Tirana dhe samiti ballkanik i Shkupit
AIM TIRANA, 31.10.2000
A do te marre pjese Shqiperia ne Samitin e udheheqesve te Ballkanit? Dhe a do te takohen Presidenti shqiptar Mejdani dhe Presidenti Jugosllav Koshtunica ? Keto kane qene dy pyetjet qe kane okupuar jo pak faqe te shtypit ne Shkup dhe ne Tirane perpara Takimit. Pergjigja ka qene pjesemarrja e Mejdanit ne Samitin Ballkanik dhe nje shtrengim duarsh i rastesishem ndermjet Mejdanit dhe Koshtunices ne koridoret e Samitit, ne prani te kryeministrit turk Ecevit.
Shqiperia ishte mjaft hezituese lidhur me organizimin me urgjence te ketij samiti informal ne nje kohe qe samiti i rregullt zyrtar mes lidereve te Ballkanit eshte i planifikuar te mblidhet ne shkurt te vitit te ardhshem. Por, me sa duket ne Tirane kane kalkuluar se mospjesemarrja do te ishte nje ecje kunder rrymes dhe do te keqkuptohej, keshtuqe eshte zgjedhur rruga tjeter, domethene aplikimi i nje linje te drejtperdrejte, domethene thenia e gjerave ne sy, pavaresisht se ato mund te tingellonin te ashpra. Mejdani ne fakt artikuloi me ze te larte po ato gjera qe kane artikuluar deri tani edhe udheheqesit perendimore dhe po ato gjera qe tani thuhen nen ze.
Koshtunica degjoi nga Presidenti shqiptar kerkesen per dergimin e Milloshevicit ne Hage dhe ndjekjen e krimineleve te luftes. Mejdani u kerkoi autoriteteve te reja jugosllave denimin e qarte te regjimit shovinist te Milloshevicit dhe te krineve qe ai ka kryer. Nga ana e tij, Koshtunica as qe e zuri me goje ne fjalimin e tij emrin e paraardhesit te tij. Mejdani kerkoi gjithashtu lirimin e te burgosurve kosovare qe mbahen ende ne burgjet e Serbise dhe dhenien e te dhenave per njerezit e humbur ne Kosove.
Presidenti shqiptar, ne fjalimin e tij, qe u gjykua si i linjes se ashper, kerkoi qe Serbia te demshperbleje Shqiperine per minimin e territorit te saj ne kufi me Kosoven nga ushtria serbe gjate luftes ne Kosove dhe per viktimat e shkaktuara nga minat. Mejdani konfirmoi qendrimin e njohur te Tiranes se Kosova ka te drejten e veteqeverisjes dhe vetevendosjes dhe qe ajo te jete njesi sovrane e nje federate evropiane.
Vezhguesit e pranishem ne Shkup nenvizuan se qendrimet e Mejdanit paralajmerojne nje problematike te veshtire, qe do te duhet te perballohet nga udheheqja e re e Beogradit. Por, sipas vezhguesve qendrimi i ashper i Presidentit shqiptar duket se lidhej edhe me faktin se Tirana ka dashur te evitoje cdo keqkuptim me shqiptaret e Kosoves, sidomos disa dite perpara zgjedhjeve. Nje takim i kryeministrit Nano me ish presidentin Milloshevic ne Krete ne vjeshte te 1997 pat shkaktuar shume zhurme ne Tirane dhe ne Prishtine dhe ka patur koston e vet politike. Me kete mund te shpjegohet pjeserisht edhe hezitimi i Tiranes. Shqiperia dhe Jugosllavia nuk kane marredhenie diplomatike. Beogradi i nderpreu ato nje dite pasi NATO filloi fushaten e bombardimeve mbi Jugosllavi.
Ne konferencen e shtypit ne perfundim te Samitit Koshtunica deklaroi se do te rivendosen marredheniet diplomatike mes te dy vendeve. Ministri i jashtem shqiptar Milo, tha ne nje interviste televizive ne Tirane, se i takon Beogradit te hedhe hapin e pare, pasi ishte Beogradi ai qe i nderpreu marredheniet. Ndryshimet ne Serbi, largimi i Milloshevicit nga skena politike u priten me nje optimizem te permbajtur ne Shqiperi. Me pas, deklarimet e para te Koshtunices mbi Kosoven e ftohen entuziazmin e pare. Por, ajo qe shkaktoi habi dhe pakenaqesi jekohesisht ishte nje nje deklarate e presidentit te ri jugosllav, nje jave pas fitores se tij, me 12 tetor, ne nje interviste ne televizionin italian. Koshtunica tha se tani e tutje destabiliteti rajonal do te zhvendosej ne Jug te Ballkanit e sidomos ne Shqiperi, ku sipas tij eshte legalizuar nje forme e luftes civile midis Jugut dhe Veriut. Kjo eshte nje teze e degjuar sidomos gjate trazirave te 1997, por qe me pas u deshmua qarte si e pavlefshme, per shkak se diferencat mes Jugut dhe Veriut nuk jane te ndjeshme dhe se pavaresisht disa ndryshimeve, ato nuk mund te jene baze per nje perplasje Veri-Jug. Ne Tirane kjo teze kundershtohet nga partite e gjithe spektrit politik shqiptar. Ajo konsiderohet si perpjekje e disa qarqeve ballkanike per destabilitet ne Shqiperi dhe si nje pohim se udheheqja e re ne Beograd ka shume rruge per te bere per t'iu larguar dogmave dhe paragjykimeve te vjetra.
Gjithsesi, fakti qe dy presidentet iu shmangen takimit midis tyre gjate Samitit eshte nje tregues i klimes se veshtire qe ekziston ne marredheniet dypaleshe, ne mes te te cilave qendron para se gjithash Kosova. Koshtunica perseriti kerkesen qe te zbatohet rezoluta 1244 e OKB-se per Kosoven, ku Beogradi lexon vetem nenin qe flet per sovranitet te RFJ-se, kurse presidenti shqiptar Mejdani la te kuptohet se Shqiperia nuk e sheh te ardhmen e Kosoves nen Serbine, madje ai shkoi aq larg sa aludoi edhe per pavaresine e mundshme te Malit te Zi. Ne kete kuptim presidenti i Shqiperise e paralajmeroi homologun e tij serb se pasi te mbaroje periudha e festes diplomatike per promovimin e tij si president, ai do te ndeshet me ceshtje, te cilave nuk do te mund t'u shmanget. Duket se Tirana ka nje atu ne dore dhe kjo atu eshte se me Kosoven lidhet shkelqimi dhe renia e paraardhesit te Koshtunices, Sllobodan Milloshevic.
Nga ana e tyre udheheqesit kryesore te partive politike shqiptare ne Kosove si Thaci i Partise Demokratike te Kosoves, Haradinaj i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, etj. dhe mediat shqiptare ne Kosove pershendeten qendrimin e Mejdanit ne Samit. Politikani i moderuar veteran Bakalli I dergoi nje pershendetje Mejdanit ku thekson se "nuk duhen perfillur disa verejtje se keni qene i ashper dhe se me mire qe ne fillim te shprehen pozitat tona se cfare presim nga forcat demokratike te Serbise se sa te bejme lajka ndaj pushtetit te ri ne Serbi." Shqiperia duket se eshte e shqetesuar nga nje lloj euforie perendimore qe vihet re pas renies se Milloshevicit. Gjithashtu ka nje shqetesim ne rritje se mos perqendrimi i vemendjes tek Serbia do te leje ne harrese Kosoven dhe vete Shqiperine.
Dhe kryesorja, ekziston po ajo ndjenje frike qe ekziston edhe ne Kosove, se mos ardhja ne pushtet e Koshtunices do te perceptohet nga disa vende perendimore, kryesisht europiane, si celesi i arte per zgjidhjen edhe te problemit te Kosoves. Ketu duhen kerkuar edhe disa nga aresyet e skepticizmit qe vihet re ne Shqiperi ndaj fenomenit Koshtunica.
AIM Tirane
ARJAN LEKA