"Grindjet rreth autorizimeve kushtetuese"
Aim, Zagreb, 23.10.2000.
Kreu politik kroat sërish grindet rreth ndryshimeve kushtetuese. Me afrimin drejt cakut konfrontimet janë gjithnjë më të hapura dhe më të ashpra. Ekziston frika se mospajtimet mund të shpiejnë deri te destabilizimi i koalicionit gjashtëanëtarësh qeveritar.
Duke qëndruar në premtimet zgjedhore, ndryshimin e Kushtetutës, para disa muajsh, me nënshkrim të përbashkët, e inicuan kryetari i Republikës, Stjepan Mesiç dhe kryeminisri Ivica Raçan. Por, kur propozim ndryshimet u futën në procedurë, shefi i shtetit e nuhati mashtrimin. Këshilli kompetent i Kuvendit, me presionin e qeverisë, në mënyrë drastike, ia shkurtoi kompetencat. Mesiçi për këtë futi potezin e rezolutës - duke i frenuar me adutin kryesor të tij, përkrhjen e madhe në opinionin publik, përmes një letre të gjatë deri te Kuvendi, ku kërkoi që t'i lihen si të tëra gjitha ingerencat e deritanishme, madje edhe ajo e titullimit të njeriut kryesor në shtet, që sa ishte në opozitë e qesendiste me kënaqësi. Lista e gjërë e ofruar me siguri është ofertë për tregëti. Mesiçi kërkon gjithcka - që të fitoi atë që deri tani e ka pasur në të vërtetë. është ndalur, siç thekson vet gjatë gjithë kohës, tek tre gjëra: komandimin e ushtrisë, që askush nuk e konteston, kontrollimin e shërbimeve sekrete, që do të rregullohet me ligj, dhe dizajnimin e politikës së jashtme që, përmes propozimeve për ndryshime kushtetuese, i takon tërësisht.
Cka tani? Kryetari i Republikës nuk mund t'i imponojë kërkesat e tij në parlament, por duket se as gjashtëshja qeveritare, përkundër vullnetit të vet, faktisht, ndryshimet e propozuara kushtetuese, nuk mund t'i votojë . Asnjë nga mundësitë për të cilat Mesiqi është i gatshëm, shpartallimi i qeverisë ose shpallja e referendumit, realisht nuk është e zbatueshme. Nuk është reale se koalicioni qeveritar, për propozimin e kontestueshëm, do të mbledh numër të mjaftueshëm të votave. Veç kësaj gjatë këtij votimi mund të përcahet. Kështu, duket se vetëm një gjë është e sigurtë: Se asnjë nga obcionet kundërthënëse, momentalisht, nuk mund të kalojnë.
Nuk ka dyshim se Kroacia u përcaktua në zgjedhje kundër sistemit presidencial të Tugjmanit, pra u përcaktua për parlamentarizëm. Por, në të vërtetë, çdo të thotë kjo - atëherë nuk u konkretizua. Përgjithësisht, dihej se duhej forcuar rolin e Parlamentit dhe Qeverisë në llogari të kompetencave të kryetarit. Gjatë nëntë muajve të kaluar u konstatua se presidencializmi i Tugjmanit dhe Mesiçit nuk janë të njëjtë. Ish- kryetari shkoi shumë më larg nga kompetencat e parapara me Kushtetutë, ndonjë hap të tanishëm për ozurpim nuk është ndërmarrë. Gjatë nëntë muajve të kaluar gjithashtu u dëshmua se Qeveria është e dobët dhe e pavendosur. Dobësia është rezultat i pozicioneve të mbrapshta sistemore, si dhe pavendosmëria shkaku i përbërjes së saj personale. është e sigurtë se roli i saj me Kushtetutë duhet të forcohet, por çështja është se sa. Kryeministri që dëshiron kompetenca të kancelarit, konsideron se kështu Qeveria do të ishte më efikase. Analistët, megjithatë, potencojnë se ai edhe me kompetencat e tanishme , nuk di se çka bën, se vëshrirë mund të sjellë vendime, prandaj veprimet, që gjatë kohës së kaluar dolën nga Pantovçaku, shefi i shtetit, ishin mjat të çmueshme. Kjo mundësi, me ndërrimin e Kushtetutës, nuk do të duhej të ndërpritej. Përgjithësisht ekziston mendimi kabineti i Racanit nuk guxon që te godas ritmin e vetvetes. Kryetari Mesiç tregoi se në situata të caktuara reagon si shtetar, është i aftë të bëjë veprim për të cilin askush tjetër nuk ka guxim. Vendimi i tij i dikurshëm që t'i pensiononte disa gjeneralë, të cilët me një letër të vecantë iu drejtuan opinionin publik, që paraqiti një demonstrim politik të llojit të vecantë, e shpëtoi Kroacinë nga një situatë të rrezikut potencial. Letra paraqiste një pjesë e fushatës zgjedhore e së djathtës kundër pushtetit aktual dhe sugjeronte se në një pjesë të ushtrisë përgatitet rebelim. Vendimi i Mesiçit për pensionimin e gjeneralëve ndërpreu degëzimin e këtij skenari. Por, në koalicionin qeveritar, u pranua me rezervë shumë të madhe. Ministri i mbrojtjes Radosh ose kryeministri Raçan këtë vendim nuk do ta sillnin asnjëherë. T'i merret shefit të shtetit mundësia për reagime të këëtilla, siç thotë ai fikus - nuk është gjë e mençur. Por kërkesa e Mesiçit që ta mbajë qëndrimin anakronik të njeriut kryesor në shtet, në opinionin publik nuk u prit mirë. Në të drejtë u tregua kundërproduktiv.
Gjykuar sipas të gjitha gjërave, konfliktet rreth përmbajtjes së ndryshimeve kushtetuese mes kryetarit dhe oborrit të Banskit do të rezultojnë me ndonjë kompromis. Kryeministri Raçan pohon se kroatët vendosën në zgjedhje për sistem parlamentar dhe se qeveria e tij këtë premtim zgjedhor doemos duhet që ta plotësojë . Tingëllon mirë, por e njëjta qeveri nuk sillet në mënyrë aq strikte ndaj premtimeve tjera zgjedhore. Kryesisht i trajton ato sikur të ishin prej gome. Mesiçi megjithatë deklaron se -nëse do të mungojë marrëveshja - ai më nuk do të ketë asnjë arsye ta mbrojë qeverinë akull. Kjo për kabinetin e Raçanit mund të jetë mjaft e padëshirueshme. Opinioni publik është mjaft i pakënaqur me punën e qeverisë, kurse Mesiçi është mjaft i popullarizuar. Përkrahja e tij e deritanishme në disa situata delikate për kryeministrin u tregua si shumë e rëndësishme.
Opinioni publik, rreth diskutimeve për ndryshimet kushtetuese, nuk është aq shumë i preukupuar. Së pari sepse gjithë konsiderojnë se, në këtë moment, ky nuk është problemi më i rëndësishëm për Kroacinë; se shumë më me rëndësi është zhvillimi i reformave ekonomike dhe nxjerrja e vendit nga kriza që çdo ditë e më tepër thellohet. Konfrontimet rreth Kushtetutës janë larg këtij prioriteti. Së dyti, qytetaria është e pakënaqur sepse debati për ndryshimet kushtetuese i ngjan një beteje për pushtet. Në qarqet qeveritare ndryshimet kryesisht shihen si mënyrë për ridistribuimin e fuqisë. Prandaj sillen sikur përmbajtja e Kushtetutës është ekskluzivisht në zonën e tyre të interesit. Për dy palët që grinden Kushtetuta duket se është e një rëndësie të veçantë rreth asaj se kush do të jetë njeriu i parë në shtet - kryetari i Republikës apo kryeministri. Shpikja e modelit të baraspeshës për funksionimin e shtetit është në plan të dytë. Rolin e proklamuar për forcimin e Kuvendit - askush më nuk e përmend. Ekspertët potencojnë se Kushtetuta tenton që të përshtat raportet eksistuese të forcave në udhëheqësinë shtetërore, duke paralajmëruar se as ndryshimet, për të cilat merren vesh tani, nuk do të jenë të gjata. Prognoza e tyre është se me ndryshimin e pushtetit edhe Kushtetuta doemos duhet të bëhet remont.
AIM ZAGREB
JELENA LOVRIC