Pro apo kundër Jugosllavisë në OSBE – kjo është çështja

Tirana Nov 23, 2000

AIM Tirana, 22 .11. 2000

Pak ditë më parë, një nga të përditshmet më të rëndësishme të Tiranës, e hapte faqen e saj të parë në një mënyrë të pazakontë. Më shumë se një të tretën e zinte presidenti i ri Jugosllav Vojisllav Kostunica, i cili marshonte triumfues drejt portës së OSBE, ndërkohë që kryeministri Ilir Meta dhe kreu i mazhorancës Fatos Nano, i hapnin rrugën me përulje. Mbas shpinës së udhëheqësve shqiptarë ishte dera e hyrjes për në selinë me qendër në Vjenë, ndërsa pas shpinës së pasardhësit tË MillosheviÇit dalloheshiun qartë fytyrat e shqiptarëve të Kosovës që ende mbahen të kyçur në burgjet jugosllave.

Më mirë se kushdo kjo karikaturë shprehte thelbin e polemikave që kanë mberthyer jetën politike në kryeqytetin shqiptar që prej dhjetë nëntorit, ditës kur pas tetë vjetësh Jugosllavia u ripranua në Organizatën për Sigurim dhe Bashkëpunim.

Që pas ardhjes në pushtet të Kushtunicës, Perëndimi është treguar i gatshëm t'i hapë Jugosllavisë në mënyrë të menjehershme dhe pa kushte dyert për në OKB, për afrimin e mundshem ne Keshillin e Europes si dhe ripranimin në OSBE. Nëse në të dy rastet e para qëndrimi që do të mbante Shqipëria ndaj fqinjit të saj nuk do të ishte aspak influent, në rastin e tretë mund të ndodhte e kundërta. Pra në bazë të tË drejtës që kane vendet anetare të OSBE, Shqipëria mund tË vinte veton kundër pranimit të Beogradit në organizatë, ashtu siç kishte bërë më 1996. Por këtë herë ambasadori shqiptar në Vjenë, Roland Bimo i ka thënë OK antarësimit, duke rihapur një dëbat që po zgjat prej ditësh ne kryeqytetin shqiptar.

"Kjo është një tradhëti kombëtare", ka akuzuar ish ministri i jashtëm Arian Starova, anëtar i një partie të vogël të opozitës. Sipas Starovës dhe atyre politikanëve që ndajnë të njëjtin mendim me të, vota e Shqipërisë për pranimin e në OSBE, është në vazhdën e tentativave të ish komunistëve shqiptarë të ardhur në pushtet në vitin 1997, për t'i dhënë një dorë Beogradit sa herë që iu jepet mundësia. Ai e sheh këtë votë, nË linjën e duarshtrëngimeve të ministrit të jashtëm Paskal Milo me ish homologun e tij, MilutinoviÇ më 1997 dhe me atë të liderit socialist Nano me Milosheviçin në Samitin e Kretës, takime që njgjallën polemika të ashpra nË Tiranë e në Prishtinë.

Sipas kesaj pikepamjeje Tirana zyrtare duhej të kishte votuar Kundër Beogradit, për sa kohë që në burgjet e tij gjenden akoma të burgosur shqiptarët e Kosovës. Tirana gjithashtu duhej të kishte votuar kundër për sa kohë që në Serbi nuk është kërkuar falje pËr krimet ndaj shqiptarëve dhe për sa kohë që Milosheviçi nuk është dërguar nË Gjykatën e Hagës.

Në të njëjtën linjë me ish Ministrin e Jashtëm, por me tone disi më të zbutura, kanë qenë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, partia kryesore e opozitës që kontrollon rreth 30% të elektoratit të vendit. Sipas njërit prej udhëheqësve të saj, Pjetër Arbnori, fakti që marrja e këtij vendimi u bë në një mënyrë të fshehtë, duke anashkaluar si parlamentin, si komisionin e tij të jashtëm, tregon se mazhoranca socialiste i trembej reagimeve që mund të ngjallte një veprim i tillë brenda Shqipërisë.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se vota e shqipërisë u kalua krejtësisht në heshtje. As para dhe as prapa saj nuk pati asnjë qëndrim zyrtar. Deri në momentin kur në Parlament, vetëm pesë ditë pas marrjes së vendimit, një ish ministër i jashtëm, Tritan Shehu (në kohën e tij, më 1996, Shqipëria kishte votuar kundër futjes së Jugosllavisë në OSBE) e hapi për herë të parë problemin.

Prej kohësh opinioni publik shqiptar ishte përgatitur për një qëndrim më të ashpër kundër Jugosllavisë postMillosheviç. Në Samitin e parë parë Ballkanik ku merrte pjesë edhe Jugosllavia, në fund të tetorit në Shkup, qëndrimi i Tiranës kishte qenë më i ashpër. Aty, Presidenti Meidani i mbështetur edhe nga një deklaratë e votuar në parlamentin shqiptar, kishte numëruar në sy të liderëve ballkanikë ato që Shqipëria kërkonte nga Jugosllavia e Koshtunicës. Lirimin e të burgosurve nga burgjet serbe, pranimin e fajit sipas modelit të Vili Brandit nga Koshtunica, bashkëpunimin sipas shembullit të Kroacisë me gjykatën e Hagës.

Por përveÇ këtyre kërkesave të njohura, Presidenti shqiptar kërkoi në Shkup, me një gjuhë që mori duartrokitje në vend, por që nga disa diplomatë të huaj u konsiderua si e kohës së Luftës së Ftohtë, demshperblimin nga Serbia per demet e shkaktuara gjate bombardimeve ne kufirin verior te vendit gjate Luftes se Kosoves. Sipas të dhënave të shtetit shqiptar, për 120 KM vijë Kufitare të minuar, për 120 shqiptarë të plagosur dhe 20 të vdekur si rezultat i ndërhyrjeve të armatës jugosllave në verilindje të vendit, Meidani kërkoi dëmshpërblim.

I njëjti qëndrim ndoshta pritej edhe me rastin e pranimit të Jugosllavisë në Organizatën për Sigurim dhe Bashkëpunim. Por në këtë rast, Tirana zyrtare veproi ndryshe. Jo më shumë si një kthim i borxhit ndaj Jugosllavisë, e cila kish votuar më 1991 pro pranimit tË Shqipërisë në OSBE, sesa për faktorë pragmatikë të politikës së jashtme.

Fakti se qëdrimi i Shkupit nuk ishte pëlqyer nga kancelaritë perendimore, sipas burimeve dipomatike në Tiranë, i ka detyruar përfaqësuesit e mazhorancës shqiptare t'i ulin tonet. "Ne jemi në vitin 2000 dhe nuk mund të ndjekim logjikën izolacioniste të regjimit komunist të Enver Hoxhës që dilte kundër çdo nisme", ka deklaruar lideri i PS Fatos Nano.

Logjika që përdoret në favor të votës pro është e thjeshtë. Për të arritur objektivin e saj kryesor, lirimin e rreth 4000 të burgosurve që gjenden në burgjet serbe, Shqipëria beson se do ta ketë më të lehtë nëse Jugosllavia është e integruar në organizmat perendimorë si OSBE. Por arsyet e kësaj vote duket se janë më të thella. Sipas Sabri Godos, një opozitar i moderuar që udhëheq komisionin e jashtëm të parlamentit, "nëse ambasadori shqiptar do të votonde kundër, ai do të penalizonte vendin e tij, sepse hakmarrja do të vinte në rrugë të tjera". Sipas kësaj logjike më shumë se nga frika e ringjalljes së imazhit 50 vjeÇar të kohës së Hoxhës, Shqipëria nuk ka votuar kundËr pranimit të fqinjit të saj verilindor për arsye interesash. Jo vetëm se ajo nuk mund t'u kundërvihej vullnetit të të gjitha shteteve perendimore që tashmë e kishin të deklaruar votën e tyre, por sepse pikërisht me një pjesë të këtyre vendeve, ajo është aktualisht duke negociuar për nënshkrimin e marëveshjes së asocimit me BE. Dhe një ndarje nga kori i përgjithshëm mund t'i shkaktonte asaj më shumë vonesa dhe më shumë mosbesim, elementë këto që mund të kishin ndikim të drejpërdrejtë në gjendjen politike në Tiranë. Pikërisht për këtë Tirana zyrtare ka bërë një hap prapa nga qëndrimet e mbajtura në Samitin e Shkupit, duke pranuar më mirë shigjetat nacionaliste të opozitarëve lokalë, sesa mërinë e atyre që i konsideron si aleatët e saj perendimorË.

AIM Tiranë

ANDI BUSHATI