Pas 50 vjetësh sërish dilemat e vjetra?
Athua pluralizmi dhjetëvjeçar politik maqedon sërish do të kthejë në skenën politike dilemat, për të cilat një shumicë e maqedonasve kanë konsideruar se definitivisht janë pjesë e kaluarës dhe të historisë së papërsëritshme, pra çështja e identitetit nacional të maqedonasve dhe aftësia e maqedonasve për ta pasur shtetin e tyre?
AIM - Shkup, 31.10.2000
Krste Crvenkovski, funksionar i dikurshëm në socializëm i RSFJ, njeri i cili është konsideruar si liberal në raport më komunistët e "fortë", diku kah fundi i tetëdhjetave në fillim të agimit të pluralizmit politik maqedon, kur u paraqitën dhe kur filluan të formohen parti të reja politike, ishte i pari që reagoi ndaj disa dukurive, që sipas tij, mund të ishin të rrezikshme për identitetin nacional maqedon. Cërvenkovski atëherë paralajmëroi për shenjat e paraqitjes së ndarjes brendamaqedone në serbofil, bulgarofil, që mes maqedonasve është një proces specifik për historinë e tyre nga shekulli XIX deri në luftën e dytë botërore dhe LNÇ (Luftën Nacional Çlirimtare), i cili, siç u potencua, arriti ta prekte këtë ndarje të brendshme. Dorën në zemër, atëherë askush nuk i kuptoi seriozisht fjalët e Crvenkovskit dhe u konsiderua se bëhet fjalë për fobi të një politikani të pensionuar i cili nuk mund të dalë nga manteli i vjetër komunist dhe nga ankthi i vjetër.
Këtyre ditëve në dyjavoren "Forum", me qëndrimin e vet personal "Deri kur të kaluarën maqedone do ta pasqyrojmë në të ardhmen?", u paraqit politikani ende aktiv, anëtar i parlamentit në tri përbërjet e tij, Stojan Andov, me rrënjë nga sistemi dhe shteti i vjetër. Si kryetar i parë i parlamentit pluralist maqedon dhe një nga ata që luajtën rol të rëndësishëm në disajnimin e pavarësisë së Maqedonisë dhe padyshim politikan me përvojë, Andovi e gjeti momentin e përshtatshëm që opinionit publik t'ia shprehte shqetësimin e vet.
Duke u nisur nga teza se "gjithë jemi qytetarë të Maqedonisë", se termi maqedonas duhet të kuptohet "popull maqedon" dhe të pranohet si "popull i Maqedonisë", kurse për maqedonët si përkatësi nacionale të përdoret termi "maqedonas etnik", Andov në një segment të këtij teksti mozaik dhe të shumërëndësishëm flet për "hijet e së kaluarës". "Maqedonasit etnik në vendin tonë edhe mëtej ndahen në "maqedon të njëmendtë" dhe në "srbomanë", "bulgarofilë" ose siç thonë disa "nove Bolgare" etj.", shkruan Andov. Dhe sqaron se kjo është pjesë e së kaluarës në të cilën "rrethanat historike i detyruan maqedonasit të jenë srbomanë ose të orientuar si proserb, bullgarofilë, të orientuar si probullgarë dhe bullgarë, proturk, të orientuar si proturkë dhe turkë".
Për Andovin "me krijimin e Republikës së Maqedonisë së pavarur u ndërprenë këto rrethana dhe u krijua një realitet i ri. Prandaj ndasitë duhet të ndërpritet. Kjo është detyrë e parë politike e gjithë maqedonasve etnik".
Paralajmërimi i Andovit, se "nëse çlirohemi nga ndasitë, nga shfarosjet dhe mallkimet mes nesh, ne - maqedonasit etnik - mund të realizojmë rolin tonë në zhvillimin e shtetit, kurse me këtë do tu ndihmonim edhe maqedonasve etnik që jetojnë jashta Republikës së Maqedonisë", nuk është më pak dramatik se sa ai i Cërvenkovskit. Vetëm se në rastin e Andovit një numër i madh i ngjarjeve në Maqedoni japin argumente për këtë dramaticitet, kurse Crvenkovski, në të drejtë, para dhjetë vjetësh, theksoi atë që tani shumë njerëz e shohin.
Që nga formimi i VMRO-DPMNE, këtë parti e ndjekin akuza rreth orientinim dominant probullgar. Gjatë viteve të fundit, oponentët e saj i sforcuan akuzat , se ajo posa erdhi në pushtet, instrumentalizon "vërhovizmin bullgar" në dëm të identitetit nacional dhe shtetit maqedon. E gjithë kjo jo vetëm si një lëshim jokritik të doktrinës së ekuidistancës në raport me fqinjët dhe afrinë e rrezikshme me Bullgarinë. Tronditjet brendapartiake në VMRO-DPMNE në këtë çështje para një viti sollën deri tek largimi i ish-sekretarit të përgjithhëm të partisë Boris Zmejkovskit, kurse para disa kohësh shkaku i "braktisjes së interesave nacionale maqedonase" VMRO-DPMNE e braktisën edhe gjashtë parlamentarë të saj.
Ish-ministri i kulturës Dimitar Dimitrov, të cilin e ndjek etiketa i orientuar si probullgar dhe i cili gjatë kohës sa ishte ministër kulture për drejtor të Bibliotekës nacionale dhe universitare dhe Verës së Ohrit, vendosi njerëz që veten e konsiderojnë si bullgarë, është emëruar si ambasador i Maqedonisë në Rusi, si ndërrim për mosvendosje në të njëjtin pozicion në Sofje. Para dhjetë ditësh kryetari maqedon Kiro Gligorov shprehu shqetësim rreth ekzistencës së Maqedonisë si shtet shkaku i instrumentalizimit gjithnjë më prezent të bullgarizmit nga ana e pushtetit aktual.
Si krem i gjithë kësaj këtyre ditëve ndodhi incidenti në promovimin e shoqatës "Radko" në "Holidej in" të Shkupit. Bëhet fjalë për një shoqatë qytetarësh që e morrën si mburojë Ivan Vanço Mihajlovin, njeriun i cili nga vitet njëzeta të shekullit njëzet deri në fund të jetës së tij gjatë tetëdhjetave ishte simbol i vazhdimësisë së mohimit të identitetit nacional maqedon, për të cilit nuk ishin asgjë tjetër vetëm se bullgarë që jetojnë në Maqedoni, si termin gjeografik. Në promovim dy të rinj, që më pas u prezentuan si "gemixhinj maqedonas" (sipas pamjes së terroristëve maqedon të fillimit të shekullit XX), hodhën bomba tymuese në takimin ku ishte prezent edhe ambasadori bullgar, kurse në turmë u lëndua një gazetar i cili gjatë disa viteve të fundit në mënyrë pasionante lufton kundër bullgarizimit të maqedonasve dhe Maqedonisë.
Rasti "Radko" ngriti shumë pluhur në opinionin publik, kurse formimin e shoqatës dhe veprimtarinë e saj e dënuan gjërësisht, që rezultoi me kërkesa për ndalimin e saj. Në Parlamentin maqedon, tashmë tre jave dhe 11 ditë, vazhdon diskutimi rreth "zgjedhjeve lokale, rrjedhën e tyre, padrejtësitë, sulmet ndaj deputetëve, shtëpive të tyre dhe familjeve të VMRO -Opcioni i vërtetë reformator në maqedonas". Të hënën në seancën e parlamentit erdhi deri tek një konfrontim i ashpër mes deputetit Petar Goshevit nga Partia demokratike liberale dhe grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE rreth "zgjedhjeve vendore dhe Vanço Mihajllovit".
Goshevi i cili gjatë kohës së fushatës në zgjedhjet lokale foli shumë për bullgarizimin e shoqërisë maqedone nën patronatin e pushtetit, duke u thirrur edhe në argumente, tentoi që këtë ta bënte nga foltorja e Parlamentit, por iu tërhoq vëmendja dhe seanca u ndërpre kur nuk u plotësua kërkesa e kryesuesit "për të diskutuar rreth asaj që është në rend dite". Goshevi megjithatë në vijim e realizoi atë që e kishte ndërmend dhe ofroi disa shembuj që sipas tij flasin për lidhjet e pushtetit me bullgarizimin, pastaj incidentet në zgjedhje dhe Vanço Mihajllovin.
Nuk do të jepnin përgjigje të njëmendtë për gjendjen nëse nuk do të përmendnim edhe diçka që u shkon përshtati atyre që tentojnë serbizimin e sërishëm të Maqedonisë, afrimin e sërishëm dhe të rrezikshëm me Beogradin, me të cilin duke u përqafuar Maqedonia fitoi pavarësinë e vet. Samiti i kryeministrave dhe kryetarëve të shtatë vendeve të Evropës Juglindore, që u mbajt "sipas idesë, iniciativës dhe në organizim të kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovskit" (sintagmë që rregullisht e përdori RTV shtetërore) kishte si yll kryesor kryetarin e ri jugosllav Voisllav Koshtunicën. Ata që konsiderojnë se mes Milloshevicit dhe Koshtunicës nuk ka dallime të mëdha ideologjike, por vetëm një dallim rreth paraqitjes së "butë" ndaj faktorit ndërkombëtarë, gjegjësisht inferioritet i autoriteteve jugosllave ndaj presionit ndërkombëtar, efekteve të samitit të Shkupit iu qasën në mënyrë jokritike, me çka edhe afrim i rrezikshëm me Beogradin.
Veç kësaj është e qartë frika e partive politike shqiptare, jo vetëm shkaku i raportit të Koshtunicës me Kosovën, por edhe nga bindja se serbofilizmi në Maqedoni është një shtyllë që bazë kryesore e ka pasur albanofobinë në formën "së bashku me serbët e kemi më lehtë me shqiptarët". Në këtë përshtjellim para disa ditësh kolumnisti i "Dnevnik"-ut nga Shkupi Kim Mehmeti rikujtoi edhe çështjen e referendumit, kur më 8 shtator të vitit 1991 u deklaruan qytetarët maqedonas në pyetjen: "A jeni për Maqqedoni të pavarur dhe sovrane me të drejtë pjesëmarrjeje në federatën e ardhshme të shteteve të pavarura të Jugosllavisë?". Një pyetje, që në kontekstin e gjitha ngjarjeve nga njëra anë len të hapur rrezikun nga aktualizimi i pjesës së dytë të referendumit, të cilin e bojkotuan shqiptarët e Maqedonisë, në të drejtë pikërisht shkaku i pjesës së dytë, kurse në anën tjetër problematizon vullnetin politik të popullatës maqedone për shtet të pavarur, por shpreh edhe frikën e pushtetit të atëhershëm rreth këtij vullneti që shihet edhe nga formulimi i dykuptimshëm i çështjes së referendumit.
Për në fund t'i kthehemi qëndrimit personal të Stojan Andovit në "Forum": "Prandaj duhet të mendohemi dhe të fillojmë të diskutojmë: për çka jemi përcaktuar në Kushtetutë, si dhe në çfarë mënyre neve na ngulfat e kaluara dhe nuk na lejon ta bëjmë atë që qytetarët e presin nga shteti i tyre i pavarur?".
AIM SKOPJE
ISO RUSI