Çfarë fshihet pas histerisë së re me vizat
Bullgaria vë në pzetje pjesmarrjen në Paktin e stabilitetit
AIM Sofje, 31.10.2000.
Seriali i rregullt vjetor i quajtur “ Histeria për shkak të vizave shengene për qytetarët bullgarë” fitoi dimension të ri pikërisht një muaj ditë para zgjidhjes definitive të këtij problemi.
“Në qoftë se çeshtja e fshirjes së Bullgarisë nga lista negative e vizave nuk zgjidhet në mënyrë pozitive, vendi do të dalë nga Pakti i stabilitetit të Evropës juglindore”, deklaroi kryetari i këshillit parlamentar për politikën e jashtme Asen Agov. Në këtë mënyrë ai u shpalli ultimatum edhe shteteve të Shengenit, edhe vendeve donatore të paktit nga të cilat Bullgaria pret miliona evra në suazat e programit për rindërtimin e regjionit. Nga binarët e diplomacisë së qetë Agovi e futi vendin në terenin e debatit të zhurmshëm të çështjes së vizave, çështje kjo e cila gjatë kohë është tema numër 1 në bisedat e Bullgarisë me Bashkësinë Evropiane dhe e cila në këtë rast është vënë në rrafshin “ose - ose”. Në pyetje është vënë e tërë përvoja e deritashme pozitive e lobimit për nxjerrjen e vendit nga lista negative e quajtur ndryshe edhe “ lista e zezë e Shengenit”. Poashtu edhe premtimet e fituara se pakti do të përkrahë disa projekte të infrastrukturës në vitet e ardhshme. Vallë paguhet flijimi? Dhe pse vallë është ndërmarrë një sulm i tillë i fuqishëm befasues?
Sa i përket sulmit ai vërtetë është i fuqishëm. Për ndryshim nga më parë, kur Agov-i bënte gafe në paraqitjet e tij rreth problemeve të politikës së jashtme, si duket tani pozicioni i tij është harmonizuar në nivelin më të lartë. Ministri i punëve të jashtme Nadezhda Mihaillova si edhe disa ministra të tjerë të Ivan Kostov-it e përkrahën akcionin e tij. Realisht pas gjithë asaj zhurme fshihet një mënyrë mjaft perfide e shprehjes së pozicionimit të ri të Bullgarisë sa i takon çeshtjes së Paktit të stabilitetit. Dhe duket se ky është njëri nga qëllimet kryesore të histerisë së re. Vendi është i gatshëm të ndërpresë marrëdhëniet e veta me Paktin, thekson refreni i fshehtë në të gjitha paraqitjet . Dhe ky refren po përsëritet shumë shpesh dhe zëshëm nga ana e shumë politikanëve me ndikesë. Vetëm në këtë mënyrë mund të spiegohet se si Bullgaria ndërlidh dy çështje të cilat në shikim të parë nuk kanë asgjë të përbashkët dhe as që në ndonjë mënyrë mund të ndërlidhen mes tyre - vizat dhe pjesëmarrja në Pakt.
“ Pakti i stabilitetit mund të shndërrohet në alibi politik për ndryshimin e qëllimeve reale të Bullgarisë dhe kthesën e saj prej rrugës së drejtë kah strukturat evropiane. Në qoftë se vizat nuk ndërpriten, nga vendi i cili një pjesë të problemit e ka të zgjidhur, Bullgaria do të bëhet shteti problematik dhe objekt direkt i Paktit” , deklaroi lidhur me këtë ministresha Nadezhda Mihaillova.
Kolegët e saj e përkrahën poashtu çështjen. Zëvendësministri i financave Plamen Oresharski deklaroi se Bullgaria deri tani nuk kishte fituar asgjë nga Pakti i stabilitetit, por mbase edhe nesër nuk do të fitojë. “Duhej që nga ajo linjë të arrinin mjete të cilat do të kompenzonin humbjet e vendit për shkak të jugokrizës. Mirëpo, vendi ynë ka mundësi afrimi deri te resurset kreditore, kështu që nuk është e nevojshme të marrë kredi të tilla nëpërmjet të Paktit të stabilitetit. Kështuqë në qoftë se ka tendencë që nëpërmjet Paktit për stabilizim të ngadalësohet anëtarësimi ynë në BE, në atë rast ai shkakton më shumë dëme se sa dobi”, deklaroi Oreshanski.
Deri tani Bullgaria ka marrë gjithsej 2 milion evra, kurse vetëm për projektet e shpejta siç është Ura-2 e Danubit, modernizimi i limanit Lom dhe modernizimi i aeroportit të Sofjes pret 160 milion evra, thekson Asen Agov. Në suazat e projekteve për finansim brenda dy viteve priten edhe mbi 750 miliona evra.
Kordinatori kombëtar i Paktit për stabilizim Nikola Karadimov dha dorëheqje menjëherë pas kërcnimeve të shprehura se Bullgaria mund të dilte nga strukturat e tij. Në qëndrimin e vet zyrtar ai deklaroi se është shprehur “ mospërputhshmëri ndërmjet qëndrimit të tij dhe të qeverisë bullgare”. Zëdhënësi i Paktit Endru Levi u përpoq që të ulë tensionin duke theksuar se mjetet e para në kuadrin e projekteve të shpejta do të arrijnë në vitin 2001. Mirëpo edhe ai deklaroi se nuk mund të kuptonte se çfarë lidhjeje kishte ndërmjet Paktit dhe vizave. Ftesat e tij për qetësim të çeshtjeve vështirë se do të jenë të mjaftueshme nëqoftëse kemi parasysh qëllimet e qeverisë. “Ajo që është me rëndësi të veçantë është çështja që Pakti mos shndërrohet në mënyrë për ndryshimin e synimeve evropiane të Bullgarisë”, deklaroi Mihaillova.
Përndryshe Bullgaria është e përgaditur lidhur me atë se si duhet të veprojë në qoftë se nuk kanë sukses bisedat për fshirjen nga lista negative e vizave. Dalja nga Pakti i stabilitetit është vetëm një pjesë e planit të saj. Varianti tjetër është që edhe Bullgaria të aplikojë vizat për qytetarët e BE në bazë të reciprocitetit. Dhe edhe diç tjetër: ”Pjesëmarrja e Ivan Kostov-it në samitin në Nicë më 6 dhe 7 dhjetor po bëhet i panevojshëm”, deklaroi Agov.
Ideja kryesore është që zhurma të zmadhohet para zgjidhjes së kësaj çështjeje në fund të nëntorit. “Evropa duhet të kuptojë qartë dhe saktë se cili është qëndrimi i Bullgarisë”, thekson ai. Nuk mungojnë poashtu edhe faktet e nevojshme për përkrahjen e çështjes bullgare. Vendi i ka plotësuar të gjitha instrukcionet e BE-s sa i përket forcimit të kontrollit kufitar, aplikimin e dokumenteve të reja dhe masat tjera,, vërteton Ministria e punëve të brendëshme. Kjo përgadit raportin për tërë atë që është publikuar gjatë dy viteve të fundit me qëllim që Bullgaria të shndërrohet në kufi të sigurtë të jashtëm të BE. Sipas kësaj Bullgaria më nuk prodhon emigracion ilegal. Aktualisht në teritorin e saj ndodhen 55.000 të jashtëm, duke përfshirë në këtë numër të gjithë qytetarët e jashtëm të cilët në mënyrë legale ndodhen në këtë shtet. Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti te ne janë asgjësuar 58 kanale të trafikut të njerëzve. “Bullgaria ka zënë aqë drogë sa edhe të gjitha vendet e Evropës sëbashku”, ka deklaruar premieri Kostov.
Sipas analizave të Qendrës për hulumtimin e demokracisë vetëm 1,5 deri 2% të Bullgarëve mendojnë të emigrojnë. Te Romët përqindja është dyfish më e vogël. E njëjtë është situata edhe te ata që i përkasin bashkësië etnike turke të cilët interesohen për jetën në Turqi, mirëpo këtë nuk e realizojnë për shkaqe ekonomike.
Hulumtimet e bashkësive të shoqatave industriale dhe tregtare të Bullgarisë tregojnë se vizat janë pengesë kryesore për personat afaristë. Tregëtia me vendet e BE-s është zmadhuar nga 10-15 % të vitit 1996 në 60% në vitin 1999. Mirëpo, pengesat që u bëhen biznismenëve bullgarë vështirësojnë procesin e partneritetit të ndërsjellë. “Për ne çështja nuk është politike, por ekonomike. Biznesi bullgar humb shumë të holla për shkak të punëve të parealizuara, tregjeve dhe provizioneve të pazbuluara”, deklaroi kryetari i dhomës tregtaro- industriale të Bullgarisë Bozhidar Bozhinov.
Prandaj pra ende nuk është e qartë vallë Evropa jep sinjale të qarta se problemi nuk do të zgjidhet, që pala bullgare ka ndërmarrë këtë sulm të shpejtë.”Indiciet janë më shumë të natyrës historike. Në vitin 1944 Perëndimi u hamend sa i përket Bullgarisë kështu që kjo u gjend në duart e Bashkimit Sovjetik. Tani duhet t'i parashtrojmë me ashpërsinë e duhur pyetjet të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë e shtetit dhe të popullit të vet”, deklaroi Agov-i.
Edhe të dhënat e sotme bazohen në atë se Bullgaria ka çfarë të thotë në lidhje me Paktin për stabilizim dhe pjesëmarrjen e saj në të, mirëpo ajo po këndon këngën e vizave. Nuk mund të dihet fundi - mbase më në fund mund të ndodhë edhe njëra edhe tjetra - që problemi i vizave të zgjidhet kurse Bullgaria të tërhiqet nga Pakti.
f. AIM Sofje
GEORGI FILIPOV