Aktpadi ndëshkimore kundër vajzës së Tugjmanit

Zagreb Nov 8, 2000

Aim, Zagreb, 4.10.2000.

Drejtoria policore e Zagrebit në ditët e para të nëntorit përundimisht ia kumtoi opinionit publik atë që i njëjti edhe ashtu e dinte me vite: Nevenka Tugjman ka shfytëzuar fuqinë e vet politike dhe shoqërore ku gjatë nëntëdhjetave, në mënyrë të paligjshme, arriti deri tek përfitimet shumëmilionëshe. E bija e kryetarit të parë kroat, Franjo Tugjmanit, në pjesën e dytë të viteve nëntëdhjeta ka ndikuar që miku i saj Igor Knezheviç të fitonte dhjetëra punë në ndërtimin dhe servisimin e centralit telefonik në Ministrinë e shkencës dhe teknologjisë dhe Ministrinë e mbrojtjes si dhe në institucionet që përmes këtyre ministrive finansoheshin nga buxheti shtetëror. Knezheviç u paguante Tugjmanëve provizion të gatshëm prej 15 përqind. Policia në përpunimet hetimore të veprave kriminalistike ka vërtetuar se si princesha, deri dje, e paprekshme kroate në këtë mënyrë ka përfituar më së paku 2.150.000 kuna.

Shërbimi kriminalistik, me kërkesë të prokurorisë shtetërore, ngriti këtë çështje në pranverën e sivjetme, pasi javorja nga Spliti "Feral Tribune" botoi deklaratën e shkruar të Igor Knezheviçia, të vërtetuar të noteri publik. Në deklaratën e Knezheviçit detajisht përshkruhen 43 punimeve të bëra, emrat e institucioneve dhe shuma e saktë e llogarive të paguara si dhe 43 provizionet pagesore për Nevenka Tugjmanin, në shtëpinë dhe firmën e tij. Shtohet gjithashtu se si nënshkruesi "në procedurën e mëtejme është i gatshëm të sqarojë mënyrat dhe procedurat e transaksioneve", si dhe mënyrat përmes së cilave "erdhi deri tek pozita për t'i realizuar punimet", kurse gazetarëve u tha se me ata do të bisedojë "atëherë kur organet shtetërore do ta bëjnë të veten". Pas gati gjysmë viti obstruksionesh të shërbimit kriminalistik në vet policinë, megjithatë, me kumtimin e dyshimeve të bazuara mbi Tugjmanin dhe Knezheviqin, "Feral Tribune" zbuloi edhe diçka tjetër: në MPB, përmes kanaleve politike, është penguar hetimi i Nevenka Tugjmanit.

Përmes burimit të paemëruar edhe pse deri tek hetimet e dy bashkëpunëtorët në kriminalitet duhej të vinte kryeshefi i Njësisë për kriminalitet ekonomik në ministri Tomislav Buterin ai ndikoi që kjo të mos ndodhte. Ky nëpunës i policisë, përndryshe, është i njohur në opinionin publik si përgjegjës për ikjen e të mistershmit të njohur Josip Guçiçit, gjithashtu sipas diktatit politik të qarqeve të interesuara për këtë skandal lidhur me kriminelin e ndjerë në dhjetë vitet e kaluara, nën patronatin e BDK pushtetore. Policia tentoi që gazetarëve t'ua sqaronte se nuk kishte bazë hetimore për të dyshimtët Nevenka T. dhe Igor K., por u dëshmua se kjo nuk ishte e vërtetë. Nga katër mundësitë e mundshme për hetimin e personave të dyshimtë, në këtë rast, mjaftonin së paku vetëm dy: nëse ekzistojnë rrethana që çojnë drejt rrezikut që të dyshimtët të fitojnë dhe nëse ekziston pavendosmëria që të pengojë me procedurë të mëtejmë në ndikimin e dëshmitarëve.

Të njëjtët arsyetime ishin shfrytëzuar në rastet e procedurave ndëshkimore ndaj Miroslav Kutlo, Antun Novaliç dhe (politikanin) Ivan Herak. Por, të tre këta - për dallim nga Guçiçi dhe Tugjmani - ishin flijuar nga ish-pushteti, e asnjëri në kohën e tij nuk u lodh që të shpëtonte nga arresti,dhe kështu iu mundësua ikja ose ikja e dëshmitarëve. Duke marrë parasyshë numrin e punëve të aktualizuara kriminale që i mvishen Nevenka Tugjmanit dhe Igor Knezheviqit, lehtë mund të paramendohet se numri i të interesuarve për shpëtimin e tyre është tepër i madh, dhe se në vjedhjen e barabartë të parave të shtetit këtu ishin përzier shumë pjesëmarrës. Vetëm përmes Ministrisë së shkencës Knezheviç fitoi të drejtën për tregëti në punimet rreth ndërtimit dhe mirëmbajtjes së centralit telefonik në dhjetë fakultete ose institute nga Zara dhe Poreci deri në Zagreb dhe Osijek...

Natyrisht, është vërtetuar se si Nevenka Tugjman megjithatë nuk e ka thirrur individualisht dekanin, që të propozonte pikërisht mu Knezheviçin si mjeshtër më të përshtatshëm për telefoni. Puna serike në institucione, e ushqyer me para nga tatimet e obliguesve, kërkoi që Knezheviç të vendosej në vendin prej ku zyrtarisht vendoste për realizuesin e punimeve. Sipas fjalëve të komunikatës policore: "(...)Nevenka T., duke shfrytëzuar pozitën e vet shoqëror dhe autoritetin e vet, ndikoi që të mos shpalleshin punët zyrtare që doemos duheshin shpallur dhe i mundësoi Igor K., xhirrollogari rrjedhëse për rregullimin e aparateve shtëpiake dhe telefonave, që pa konkurs, me përgatitje të mesme shkollore, pa kualifikim dhe pa referenca profesionale, të vendosej më 10.04.1996. në nivel të Ministrisë së shkencës si person profesional dhe përgjegjës që nga zgjedhja në konkurs, caktimi i zbatuesit dhe mbikqyrja e punimeve gjatë ndërtimit të centraleve telefonike."

Dhe kështu Igor Knezheviç u bë konsultuesi profesional për telefoni dhe telekomunikacion në këtë ministri. Shumicën e punimeve ia ndau firmës Alcatel, me të cilën firma e tij private Telecom që më parë kishte marrëveshje të nënshkruar për ndërmjetësim. Ose firmës Ericsson-Tesla, ku Telecomi i tij ishte i ashtuquajtur prodhues... Në rastin e dy fakulteteve të Zagrebit, Knezheviç punimet në mënyrë të barabartë ia ndau firmës Datanet, kurse siç thuhet në raportin hetues kriminalistik të policisë: "Nevenka T. ka bërë vepër penale sepse duke shfrytëzuar pozitën e vet shoqërore dhe autoritetin e vet ndikoi që Igor K të fitonte të drejtën e punimeve për llogari të Telecomit të tij dhe në Bankën Ekonomike të Zagrebit, atëherë pronë e RH, JP "Robni terminali" dhe "Koncar Imobilija", pa apo me konkurs jo të plotë". Në përpunimin e deritanishëm kriminalistik është vërtetuar se Knezheviç nga këto tre punë të porositura, nw Alcatel dhe Ericsson-Tesla, ka paguar 10.066.473,18 kuna.

Megjithatë, Ministria e shkencës për dy bashkëpunëtorët ishte e vogël prandaj ata ia mësyen edhe Ministrisë së mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, me ndërtimin e centraleve telefonike në Institutin e Brodarit dhe pasurisë së lënë me testament "Shpëtojmë fëmijët e Kroacisë", kurse gjithçka më parë ishte rregulluar dhe paguar përmes ministrive të përmendura. Për pasurinë e përmendur është interesante të thuhet se udhëheqëse e saj ishte si deri më sot Ankica Tugjman, nëna e Nevenkës dhe grua e kryetarit të dikurshëm të Kroacisë. Por një pjesë e punës në telefonizimin e të këaj shoqate - mbase për shkak se puna shpesh "bartej në shtëpi" - ishte shkruar në adresën Nazorova 59. Saktësisht në shtëpinë e familjes së Tugjmanit... Duhet dyshuar se, Nevenka Tugjman dhe Igor Knezheviç kishin monopol në ndërtimin dhe servisimin e centraleve telefonike në mbase të gjitha intitucionet e dy ministrive të përmendura. Prandaj për ata dyshohet për "keqpërdorim gjatë kryerjes së funksionit me rëndësi shtetërore" (Igor K.) dhe "ndërmjetësim joligjor" (Nevenka T.).

Pohimi i vetëdijshëm i Knezheviçit "pasi organet shtetërore ta bëjnë të veten" mund të interpretohet si vlerësimin i tij rreth ndërrimit të rrethanave politike, që i mundësuan pasurim të paligjshëm. Asnjë nga dëshmitarët tjerë, deri më sot, nuk ka folur publikisht për bashkëpunim me të dyshimtët, por nuk duhet dyshuar se si disa i kanë rrëfyer policisë mjaft për këtë - ndryshe këto detaje të shërbimit kriminalistik vështirë të dëshmoheshin. Eshtë më shumë se e arsyeshme frika se pa ngutjen e Knezheviçit, dhe pa presionin e disa mediumeve ndaj pushtetit shtetëror ekzekutiv, policia do ta kishte zbuluar dhe kishte ndërmarrë diçka ose asgjë. Këtë e dëshmon periudha e gjatë gjysmëvjeçare gjatë së cilës lënda "Tugjman & Knezheviç" ngriti shumë pluhur, kurse tani edhe pengesa në marrjen e dy të dyshimtëve. Nxjerrja e tyre para gjyqit asnjëherë nuk ka qenë e sigurtë, por shkaku i zhvillimeve të deritanishme megjithatë gjithçka do t'ia lëmë kujdesit deri sa përfundimisht nuk bindemi për këtë.

AIM Zagreb

IGOR LASIÇ