Të gjthë thonë se kanë fituar

Sarajevo Nov 17, 2000

Vetëm 24 orë pas mbylljes së vendeve zgjedhore të zgjedhjeve parlamanetare në BeH të gjithë shpallën se kanë fituar. Deri tani vetëm një gjë është e qartë - koalicioni nacionalist SDS-SDA-HDZ pas dhjetë vitesh të qeverisjes vështirë se do të jetë në gjendje që vetë të formojë qeverinë në cilindo nivel, përveç mbase në disa kantone.

AIM, Sarajevë, 13.11.2000 Gazetarët e BeH vetëm një ditë para zgjedhjeve me postë elektronike morën “letër” me tekst gazetaresk të titulluar “ U dogjën edhe mediat kryesore” ( merret me qëndrimet e mediave në SHBA menjëherë pas zgjedhjeve të atjeshme) i pasuar nga porosia :” Çdo të mirë gjatë përcjelljes së zgjedhjeve në BeH”.

Ajo që është kryesore në votime kanë dalur më shumë se gjysma e zgjedhësve, mbase ende më shumë se në zgjedhjet komunale, vlerësojnë në OSCE. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të para jozyrtare të cilat kryesisht vijnë nga partitë politike, gjegjësisht nga vëzhguesit e tyre prej në vendet ku numrohen votat - çfaqen shumë arësye për rezervë informative. Edhe SDA edhe HDZ edhe SDP e BeH shpallën fitoret e tyre, Partia për BeH thekson rezultatet e mira, kurse SDS-i “kremton” fitoren në Republikën Serbe. Se sa i madh është konfuzioni në skenën politike postzgjedhore mund të ilustrohet edhe me kundërthëniet në Republikën Serbe ku - sipas disa burimeve, kandidati i SDS-it për kryetar të RS Mirko Sharoviq ka fituar 37 përqind të votave, kurse sipas disa burimeve të tjera madje edhe 63!?

“Disa janë të inkurajuar sepse nuk kanë rënë aqë poshtë sa kanë pritur” ka vërtetuar kryetari i SDP të BeH Zlatko Lakumdzhija, duke shtuar se është i befasuar nga të dhënat të cilat i paraqesin shtabet zgjedhore të disa partive politike pas numrimit të përqindjes së vogël të fletëve zgjedhore. Dhe vërtetë para së gjithash përballë “ rinumruesve” qëndron një punë e madhe -nga tri fletë ( të nivelit shtetror, etnik dhe kantonal), pastaj numrimi i votave sipas njësive të veçanta zgjedhore, si edhe votat në mungesë dhe ato që vijnë nga jashtë me anë të postës.

Në SDA tregojnë se kanë shtatë deri tetë mijë vota më shumë se SDP e BeH. Më të forta janë, thonë, partitë politike në qarkun e BeH dhe në BeH në tërësi, mirëpo sipas rezultateve të veta jozyrtare ata kanë fituar shumicën në kantonet: Uno -Sansk, kantonin e mesëm bosnjak, të Zenicë-dobojit, Bosnjëpodrinjës dhe Hercegovo-neretvian, kurse në kantonin e Sarajevës fitoren ende nuk e kanë të sigurtë, por janë afër saj, vlerësohet në SDA. Ata njëkohësisht kanë paralajmëruar mundësinë për koalicion me Partinë për BeH dhe partitë tjera proboshnjake.

Në SDP të BeH theksojnë se, pas numrimit të një të pestës së votave të teritorit të Federatës BeH, ata janë partia më e fortë në BeH dhe në Federatën e BeH, gjegjësisht se po presin që t'i zënë 50 karrike nga 120 karriket e deputetëve të Parlamentit Federativ, kurse nga 42-22 në atë shtetror. Llogarisin fitore bindëse në kantonin e Sarajevës, kurse në kantonin e Tuzllës kanë numrin e njëjtë të votave sa të SDA me Partinë për BeH sëbashku, ngjashëm si edhe në kantonin e Uno-Sanskës, kurse në kantonin e Gorazhdit dhe Zenicë-Dobojit për nga numri i votave të fituara janë të dytët, menjëherë pas Partisë për BeH. Sido që të jetë, SDS, SDA dhe HDZ nuk do të kenë më shumicën në qeveri, thekson Zlatko Lagumdzhija, kryetari i SDP të BeH .

Në zgjedhje dolën afër 70 % të zgjedhësve nga radhët e popullit kroat. “HDZ ngadhnjeu në elektoratin zgjedhor kroat të BeH dhe korri fitore në pesë kantone”, tha zëdhënësi i kësaj partie Zoran Tomiç. Vlerësimi tyre është se HDZ e BeH është më e fortë se para dy vjetësh. Mirëpo kjo parti me gjasë do të ballafaqohet me sanksionet serioze- ata edhe përpos vërrejtjeve të bashkësisë ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve bën referendumin e paralajmëruar të popullit kroat në BeH. Kryetari i kësaj partie dhe antar aktual i Kryesisë bh. Ante Jelaviq deklaroi se me fitoren e partisë së vet Robert Barry, Jasques Paul Kline dhe Wolfgang Petrisch-i kanë përfunduar mandatet e tyre në BeH. Kjo deklaratë ka kundërvënë shumë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe Jelaviq-it tani i mbetet që t'i “dëgjojë”. Në të vërtetë atë më e kanë shenjuar si “ politikanin e vetëm në regjion i cili i kundërvihet marrëveshjes paqësore të Dejtonit”

Në Inisiativën e re kroate të ish antarit kroat të Kryesisë së BeH Kreshimir Zubak shprehet poashtu mjaft kënaqësi- shënojnë rezultate më të mira se në prillin e këtij viti, duke theksuar se nëqoftëse “edhe këtë herë fiton HDZ e BeH atëherë do t'u vijë keq për popullin”.

Në Partinë për BeH vlerësojnë se kanë fituar në kantonin e Sarajevës dhe kantonin boshnjakopodrinas, ku, sipas vlerësimeve të veta në bazë të votave të numruara deri të djelën në mëngjes, kanë fituar më tepër se një të tretën e votave. Rezultate të mira kanë shënuar edhe në kantonin e mesëm bosnjak, në të Zenicëdobojit dhe në të Tuzllës.

Parti të ashtuquajtura të vogla tani më thuaj se nuk ka fare, gjatë numrimit ata paraqiten “ në gjurmët”, sikurse pas zgjedhjeve të prillit. Në shikim të parë , thua se janë vërtetuar vetëm rezultatet e zgjedhjeve të prillit. Ndryshon vetëm rezultati më i mirë i Partisë për BeH për të cilën, siç duket, kanë votuar ata që nuk kanë dashur të votojnë për SDA, mirëpo me antifushatën e fuqishme të cilën SDA e ndërmori kundër SDP të BeH, ata u frikësuan dhe votuan për SDP.

Në fund - të gjithë janë të kënaqur, edhe SDA edhe HDZ edhe SDS, mirëpo edhe SDP e BeH edhe NHI edhe SNNSD. Të kënaqur janë edhe njerëzit e parë të bashkësisë ndërkombëtare, ambasadori Robert Barry, njeriu i parë i Misionit OSCE-s në BeH dhe përfaqësuesi i Lartë për BeH Wolfgang Petrisch. “ BeH është e përgaditur që vetë të organizojë procesin zgjedhor”, vlerëson ambasadori Barry, duke i nxitur partitë politike që sa më shpejtë të formojnë organet në të gjitha nivelet: “Vonesën nuk mund ta tolerojmë” ka thënë Berry. Petrisch-i ka vërrejtur se “BeH nuk guxon të lejojë që të ketë “ qeveri shtëpimbrojtëse”, e cila shpenzon kohën dhe të hollat derisa trenat për Evropë ende kalojnë nëpër vendet përreth!”

Në ditët para zgjedhjeve flitej për mundësinë që përfaqsuesi i lartë të proklamojë edhe ligjin për formimin e qeverisë në BeH, mirëpo pas zgjedhjeve, më pak flitet për një mundësi të tillë sepse pritet që rezultatet të jenë mjaft “laramane” Kështu që formimi i qeverisë, megjithatë, do t'u bjerë “mbi shpinë” partive të këtushme politike që do të bazohen në aftësitë e tyre që të bëjnë marrëveshje dhe të rirreshtohen. Deri më tani është e qartë se pasiguria është e madhe dhe se e këtillë do të jetë deri sa mos dihet orari i fundit i mandatit kompenzues, gjë që do të thotë se partitë të cilat nuk fitojnë vend “të plotë” deputeti në njësitë e veçanta zgjedhore, do të kenë mundësi që pas numrimit të votave duke bërë mbledhje të sigurojnë votat e nevojshme për një mandat deputeti ( në njësinë ku kanë patur numrin më të madh të votave). Ndërkaq deri atëherë në skenë do të qëndrojnë marrëveshjet partiake postzgjedhore. Si informohet AIM-i nga burime jozyrtare, SDA -ja Partisë për BeH tani më i ka drejtuar ftesën për koalicion. Në të njëjtën kohë, Partia për BeH ka paralajmëruar se nuk dëshiron të hyjë në koalicion, mirëpo AIM, sërish në vijë jozyrtare, ka marrë vesh se kjo parti SDA-s megjithatë ia ka dërguar kushtet e saj - ndarje e barabartë e vendeve në pushtetin ekzekutiv dhe eleminimin e premierit aktual federativ Edhem Biçakiq nga jeta legale politike. Mirëpo duke qenë e njohur se SDA-ja më tepër se dhjetë vjet është në koalicion me SDS-in dhe HDZ-en, vështirë është të besohet se Partia për BeH do të pranonte një koalicion të tillë. Më në fund, në çfarë mënyre do t'ua spiegonte këtë zgjedhësve të vet derisa votimet e reja do të bëhen vetëm pas dy vjetësh? Nga ana tjetër , në një numër të caktuar kantonesh egziston mundësi për koalicion të SDP të BeH me Partinë për BeH. Në nivel shtetror dhe etnik ,nëqoftëse kjo nënkupton më shumë se gjysmën e shumicës,mund të priten disa koalicione ndëretnike - si për shembull ndërmjet të SDP të BeH dhe Partisë së socialdemokratëve të pavarur të Milorad Dodik-ut dhe Partisë së prosperitetit shoqëror të Mladen Ivaniqit. Kjo në të vërtetë do të ishte mënyra e vetme që gjatë formimit të pushtetit egzekutiv të forcohej koalicioni nacionalist.

Deri sa të numrohen fletët votuese dhe deri sa partitë të mirren vesh ose të bëjnë plan për marrëveshje, punën më të madhe rreth ankesave ndaj partive dhe mediave do ta ketë Komisioni i përkohshëm zgjedhor, nënkomisioni zgjedhor i apelit dhe Komisioni i pavaruur për mediat. Flitet madje për nja 150 ankesa me “pesha” të ndryshme të cilat kanë arritur vetëm deri te OSCE-ja, PIK-u dhe APK-ja, kurse IMC sapo rregullon të dhënat dhe përgadit raportin e kompletuar.

Disi nën hijen e ngjarjeve postzgjedhore kaloi pakoja e ligjeve, të cilën menjëherë pas zgjedhjeve e shpalli Përfaqësuesi i lartë - Ligji për gjyqin shtetror, për sigurimin pensional dhe invalidor ( sipas të cilit pensionet më të vogla janë në F BeH 117 DM, kurse në RS 80), Ligjin federativ për bashkimin e fondeve pensionale të Mostarit dhe Sarajevës, gjashtë ligje të nivelit shtetror me të cilët rregullohet dhe barazohet sistemi për standardizim, metrologjia, njësitë matëse dhe akreditimi në BeH dhe Ligji për punë në RS. Ky hap i Përfaqësuesit të lartë për disa analistë nuk ka kurrfarë lidhje me rezultatet e votimeve, ( ligjet ishin të përgaditura që më parë dhe “ paqa” postzgjedhore ishte e përshtatshme për shpalljen e tyre) kurse për disa të tjerë lidhjet janë mjaft transparente.

Zgjedhjet në BeH përfunduan! Të gjithë kremtojnë! Është i qartë edhe premtimi se rezultatet përfundimtare zgjedhore do të jenë të njohura më 17 nëntor kur do të dihet se sa dhe cilët do të jenë në organin ligjdhënës, në cilin pushtet dhe në cilin nivel e të ngjashme: “Qytetarët e këtij shteti po japin sinjale se kjo është një demokraci e cila po bëhet dhe e cila po i angazhon sepse secili që do të zgjidhet do të ballafaqohet me betejën e rëndë - kthimi i refugjatëve, situata e rëndë ekonomike, forcimi i institucioneve shtetrore”, ka thënë Petrisch menjëherë pas zgjedhjeve. Për disa e tërë kjo nuk do të jetë diçka e tmerrshme, sepse, më në fund- zgjedhjet e reja sërish do të mbahen pas dy vitesh!

AIM Sarajevë

HANA BAJRAKTAREVIQ