Maqedonian dhe zgjedhjet në Kosovë
Jehona e zgjedhjeve vendore të Kosovës është diç paradoksale në krahasim me komentimet e mëhershme të ngjarjeve të atjeshme dhe ndikimin e tyre në situatën në Maqedoni. Pjesa e opinionit maqedonas kryesisht është informuar në mënyrë korrekte për rrjedhën dhe rezultatet e zgjedhjeve, pa e dramatizuar shumë edhe mundësinë e pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër, partia shqiptare në pushtet, PDSH,shihet qartë se nuk është e kënaqur me fitoren e LDK-s së Rugovës.
AIM Shkup, 3.11.2000
“Me gjasë Shqiptarët kudo që jetojnë, në zgjedhje nuk e bëjnë dot pa revolet, “kallashnikovët” dhe hunjtë. Kështu ishte në disa nga zgjedhjet në Shqipëri dhe Maqedoni. Thaçi në Kosovë i përdori edhe bombat. Me anën e tyre ai i eleminoi kundërshtarët e tij”, do të shkruaj në fundin e tekstit të panënshkruar javorja e Shkupit “Start”, në numrin i cili u publikua vetëm një ditë para zgjedhjeve vendore në Kosovë. Për fat të mirë shumica e mediave maqedonase nuk ndoqi paragjykimet dhe klishetë e tilla, që ishin karakteristike në periudhën e mëparëshme me albanofobinë dhe ndishmërinë në raport ndaj reflekseve të mundshme të ngjarjeve kosovare në Maqedoni. Informimi për zgjedhjet vendore kosovare kryesisht ishte korrekt dhe me pak gjurmë nga ajo që dikur ishte ngarkesë e tepruar.
Gjatë ditëve në prak dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve mediat elektronike në gjuhën maqedonase më së shumti informuan nga burimet e lajmeve të agjencive. Vetëm MTV për zgjedhjet dërgoi gazetarin e vet special. Plasifikimi i këtyre informatave kryesisht kaloi në suazat e lajmeve të politikës së jashtme, edhe pse disa stacione TV Kosovën e vendosën ndërmjet lajmeve nga vendi dhe lajmeve të jashtme. Dallimet më të dukshme vërreheshin rreth “paketimit” (paralajmërimet dhe disa komente të vogla në kuadër të informatave). Si kryesore çfaqej vërrejtja kujdestare se “ zgjedhjet në Kosovë janë referendum për pavarësinë e saj”. TV lokal i Shkupit Telma, për shembull, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve për rezultatet e para jozyrtare informonte duke shfrytëzuar lajmin e agjensisë, i cili emitohej pas raportit të rëndomtë të përditshëm të reporterit të vet nga Beogradi, i cili pa dilemë ishte përplot me reagime sërbe për zgjedhjet dhe me refuzimin e tyre an blok zyrtar dhe jozyrtar. TV Sitel-i, me koncesione shtetrore (me të drejtë për të mbuluar tërë shtetin) ishte i vetmi i cili zëshëm theksonte incidentet e rralla duke u përpjkur t'i tregojë si dominante, kurse rezultatet e para i trajtoi njëlloj sikurse zgjedhjet vendore dhe regjionale në Kolumbi.
TV A-1 ndërkaq, i cili poashtu mbulon tërë Maqedoninë, ditën e parë pas zgjedhjeve, në lajmet kryesore zgjedhjeve në Kosovë u kushtoi sipërfaqe të madhe, pothuaj në të njëjtën mënyrë si lajmet kryesore të vendit - turbulencat e reja në koalicionin qeveritar në Maqedoni dhe incidentin në promovimin e shoqërisë probullgare “Radko”. Zgjedhjet e Kosovës ishin lajmi kryesor i jashtëm, krahas informatave për rrjedhën e tyre, rezultatet e para, raportet e siguruara nga Tirana, Athina dhe Sofja, kurse në intervistën e cila i kushtohej krizës në koalicionin me Vasil Tupurkovskin, kryetarin e Alternativës Demokratike, pyetja e parë i ishte kushtuar zgjdhjeve vendore kosovare. Tupurkovski ishte dhe politikani i parë maqedonas i cili dha vlerësimin e vet për to: zgjedhjet i i cilësoi si shenjë pozitive edhe përpos asaj që sërbët nuk kishin marrë pjesë në zgjedhje, porse vetëm Kosova me pranishmëri të KFOR-it në njëfarë forme të okupimit. Për Tupurkovskin zgjedhjet janë hapi i parë drejt vendosjes së institucioneve dhe hap drejt konsolidimit të regjionit.
Edhe mediumet e shtypit rregullisht ndoqën të gjitha ngjarjet rreth zgjedhjeve. E afërmja me opozitën “Utrinski vesnik” madje dërgoi edhe reporterin e vet special, raportet e të cilit në pikëpamje profesionale ishin korrekte. Ditën pas zgjedhjeve raportet në shumicën e gazetave ishin në faqet e para, kurse analizat e para u publikuan që në të nesërmen. Është interesante mënyra se si gazetat në maqedonisht dhe në shqip i kanë intonuar raportet për rezultatet e para. Te ato maqedonaset kryesisht theksi është vënë në fitoren e LDK-s dhe të Rugovës, te ato shqip kanë dominuar variantet në temën “ fitoi populli i Kosovës” e tj.
“Dnevnik-u” në komentin “ Nacionalistët e Kosovës u mbytën në ujrat e reja ballkanike” do të shkruaj: “Millosheviqi shkoi dhe e “tradhëtoi” Thaçin për dallim nga Rugova të cilit nuk i nevojitej armik që t ë fitonte zgjedhjet”. Edhe pse ende duhet të mësojnë leksionet nga Bosnja e pasluftës, ” kosovarët “ gjithësesi treguan se kanë bazë të mirë për atë, dhe se madje mund t'u mbajnë mësim disa fqinjëve të vet se si duhet të votohet”. Proqeveritarja “Nova Makedonija” në komentin e saj të faqes së parë “Dy pamje të Kosovës” sëpari konstaton se Kosova edhe më tutje mbetet protektorat me dy pamje”, njera mbi të cilën pasqyrohet interesi i përgjithshëm i shqiptaëve të Kosovës që Kosova të bëhet shtet i pavarur, dhe tjetra interesi shtetror i Sërbisë që Kosova të mbetet në kuadrin e shtetit federativ” gjatë sëcilës shton se qëndrimet e fituesit Ibrahim Rugova nuk dallojnë nga qëndrimet e të dytit për nga numri i votave, Hashim Thaçi, për sa i takon pavarsisë kosovare. “Gazeta “Utrinski vesnik” në analizën e redaktorit të saj të rubrikës së politikës së jashtme, i cili ishte në Kosovë, shkruan: “ Paralajmërimi i Kosovës së pavarur është imanent për çdo bindje shqiptare lidhur me ardhmërinë e krahinës, dhe në këtë plan “ si njëri edhe tjetri”, gjë që do të thotë të gjithë subjektet politike, plus të përkrahur nga asistentët e Tiranës dhe të Maqedonisë, janë të një mendimi”. Kjo gazetë vlerëson se “ në Maqedoni, për shembull, pa partnerin kosovar kanë ngelur PDSH - PDP dhe lideri Xhaferi me Thaçin e këtushëm të cilët këmbejnë energjinë pozitive bashkë me “ sokolat e Kosovës”. Edhe profesori i marrëdhënieve politike ndërkombëtare i fakultetit juridik të Shkupit, Lubomir Fërçkovski , ndan mendimin se “ disa nga të parët tanë do të ndodhen në konfuzion sepse tërësisht janë vënë në krahun e Hashim Thaçit” kështu që “ do të duhet të rekonsidohen”. Edhe Fërçkovski mendon se zgjedhjet në Sërbi në Kosovë janë shenjë se regjioni po hyn në fazën institucionale dhe se formimi i institucioneve në Kosovë “brenda RSJ-s” do të zhvillohet në kushtet në të cilat “ prania ndërkombëtare de fakto do të garantojë pavarësinë e atij etniteti, mirëpo ai formalisht do të qëndrojë në suazat e rezolutës 1244 dhe nuk besoj se prej aty nuk do të mund të dalë në asnjë mënyrë pavarësisht nga retorika”.
Gazeta shqipe “Fakti” dy ditë me rradhë publikoi pikëpamjet e veta për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë nëpërmjet penës së vet pronarit t ë saj. Edhe vetë titujt flasin qartë: “Kamera” e fshehur e Rugovës, magjike në duart e të deprimuarve” dhe “ Pse Cërvenkovski (lideri i opozitës maqedone -sh.y.) ishte i interesuar që të fitojë Rugova”. “Flaka” ndërkaq i ikë përmendjes së emrit të Rugovës dhe LDK-s së tij lidhur me rezultatet e para. Kjo “mbajtje ane” është e vetëkuptueshme, sepse që të dyja gazetat janë të afërta me PDSH-në pushtet të Arben Xhaferit - e para nga shkaku se, siç shkroi pronari i saj para disa muajsh, askush nuk mund t'ia ndalojë që ta dojë Xhaferin, kurse e dyta nga shkaku i njohur se është gazetë qeveritare nën mbikqyrje të drejtpërdrejtë të pjesëmarrësit shqiptar në të.
Edhe deklaratat e liderit të PDSH-s janë mjaft ilustrative. Ai në variante të ndryshme parashtroi tezën se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë janë ashtu siç janë, sepse për ato ka votuar “populli i traumatizuar i dalur nga lufta”, duke e krahasuar këtë me humbjet zgjedhore të pasluftës të fitimtarëve të luftës në Luftën e Dytë botrore, Çerçili dhe De Goli. Në deklaratën ekskluzive të gazetës prishtinase “Koha ditore” Xhaferi do të deklarojë edhe këtë: “ Unë u vrava që të fitoja zgjedhjet në Maqedoni, kurse Rugova asnjëherë nuk më përuroi fitoren e PDSH-s”, mirëpo “ Nuk kam kurrfarë shkaku që të mos takohem dhe mos ia uroj fitoren Rugovës, por po them se në këtë rast do të respektoj parimin e reciprocitetit”. Nënkryetari i PDSH-s Menduh Thaçi ishte ende më i drejtpërdrejtë: “Ne nuk jemi “revizionistë” dhe qëndrimi ynë për PDK-n dhe Hashim Thaçin nuk do të ndryshojë” që të konstatojë se “ pas zgjedhjeve parlamentare do të arrihet në raporte krejtësisht të reja”. Ose ashtu si përfundon me frymëzim pronari i “Faktit”: Kjo nuk do të thotë se një ditë nuk do të kthehet edhe De Goli shqiptar”.
Prapavija e këtij qëndrimi të partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni dhe i mediumeve të saj qëndron në lidhjet të cilat me Hashim Thaçin dhe UÇK-n janë vendosur gjatë luftës në Kosovë kur PDSH-ja nëpërmjet të pjesëmarrjes së saj në pushtet ofroi logjistikën e caktuar në teritorin e Maqedonisë. Dihet poashtu edhe ajo se Xhaferi ishte dhe është në njëfarë dore patroni politik i Thaçit kosovar - të cilin e solli në vizitë në Maqedoni pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë ku edhe iu dha protokol zyrtar shtetror; premieri maqedonas Georgievski sëbashku me Xhaferin e vizitoi Prishtinën, ku sëbashku me Hashim Thaçin morën pjesë në seminarin për ardhmërinë e Kosovës, gjatë të cilit Georgievski theksoi anët e mira të fqinjësisë me Kosovën dhe shpalli hapjen e afërme të zyrës diplomatike. Në Tetovë flitet se aktivistët e PDSH-s kanë ndihmuar kolegët e PDK në aktivitetet parazgjedhoreNga ana tjetër Xhaferi nuk pranoi të takohet me Rugovën kur ky pas luftës nëpërmjet Shkupit kthehej prej Italie në Kosovë, kurse sëbashku me të dy Thaçat iu largua takimit me të në hotelin e Shkupit “Aleksandar Pallas” gjatë shkuarjes së shqiptarëve të Kosovës dhe serbve në bisedat në SHBA.
f. AIM Shkup
ISO RUSI