Gjenerali në bankën e të akuzuarve
Gjenerali besnik i Millosheviqit, Spasoje Smiljaniç do të gjendet së shpejti në bankën e të akuzuarve sepse një grup i eprorëve të Ushtrisë Jugosllave e akuzojnë për keqpërdorim e të rinjve në këtë shërbim.
AIM Podgoricë, 23.10.2000
Me shmangien e Millosheviqit nga skena politike në RFJ fillon periudha e zgjidhjes së shumë problemeve, e veçmas ato që gjeneralët e tij besnik i lanë në rradhët e Ushtrisë Jugosllave. Kështu p.sh. nëse do të respektohen ligjet, komandanti në Ushtrinë Jugosllave, gjenerali Spasoje Smiljaniç, do të përgjigjet para Gjyqit Ushtarak në Podgoricë për veprën penale: "keqpërdorim të eprorëve me gradë më të ulët ose të rinjve në kwtw shërbim". Smiljaniçin e kanë akuzuar tre pilotë të aeroportit Golubovci tek Podgorica - Miroljub Antanasijeviç, Slobodan Grujiç dhe Lubisha Pavloviç.
Në maj të këtij viti, gjatë informimit në aeroportin ushtark Golubovci, gjenerali shtatw pilotët (!) nga eskadrila 239 i akuzoi "për keqpërdorim të profesionit dhe rënie nën ndikimin e politikës tradhëtare të kreut shtetërot malazez". Me këtë rast, para kolegëve dhe nëneprorëve, i ka nënçmuar, duke sjellë në pyetje edhe dinjitetin e tyre prej eprori dhe cenim të dinjitetit të tyre njerëzor dhe nderit ushtarak.
- Këto janë momentet më të rënda në karierën e deritanishme. E dija se Smiljaniç në të vërtetë dëshironte të na shkarkonte neve si "padëgjueshëm politikisht", që nuk i dëgjonim si të verbër ligjëratat e tij politike", thotë eprori Grujiç.
Kundër pilotëve është ngritur proces para gjyqit disciplinor ushtarak në Beograd. Se për çka bëhet fjalë, më mirë dëshmon piloti Dragan Briniç, njëri nga "shtatëshja spiune": "Procesi i montuar që është ngritur kundër meje dhe gjashtë kolegëve të mi nga eskadrila 239 tregon se eprorët e kreut të Njësisë Kundërajrore, por edhe të Ushtrisë Jugosllave se aq shumë i kanë politizuar funksionet e tyre. Gjykimi para gjyqit ushtarak disciplinor në Beograd dëshmoi se neve na akuzonin shkaku i mendimeve dhe se problemet profesionale në raport me kërkesat e dëgjueshmërisë politike janë në rend të dytë. Kurse gjenerali Nebojsha Pavkoviç, kryeshef i Shtatmadhorisë, ka kërkuar nga organet ushtarake të drejtësisë që në mënyrë energjike të qërojnë hesapet me ata që nuk mendojnë si ata.
Para tre mujsh, Briniç, komandant i kësaj eskadrile, në gjykatën ushtarake të Podgoricës paditi gjeneralin Smiljaniç për mashtrim. Prej se për këtë u bë e ditur në opinionin publik, paditësi nga Podgorica, vendimin e Gjyktës Supreme Ushtarake, për të cilën gjë është kompetent Gjykata ushtarake nga Podgorica, ia delegoi Beogradit. Mbase pikërisht duke iu falemnderuar kësaj Smiljaniçi mbeti i paprekshmi i politikës "së pamposhtur" të Millosheviqit. A duhet thënë se padisë së Briniçit i humbi do gjurmë.
Prandaj interesimi më i ri i të paditësit ushtarak në podgoricë për rastin "Smiljaniç", është kthesë në praktikën e deritanishmë. "Tani është e vërtetë se procedura kundër Smiljaniçit do të bëhet në Podgoricë", thotë Goran Rodiç, përfaqësuesi juridik i tre pilotëve. Paditësi mbledh informatat e nevojshme, deklarata të shumta të dëshmitarëve - pilotë që kanë qenë prezent gjatë informimit të turbullt të Smiljaniçit - dhe merret me shkrimet zyrtare të procedurës disciplinore që u bënw kundër tre pilotëve në Beograd.
Megjithatë veprimi i deritanishëm politik i gjeneralit Smiljaniç, nuk do të mund të sanohet aq lehtë. Për Briniçin, Grujiçin dhe Antanasijeviçin dhe familjet e tyre, kjo do të thotë fillim i jetës ashtu siç nuk e kanë dëshiruar.
Përndryshe, para do kohësh, më 5 tetor, Gjykata ushtarake e shkallës së dytë në Beograd i la pa punë. Fakti se pilotët e gjykuar asgjë tjetër nuk kanë thënë, veç asaj që në paraqitjet publike i kanë potencuar edhe funksionarët më të lartë të UJ-së, megjithatë nuk solli lehtësim për gjendjen e tyre.
Duke mos zgjedhur mjete, Smiljaniç goditi pikërisht në përbërjen komanduese të eskadrilës më të mirë të Ushtrisë Jugosllave, gjatë pesëdhjetë viteve të fundit. Kjo njësi, siç e dijmë, ka dhënë bindshëm më së shumti gjeneralë, komandantë të korparmatës së Mbrojtjes luftarake ajrore dhe kundërajrores luftarake. Kurse pesë, nga shtatë pilotët, të thirrur nga gjenerali emër për emër gajtë informimit kritik, ishin mes njëmbëdhjetë kandidatëve për grupin "Yjet fluturues" të Mbrojtjes Kundërajrore. Me fjalë të tjera, eskadrila 239 ishte vatra e asave të fluturimit ushtarak.
Gjatë fundit të vitit të kaluar gjenerali Dragoljub Ojdaniç, deri sa ishte kryeshef i Shtatmadhorisë, në rastin e një vizite të tij "paqësore" në qeverinë malazeze, me rastin e raporteve të acaruara mes njësive të Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshmë të Malit të Zi, para eprorëve të UJ në Shtëpinë e dikurshme të APJ-së tha se rikonstruimi i UJ nuk mund të përfundohet me "shumë pilotë dhe marinarë në Mal të Zi?!"
Me siguri bara e rëndë e varfërisë materiale luajti rol të rëndësishëm edhe në përgatitjen e "doktrinës" së re ushtarake dhe riorganizimin e planifikuar të UJ, por nuk ka dyshim se roli kryesor në zgjedhjen e taktikës dhe zgjidhjeve kadrovike luajti dobësimi konstant i ndikimit të Millosheviqit në klimën politike në Mal të Zi dhe në Serbi. Përafërsisht gjashtë muaj pas vizitës së Ojdaniqit dhe rikonstruimit të planifikuar të Ushtrisë Jugosllave, gjenerali Smiljaniç do të thoshte se ai nga shtatori i vitit 1999, "dinte" për grupin "komplotist" të eskadrilës 293. Duke shikuar gjwrat mw thellw bëhet e qartë se kjo mendje e shpërblyer nuk shërbeu vetëm si një vërtetim të akuzave drejtuar pilotëve, por edhe të justifikonte faktin se në rradhët e UJ pamëshirshëm dëbohen më të aftët!
Kaherë në ushtrinë jugosllave ekziston një rivalitet të komandave të njësive të ndryshme për marrjen e funksioneve prestigjioze dhe vendosjen e dominimit të tyre mbi gjithë ushtrinë. Ky fakt deri tani ishte në lidhje të ngushtë me gjendjen ekonomike të njësive të veçanta. Qw njwra njwsi tw kishte gjendje mw tw mirw materiale duhej doemos t'i pakësoheshin të ardhurat tjetrës. Kurse aviacioni është i shtrenjtë. Aktualisht sfera më e shtrenjtë për finansimin e të cilës UJ dhe RFJ kaherë nuk kanë as forcë as vullnet.
Kjo u dëshmua gjatë luftës tremujore të NATO-s me federatën. Gjegjësisht, në tetor të vitit 1998, njësia ajrore e para dha alarmin dhe shenjat se lufta gati është shpallur. Kërkesat nga aeroporti ushtarak në Golubovci dërguar eprorëve, që të përgatiten me njerëz, në terren dhe me teknikë dhe të sigurojë gjithçka që është e nevojshme për mbrojtje adekuate aspak nuk u plotësuan. Nuk u sigurua as shërbimi gjurmimit dhe shpëtimit!
Avionët luftarakë që ishin në gjendje "të rregullt dhe funksionale" - që do të thotë se nuk kishin dëmtime të rënda që të mos mundnin edhe të fluturonin - ishin të armatosur, edhe pse për çdo moment mund të ndodhte që gjatë fluturimit të vinte deri tek prishja e teknikës. Shkaku për këtë gjendje në njësitet operative ishin ikja e renovimeve, gjatw kwtyre viteve tw fundit, pastaj e furnizimeve me pjesë rezervë dhe pajisje të reja. Një gjendje e këtillë u reflektua edhe në përgatitjen e pilotëve, sepse punohej nën minimum për sigurinë gjatë stërvitjeve - gjegjësisht, në vend të 100 orëve fluturim gjatë vitit, shumë pilotë kishin vetëm dymbëdhjetë orë. Megjithatë, nga ata kërkohej të shkonin në luftë sikur të ishin për këtë plotësisht të përgatitur.
Gjykuar sipas deklaratës së dikurshme të Sllobodan Periçit, pilot gjuajtës, nga aeroporti Batajnica, as në Serbi gjendja në njësitë ajrore dhe kundërajrore nuk ishte e shkëlqyeshme. Periç akuzoi komandën se pilotët e vet, gjatë bombardimeve të NATO-s, me vetëdije i ekspozoi para aksioneve vdekjeprurëse. Dhe konstatoi se gjenerali Smiljaniç është një nga të rrallët guximin dhe vetflijimin e tjerëve e shfrytëzoi për promovim personal. Në luftën e humbur hyri si gjeneral-major, e nga ajo doli si gjeneral-kolonel.
Ky fakt, mbase, më mirë dëshmon se pse gjeneral Smiljaniçi me kaq ashpërsi në emër të këmbësorisë së Ojdaniçit, preu degën në të cilën vet ishte ulur. Nuk ka dyshim se veten e pandeh të fortë!
Një gjë është e qartë: angazhimi politik, varfëria në Ushtrinë Jugosllave dhe joprofesionaliteti në kreun komandues të Mbrojtjes Kundërajrore ndodhën në dëm të tre pilotëve nga aeroporti i Golubovcit. Qërimi i hesapeve me të padëgjueshmit politik në rradhët e UJ në Mal të Zi, filloi që nga 1997 e largët, kur profesionalizmi dhe etika e komandantëve të tipit Smiljaniç ishte në vendin e fundit.
Por, duke iu falemnderuar konsekuencës enorme të komesarit të Millosheviqit, ushtria e dobësuar dhe decimuar për eprorët përkundër Smiljaniçit shndërrohet gjithnjë në strehë e pasigurtë.
AIM Podgoricë
Goran VUJOVIC