Zgjedhjet dhe populli
Fituan rendet para ambasadave
AIM Sarajevë, 21.11.2000
-Në këtë vend kaherë gjithçka është bërë absolutisht relative. Gjithçka mundet dhe asgjë nuk është e domosdoshme. Nga çdo mizerje, në mënyrë publike, mund të krijohet sukses dhe çdo sukses mund të përbaltet si diçka irelevante. Kështu është disi edhe pas përfundimit të zgjedhjeve edhe pse djallëzi me përqindje të lartë ose të ultë ende mund të ketë. Hapësirë për interpretime ka vazhdimisht, kurse humbës apo fitues mund të shpallet secili, varësisht se kujt çfarë i pëlqen, në çka shpreson, në çka është i gatshëm. Pat - pozicioni ose gjendja "as në tokë as në qiell", siç do të thuhej në popull, u përgjigjet vetëm atyre që nuk janë as në tokë as në qiell.
Rezultat ka për secilin: "partitë qytetare" sikur erdhën, kurse ato nacionale nuk kanë shkuar, "koncepti" nuk ka ndryshuar e mund të jetë i pasigurtë; të vegjlit janë fundosur tërësisht, kurse të mëdhenjtë nuk u rritën dhe gjithçka kështu në pafundësi. Çfarë shteti ashtu edhe politika, si partitë ashtu edhe populli. Kjo dikur fshehej pas urtisë së "udhës së mesme", kinse për "tolerancë" dhe "merhametluk". Sot haptazi shihet se nuk bëhet fjalë për këtë, por për një konfuzion të plotë, mungesë dijeje dhe ndjenjë për politikë dhe para së gjithash për demokracinë, paaftësi për artikulimin e ndjenjave pushtetore, por edhe ndjenjave kolektive, dëshirave dhe qëllimeve.
Rrjedha përfundimtare e zgjedhjeve tregon, padyshim, se deri tek paralajmërimi spektakular "i ndryshimeve", në këtë vend, nuk erdhi, sepse forcat potenciale për këto ndryshime të përbashkëta u dukën si macet në thes (Lagumxhija, Silajxhiç, Zubak, Dodik, Ivaniç, Kadiç etj.), nuk kishin as mend, as dije as "modestinë" racionale që narcizmin e vet ta orientojnë kah caku përfundimtar, rrëzimin e koalicionit nacional. Në anën tjetër, koalicioni efikas nacional PAD, BDK dhe PDS edhe mëtej nuk kanë kurfarë problemesh me shifrën themeltare: Të gjithë ne kemi qëllime të ndryshme, veç njërit - mbetjes në pushtet dhe fitores mbi "zhurmaxhinjtë". Mes të ashtuquajturës opozitë asnjë i gjallë nuk ishte në gjendje të nxjerr përfundim nga rrëfimi kroat (gjashtë plus dy) dhe ai serb (ODS - Opozita Demokratike Serbe) në të cilin të rafinuarit dhe të mençurit shtërnguan dhëmbët dhe përmes "koalicionit joprincipiel" të përgjithshëm rrëzuan tashmë dinosaurët e dëshmuar. Tek ne sekush gjithçka e dëshiroi për vete, që, rastësisht, të mos i binte kurora e fituesit nga koka. Kjo flet për dy gjëra: së pari atakuesit tanë nga opozita, në të vërtetë, edhe nuk ishin të gatshëm deri te "ndryshimi i konceptit", por së pari deri tek përpjetëza e pushtetit. Përndryshe ata do ta shembnin konceptin fillestar të koalicionit që ishte më e rëndësishme, që më pas të merreshin vesh për ndarjen e pushtetit të fituar që, në kushte normale, do të duhej të ishte më pak e rëndësishme nga vet "ndryshimi i konceptit". Së dyti, tregoi se neve as një vit "përparësi", as një miliardë dollarët para Tugjmanit dhe Millosheviqit , që na i mundësoi bashkësia ndërkombëtare, nuk ishin të mjaftueshme për tu pjekur politikisht dhe të arrinim, së paku, te parashenjat e shoqërisë demokratike. Rezultati shënon humbje. Edhe Kroacia edhe Serbia (si e ashtuquajtur Jugosllavi, ose pa atë të ashtuquajtur) do ta zënë trenin e shpejtë do të nisen nga Evropa duke na lënë neve pas me decenie, përgjithmonë. Atje ekzistojnë njerëz që e dijnë se ç'është politika dhe si bëhet ajo.
Rrëfimi për "popullin e përçudnuar" është i pasaktë dhe i bezdisshëm. Askund populli nuk është ndryshe, kështu mund të jenë vetëm politikajt. Serbët, të njëjtit që ishin dje, nesër do të jenë evropianë, pa viza, dogana, me valutë konvertibile, firma të jashtme në oborrin e tyre etj. sepse patën mend se Millosheviqi nuk do ta rrëzonte Opozitën e Demokratike të Serbisë. Asnjë Gjingjiq, Koshtunicë, Zhizhiç, Koraç, Obradoviç dhe të ngjashëm të tjerë të margjinalizuar nuk do të mundnin personalisht të bënin diç. Shembulli tipik i humbësit të hutuar është Vuk Drashkoviç. Madje është i vetmi, pas Millosheviqit, të cilit i kaloi afati i përdorimit si dhe të urtëve tanë nga "gjenerata e Dejtonit"- kishte infrastrukturë partiake, numër impozant të votuesve dhe përkrahje nga jashtë, po ku është tani? Në plehnishten e historisë fallxhore beogradase. Dëshironte të mbetej vet njeriu.
Ka këtu edhe një gjë tjetër, më shumë nga aspekti antropologjik se sa politik. Ballkani është një hapësirë në të cilën, me përjashtime të rralla, asnjë i gjallë nuk ka arritur në themelet e kualiteteve individuale, menjanimin nga turma, si shembull pozitiv. Gjithçka është këtu, edhe mëtej, kolektiviste. Edhe arsyeja edhe emocionet, frika dhe urrejtja. Frustacioni kolektiv mbi përcaktimet individuale, shprehjet dhe valorizimin. Të gjithëve sikur më shumë u konvenon drita e shuar që të mos shihet kush mendon e kush jo, kush mundet e kush nuk mundet. Prandaj këtyre ditëve nuk keni mundur të dëgjoni askënd me emër dhe mbiemër, në komunikatat e zyrave dhe kafeneve, rreth rrjedhës së rezultateve zgjedhore. Është foluar për "ne" dhe "ata", rreth asaj "a u mundëm" ose "ata" sërish kaluan. Dhe e gjithë kjo përmes një agresiviteti plot urrejtje. Me çka humbës, në aspektin njerëzor dhe politik, sipas rregullit, mbetën ata që sipas konstruktit mental nuk janë turmë,por individualitete, persona të gatshëm për një garë vetjake me vetveten dhe botën rreth tyre.
Në Bosnjë, tani për tani, "no pasaran". Prandaj kush nuk mund të mbijetojë në pritje para ambasadave. Kush mbetet le të tentojë të ngushëllohet me faktin që as zoti nuk e di se ç'është, por secili duhet të ketë një ngushëllim për të përjetuar. Çdo pat - pozicion, as në qiell as në tokë, siç është kjo me rezultatet zgjedhore nga të cilat të shkretët, të paditurit dhe të huajt e këtushëm, të paguar mirë, aq shumë pritën, pa e kuptuar se pranë mentalitetit të tyre ekziston edhe një tjetër i mentalitet, i ndryshëm, që përballë gjitha anëve të këqija ka edhe anën e vet të mirë: Këtu, tani, nuk do të qeveriset në kuptimin siç është qeverisur para zgjedhjeve. Vështirë do të jetë për njërin dhe tjetrin. Prandaj do të duhet të merren vesh edhe ata që deri tani janë "marrë vesh" vetëm përmes nishaneve të armëve, me ata që e dëshironin edhe atë që e urrenin. Dhe kështu deri në marrëveshjen e ardhshme. Kush ku. Ne disi e kemi proklamuar demokracinë.
AIM, Sarajevë
ZLLATKO DIZDAREVIQ