Rebelimet në burgje

Beograd Nov 15, 2000

Në rebelimin e përgjithshme në burgjet serbe, së pari u rebeluan të gjykuarit kurse më pas rojet e tyre. Të parët kërkojnë kushte më të mira, ndërprerjen e maltretimeve fizike dhe ligjin për amnisti, kurse të dytët të ardhura të rregullta. Rebelimi i njerëzve të "harruar" faktikisht komentohet për herë të parë, kurse në ekranet televizive mundej të shihej dhe të dëgjoheshin të burgosurit kurse më pas edhe përfaqësuesit e rojtarëve të tyre.

AIM Beograd, 12. 11. 2000.

Pas vdekjes së marshal Titos, nëna e kryetarit të atëhershëm të SHBA-ve, Xhimi Karterit, e cila në Beograd udhëtoi me nënkryetarin Mondelo, dëshiroi që të vizitonte ndonjë burg, duke krijuar kështu panik në Protokolin e Ministrisë së Punëve të Jashtne. Zonja Karter aspak nuk ishte naive: e dinte se për një vend mund të mësosh me shumë nëse vetëm pak sillesh nëpër burg dhe vështron kushtet në të cilat jetojnë të burgosurit. Vlen rregulla: si shteti, ashtu edhe burgjet. Pasi nuk kishte kohë të përgatitej në shpejtësi ndonjë burg reprezentativ që do t'i krijonin përshtypje më të mira zonjës Karter, përmes gjuhës diplomatike asaj iu tha se vizita nuk vjen parasyshë me rekomandimin që të shohë bukurinë e vendit tonë para kthimit në SHBA.

Më pak se dhjetë vjet më vonë (1999) në Entin për përmiësim dhe ndëshkim (EPN) të Pozharevcit filloi një konfrontim i ashpër mes të burgosurve shqiptarë dhe të tjerëve. Ishte një larje e tmerrshme hesapesh me përdorimin e thikave të improvizuara, me shumë gjak, me të lënduar të rëndë dhe me vrasje. Një nga aktorët u dënua me vdekje. Gjatë decenies së fundit nuk kishte kaq shumë tollovi në burgje, duke përjashtuar rebelimet e një intensiteti më të dobët, greva të herëpashershme individuale, ikje nga burgjet de ndonjëherë edhe vrasje të të burgosurve gjatë tentimit për të dalë në liri. E gjithë kjo deri në mesnatën e 5 tetorit të këtij viti, saktësisht një muaj pas "revolucionit të tetorit", kur 1300 të burgosur në burgun e Mitrovicës së Sremit u zhvensosën nga të gjitha pavionet rojtarët dhe personat zyrtarë duke marrë të gjitha objektet dhe repartet brenda mureve të burgut.

Ndezën edhe zjarre që, siç do të vlerësohet më vonë, shkaktuan dëm të madh material në dëm të kompleksit të burgut. Tre koministrat (të minitrisë së drejtësisë së Serbisë) Dragan Subotiç, Sead Spahoviç dhe Zoran Nikoliç shpejtuan për në Mitrovicën e Sremit dhe pas bisedimeve me të rebeluarit nxorrën komunikatën se "kjo protestë erdhi para së gjithash shkaku i kushteve të vështira për jetesë të të burgosurve dhe mosrespektimin e Ligjit për ekzekutimin e sanskioneve penale në një periudhë të gjatë kohore nga ana e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të caktuar". Në komunikatë u tha se të burgosurit "shtruan kërkesa për përmirësim të kushteve gjatë mbajtjes së dënimit, si në anën materiale poashtu edhe në aspektin e trajtimit shëndetësor dhe tretmanin e njëllojtë të të gjithë të burgosurve në burgje." Eshtë interesant se njëkohësisht filloi edhe protesta në burgun e Nishit dhe në Zabelin e Pozharevcit, nurgut më të madh në Ballkan.

Shkaqet e protestës dhe kërkesat e të të burgosurve në të tre Entet përmirësuese dhe ndëshkuese haptas u nxitën nga një amzë, që dëshmon se bëhet fjalë për organizim spontan të rebelimit ose organizim të përbashkët, kur kihet parasyshë se në të gjithë EPN-të ka të burgosur me telefona të fshehtë celular. është simptomatik edhe dita e fillimit të protestave. Të burgosurit padyshim i ndoqën me interesim ndryhimet dhe rrëzimin e regjimit të Millosheviqit dhe pritën që gjatë tredhjetë ditëve ndonjë nga pushteti i ri t'i vizitonte, se dikush do të qahej shkaku kushteve elementare jetësore, maltretimeve dhe rrahjeve, kurse shkaku i kësaj nuk do të maltretoheshin siç ndodhte më parë kur gjatë vizitave zyrtare ndodhte që ndonjë i burgosur ndonjë i burgosur të ankohej dhe të fliste për një pjesë të të vërtetës rreth trajtimit dhe kushteve jetësore në burg. Koministrat e pushtetit të ri, duket se, nuk kishin durim të mjaftueshëm që më herët të parashihnin reagimet dhe shpresat e të të burgosurve.

Gjatë dy ditëve tjera më 6 dhe 7 nëntor protestat në tre burgjet ishin në kulmin e tyre. Mijëra të bugosur kërkuna kryesisht kushte më të mira jete dhe pune dhe amnisti. Gazetat ishin plot me tituj "Kërkohet amnesti për të gjithë të burgosurit, e jo vetëm për shqiptarët", "Digjet Nishi dhe Zabeli", "Vdiq i burgosuri Vasilije Kujovic", "Shumë të plagosur gjatë tentimit për ikje", "Do të djegim gjithcka deri në themel". Përndryshe, Kujovic vdiq pasi ra nga lartësia prej 20 metrash, nga kulmi i një ndërtese të burgut të Nishit. Zjarri kaploi dhomat e burgut, në burg të Nishit u dogj biblioteka, shtëpia e kulturës, inventari i pavioneve u shkatërrua, u dogjën dyshekë, batanije, mbulesa, kurse policia, natyrisht, rrethoi gjithë burgun, kështu që asnjë i burgosur nuk iku. Më vonë u kumtua se asnjë nga ata nuk kishte tentuar të ikte.

Koministrat shkuan nga Mitrovica e Sremit deri në Pozharevc dhe Nish, premtuan sjellje të shpejtë të ligjit për amnisti dhe përmirësim të jetesës të të burgosurve. Qindra të burgosur qëndruan në kulmet e ndërtesave të burgut në Mitrovicë të Sremit me parullat "Respektoni kolegët shqiptarë", "Rroftë DOS (Opozita demokratike serbe)", "Rroftë Serbia", "Stop terrorit", "Rroftë Koshtunica". Sa më shumë që rritej rebelimi aq më shumë shtoheshin edhe kërkesat e të të burgosurve, disa plotësisht joreale dhe të pamundshme, p.sh. amnisti për të gjithë. Dr Vladan Batiç, kryetar i Partisë Demokristiane të Serbisë dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë dërgoi një letër deri tek "Politika" ku përkrahu numrin më të madh të kërkesave të të burgosurve "se kuhtet në burgjet e Serbisë janë tragjike dhe nën minimumin e dinjitetit njerëzor me raste të shpeshta hakmarrjeje ndaj të të dënuarve nga ana e drejtuesve të burgjeve ku ka kriminalitet dhe korrupsion", duke theksuar se do të angazhohet që niveli i rregullativës juridike për sanksionime penale të respektojë normat e jurispondencës moderne evropiane.

Më shumë se sa rebelimi, kur flitet për Mitrovicën e Sremit, bëri përshtypje burgosja e ish - drejtuesit të këtij burgu, Trivun Ivkoviçit, të shmangur nga ky vend pas 5 tetorit, si njeri më i urryer në burgun e Mitrovicës. Për koincidencë u burgos disa orë pas shpërthimit të protestave dhe u akuzua për kriminalitet ekonomik, që aspak nuk është e pamundshme: është e njohur për shumëkend se të jesh drejtues në ndonjë burg, do të thotë të kesh minierë parashë, pasi që mundësitë e keqpërdorimeve janë të pakufizuara. Pushteti i dikurshëm nuk u përzie në punët e Ivkoviçit, ngase as në burgun e tij nuk kishte njerëz të rëndësishëm për regjimin përveç atyre që ishin përgjegjës dhe fati i të cilëve askujt nga partia pushtetore nuk i interesonte. Ivkoviç ishte i përkëdhelur i kreut pushtetmbajtës, veçmas i Mihail Kertesit, drejtorit të derivonshëm të doganës, kurse ka mbetur në kujtesë për margaritarin e thënë gjatë majit të këtij viti: "Komunistët nga burgjet erdhën në pushtet, kurse ne nga pushteti do të shkojmë në burg" kurse më pas me kthesën briljante: "Prandaj për këtë shkak ne asnjëherë nuk do të largohemi nga pushteti." Triva kishte zakon, veç asaj që i rrihte njerëzit në burg, të fliste edhe atëherë kur askush nuk e pyeste: "I jam besnik Slobodan Milosheviqit dhe familjes së tij". Megjithatë, shumë lehtë mund të ndodhë që shkaku i malverzimeve dhe sjelljes së tij ndaj të burgosurve, edhe vet të të jetë i burgosur në shtëpinë të cilën vet e drejtonte. Këtë, me siguri, e dëshirojnë shumë të burgosur që mes tyre kujtojnë zbulimin e patentuar të Ivkoviçit - sedativ në formë të shkopit për rrahje të quajtur "bensedin prej një mijë miligramësh".

Ditën e tretë të protëstës të të rebeluarve u solidarizuan edhe të dënuarit nga Padina Skela, burgut në Beograd si dhe të miturit nga burgu i Valjevës që u futën në grevë urie dhe refuzuan detyrimet e tyre.

Rebelimi i të burgosurve në Burgun hetues të Beogradit, në rrugën e Bacvanit nuk pati sukses, por disa ditë më vonë, në këtë vend, hyrën në grevë urie të punësuarit duke kërkuar që të kthehej ish - drejtuesi Radomir Gudaloviç i cili "nuk i takon asnjë prtie, sepse nuk dëshiroi që të merrte pjesë në punët e ndyta". Megjithatë në Padinjak erdhi shpejt deri tek qetësimi i 140 të të dënuarve disa nga të cilët vazhduan grevën e qetë.

Atë ditë qarkulloi edhe informacioni jozyrtar (gazeta "Glas", 9 nëntor) i marrë nga një burim i afërt me Ministrinë e Drejtësisë se "organizimi i rebelimit është nxitur nga vet kreu i Sigurimit Shtetëror (DB) që në këtë kaos të shkatërroheshin dokumentacionet rreth malverzimeve, kurse pushteti i ri të tregohet si i paaftë". Eshtë fakt se organizimi në të gjitha burgjet është i atillë që nuk mundëson të grumbullohen më shumë se 60 të burgosur në të njëjtin vend, kurse, gjithashtu, ata mund të jenë së bashku vetëm për një kohë të shkurtë. Eshtë më shumë se çudi që në rrethana të këtilla të mund të mblidhen pa u penguar fare një mijë të burgosur dhe të sillen rreth e qark burgut. "Duket se skenari ishte i suksesshëm dhe nuk ishte e rastësishme që në tre burgjet më të mëdha të fillonte njëkohësisht rebelimi", thotë Miodrag Gjorgjeviç, drejtues i burgut të Nishit. Përndryshe tani bëhet e ditur se në burgun e Pozharevcit gjatë muajit të kaluar kishte rebelim shkaku i ushqimit të dobët dhe të të ftohtit në fjetore dhe se drejtoria e burgut i ka mbajtur me premtime se do t'i plotësonte kërkesat e të të burgosurve që, natyrisht, nuk e bëri. Nuk dihet se athua drejtuesi Stipe Marushiq i informoi organet kompetente për rebelimin, por shumë shpejt pas kësaj doli me komunikatë Ministria e Drejtësisë në Serbi se nuk ka bazë për fillimin e procedurës për sjelljen e ligjit për amnisti, që iu premtua të burgosurve, nëse në afat prej tre ditësh (deri të dielën 11 nëntor) nuk ndërpriten protestat e të burgosurve dhe shkatërimi i promës së burgut.

Deri më 10 nëntor u arritën disa marrëveshje mes bashkëkryetarit të Ministrisë së Drejtësisë dhe të rebeluarve. Rebelimi filloi të qetësohet në të gjitha burgjet, kurse të burgosurit ndërprenë kaosin në qelitë e demoluara si dhe zjarrin në ndërtesat dhe punëtoritë e shkatërruara, ndërkohë që një pjesë e të burgosurve edhe mëtej gjendeshin në çatitë e ndonjë reparti. Megjithatë u ndie humbja e motivimit dhe lodhje e të të rebeluarve.

Shumicën e befasoi lajmi i papritur se Flora Brovina, mjekja shqiptare nga Prishtina, edhe vet, deri para disa ditësh, e burgosur në burgun e Nishit, nën mbykqyrjen e kryeshefit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Rade Markoviçit, vizitoi të burgosurit shqiptarë dhe të burgosurit tjerë në shumicën e shtëpive përmirësuese dhe ndëshkuese në Serbi. Brovina tha se të burgosurit shqiptar janë mirë, se jetojnë në kushte të vështira dhe se në trazirat në burg nuk kishte padurueshmëri nacionale e as konflikte në baza nacionale.

Në pyetjen direkte rreth implikimit të Sigurimit të shtetit në rebelimin e të burgosurve Rade Markoviç u përgjigj se "këto gjëra janë të pakuptimta". Megjithatë, Zharko Mihajloviç, anëtar i kryesisë së Lidhjes Qytetare të Serbisë, pohoi, në të vërtetë pa të dhëna, se regjimi i kaluar është "fajtor për vazhdimin e procesit të destabilizimit në vendin tonë, që më së miri shihet me rebelimin në burgje dhe me mungesën e rrymës". Kryetari i këshillit të qytetit të Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiç në deklaratën për Tanjugun paralajmëroi rebelime të reja në burgje, duke e sqaruar prognozën e tij me fjalët: "Kur e lironi Flora Brovinën për shkaqe politike dhe finansiare, mund të prisni që edhe të burgosurit tjerë të kërkojnë amnesti". Brovinës përdryshe iu anulua vuajtja e mëtejme e dënimit (gjykimi me 12 vjet burg nuk ishte i bazuar) nga kryetari i Jugosllavisë, sepse bëhej fjalë për një proces të montuar politik. Daçiçit aspak nuk i shkon ndërmend se dikush mund që mund të lirohet shkaku i mungesës së fakteve edhe pa kompenzim finansiar e politik. Të kujtojmë se Daçiç nuk u përgjigj kur shefi i dikurshëm i RFJ-së nga rradhët e socialistëve Zoran Liliç, para disa vitesh ia anuloi dhe e avancoi komandantin e dikurshëm të korparmatës së Novi Sadit, Boro Ivanoviçin, kundër të cilit në Gjyqin Ushtarak ishte ngritur aktpadi penale shkaku i evidentimit të keqpërdorimit të postit, tregëtisë së palejuar dhe disa veprave tjera penale.

Ishte siç ishte, të shtunën më 11 nëntor protesat në të gjitha burgjet e vendit gati plotësisht u qetësuan, por gardianët e burgjeve në Pozharevc dhe Nish filluan të protestonin shkaku i të ardhurave të vogla. Bashkë - ministri i Drejtësisë Dragan Subashiç, tha se Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Finansave ka siguruar mjete që gjatë 13 nëntorit tu paguajë të punësuarve nëpër burgje pjesën e parë të të ardhurave të gushtit, kurse deri në fund të javës së ardhshme edhe pjesën e dytë. Kur janë në pyetje kërkesat e të burgosurve, Subashiç sqaroi se nuk bëhet fjalë për kërkesa, por për probleme që tashmë kanë filluar të zgjidhen. Ministria e Drejtësisë, gjatë kësaj jave, në përputhje me ligjin për anulim, që do të miratohet menjëherë pas zgjedhjeve në seancën e parë kuvendore, tregoi vullnetin e mirë që disa të burgosur të lirohen nga vuajtja e mëtejme e dënimit. Bëhet fjalë për njerëzit që për disa muaj duhet tu kalojë afati i vuajtjes së dënimit.

As pa rebelimin e pa sherr, burgjet fatmirësisht nuk janë më tabu tema në Serbi. Deri tek të burgosurit për herë të parë pa shoqrimin e rojeve erdhën pjesëtarët e organizatave joqeveritare, veç Natasha Kandiçit, drejtores së Fondit për të drejta humanitare ishin edhe gazetarë të TV stacioneve të ndryshme. Duke iu falemnderuar atyre qytetarët e Serbisë kishin mundësinë të njihnin realitetin në burgje, torturat policore ndaj njerëzve deformuar, të dëgjonin për çka ankohen të burgosurit.

Për gjendjen në Serbi flet edhe fakti se të burgosurit nga Mitrovica e Sremit ndërprerjen e rebelimit e kushtëzuan jo vetëm me zgjidhjen urgjente të kërkesave të tyre por edhe kumtimin e tyre në televizionin shtetëror. Kërkesat u kumtuan në RTS, kurse rebelimi në Mitrovicë u ndërpre.

AIM Beograd

JOVAN DULOVIC