Kombi më nuk është në modë
Prioriteti, i cili deri para pak kohësh ishte i ranguar tepër lartë - "zgjidhja e çështjes nacionale"- tani është i rëndësishëm për vetëm shtatë përqind të të anketuarve. Për qytetarët e Serbisë, sipas anketës së fundit të bërë nga Qendra për studimin e altenativave, shumë më të rëndësishme janë vendosja e rendit demokratik, standardi më i lartë dhe zgjidhja e problemeve sociale
AIM, Beograd, 19. 11. 2000.
Dikush me keqardhje e dikush tepër seriozisht pohon se në Serbi më nuk ka opozitë sepse të gjitha partitë janë në pushtet. Por sipas të gjitha nuancave Serbia edhe pas zgjedhjeve republikane të dhjetorit do të ngel pa opozitë relevante. Opozita Demokratike e Serbisë do të shënojë fitore bindëse, kurse radikalët dhe Lëvizja e Ripërtrirjes Serbe, nëse të anketuarit në zgjedhje ngelin në përcaktimin e tanishëm, vështirë se do të tejkalojnë kuotën e pesëpërqindëshit si mundësi për të hyrë në parlament.
Sipas rezultateve më të reja të anketës së bërë nga Qendra për Studimin e Alternativave, të realizuar në 60 komuna të Serbisë, gjatë javës së fundit të tetorit, në pjesën reprezentative, me 1639 qytetarëve të rritur, për ODS (Opozitën Demokratike të Serbisë) do të votojnë 60 përqind të të anketuarve, PSS (Partia Socialiste Serbe) ka përkrahje në pesë përqind të të anketuarve, nga dy përqind do të fitonin LRS (Lëvizja e Ripërtrirjes Serbe) dhe PRS (Partia Radikale Serbe), kurse JUL mund të llogarisë në një përqind të votave. Numri i atyre që nuk do të dalin në votime ose që nuk e dijnë se për cilën parti do të votojnë deri tani arrin në 30 përqind të të anketuarve.
Kaherë është e njohur se populli i këtushëm i don fituesit. Do të jenë në anën e fituesve edhe kur nuk u sjellin ndonjë dobi të konsiderueshme, kënaqësi psikologjike dhe siguri të caktuar. Siç potencojnë edhe hulumtuesit e Qendrës për Studimin e Alternativave duket se për gjithë këta njerëz është e një rëndësie të veçantë që tu bashkangjiten dhe t'i dëmshpërblejnë fituesit. Nevoja e njerëzve që t'i përshtaten disponimit dominant në këtë hulumtim të opinionit publik është edhe një ndër qëllimet primare të shoqërisë. Kështu në periudhën paszgjedhore u zmadhua rëndësia "e vendosjes së rendit demokratik", që me 31 përqind u gjend menjëherë pas të të përcaktuarve "për zgjidhjen e problemeve sociale dhe ngritjen e standardit".
Edhe pse çështjeve sociale u jepet përparësi më e madhe, sipas vlerësimeve të psikologes Dr. Mirjana Vasoviqit, anëtare e ekipit hulumtues të QSA, ndryshim i konsiderueshëm është shënuar në frekuencën e zgjedhësve që u japin përparësi qëllimeve të veçanta. Prioriteti, deri para pak kohësh i ranguar lartë - "zgjidhja e çështjes nacionale"- tani është i rëndësishëm për vetëm shtatë përqind të të anketuarve. Pra shihet qartë se kombi më nuk është në modë.
"Fryma e demokracisë shtyri disa njerëz të vlerësojnë se vendosja e rendit demokratik në këtë moment është më e rëndësishme se sa prioritetet sociale", thotë dr. Vasoviç. Ajo tregon se dallimet mes kategorive të veçanta të banorëve, në lidhje me zgjedhjen e qëllimeve individuale të rëndësishme (vetëm si prioritet i parë), flasin se popullësia, sipas prioriteteve, është "ndarë" mes atyre të nevojave indirekte materiale (standardi) dhe atyre që kanë qëllime direkte jomateriale (demokracia). Vendosjen e rendit demokratik, si më të rëndësishme, e potencojnë më së shumti ekspertët dhe studentët (rreth 50 përqind), e dihet, më pak punëtorët, bujqit dhe amviset (rreth 20 përqind). Në anën tjetër problemeve sociale dhe rritjes së standardit u japin rëndësi të konsiderueshme punëtorët dhe amvisët (rreth 60 përqind), e renditen larg ekspertët dhe studentët (30 përqind).
Hulumtuesit e QSA zgjuan vëmendjen me një fakt tjetër të ndërlidhur me disponimin e përgjithshëm të qytetarëve. Derisa anketuesit e mëparshëm mundoheshin aq shumë që të bënin hulumtim publik shkaku i refuzimit të vazhdueshëm të qytetarëve për të marrë pjesë në to, tani ata patën punë më të lehtë: qytetarët pranuan me kënaqësi të merrnin pjesë në hulumtimin e opinionit publik, disa edhe vet kërkuan që të anketoheshin.
Shikuar në tërësi, në hulumtimin e opinionit publik në Serbi, dominon disponimi pozitiv. Nga të anketuarit 55 përqind shpresojnë se ndryshimet do të sjellin gjëra më të mira, kurse vetëm 12 përqind të tyre kanë shprehur shqetësim. Sipas interpretimeve të sociologut Dr. Boro Kuzmanoviçit, optimizmi dhe besimi se së shpejti do të jetë më mirë është ndjenjë dominante, jo shkaku i rritjes së intensitetit të saj, se sa shkaku i ndjenjave negative, para së gjithash, zvogëlimit të frikës dhe shqetësimit. Apatia, pafuqia, gjendja e pashpresë dhe frika, që para disa muajsh dominuan gjatë shënimit të shkallës së disponimit, u zëvendësuan me shpresë, optimizëm, energji dhe gatishmëri për të marrë pjesë në ndryshime. Edhe pse në masë të konsiderueshme është zvogëluar ndjenja e hidhërimit dhe mllefit edhe mëtej deri diku është e shprehur.
Ky sociolog vlerëson se optimizmi i shtuar është i lidhur me të ardhmen dhe nuk sjell deri tek vlerësimet kritike të së tashmes. Sipas hulumtimit të opinionit publik qytetarët nuk japin ndonjë fytyrë joreale të shoqërisë. Vetëm një përqind e të të anketuarve situatën në shoqëri e vlerësojnë si të "mirë", 19 përqind si "e të durueshme", 55 përqind si të "vështirë e durueshme", kurse 23 përqind si "e padurueshme". Në raport me hulumtimin e shtatorit është zvogëluar numri i atyre që e konsideronin situatën si të padurueshme (nga 37 në 23 përqimd), kurse është rritur numri i të të anketuarve që pranojnë se situata durohet vështirë (nga 46 në 55 përqind). "Zvogëlimi i numrit të atyre që japin vlerësime më të rënda me siguri janë shenja se qytetarët janë të gatshëm të durojnë edhe për një kohë që t'i japin gjasë pushtetit të ri të bëjë diç për të ndryshuar", thotë Kuzmanoviç.
Gatishmëria për ta kuptuar dhe duruar është prezente edhe në përgjigjet e pyetjes se si e shohin rritjen e disa çmimeve të prodhimeve kryesore dhe shërbimeve tjera pas zgjedhjeve. Shumica konsiderojnë se këto dukuri janë si pasojë e përpjekjeve të pjesëtarëve të regjimit të vjetër për të shkaktuar pakënaqësi te qytetarët". Më shumë se një e pesta (22 përqind) konsiderojnë se keqësimi i standardit jetësor, në këtë fazë, ishte "i nevojshëm dhe i një karakteri të përkohshëm", 18 përqind janë përcaktuar për përgjigjen "jam pak i zhgënjyer shkaku i dezorientimit të pushtetit të ri", kurse 10 përqind nga ata pranojnë zgjidhjen eksplicite se këto dukuri janë "pasojë e punës së keqe dhe e paaftësisë së pushtetit të ri".
Duke krahasuar hulumtimet para dhe pas zgjedhjeve, sociologu dr. Stjepan Gredelj konsideron se ata kanë treguar lëvizje të konsiderueshme në skenën politike kur bëhet fjalë për aktivizimin politik. Derisa në hulumtimet e shtatorit interesim për politikë treguan vetëm 10 përqind të të anketuarve, pas zgjedhjeve ky numër u rrit në 33 përqind. Në anën tjetër, si të painteresuar, u deklaruan 50 përqind të të anketuarve, që pas një muaji ky numër të binte në 29 përqind. Në mesin e më të interesuarve për politikë, edhe para edhe pas zgjedhjeve, ishin të anketuarit me kualifikim të lartë dhe njerëzit e moshës së re. Ky trend, megjithatë, nuk ndiqet edhe nga vullneti për veprimtari politike. Edhe mëtej, sipas hulumtimit të opinionit publik, shumica absolute prej tre të katërtave të të anketuarve nuk është e gatshme për tu angazhua në mënyrë aktive në parti politike.
Kjo në masë të madhe vërteton konkludimin të cilit analistët tashmë i kanë kushtuar mjaft kujdes: se votimi për Opozitën Demokratike të Serbisë në zgjedhjet e mëparshme më shumë ishte zgjedhje kundër renditjes së mëparshme politike se sa votim ndaj ndonjë oferte të caktuar partiake. Shihet qartë se finesat programore janë diçka që tashmë vijnë në rend dite.
Bindja se ngjarjet e 5 tetorit ishin mjaft masovike përmes sintagmës tashmë të njohur për "ngjarjet popullore", nuk janë vërtetuar në hulumtimin e opinionit publik. Se gatishmëria për veprim protestues politik kishte kaluar në aksion konkret politik pas mospranimit të rezultateve zgjedhore të 24 shtatorit, më së miri dëshmojnë përgjigjet e të të anketuarve: 65 përqind të tyre janë deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të kishin marë pjesë në protesta dhe bllokada, kurse 25 përqind u përgjigjën pozitivisht. "Hulumtimi ynë në të drejtë ka vërtetuar të dhënën e mëhershme se ekziston numër i konsiderueshëm i "kontrabandistëve" që presin dikush tjetër të bëjë punën e tyre dhe "aktivistë të fuqishëm" të ashtuquajtur atakues të mullijve të erës. Ata paguan për kryerjen e kësaj pune.
Një nga çështjet që gjatë ngjarjeve postzgjedhore në Serbi ka zgjuar shumë kontradikta në opinionin publik është formimi i "shtabeve të krizës" në ndërmarrje dhe institucione. Mendimi i përgjithshëm rreth kësaj tregon se 44 përqind të të anketuarve pajtohen me mendimin "se nuk ka mënyra tjera që të inkuadohen të paaftët e regjimit të vjetër", 20 përqind mendojnë se kjo nuk është e saktë, 16 përqind se nuk është vendimtare, kurse 19 përqind thonë se nuk e dijnë. Metoda e modelit "vetqeverisës" të kontrollit publik mbi pronën dhe punësimin edhe mëtej është e gjallë në vetëdijen e qytetarëve dhe ka ithtarë të konsiderueshëm. Kështu 60 përqind konsiderojnë "se kërkesat për ndryshime janë të arsyeshme vetëm nëse i përkrah sindikata dhe shumica e të punësuarve", kurse gjashtë përqind të të anketuarve konsiderojnë se kjo nuk është e saktë.
Pushteti i ri ODS hyri në skenë me përkrahje të plotë të qytetarëve. Shumica e tyre jo vetëm që konsiderojnë se pas ndryshimeve ndjehen më të sigurtë dhe më të lirë, që siç thonë marrin frymë lirisht, por konsiderojnë se ngjarjet e 5 tetorit ishte e vetmja mënyrë që regjimi i dikurshëm të detyrohej të pranonte vullnetin zgjedhor të qytetarëve, por s'i marrin parasyhë aktivitetet e shtabeve jolegale të krizës, si dhe shtrenjtimet më të reja. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se përkrahja, durimi dhe mirëkuptimi kanë kufinj, për çka pushteti i ri doemos duhet të mbajë llogari. Sepse mundet që në pranverë të vijë deri tek "cenimi i dashurisë".
Sipas mendimit të Milan Nikoliqit, drejtor i Qendrës për Studimin e Alternativave, është shprehur optimizëm dhe besim se së shpejti do të jetë më mirë, që tregon se numri i madh i të të anketuarve kanë shpresë joreale për përmirësimin e shpejtë të standardit jetësor, veçmas po të kihet parasyshë gjendja katastrofale në ekonomi që mund të shkaktojë efektin e bumerangut: "Populli pret shumë, kurse do të fitojë pak. Për këtë shkak është e mundshme që në zgjedhjet e ardhshme Opozita Demokratike e Serbisë të ballafaqohet me ftohjen e emocioneve të popullit ndaj saj".
AIM Beograd
VESNA BJEKIQ