Qeveria themelon byro per lufteen kunder mafias

Zagreb Nov 8, 2000

AIM, Zagreb, 0 6.11.2000

Skenat e filmave amerikanë që edhe në mesditë tregojnë qërimin e hesapeve midis mafiozëve ka kohë që shihen edhe në rrugët e Zagrebit. Mirëpo dimensionet e vërteta të kriminalitetit të organizuar kroat porsa kanë filluar të parandihen. Gjykimi që filloi para do kohe kundër grupit të shtatëmbëdhjetëve të të ashtuquajturës organizatë kriminale, gjegjësisht grupit të reketarëve, kamatarëve dhe vrasësve, të burgosur ndonjë muaj para zgjedhjeve me qëllim që ish qeveria e HDZ të fitonte simpatinë e opinionit, tani po zhvillohet si proces gjyqësor sipas të cilit “ shteti juridik kroat” duhet të jap provimin ose të bjerë në të. Dhe rënia në këtë provim njëkohësisht do të thotë edhe largim i përgjithshëm nga integrimet e paralajmëruara në organizatat evropiane dhe botrore, pa të cilat dalja e shtetit dhe shoqërisë nga kriza e përgjithshme është thuaj e pamundshme.

Gjykimi i të ashtuquajturës organizatë kriminale tërheq vëmendjen edhe për disa elemente të tjera. Pas një viti jo të plotë në paraburgim, Tomislav Marin, njëri nga 17 të akuzuarit, vendosi të flasë dhe rrëfejë. Duke shpifur kundër shokëve të vet të deridjeshëm, kolegu Marin përpiqet të shpëtojë me dënim më të vogël për vete, mirëpo pa marrë parasysh shkaqet dhe vërtetësinë e dëshmive të tij - në të cilat shumica shprehin dyshim të bazuar në (auto)biografinë e tij të rrejshme dhe të fryrë të publikuar dikur në media- dikush më në fund ka reaguar, kurse ai dikushi është një që deri dje mbante pozitë të lartë në organizatën për të cilën fitimi i kundërligjshëm i mjeteve materiale ishte aqë i rëndësishëm sa që as nuk nguronte të vrasë antarët e klanit kundërshtar.

Organizata kriminale e quajtur në rrethin e vet edhe klani i Bagariqit

  • sipas Zlatko Bagariq-it, padyshim nuk është e vetmja organizatë e tillë në Kroaci. Mirëpo tani vetëm mund të supozohet se sa është numri i organizatave të tilla të ngjashme. As pushteti juridik dhe as mediat ( në pikëpamje profesionale të orijentuara më mirë se sa institutet e autorizuara) nuk kanë pasqyrë të plotë të kriminalitetit të organizuar në Kroaci. Dihet, ndërkaq, se korrupcioni dhe kriminaliteti i organizuar ka lëshuar rrënjë në çdo pore të shoqërisë, kështu që format e imta të korrupcionit, siç është p.sh. rryshfeti rrugor, nuk i vërren thuaj askush..

Me shpresë se kjo pamje dëshpruese mund të përmirësohet, Qeveria kroate rëndomë pasive bëri një hap të cilin rrallëkush mendonte se do ta bëjë: vendosi të themelojë Byronë për zhdukjen e korrupcionit dhe kriminalitetit të organizuar, të quajtur shkurtë USKOK. Themelimi i kësaj Byroje është paralajmëruar prej para më pak se dy muajsh, kështuqë miratimi i paradokohshëm i projektit të Byrosë USKOK ndikon aq jonatyrshëm, sidomos kur të merret parasysh ngadalësia e njohur e Qeverisë në zgjidhjen e problemeve. Se çfarë është kjo që po ndodh - pyetje është kjo rreth sëcilës opinioni kërkon përgjigje?

Fletëparaqitja penale e javës së kaluar kundër Nevenka Tugjman-it, bijës ë kryetarit të ndjerë kroat,përmban pesë vepra penale nga lëmi i kriminalitetit ekonomik nëpërmjet të të cilave ajo ka realizuar fitim material prej afro 600.000 DM. Nevenka Tugjman ka patur edhe ndihmës të tjerë përveç Igor Knezheviq-it, shitësit dhe instaluesit të telefonave dhe centraleve telefonike të cilat ai i ka shitur dhe instaluar duke shfrytëzuar “autoritetin dhe pozitën shoqërore” të Nevenkës, gjë për të cilën në fillim të vitit informonte Feral Tribune se në dorë kishte marrë 2,6 milona kruna (mbi 700.000 DM). Policia tani po gjurmon edhe bashkëpunëtorët tjerë potencial të kësaj pune të pandershme.

Dhe përsëri të kthehemi te organizata kriminale. Në akuzën, e cila në të vërtetë përmban 250 faqe, emri i Vjeke Slishka-s, “ mbretit të lojrave të fatit në Kroaci” dhe, si flitet, prises së klanit të dytë , kundërshtar i Bagariq-it, përmendet thuaj si në kalim dhe më shpesh si personë ndaj të cilës antarët e klanit të Bagariqit dy herë kanë provuar atentat të pasuksesshëm, por që në njërin është vrarë një kalimtar i rastit. Burimet jozyrtare të Ministrisë së drejtësisë tregojnë se njëri nga hetimet e para të cilin mund të ndërmarrë Byroja për zhdukjen e korrupcionit dhe kriminalitetit të organizuar do të ishte pikërisht hetimi ndaj Vjeke Slishka-s dhe klanit të saj.

Burimet e njëjta tregojnë se në cakun e USKOK-ut mund të vendosen edhe ish funksionarët e lartë shtetrorë, kryesisht anëtarë të Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), parti e cila sot, pas rënies nga pushteti, po shkatrrohet vazhdimisht. Raportet shumëvjeçare të kontrollit shtetror për funksionimin e organeve të qeverisjes shtetrore dhe vetëqeverisjes vendore në disa qindra mija faqe shënojnë në të vërtetë një numër jashtëzakonisht të madh rastesh të shpenzimit kundërligjor të parave, si edhe inegzistimin e llogarive në bazë të të cilave janë bërë një numër i madh pagesash. Por një mënyrë e tillë pune është praktikuar edhe në vetë Kabinetin e Kryetarit dhe në të gjitha ministritë dhe institutet shtetrore. Krahas tjerave, në media spekulohet se si USKOK-u më në fund do të zgjidhte edhe enigmën e pronarit të vërtetë të Veçernji list-it, njërës nga aferat më të mëdha dhe ende të pasqaruara të regjimit të kaluar, në vlerë prej dhjetra miliona markash gjermane.

Vetë USKOK-u, ligji i posaçëm për të cilin duhet të sillet deri në fund të këtij viti, do të punojë sipas parimit të prokurorisë shtetrore, përveç se do të ketë shumë më tepër autorizime. Për shkak të themelimit të saj Kroacia duhet të ndërrojë Ligjin Penal dhe Ligjin për ndjekje penale, me të cilin do të shtoheshin të drejtat e organeve hetuese dhe do të lehtësohej procesi i hetimit, dhe si mos bëhej kështu deri sa siç është tani - shpesh qëllon që fajtori potencial të zhduket pa therrë në këmbë ose të shpallet si i varfër që nuk ka kafshatën e gojës, dhe jo më se ai qëllon të posedojë miliona të fituara me shferc duke shitur drogë apo automobila të vjedhur.

USKOK-u do të kordinojë punën e organeve ekzistuese shtetrore, të cilat mund të ndihmojnë në pengimin e kriminalitetit të organizuar si të: Policisë financiare, Drejtorisë së tatimeve, Drejtorisë doganore, Institutit për pengimin e larjes së parave, policisë. Plani parasheh që USKOK-u të ketë autorizime të cilat organeve egzistuese nuk do t'u lejojnë hapsirë që të keqpërdorin urdhërat që do të sillen nga kjo Byro, as opstrukcion të hetimeve që do të ndërmarrë USKOK-u. Që të jetë ende më mirë, parashihet që një njësit policor të jetë nën komandën e drejtpërdrejtë të USKOK-ut. Parashihet poashtu edhe themelimi i një formacioni special, i cili do të mirrej me mbrojtjen e vepruesve të USKOK-ut si dhe të dëshmitarëve të mbrojtur ose dëshmitarëve të penduar, institucione këto që në ligjet aktuale ende nuk janë aqë të përpunuara.

Në krye të USKOK-ut do të qëndrojë prokurori i posaçëm, i cili vetëm me shtatë zëvendës të tij ( të gjithë me statusin e prokurorëve shtetrorë) dhe me disa bashkëpunëtorë të tjerë profesionalë - për financa, informata, kriminalitet, do të tubojë dokumentacionin, të ndjekë hetimet dhe bashkëpunojë me organizata të tjera të ngjashme në botë, me qëllim që t'i priten krahët kriminalitetit të përhapur shumë në Kroaci ose të zhduket në masë sa më të madhe. Projekti të cilin e ka përpunuar zëvendësi i prokurorit shtetror Dragan Novosel (mbase edhe njeriu i parë i ardhëshëm i USKOK-ut) është i bazuar në modelin italian dhe është zbatuar me sukses në akcionin “Mani Pulite”, me të cilin është zbuluar veprimtaria kriminalistike dhe korruptuese e përfaqësuesve më të lartë të pushtetit në Itali.

Mirëpo ajo se sa do të ketë sukses ky projekt kroat, projekt për themelimin e USKOK-ut të cilit tani më i është premtuar ndihmë materiale prej Evropës, do të varet në rradhë të parë nga kualiteti i Ligjit për USKOK-un, i cili parashihet të sillet më së voni deri në fund të vitit. Në Ministrinë e drejtësisë këto ditë po formohet grupi punues i cili duhet të punojë projekt- ligjin, i cili pastaj do të duhet të kalojë procedurën kuvendore dhe miratimin mbase me procedurë të shpejtuar. Pikërisht Kuvendi pra do të ketë fjalën e fundit për formimin dhe dhënien e autorizimeve USKOK-ut, mirëpo, meqë në të ndodhen shumë të njohur të cilët vlerësohen si fajtorë për përhapjen e pakontrolluar të mafias në Kroaci, me të drejtë pritet seancë e zhurmëshme dhe plot kundërshtime.

AIM Zagreb

MILIVOJ GJILAS