Shkuarja e Izetbegoviçit
AIM Sarajevë, 19.10.2000.
Alija Izetbegoviçi, pas plot dhjetë vitesh, nuk është më anëtar i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës. Ai me dëshirën e tij, shkaku i moshës, vendoi të tërhiqej nga ky trup ku gjatë gjithë një dekade ishte personaliteti dominant, për dallim nga lista e gjatë e anëtarëve të ndryshëm defilues në trupit kolektiv të shtetit. Por, pas sqarimit të parë se tërhiqet nga Kryesia, por jo edhe nga politika, vërteton saktësinë e pohimeve se funksionin shtetëror nuk e lëshon me dëshirën e tij, por dëshirën (kupto presionin) e të dërguarve të lartë të bashkësisë ndërkombëtare. Në të vërtetë njeriu i cili shkaku i pleqërisë dhe lodhjes lëshon pushtetin, sigurisht se nuk planifikon që ditët në pension t'i harxhojë në udhëheqësinë e partisë, edhe më tej pushtetore, PAD (Partinë e Aksionit Demokratik), as të vendoset në krye të shtabit zgjedhor për zgjedhjet e ardhme (vendimtare), ku edhe gjendet në të vërtetë Izetbegoviçi.
Anëtari tani i tërhequr sigurisht se është një personalitet i shënuar në Bosnjë e Hercegovinë gjatë dekadës së fundit. Do të ngel i kujtuar si politikan i cili refuzoi të ishte kryetar i qytetarëve të BeH shkaku i pozitës së liderit boshnjak, që gjatë luftës kishte përkrahjen e Perëndimit me qëllim që pas përfundimit të luftës të transformohej në një presion të vazhdueshëm, për ta sjellur vendimin e vet politik me vonesë, gjegjësisht qëkur situata politike ose zhvillimi i ngjarjeve ishin të prirur nga kjo. Qytetarët e BeH, pa marrë parasyshë miratimin ose oportunizmin e Izetbegoviçit do ta kujtojnë së shpeshti për deklaratat e tij antologjike: "Unë diç tjetër mendoj paradite dhe tjetër gjë pasdite" apo "Fleni të qetë, luftë nuk do të ketë". Në të drejtë në këto deklarata qëndron thelbi i pushtetit të Izetbegoviçit: refuzim të vendimeve në kohë të caktuar por mbetja në pozitën - kur do të ndodhë do të mendojë për të. Nëse liderët dominant njihen për aftësinë të vendosin dhe të tërhiqen një hap pas, Izetbegoviç megjithatë është i nguruar, zhagitës kur vendos, gjithnjë duke shkuar një hap pas kur ndodh diçka. Me këto qëndrime dhe me retorikën "unë nuk jam për këtë, por jam i detyruar kështu të vendos", Izetbegoviçi i ikte (më vonë u dëshmua se ishte parakohe) përgjegjësisë personale për të sjellur vendime dhe për të marrë epitetin e politikanin kooperativ dhe jomilitant. Përndryshe me fillimin e luftës madje kishte edhe në mesin e joboshnjakëve, për të cilët kombi nuk ishte alfa dhe omega, që vazhdimisht, ashtu si dhe bashkësia ndërkombëtare, tek ai shihnin politikanin tolerant.
Izetbegoviç përndryshe është lindur në vitin 1925 në Bosanski Shamac. Për herë të parë është dënuar gjatë regjimit komunist në vitin 1946 si pjesëtar i Muslimanëve të rinj të anatemuar, herën e dytë në vitin 1983 si fundamentalist islamik. Në pauzën mes dy burgimeve, kryesisht, ai shkruante. Veprat më të rëndëssihme të tij, për të cilat shumë kundërshtarë të tij do të pohonin se në të vërtetë ishin skripte të veprimit të tij politik dhe parafytyrim të Bosnjës, janë: "Deklarata Islame", "Probleme të Rilindjes së Islamit", kurse pas kësaj lufte do të botonte "Islami mes Lindjes dhe Perëndimit" dy seri të fjalimeve dhe intervistave të tij. Eshtë i harruar fakti se Izetbegovici ka formuar partinë e parë njënacionale në BeH - Partinë e aksionit demokratik - me nxitje të strukturës së atëhershme të Tugjmanit në BeH. Pas formimit të PAD së Izetbegoviçit pasoi formimi i Bashkësisë demokratike kroate (BDK) me përkrahje gjithnjë më të fuqishme të Zagrebit , dhe përfundimisht Partisë Demokratike Serbe, (PDS) në këshillin themelues të së cilës Alija Izetbegoviçi si mysafir deklaroi: "Ku jeni vëllezër, gjatë ju kemi pritur". Në këtë takim (në Foçë!) në mënyrë simbolike u lidhën flamujt partiak të PDS dhe PAD (SDA), u lëshuan pëllumbat e bardhë si flamuj të paqës së përhershme mes serbëve dhe bosnjakëve, ndërkaq Izetbegoviç pohoi se përfundimisht ka partnerë me të cilët golgota e muslimanëve bosnjakë nuk do të përsëritet më!
Në krye të Kryesisë së BeH erdhi si kandidat i PAD me listë të kandidatëve muslimanë, pas zgjedhjeve të para në BeH të mbajtur saktësisht para dhjetë vjetësh. Në Kryesinë e atëhershme shtatëanëtarëshe të BeH (dy muslimanë, dy kroatë, dy serb dhe një nga rradhët e popujve tjerë), përkrah Izetbegoviçit hyri edhe nënkryetari i partisë Fikret Abdiç, pastaj dy kandidatë të PDS (Biljana Plavshiç dhe Nikola Koljeviç), dy nga BDK-ja (Stjepan Kllujiç dhe Miro Lasiç) dhe gjithashtu kuadri i PAD-it Ejup Ganiç, por si përfaqësues i jugosllavëve). Izetbegoviçi fitoi shumicën e votave, atëherë të pamjaftueshme për marrjen e vendit të kryetarit të Kryesisë, ku me përkrahjen e PDS ("Votuam për Izetbegoviçin, sepse atë neve vet Zoti na solli në shërbim", Biljana Plavshiç, 1991.) ai megjithatë e morri këtë funksion. Prej se më shumë vota në shtatëshen presidenciale fitoi kryetari i paracaktuar, Fikret Abdiç, filluan divergjencat politike të Izetbegoviçit dhe Avdiçit që në vitet pasuese do të shdërrohen në një konfrontim të hapur politik dhe ushtarak.
RAPORTI NDAJ SHTETIT: Edhe pse deklarativisht i përcaktuar për Bosnjë e Hercegovinën, Izetbegoviçi nuk kishte vizion për shtetin e BeH. I gjendur mes pranimit ndërkombëtar të pavarësisë së BeH nga njëra anë dhe idealit intim për shtetin musliman në këtë vend, nga ana tjetër, ("Unë do të dëshirojë që këtu të kishim shtet musliman, por kjo këtu nuk është e mundshme") Izetbegoviçi hoqi dorë nga planifikimi i veprimeve të veta dhe qëndroi në pozicionin e shtetarit pa vizion për shtetin e vet. Në këtë pozicion aspak të dëshirueshëm, madje të parrugëdalje, do të ndodhë së pari të miratonte kurse pas dy ditëve të refuzonte marrëveshjen e Kutiljerovit për BeH (Lisbonë, 1991.) që BeH e parashihte si shtet të përbashkët me gjashtë deri tetë provinca territoriale e jo nacionale, për ta nënshkruar në vitin 1995 marrëveshjen e Dejtonit me një kufizim të fortë nacional dhe etnik dhe statusin e pavolitshëm të BeH si shtet. Madje, nën serinë e presioneve të planit të Kutiljerovit ta miratonte edhe lideri i atëhershëm i serbëvë të Bosnjës Radovan Karaxhiç, Izetbegoviçi pas kthimit në Sarajevë e bëri publike se tërheq miratimin e tij dhe influencën e fuqishme në pengimin e punës të Këshillit për mbrojtjen e interesave nacionale (të marrë nga ligjet socialiste të BeH) që mund të jepnin gjykimin e vet rreth të ardhmes së BeH. Kështu diskutimi komplet rreth fatit të vendit çoi deri tek negociata trepartiake PAD-PDS-BDK. Se çfarë shërbimi u bëri partnerëve të vet të koalicionit nga PDS dhe BDK, gjegjësisht regjimeve të atëhershme zyrtare të Beogradit dhe Zagrebit do të tregonte lufta që pasonte.
Se Izetbegoviçi e konsideronte shtetin si një sistem drejtues me rregulla të qarta të funksionimit, dëshmon edhe raporti i tij ndaj politikës kadrovike. Nepotizmi do të bëhej baza e sistemit të tij politik. Vet do të rrethohej me të afërmin e vet, miqtë e burgut dhe fëmijët e tij - kurse mosbesimin ndaj kuadrove profesionale që nuk i takonin këtij klani farefisnor, e institucionalizoi me mesazhin për udhëheqësinë e PAD: "Zgjedhni të përshtatshmit, e jo të aftët!". Korupcioni që gjatë luftës dhe pas saj u bë në të vërtetë mënyra e vetme e udhëheqjes së shtetit është pasojë e moskuptimit dhe mospranimit të Izetbegoviçit të të drejtave shtetërore. Edhe pse me profesion jurist, Izetbegoviçi e konceptoi B dhe H, gati shtet mesjetar bejlerësh, ku e drejta gjithsesi ka emblemë nacionale e praruar me protestën shkaku i delozhimit të padrejtë të bosnjakëve nga shtëpitë e tyre të pushtuara nga serbët dhe kroatë të Tuzllës: "Nuk jam për delozhimin e tyre. E di se ligji kështu parasheh, por ligji është diçka tjetër, kurse e drejta diçka tjetër".
Përfundimisht, një nga karakteristikat më të fuqishme të Izetbegoviçit si shtetar gjatë veprimit dhjetëvjeçar politik asnjëherë nuk doli nga kuadri njënacional i veprimit, edhe atëherë kur kishte gjasa të promovohej si kryetar i qytetarëve të BeH. Përkundrazi, pozicioni i përshtatshëm që ia caktoi vetvetes, edhe interesin politik dhe ushtarak që i tregoi kishin të bënin pikërisht me territorin i cili duhej të ishte "tokë boshnjake", duke u bërë kështu shtetar i cili për dhjetë vjet në pushtet nuk vizitoi asnjë vend jashta atyre kufijve, e as vendlindjen e tij Shamacin (sot në Republika Serpska).
RAPORTI NDAJ PERËNDIMIT DHE BOTËS ISLAME: Politika e jashtme e Izetbegoviçit mund të karakterizohet si thirrje dhjetëvjeçare Perëndimit për ndihmë, por me besim të pafshehur ekskluzivisht në botën islame. Miqësia e sinqertë, sipas tij, është e mundshme vetëm në vendet islame, ku veç Arabisë Saudite ose Iranit së këtejmi edhe qëndrimi i tij dashamirës ndaj muxhahidinëve të ardhur në BeH, por jo edhe me ata që vlerat sekulare i unkorporuan në sistemin shtetëror. Do të ngel në kujtesë skandali shkaku i vizitës së Izetbegoviçit në Turqi kur refuzoi ta vizitojë varrin e Ataturkit që gjendet në protokolin e rëndomtë shtetëror të këtij vendi, shkaku i mospajtimit të tij privat me reformat sekulare të cilat ky shtetar turk i bëri në vendin e vet. Rolin evropian dhe amerikan në BdheH do ta pranonte deklarativisht, së pari me qëllim të dobësimit ushtarak të armiqve të tij, por në vazhdimësi fushata kundër sistemit evropian të vlerave dhe normave të jetesës do të jenë karakteristikë e politikës së tij deri në ditën e sotme.
Esencialisht, Izetbegoviçi asnjëherë nuk e pranoi as modelin perëndimor të tregut të lirë ose të tregonte me shumë interesim për tranzicionin në B dhe H, ku procesi i privatizimit në Bosnjë e Hercegovinë u kurorëzua me koruptim dhe nepotizëm, kurse ekonomia me kriminalitet shtetëror. Megjithatë, Izetbegoviç respekton Perëndimin si fuqi, apo më mirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes paqësore të Dejtonit nga ana e tij për të cilën nuk mund të thuhet se është shpehje e vullnetit të tij. Megjithatë, për dallim nga shokët e tij partiak dhe klanit familjar nga i cili është i rrethuar, për Izetbegoviçin mund të thuhet se përmes marrëveshjes së Dejtonit kishte qëndrim afirmativ dhe real ("Nuk ishte Dejtoni që e rregulloi Bosnjën, por ishte Bosnja ashtu siç ishte e cila e rregulloi Dejtonin, dhe ajo nuk do ta ndryshojë shkaku i dëshirës së një koke të politikanit, por në bazë të ndryshimeve reale dhe psikologjike ne vet Bosnjën dhe atë që e rrethon atë") që e vendos në klasën mbi aparatçikët lojal dhe sqaron pushtetshmërinë e tij sovrane gjatë gjithë dhjetëvjeçarit.
RAPORTI NDAJ SERBISË DHE KROACISË: Duke iu përgjigjur njëherë një pyetje se nëse duhet të zgjedhë ndonjëherë se me kënd duhet punuar së bashku me Beogradin apo me Zagrebin, Izetbegoviçi u përgjigj në stilin - kjo është sikur të pyesnit të sëmurin nga çka dëshiron të vdesë: nga dhuna apo nga kanceri?
Megjithatë është fakt se se mes dy fqinjëve bosnjakë, me aspirata të njëjta për ndarjen e BeH, pjesa më e madhe do të ishte e disponuar nga Kroacia. Përndryshe në bazë të presioneve të Bashkësisë Demokratike Kroatë (BDK) u hap kutia e Pandorës dhe i pari formoj partinë njënacionale në BeH duke shprehur mosbesim ndaj kuadrit profesional ushtarak që nga ish-APJ-ja kaluan në Armatët e formuar në BeH. Kështu numër i madh i ushtarakëve të shkolluar, në mesin e të cilëve edhe bosnjakë me akademi të kryer ushtarke, në ushtrinë e Izetbegoviqit ishin menjanuar si mall pa vlerë. Megjithatë niansën kyçe të vështrimit të fqinjëve e vërtetoi me deklaratën se BeH stabile i duhet "Kroacia demokratike në perëndim dhe Serbia e dobësuar në lindje". Përse nuk ishte në interes të Bosnjës që edhe Serbia të jetë demokratike e jo shtet i dobët, në rastin e tij është e tepër të shtrohet kjo pyetje.
RAPORTI NDAJ RELIGJIONIT: Izetbegoviçi është fetar i cili, siç e pranon edhe vet, preferon shtet fetar e jo sekular. Megjithatë si shtetar i një shteti sekular ai i krijoi konfuzion shtesë udhëheqësisë në vend. Në vendin e kryetarit të kryesisë së BeH, e pranuar si shoqëri multietnike, doemos duhej të angazhohej për sekularitetin e saj, por në praktikë e shfrytëzoi islamin si bazë të veprimit politik, por edhe ruajtjen e pushtetit. Lidhja e fuqishme e partisë së tij dhe Bashkësisë Islame në BeH e bëri tërësisht strukturë njënacionale pushtetin dhe Armatën e BeH, ku përshëndetjet dhe vlerat tjera u zëvendësuan me ato të shenjtat, kurse luftëtarët për lirinë e BeH u promovuan si luftëtarë për islamin.
Mbetja në pushtet e PAD dhe promovimi i mënyrës së re të jetesës është i lidhur direkt me bazën fetare, që edhe gjatë fushatës së tanishme promotive që ndjehet te PAD i shprehur në porosinë ndaj zgjedhësve: "Më sa duket nuk dëshironi serbin Lubisha Markoviqin (PDS, kryetar i komunës qendër të Sarajevës pas zgjedhjeve lokale të prillit 2000 v.a) ta pyesni për të drejtat tuaja" ose "mos votoni për ata (mendon në PDS-në) sepse hanë mish derri!"
Ajo që sot, siç duket, e godet më shumë Izetbegoviçin është fakti se braktisja e Kryesise së BeH nga ana e tij përjetohet pas ndryshimeve në Kroacinë ose Serbinë fqinjë, madje që para fijaskos zgjedhore të partisë së tij.
Shkrimet gazetareske të mediave të këtushme shënojnë se pas rrënies së BDK-së së Tugjmanit në Kroaci dhe Millosheviqit në Serbi, edhe në Bosnjë fillon "periudha postIzetbegoviçiane".
Kështu lideri i PAD, duke zbuluar edhe njëherë se nga Kryesia nuk është larguar vullnetarisht, porosit se me ikjen nga Kryesia "vetëm ka ndërruar kabinetin në të cilin punon, kurse gjitha punët mbesin të njëjta sepse problemet e shtetit janë edhe probleme të partisë sime". Me fjalë të tjera, Izetbegoviçi edhe mëtej mbetet figurë kyçe në skenën politike të Bosnjë e Hercegovinës, derisa rezultatet zgjedhore nuk e ërtetojnë të kundërtën.Përndryshe zëvendësi i tij në Kryesi - jo aq i fuqishëm në vet PAD, Halid Genjac - është fakt i qartë se vendimet në Kryesi do të sillen eksluzivisht në kabinetin e ri të Izetbegovicit. Nga Genjaci, përndryshe, asnjë i gjallë nuk pret asfarë vendimi ose punë të pavarur ashtu siç nuk u pritën, për shembull, nga Mirsad Cemani i dikurshëm (a i kujtohet dikujt?), i cili gjatë luftës, madje ishte kryetar i PAD, sepse Izetbegovici ishte qortuar ngjitje të këtyre funksioneve ligjërisht të ndara, të kryetarit të partisë dhe kryetarit shtetëror të Kryesisë.
Periudha postizetbegoviciane, kështu nuk përfundon vetëm me largimin e tij nga Kryesia, por vetëm me humbjen e konceptit të tij të qeverisjes, të cilën gjë e parashohin edhe analizat e shumta rreth zgjedhjeve të nëntorit në BeH. Nuk është e çuditshme që fushatën zgjedhore e ka orientuar pikërisht kundër Partisë socialdemokrate të forcuar, duke frikësuar bosnjakët për kthimin e komunizmit rigoroz dhe ateist. Fitorja gjithnjë më e sigurtë e Partisë socialdemokrate, pas "dhjetë viteve më të vështira" të Izetbegoviçit, do të hap në BeH pyetje tjera që me siguri se nuk e len të qetë liderin e PAD - a do të ketë revanshizëm? Përndryshe, me ardhjen në pushtet në vitin 1990 Izetbegoviçi në të vërtetë nuk u tregua hakmarrës ndaj atyre që e dënuan në regjimin komunist, kurse individë prej tyre gjetën -falë lidhjeve klanore/familjare - edhe vend në PAD, natyrisht pasi më parë dëshmuan lojalitetin e tyre. Kështu koncepti i ri i pushtetit në BeH do të vlerësohet edhe në bazë të raportit ndaj Izetbegoviçit (dhe ithtarëve të tij) gjegjësisht shqyrtimi institucional real i rolit të tij gjatë luftës, por edhe paqës në BeH. Kështu njeriu i cili shënoi fundin e shekullit 20 në Bosnjë e Hercegovinë, për të cilin shumica thonë se do të dëshironin ta kishin fqinj por assesi edhe kryetar të shtetit, edhe mëtej do të jetë këtu, rreth nesh.
AIM Sarajevë
IVANA DRAZHIC