Pushteti lokal nen kthetrat e centralizimit

Skopje Nov 24, 2000

AIM Shkup, 24.11.2000

Ligji për funksionimin e pushtetit lokal, Republikën e Maqedonisë e rradhit ndër vendet më të centralizuara në Ballkan. Ky ligj që është miratuar në vitin 1996, ka xhveshur komunat nga ingerencat e saj. Sipas vlerësimeve të Bashkësisë së komunave të Maqedonisë, këto organe nuk janë ne gjendje të luajnë rolin e një menaxhmenti të mirë ndaj qytetarëve të saj. Veprimtaria e vetëqeverisjes lokale është vënë nën survejimin e reptë të resorëve qeveritar . Sipas këtij ligji, komunat në regjionin që mbulojnë, nuk kanë të drejtë të administrojnë me pasurinë që posedojnë. Ato mund të angazhohen vetëm në veprimtaritë kulturore pa u konsultuar me resorët përkatës qeveritar. Kontributi i tyre edhe në këtë drejtim konsiderohet shumë i dobët për shkak të mundësive të vogla financiare. Aspekti financiar i komunave, konsiderohet si më i prekuri nga pasojat e ligjit për pushtetin lokal.

Kryetarët e komunave të cilët drejtëpërsëdrejti ndeshen me vështirsitë që sjellë ligji për pushtetin lokal në Maqedoni, vite me rradhë janë duke punuar në iniciativën për përmirësimin e pozitës së komunave. Të grumbulluar rrethë një grupi punues, ato preferojnë më së shumti sistemin e funksionimit të komunave në Poloni, me disa ndryshime që do tu përshtatej kushteve të këtijë vendi. Prefektët shqiptarë, anëtarë të këtij grupi, theksojnë se ndryshimet e këtilla gjatë hartimit të ligjit të ri për pushtetin lokal nuk duhet të lejojnë asnjë klauzolë që do të pengonte funksionimin normal të komunave me shumicë shqiptare. Ligji aktual për pushtetin lokal, nga ana e prefektëve shqiptarë, konsiderohet si pasojë e përpjekjeve për të pamundësuar funksionimin autonom të komunave me shumicë shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Këtu, njohësit e mirë të kësaj materie, thonë se përmirësimit të pozitës së njësive të vetadministrimit lokal, duhet t'i paraprijë ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për ndarjen territoriale të Maqedonisë.

Ekspertët e ndarjes territoriale në Maqedoni, vlerësojnë se ndarja territoriale nuk është bërë në pajtim me normat dhe standardet që preferojnë dokumentet ndërkombëtare në këtë drejtim. Shumë komuna ekzistojnë vetëm formalisht, pa mundësi financiare për të ekzistuar. Në këtë drejtim , ata theksojnë nevojën për ndarje të re territoriale në Republikën e Maqedonisë. “ Numri optimal duhet të jetë 80 komuna, nga 123 që ekzistojnë sipas ndarjes aktuale.

Ministria e Pushtetit Lokal në Maqedoni që drejtohet nga ministri, Xhemali Saiti nga rradhët e partisë shqiptare në pushtet, Partisë Demokratike Shqiptare, ka paralajmëruar se do të angazhohet në përmirësimin e pozitës së pushtetit lokal. “Regullimi i pushtetit lokal në Maqedoni do të bëhet sipas normave dhe standardeve evropiane”. Respektimi i këtyre normave, sipas ministrit Saiti, nënkupton edhe kryerjen e obligimeve shtetërore pas nënshkrimit të dokumentave ndërkombëtare për zhvillimin e reformave në fushën e pushtetit lokal. Ministri i Pushtetit Lokal, Xhemali Saiti, ka bërë të ditur se ligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për pushtetin lokal është në procedurë qeveritare, kurse ligji për ndarjen e re territoriale të Maqedonisë është në përgatitje e sipër. Verzionin e parë të Ligjit për ndarje territotiale, duhet ta përgatisë juristi, Vllado Popovski, që vlerësohet si ekspert në këtë fushë. Popovski, i cili është edhe autorë i ndarjes aktuale të territoreve në Republikën e Maqedonisë, ka potencuar nevojën për përmirësimin e ligjit aktual për ndarjen territoriale.

Egzistimi i disa komunave maqedone në pjesën perendimore të vendit, të ngërthyer mbrenda një popullate kompakte shqiptare, sipas disa vlerësimeve ka bërë që hartimi i ligjit për ndarjen e re territoriale, të paraqitet si problem kompleks. Kësaj iniciative i është kundërvënë, bashkësia e komunave të Maqedonisë dhe tabori opozitar që është edhe autor i ndarjes aktuale të njësive lokale në Maqedoni. Sipas Kryetarit të Bashkësisë së komunave, Nikolla Qurciev, 90% e njësive komunale në Maqedoni janë kundër ndarjes së re teritoriale. Ata, mendojnë se komunat ende nuk e kanë fituar shansin për të funksionuar si duhet, për çka nuk është shkak ndarja territoriale, por, siç vlerësojnë ata, mungesa e një kornize cilësore institucionale për funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe vetëfinansimin e saj. Ato mendojnë se funksionimi më i mirë i komunave në rradhë të parë duhet të nënkuptoj, decentralizimin e sajë, që do të thotë kthimin e ingerencave nga pushteti qendror në pushtetin lokal. Prefektët shqiptarë të komunave, thonë se numri i komunave që nuk pajtohen me ndarjen e re territoriale, që prezentohet nga Bashkësia e komunave të Maqedonisë, nuk është i realtë. Prefektët shqiptarë në përgjithësi përkrahin iniciativën për ndarjen e re territoriale. Subjekti politik shqiptar në Maqedoni, vazhdimisht ka kundërshtuar ndarjen teritoriale që është bërë nga ish koalicioni qeveritar që kryesohej nga partia e tanishme opozitare e LSDM-së. Ata mendojnë se, ndarja territoriale sidomos në Maqedoninë Perendimore, nuk është bërë sipas kriteriumeve shkencore, por në bazë të atyre partiake, duke i dhënë përparsi, krijimit të njësive lokale sipas principeve etnike.

Reagimi negativ për ndarjen e re territoriale ka ardhur edhe nga tabori opozitar. Sipas zëdhënesit të partisë më të madhe opozitare LSDM-së, Vllado Buckovski, ndarja e re teritoriale, Qeverisë do t'i sherbejë për t'u çliruar nga “teprica“, e komunave maqedone për t'i kënaqur apetitet e partnerit shqiptar në kualicionin qeveritar nga rradhët e të cilës është edhe ministri i pushtetit lokal. Buckovski, thekson se disa komuna në Maqedoninë Perendimore ku popullata maqedone ka përfaqësuesit e vet në vetëqeverisjen lokale, ndërsa, me ndarjen e re territoriale ato këtë të drejtë do ta humbnin. Në mënyrë të veçant për lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë është interesante se zgjedhja e profesorit të Fakultetit Juridik në Shkup, Vllado Popovski për ndryshimin e asaj që ai vetë e ka bërë në vitin 1996, si ministër i drejtësisë në ish-Qeverinë e Branko Cërvenkovskit, kur u sollën ligjet në sferën e pushtetit lokal dhe ndarjes territoriale të Maqedonisë.

Faktori politik shqiptar, përkarah përpjekjet për ndarjen e re teritoriale të Maqedonisë, dhe konsideronë se komunat e krijuara sipas principeve etnike sidomos në Maqedoninë Perendimore janë ngarkesë për komunat tjera. Ata, mbështeten edhe në atë se numri i përgjithshëm i popullsisë së këtyre komunave është më i vogël se sa numri i banorëve të një fshati shqiptar. E gjithë kjo sipas tyre reflektohet në dëm të shqiptarëve edhe gjatë zgjedhjeve të ndryshme në Maqedoni.

Ekspertët e ndarjes teritoriale, gjatë debateve të ndryshme, thonë se ndarja e re territoriale e Maqedonisë është e domosdoshme për të mundësuar funksionimin më kualitativ të njësive komunale, duke përfshirë këtu edhe krijimin e mundësive për t'u vetëfinansuar.

AIM Shkup

NEXHBEDIN SHAQIRI