Paraloja e samitit të Zagrebit

Zagreb Nov 23, 2000

AIM Zagreb, 21.11.2000

Ministrat e Bashkësisë Evropiane dhanë dritën e gjelbërt që me Kroacinë të fillojnë bisedat për hyrjen e saj në Bruksel. Bisedat formalisht do të fillojnë më 24 të këtij muaji, në Samitin e Zagrebit, në të cilin pjesëmarrjen e kanë vërtetuar të gjitha vendet e BE. Evropa në këtë mënyrë ka mbajtur premtimin se në Zagreb nuk do të vijë me duar të shprazëta.

Krahas Zagrebit zyrtar, për Samit përgaditet edhe Kroacia joformale. Derisa nga njëra anë strumbullarë të dryshëm të mbrojtjes së dinjitetit të luftës Atdhetare kundërshtojnë mbajtjen e tubimit zagrebas, nga ana tjetër organizatat joqeveritare me propozimet e tyre përpiqen ta ndihmojnë punën e tij. Strumbullarët e nxehtë nacionalistë theksojnë se Samiti paraqet një hyrje në diçka të padëshiruar, ndonjë lidhje të sforcuar me lindjen, gjegjësisht me Ballkanin. Sipas tyre , fjala është ose për përtrirjen e Jugosllavisë ose për ballkanizimin e Kroacisë. Kundërshtojnë poashtu ardhjen në Zagreb të kryetarit të ri jugosllav Koshtunica dhe kërkojnë prej tij të kërkojë falje. Edhe punëtorët e revoltuar të disa ndërmarrjeve zagrebase, që janë para falimentimit, kanë paralajmëruar protestat e veta, mirëpo policia nuk i ka lejuar tubimet e tyre, që do të thotë se faktikisht i ka ndaluar. Sindikatat tani theksojnë se do të ngrejnë ankesë kundër një vendimi të tillë antikushtetutar.

Në vigjiljen e Samitit zagrebas, gjatë uikendit të kaluar dhe në aranzhim të disa organizatave joqeveritare nga Zagrebi, Sarajeva dhe Novi Sadi u zhvillua debat ndërkombëtar lidhur me perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet Bosnjë- Hercegovinës, Kroacisë dhe RS Jugosllavisë. Pjesëmarrësit e tubimit një pjesë të propozimeve të tyre ia drejtuan samitit të madh. Konkluzat e tyre ndërlidhen me hapjen e kufinjve, liberalizimin e plotë të regjimit kufitar midis tre shteteve, bashkëpunimit me gjyqin e Hagës, njohjes së menjëhershme dhe të pakusht të ndërsjellë ndërmjet Jugosllavisë dhe Bosnjës e Hercegovinës

Në suazat e diskutimit disa herë është ngritur pyetja e nivelit të demokracisë së themeluar pas zgjedhjeve përmbysëse në Kroaci dhe në RS Jugosllavisë. Lidhur me këtë në përgjithësi nuk egzistojnë iluzione. Kështu Nenad Çanak-u, kryetari i ri i Kuvendit të Vojvodinës thekson se gjendja është e njëjtë: në Serbi - serbomadhësia dhe hegjemonizmi si gjendje shpirtrore e shumicës dhe disponimi nacionalist me ksenofobi të fortë në Kroaci.

Në të dy shtetet si problem i veçantë paraqitet mossegzistimi i opozitës. Dominon mendimi i përgjithshëm se partitë e derivonëshme në pushtet, sikurse HDZ në Kroaci ashtu edhe socialistët e Millosheviqit në Serbi, nuk mund të prezantojnë opozitën e vërtetë demokratike. Ata janë opozitë e pushtetit për aqë sa janë të interesuar që të kthehen në pushtet, kurse demokracia atyreve nuk u intereson. Dikush ka thënë: HDZ-ja nuk mund të jetë opozitë, ajo mund të jetë vetëm pengesë ose opstrukcion. Meqë nuk ka qeveri demokratike pa opozitë demokratike, fjala është për hendikep serioz. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve të tubimit zagrebas mendojnë se në këto vende rolin e opozitës demokratike duhet ta marrin organizatat joqeveritare dhe iniciativat e ndryshme qytetare.

Interesant është posaçërisht qëndrimi i demokracive të tilla invalidore dhe të pakryera ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. Qëndrim i përgjithshëm i Boshnjakëve është se, pa marrë parasysh kombësinë, qeveritë e reja në Zagreb dhe Beograd, të cilat botës i prezantohen si neonacionaliste ose më pak nacionaliste se parapraket, de facto janë ato që përkrahin opcionet nacionaliste në Bosnjë dhe Hercegovinë. Krahas politikës katastrofike të bashkësisë ndërkombëtare, në to mbështetet shkaku kryesor i rrjedhës së pakënaqëshme të zgjedhjeve të paradokohshme në BeH. Koshtunica ndihmonte hapur SDS, kurse Milorad Dodig-un e matur as që donte ta pranojë.

Kroatët e Bosnjës ishin të ashpër sidomos ndaj politikës së qeverisë së re në Kroaci. Kështu Ivo Komshiq deklaroi se politika e qeverisë së Raçanit ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës praktikisht nuk ndryshonte nga ajo e Tugjmanit. Motivet mbase mund të ishin të ndryshme, mirëpo suksesi i fundit- fare i ngjashëm. Koalicioni qeveritar i Kroacisë faktikisht po përkrah HDZ e BeH, thekson Komshiq-i. Sipas tij, nacionalizmi në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të mposhtet vetëm duke paraqitur të vërtetën e plotë për luftën e fundit. Në bazë të stenogrameve nga një mbledhje e Franjo Tugjman-it me kroatët e Bosnjës dhe Hercegovinës kah fundi i vitit 1991, ai ka konstatuar se, si kryesore, në palën kroate ka egzistuar projekti për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës; e dyta, se pjesë e këtij projektit ka qenë pastrimi etnik i teritorit të saj; dhe e treta, se konfliktet dhe lufta janë planifikuar si mënyrë për realizimin e planeve të skicuara. Mirëpo, në vend të së vërtetës, pushteti i ri kroat madje edhe në Sabor ka votuar deklaratën me të cilën janë falsifikuar faktet për luftën e kaluar.

Duke përkujtuar se referendumi i paradokohshëm i HDZ-s është zhvilluar nga pozitat e njëjta me të cilat Tugjmani u paraqit në vitin 1991, Komshiq-i, thotë se është i habitur se si qeveria aktuale kroate vazhdon të finansojë një politikë të tillë jo vetëm duke paguar ushtrinë, HVO-n, por edhe me shërbime të tjera të ndryshme ajo de facto përmban infrastrukturën e HDZ-s. Që fundi të kurorëzojë veprën, ai nxorri në shesh edhe një detaj skandaloz. Ushtarët e rinj të HVO-s udhëzohen sikur në caqet në të cilat stërvisin shtimjet të shohin kryetarin Mesiq. Mesiq ndërkaq është kundërshtar i madh i politikës së Tugjmanit ndaj BeH. Apsurdi është maestral: fishekët me të cilët ushtarët stërviten të shtijnë në Mesiqin janë paguar nga të ardhurat e vendit kryetar i të cilit është ai vetë.

Marko Tadiq-i, rektor i univerzitetit të Mostarit i pushuar para do kohe për shkak të bashkëpunimit me institucionet bosnjake, thekson poashtu se pushteti kroat ka ndihmuar homogjenizimin parazgjedhor të Kroatëve bosnjakohercegovas. Ai mendon se qeveria e Raçanit në të vërtetë nuk është e vetëdishme se çfarë po i ndodh. Dhe sipas tij, po ndodh ajo që Mostari është bërë qendra ideore dhe logjistike jo vetëm për HDZ e Bosnjës dhe Hercegovinës por edhe për HDZ-n e Kroacisë. Qendra e HDZ-s nga Zagrebi ka kaluar në Mostar. Nga kjo qendër tani revolucioni antidemokratik HDZ-ist eksportohet në Kroaci. Qëllimi i tij është të rrëzojë pushtetin aktual kroat.. Më tutje, HDZ e BeH gradualisht Kroacinë po e fut në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare. Dhe në fund- paradoksi i njëjtë: e gjithë kjo financohet nga paratë e Kroacisë. “Gjithë forcën e vet HDZ e BeH e thith nga llogaria shtetrore e Kroacisë”, thot Tadiq-i, dhe kështu po del se pushteti në Zagreb i paguan ata të cilët ia përgadisin humnerën.

Nga e tërë ajo që u tha më sipër mund të përfundohet se qeveritë e reja po vazhdojnë politikën e paraardhësve të vet, jo aqë me vetëdije se ajo mund të jetë politikë e tyre se sa nga konformizmi, mospërzierja, jokompetenca. Faktikisht po vazhdojnë rrugën e saj sepse nuk janë të përgaditur ose të aftë për zhdukje të vendosur dhe rrënjësore të saj. Organizatat joqeveritare të shteteve të liderëve dhe qeverive të cilat do të tubohen në Samitin e Zagrebit kanë kërkuar që të gjykohen përfundimisht “ tentimet për bartjen përtej kufinjve fantazmat e marrëzisë nacionaliste”, dhe që të distancohen nga një praktikë e tillë sidomos ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.

AIM Zagreb

JELENA LOVRIQ