Marrëdhëniet në mes partive shqiptare në Maqedoni

Skopje Nov 17, 2000

AIM Shkup, 17.11.2000

Vlerësimet kontradiktore të partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë sa i përketë realizimit të të drejtave të shqiptarëve në këtë vendë, kanë radikalizuar deri në skajshmëri raportet në mesë dy partive politike shqiptare. Partia Demokratike Shqiptare e cila është pjesmarëse në koalicionin qeveritarë, vlerëson se ka gjetur partnerin me të cilin mund ti realizojë të drejtat e shqiptarëve të cilët prezentohen dendur në platformën programore, si zyrtarizimi i gjuhës shqipe , zgjidhja e cështjes së arsimit të lartë në gjuhën shqipe si dhe përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në institucionet shtetërore. Sipas , Kryetarit të PDSH Arbër Xhaferi, ndonëse ende nuk ka gadishmëri nga ana e bllokut maqedon përë ndryshimin e Kushtetutës, me partnerët e tanishëm në Qeveri, partinë VMRO-DPMNE dhe AD, janë bërë disa hapa konkret në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. “ Përmirësime vërehen sidomos në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe përpjekjet që bëhen për zgjidhjen e c'ështjes së arsimit të lartë në gjuhën shqipe, pas përkrahjes që i është dhënë projektit të Eurokomesarit Maks Van Der Shtul, për hapjen e një institucioni të lartë arsimore në gjuhën shqipe”. Partia opozitare shqiptare, Partia për Prosporitet Demokratik, e cila në platformën programore prezenton të njëjtat kërkesa, vlerson se nuk ka ndryshime sa i përketë pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Ata shprehin qendrimin se Qeveëria aktuale e cila ka përkrahjen e plotë të PDSH-së, nuk përputhet me momentin aktual dhe se ekzistojnë probleme ne sferën e demokratizimit të shoqërisë sidomos në sferën e marrëdhënieve ndërnacionale.

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare disa herë kanë potencuar se është i domosdoshëm harmonizimi i qendrimeve kur është në pyetje realizimi i kërkesave kardinale të shqiptarëve. Kjo në njëfarë mënyrë edhe është arit sidomos para zgjedhjeve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë. Mirëpo , ato , pranojnë se pas zgjedhjeve të fundit lokale në Maqedoni, marrëdheniet në mes dy partive më të mëdha shqiptare shënojnë shkallën më të ulët të bashkpunimit. Këto marrëdhënie i kanë reflektuar edhe debatet e ashpra në mes deputetëve të partive politike shqiptare në kuvendin republikan, duke akuzuar njëri tjetrin për manipulime në zgjedhjet e fundit lokale. Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare Bilall Lutfiu, thotë se bashkpunimi me PPD-në nuk është në nivel konform problemeve me të cilet ballafaqohet popullata shqiptare në Maqedoni. Shkaqet e marrëdhënieve të këtilla ne mes partive politike shqiptare, deputeti Bilalli, i konsideron si pasojë e veprimit të një grupi të deputetëve të PPD-së, të cilët nuk mund të shkëputen nga e kaluara e tyre “komuniste” , për vetë faktin se, sic thotë ai , se ato kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë partnerë të partisë opozitare maqedone, LSDM-së. Partia për Prosporitet Demokratik, thotë ai , vazhdimisht ka qenë e interesuar që të ndërpres bashkpunimin me PDSH-në e cila tani përbënë partinë më të madhe shqiptare në Maqedoni. “ Edhe pse, PPD-ja pretendon se nuk ka dallime konceptuale në platformën programore për realizimin e të drejtave të shqiptarëve tek partitë shqiptare , deputeti Lutfiu , thotë se platforma është vetëm një tekst i shkruar ndërsa, në praktik duhet të bashkpunohet për realizimin e interesave të përbashkëta “. Ai, vlersonë se rivaliteti i theksuar në mesë partive shqiptare reflektohet edhe në raportet e partive shqiptar me ato maqedone. “ Kjo ka bërë që ne të jemi më afër me partinë maqedoneVMRO- DPMNE, të cilën e konsiderojmë një subjekt politik me të cilin mund të çohen përpara proceset e demokratizimit të shoqërisë, duke krijuar një realitet të ri edhe për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni”.

Faktori politik shqiptarë, vlerson, Kryetari i PPD-së, Ymer Ymeri, duhet të jetë unik në të gjitha institucionet shtetrore.Sipas tij , partitë politike shqiptare nuk ndryshojnë në përcaktimet programore. “ Synimet tona të përbashkëta janë zgjidhja e statusit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Në këtë drejtim ndryshojnë vetëm metodat për ti realizuar këto synime. Prandaj është e domosdoshme të ketë bashkpunim të mirë në mes partive shqiptare në Maqedoni, e jo të vrapohet pas kualicioneve fallco, të cilët nuk sjellin asgjë përveç interesave të ngushta partiake. Tani për tani mund të thuhet se ky bashkpunim nuk ekziston “. Pushteti maqedon , thotë Ymer Ymeri, gjithmonë ka insistuar që ti përçajë shqiptarët. Ne nuk kemi dallime në atë se ç'farë duhet bërë por ekzistojnë inate personale dhe dëshirë të madhe për pushtet. “ Ka shumë gjëra që i radikalizojnë marëdhëniet tona në kuptimin negativ. Mirëpo cështja e arsimit të lartë dhe zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në Maqedoni, janë raste më eklatante të cilët thellojnë ndasitë mes partive politike shqiptare në këtë Republikë.

Partia për Prosporitet Demokratik, konsideron se në bllokun maqedon nuk ekziston partner me vullnet të mirë me të cilin do të mundë të bëhet zgjidhja e statusit të shqiptarëve në Maqedoni. “ Ne duhet të kuptojmë se faktori politik maqedon duhet të detyrohet të bëhet një partner konstruktiv , e kjo mund të arihet vetëm nëse shqiptarët veprojnë në mënyrë unike për realizimin e të drejtave të tyre”.

Partia për Prosporitet Demokratik ka shprehur qendrimin se Qeveria aktuale e Maqedonisë duhet të bjerë. Ata , thonë se do të hynë në koalicion me cilëndo parti qoftë, vetëm nëqoftëse paraprakisht bëhet një kontratë që do të garantojë se çfarë konkretisht do të fitojnë shqiptarët.

Në garën që zhvillohet në skenën politike maqedone për krijimin e shumicës parlamentare, vlerësohet si shumë e rëndësishme ajo se ku do të rradhitet PPD-ja dhe grupi i saj parlamentar. Pas takimit të fundit të grupit parlamenttar të PPD-së, Kryetari i partisë Ymer Ymeri, shprehu qendrimin se partia e tij është e interesuar që të bjerë Qeveria aktuale e Maqedonisë.

Përfaqësues të kësaj partie bëjnë të ditur se ekzistojnë mendime të kundërta sa i përketë pozicionimit të ardhëshëm të PPD-së, pas krizës së krujuar mbrenda kualicionit qeveritar. Në parti ekzistojnë mendime se nuk duhet të hidhet oferta e Kryeministrit, Lubco Georgievskit për bashkpunim, nëqoftëse Qeveria e tij ballafaqohet me interpelancën dhe qendrimi i një grupi tjetër të cilët, thonë se PPD-ja duhet të e përkrahë bllokun opozitarë për rënimin e Qeverisë së Georgievskit dhe krijimin e shumicës parlamentare pa VMRO- DPMNE dhe PDSH-në. Deputeti i PPD-së, Ismet Ramadani , ka paralajmëruar se së shpejti do të realizohet takimi me partinë Alternativa Demokratike dhe pas ketijë takimi do ta kemi më lehtë për tu pozicionuar si parti politike. Deputeti Kastriot Haxhirexha, ka deklaruar se nuk është i sigurt se do ta përkrahë këtë bllok. Sipas Naser Ziberit , koordinator i Grupit parlamentar të PPD-se, lidhur me pozicionimin e ardhëshëm të partisë do të thiren të gjithë organet partiake dhe do të caktohet platforma dhe qendrimi i partisë. Cdo deputet i PPD-së, thotë ai , duhet të sillet në pajtim me qendrimet e Kuvendit qendror. Deputeti i PDSH-së Isni Shaqiri, mendon se shumica e nevojshme për mbështetjen e Qeverisë arihet, prandaj duhet që vetëm të kalojnë këto manipulime që i bënë partia opozitare maqedone LSDM. Partia për Prosporitet Demikratik , ka insistuar njëherë që të bjerë kjo Qeveri, për arsye se ata nuk duan që ta amnestojnë atë nga përgjegjësitë për mënyrën e qeverisjes gjatë dy viteve të kaluara për të cilën kanë vërejtje serioze.

AIM Shkup

NEXHBEDIN SHAQIRI