Rruga e mundimshma drejt samitit te Zagrebit
AIM TIRANA, 15. 11. 2000
Vizita qe beri ne Tirane me 10 nentor perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian, Havier Solana, nuk duket se dha nje pergjigje te qarte lidhur me pikepyetjet e shumta qe ekzistojne ne kryeqytetin shqiptar kane rreth Samitit qe do te organizoje Bashkimi Evropian me 24 nentor ne Zagreb me vendet e te ashtuquajturit Ballkan Perendimor. Ne te vertete Solana nuk dha ndonje pergjigje per kerkesen e Shqiperise per percaktimin nga Bashkimi Evropian te nje afati te shpallur zyrtarisht per fillimin e bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Shqiperia ka insistuar qe ky njoftim te behet ne samitin e Zagrebit. Por i derguari i BE-se, qe erdhi dy jave perpara Samitit, vetem premtoi se takimi i nivelit te larte do te jete nje shtyse e fuqishme per te gjitha vendet e rajonit qe aspirojne te hyjne ne BE.
Kjo duket se i ka pakesuar shume shpresat e Shqiperise per te marre nga samiti i Zagrebit angazhimin e BE-se per fillimin e bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit. Ne prag te Samitit Shqiperia ka ndermarre nje ofensive diplomatike ne vende anetare te BE-se per te siguruar nje mbeshtetje per rritjen e ketij qellimi ne mbledhjen e Zagrebit. Ne qender te kesaj ofensive eshte kerkesa e shprehur nga ministri i jashtem shqiptar Milo me 9 nentor kur deklaroi se dokumenti qe do te aprovohet ne Samitin e Zagrebit duhet te permbaje nje kalendar te saktesuar te proceseve integruese te cdo vendi me BE. Ne kete kuader kryeministri shqiptar Meta shkoi ne Hollande dhe me pas ne Itali, presidenti Mejdani beri gjithashtu nje vizite ne Itali ndersa ministri i jashtem ishte ne Paris per te bisedur me ministrin e jashtem francez Vedrine. Franca ka presidencen e Bashkimit Evropian dhe ajo eshte ideatore dhe organizatore kryesore e samitit te Zagrebit. Milo gjithashtu beri vizita te shkurtera ne Kroaci dhe Mal te Zi.
Kerkesa qe Brukseli te percaktoje nje afat te fillimit te bisedimeve per marreveshjen e Stabilizimit dhe te Asociimit me Shqiperine bazohet ne nje status-raport te qeverise shqiptare, ku jane paraqitur hapat e hedhura nga Shqiperia ne plotesim te kushteve qe nevojiten per asociim. Nje deklarate zyrtare e Fondit Monetar Nderkombetar me 31 tetor bente te
ditur se paraqitja makroekonomike e Shqiperise ne 9 mujorin e pare te vitit 2000 eshte shume e favoreshme dhe me nje rritje te prodhimit te pergjithshem 7,25 perqind. Vleresimet ne Tirane jane se Shqiperia i ploteson tashme kriteret politike, legale, strukturore, qe kerkohen per filimin e negociatave dhe ajo eshte gati te plotesoje edhe parametrat e tjera brenda nje kohe te shkurter.
Nga praktika e ndjekur kundrejt vendeve te rajonit nuk del e qarte nese eshte kriteri politik apo ai ekonomik e strukturor percaktues per fillimin e negociatave. Maqedonise i eshte thene se do te nenshkruaje Marreveshjen e Stabilizimit dhe te Asociimit me BE-ne ne Samitin e Zagrebit me 24 nentor. Ne fakt Shqiperia ishte ne prg te nenshkrimit te kesaj marreveshje ne vitin 1996, por per shkak te prolemeve qe u krijuan me zgjedhjet e atij viti kur ne fuqi ishte Partia Demokratike, procesi u ngri. Trazirat qe pasuan ne vitin 1997 dhe 1998 duket se e shtuan kete hezitim te Brukselit per marredheniet me Shqiperine.
Eshte e qarte se Bashkimi Evropian i jep perparesi stabiliteteit politik ne vendet aspirante. Te gjithe zyrtaret e larte te Brukselit dhe te vendeve anetare te BE-se sidomos ne prag te zgjedhjeve lokale te 1 tetorit ne Shqiperi kane theksuar kushtin e zgjedhjeve demokratike. Madje ne prag te zgjedhjeve lokale komunikata e mbledhjes se ministrave te jashtem te BE me 18 shtator ne Luksemburg deklaronte se Bosnja dhe Shqiperia nuk i plotesojne kushtet per fillimin e bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit. Zgjedhjet kaluan si nje prove e sukseseshme dhe vleresimi i delegacioneve monitoruese te OSBE-se, ODIHR-it dhe Keshillit te Evropes ishte se ato shenonin nje progres domethenes ne rrugen e permbushjes se standarteve demokratike dhe se parregullsite e konstatuara nuk kane ndikuar ne rezultatet. Vete Bashkimi Evropian ne nje deklarate me 20 tetor konkludon se te dyja raundet e zgjedhjeve ne Shqiperi shenuan nje progres domethenes ne drejtim te standarteve te OSBE-se.
Pas proves se zgjedhjeve lokale, Tirana mori zemer per te intensifikuar perpjekjet e saj diplomatike ne drejtim te BE-se. Dhe ne disa drejtime duket se ofensiva e saj arriti te perparoje ne marrjen e disa premtimeve nga shtete te vecanta. Kryeministri italian Amato i premtoi me 6 nentor presidentit shqiptar se Italia do te jete avokate e Shqiperise prane institucioneve evropiane per fillimin e negociatave per marreveshjen e Stabilizimit dhe te Asociimit. Ministri i shtetit ne MPJ te Gjermanise, Christof Zophel, gjate vizites se tij ne Tirane me 2 nentor shkaktoi nje entusiazem ne mediat shqiptare me deklaraten bombe se brenda dhjete vjeteve Shqiperia do te jete anetare e Bashkimit Evropian. Por optimizmi i ministrit gjerman nuk ngjalli aq optimizen ne qarqet diplomatike shqiptare, qe dine se nuk mjafton vetem mbeshtetja e nje apo dy shteteve ne nje organizate si BE, ku duhet konsensusi i te 15 shteteve anetare.
Shqiperia duket se ka frike se mos vemendja tani zhvendoset ne Serbi. Zyrtaret shqiptare, ndonese kane pershendetur ndryshimet ne Serbi, kane shprehur rezerva ndaj asaj qe quhet eufori europiane. Ministri i jashtem francez Vedrin nuk i dha pergjigje me 6 nentor kerkeses shqiptare per fillimin e negociatave per Marreveshjen e Stabilizimit dhe te Asocimit, por vetem e siguroi se nuk ka nje politike preferenciale ndaj Beogradit dhe ne dem te interesave te rajonit.
Ndonese nuk thuhet as nga Brukseli e as nga Tirana, me sa duket tani pengesa reale qe Bashkimi Evropian ka per te mos i dhene Shqiperise premtimin e fillimit te bisedimeve eshte Kosova. Nuk eshte sekret se nuk ekziston i njejti mendim ne Tirane dhe ne Bruksel lidhur me statusin dhe te ardhmen e Kosoves. Derisa ishte Miloshevici ne fuqi, kjo nuk perbente
per BE ndonje pengese, por tani qe erdhi ne fuqi Koshtunica dhe ne rend te dites eshte perkrahja ndaj tij, kjo duket perben nje shqetesim per BE-ne, e cila sheh ceshtjen e Marreveshjes se Stabilizimit dhe te Asocimit si nje karte presioni ndaj Tiranes per ceshtjen e Kosoves. Solana i habiti mikpritesit shqiptare ne Tirane kur deklaroi se Samiti i Zagrebit do te finalizoje problemet e kufijve ne rajon. Se per cfare kufijsh do te diskutohet apo vendoset ne samitin e Zagrebit, ai nuk e specifikoi, por deklarata e tij shkaktoi nje furtune ne partite politike ne Tirane, duke shtuar ne kete menyre edhe me shume shqetesimin dhe hezitimin shqiptar kundrejt Samitit.
Ne Tirane ende nuk eshte larguar shija e hidhur qe u shkaktua nga propozimi i presidentit Shirak, i bere ne qershor para se te merrte Franca presidencen e BE, per te organizuar nje samit te BE me vendet e Ballkanit Perendimor, ku te perfshiheshin shtetet qe dolen nga ish Jugosllavia plus Shqiperia. Askush ne BE nuk u perpoq te sqaronte se perse Shqiperia duhej te perfshihej ne nje grup me shtetet qe dolen nga ish Jugosllavia ,ne nje kohe qe historikisht ajo ka provuar disa here perpjekje nga Jugosllavia e dikurshme per ta perfshire ate ne nje federate jugosllave. Por Tirana e gelltiti formulimin fatkeq te Ballkanit Perendimor per formatin e pjesemarrjes, per faktin se organizatori ishte Bashkimi Evropian dhe se shpresonte qe cmimi i kalvarit te saj deri ne vajtjen ne Samit do te ishte premtimi i fillimit te bisedimeve per marreveshjen e Stabilizimit dhe te Asociimit.
Por kjo nuk duket se do te ndodhe. As Presidenca e BE-se dhe as Komisioni Evropian nuk kane dhene deri tani driten jeshile dhe as dokumentat paraprake te Samitit, te shperndara nga organizatoret, nuk e parashikojne. Keshtu Shqiperia shkon drejt samitit te Zagrebit, me bindjen qe nuk do te marre ate qe meriton dhe per te kryer nje ritual takimesh, qe jane te njohur ne praktiken diplomatike, kur shkon thjesht per te mos u vecuar nga te tjeret.
AIM Tirana
ARJAN LEKA