne fushe te gjitha kartat e mundshme, perfshire diabolizimin pa cak te njera tjetres.
Në zgjedhjet e fundit u pa se votat e te pakenaqurve me qeverisjen humbin me shumice ne koshin e madh te abstenimeve. Abstenimi zakonisht ka qene nje aleat e socialisteve, te cilet kane patur dhe kane nje elektorat stabel.
Elektorati i lire dhe i lekundur, qe perben sot me shume se 40 perqind te zgjedhesve, i ka provuar edhe shiun, edhe bresherin dhe shtohet vazhdimisht ne te ashtuquajturen jetimore politike që nuk shprehet, rri ne shtepi ose iken jashte vendit. Fakti qe nuk ka ne Shqiperi as strategji dhe as beteje te partive kryesore per te fituar elektoratin e paangazhuar tregon me se miri ashpersine e luftes mes tyre.
Nje pjese e opozites ka filluar te kuptoje se sekreti i fitores ndaj socialisteve nuk qendron thjesht ne mobilizimin e votuesve te sigurt, por ne motivimin e votuesve te paaavendosur për cuar ata ne votimet e ardhshme. Pyetjet se si do shkoje opozita ne zgjedhjet e pergjithsheme te qershorit dhe me cfare strategjie do te konkurojë për të fituar jane shtruar e po diskutohen me nerv, vecanerisht pas zgjedhjeve lokale.
Disa parti te vogla te galaktikes opozitare kane propozuar bashkimin e
mbare opozites ne nje subjekt elektoral unik. Pervoja e dhjete viteve te
fundit ka treguar se forca e se djathtes shqiptare ka qendruar tek uniteti i lidershipit te saj. Fitoren me te paster gjate kesaj kohe Partia Demokratike e ka arritur me 22 mars te vitit l992 kur doli para zgjedhesve me nje lidership te bashkuar.
Plasaritjet dhe percarjet ne krye te partise qe pasuan kete fitore u reflektuan menjehere ne rezultatin e zgjedhjeve lokale te po atij viti, kur Partia Demokratike pesoi disfaten e pare. Pergjate pese viteve ne pushtet (l992-l997) kjo parti njohu skizma te njepasnjeshme qe u injoruan sistematikisht nga lideri i saj historik, Berisha.
Këto skizma, më e pakta, janë dëshmi e veshtiresive që has rrenjosja e se djathtës në një vend te prapambetur ku shtresimet sociale jane ende fluide. Duke i marrë vec e vec, ato kane sherbyer per te dobesuar autoritarizmin e Berishes, po nuk kane krijuar eskorta elektorale me peshë. Ndersa duke i marrë së bashku ato kane cuar ne rrudhjen e Partise Demokratike dhe humbjen nga ana e saj te vlerave politike, intelektuale dhe njerezore që nuk mund te shperfillen.
Sidoqofte, fuqinë reale te opozites shqiptare e perfaqeson pikerisht Partia Demokratike. Ajo është më e madhja në mozaikun e partive josocialiste. Pa konsensusin e saj cdo iniciative për një riorganizim te opozitës në kushtet aktuale do te mbetej periferike. Tani, pas zgjedhjeve, jane shtuar zërat që i kërkojnë kësaj partie te dalë me një projekt të sajin, qe nenkupton nje hapje te gjere ndaj opozitës tjeter dhe shoqërisë civile.
Berisha tani për tani duket se po punon për të deligjitimuar zgjedhjet lokale të l tetorit. Partia Demokratike i trajtoi si thellësisht politike zgjedhjet vendore dhe paralajmëroi një fitore bindese të kandidatëve të saj. Paralel me premtimin e fitores, ajo shpalli se nuk e njihte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilin e akuzoi si komision nepotiko-socialist; denoncoi zvarritjet dhe parregullsitë në hartimin e listës përfundimtare të zgjedhjeve, si si dhe pararashikoi truke dhe akte dhune të pushtetit ditën e votimeve.
Praktikisht, duket se Pdemokratet ishin te përgatitur të pranonin vetem një fitore te tyren ndaj socialisteve. Por parregullsitë e procesit zgjedhur, sidomos loja me listat e zgjedhësve dhe shkeljet e kodit zgjedhor në turin e dytë, i dhanë dorë demokrateve të inicionin një valë protestash për "votën e lirë", protesta që vazhdojnë prej pesëmbëdhjetë ditësh në Tiranë dhe në disa qytete të vendit.
Këto protesta dhe kontestimi në përgjithësi i zgjedhjeve kanë synime shumëplaneshe. Së pari, të ngrijnë fitoren e koalicionit qeveritar në disa qytete të mëdha, përfshirë kryeqytetin dhe të përgatisin terrenin për perseritjen e zgjedhjeve në këto qytete në një moment të përshtatshëm për Partinë Demokratike. Së dyti, të diktojnë ndryshimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve , permirësimin e Kodit Zgjedhor dhe hartimin e listës së saktë të zgjedhësve, kerkesa që kanë gjetur mirëkuptim nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve në Shqipëri. Së treti, të cahet izolimi relativ i Partisë nga faktori ndërkombëtar, duke reklamuar një kauzë të drejtë, sic është ajo e zgjedhjeve të lirë. Se katerti, të evitohet cdo debat për rezultatet e partisë në zgjedhje; së pesti, t'u mbyllet goja kundërshtarëve të brendshëm , sidomos korrentit që është afishuar që prej një viti nën siglën "Lëvizja Reformatore e Partise Demokratike" dhe që kërkon largimin e Berishës nga kreu i Partisë. Së fundi, më e rëndësishmja, të ruhen radhët e shtërnguara të votuesve demokratë, të ushqehen me bindjen se kanë fituar, por fitorja e tyre është vjedhur, të mbahet gjallë shpresa e tyre për neser.
Dimri dhe pranvera e ardhshme do të tregojë se me cfarë strategjie do t'u drejtohet partia me e madhe e opozitës zgjedhjeve politike të vitit 200l . Politika e bojkotit dhe protestave në rrugë është eksperimentuar nga kjo parti që prej vitit l997 e në vazhdim. Politika e shfrytëzimit të gjendjes së vështirë në vend për t'i faturuar qeverisë të gjitha të zezat ka qenë një lajtmotiv i opozitës në përgjithësi.
Zgjedhjet e l tetorit, pavarësisht nga ndikimi i papërcaktueshëm i parregullsive në rezulttatin e përgjithshëm të partive, treguan qartë se opozita duhet të ndryshojë shumë gjëra në kursin e saj për t'u berë efikase. Beteja e saj me pushtetin në fuqi vështirë se do të japë rezultatet që priten nese zhvillohet vetëm larg, jashtë institucioneve, pa kontakte, pa ballafaqime sy për sy në Kuvend, në media, në foltore konferencash, në tryeza të rrumbullakta etj.
Sot, pa dhjetë vjetësh, shqiptarët vështirë se i presin fitimtarët vetëm nga rruga, madje ata kanë arsye të tremben me cmimin që duhet t'i paguajnë një fitoreje të tillë. Metodat e përdorura nga PD gjatë këtyre tre vjetëve kanë vlerë për të mbajtur një opozitë të fortë, por nuk mjaftojnë për të ndërtuar një alternativë fitimtare.
AIM Tirana
PREÇ ZOGAJ