Klauzola per riadmisim
AIM Junior, Tetove 26.10.2000
Në përputhje me planin për bashkpunim dhe asocim me Unionin Evropian , vendet e Evropës juglindore duhet të inkuadrohen në ndërtimin e politikës së përbashkët të vendeve anëtare të Unionit Evropian për të krijuar “ kordonin mbrojtës rethë unionit për të parandaluar vërshimin e emigrantëve ilegal. Nga kjo del edhe njëra ndër kushtet për asocim të vendeve të Evropës juglindore në Unionin Evropian.
Maqedonia si aspirante duhet ti përmbush të gjitha standardet dhe kërkesat që u rekomandohen shteteve aspirante sidomos të atyre të Evropës juglindore për të eliminuar rezikun e përsëritjes së historisë së migrimit që ndodhi pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Në këtë drejtim kontroilli i migrimit apo parandalimi i tregëtisë me njerëz që shfrytëzojnë Maqedonin si vendë tranzit për të kaluar në vendet e Unionit Evropian dhe kthimi i tyre, duket të jetë tendenve kryesore e klauzolës për riadmisim që duhet ta nënshkruaj Maqedonia. Qeveria e Maqedonisë ka bërë të ditur qendrimin e sajë se edhe pse nuk është anëtare e Unionit Evropian, do të bëjë përpjekje të ndjekë ecurin e zhvillimeve të shteteve anëtare të UE. Prandaj qendrimet e qeverisë do të harmonizohen me kërkesat e Unionit Evropian për kthimin e refugjatëve nëpërmjet teritorit të sajë dhe cështjeve të tjera që kanë të bëjnë me statusin e azilkërkuesit. Kthimi i refeugjatëve kosovarë, që pretendohet të problematizohet më së tepërmi nga qarqe të caktuara nuk është aq brengosëse për Qeverin për vetë faktin se pjesa më e madhe e refugjatëve kosovarë janë kthyer nëpërmjet teritorit të Maqedonisë dhe kjo është bërë pa asnjë problem. Dëshira e tyre nuk është që të mbeten në Maqedoni por të kthehen në vendet e tyre, prandaj tani kur mbi nëntëdhjetë përqind e refugjatëve kosovarë janë kthyer nuk duhet të paraqesë problem kthimi i mëtejshëm i tyre, konstaton Qeveria e Maqedonisë.
Delegacioni i Maqedonisë në bisedimet me Unionin Evropian, për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkpunim dhe asocim respektivisht ekipi i ekspertëve ende është duke biseduar rethë klauzolës për riadmisim ndërkohë që zërat që identifikojnë këtë klauzolë vetëm me kthimin e refugjatëve kosovarë , janë gjithnjë e më tepër kundër pranimit të saj. Kryetari i Republikës së Maqedonisë , Boris Trajkovski dhe ministri i Punëve të Jashtme Aleksandar Dimitrov kanë shprehur qendrime të kundërta lidhur me klauzolën që duhet të përfshihet në Marrëveshjen për asocim dhe bashkpunim me Unionin Evropian, sipas së cilës të gjithë refugjatët kosovarë që kanë udhëtuar nga Maqedonia në vende të treta, të mund të kthehen përsëri nëpërmjet saj në Kosovë. Për Ministri Dimitrov , kjo kërkesë e Bashkimit evropian nuk paraqetë ndonjë problem për tu pranuar përarsye se kjo nuk përbënë rezik për ndryshime demografike në vend.
Kryetari i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski, tani për tani nuk lejonë realizimin e kërkesës së Unionit Evropian për kthimin e refugjatëve kosovarë nëpërmjet teritorit të Maqedonisë. Stistikat e qeverisë tregojnë se pjesa më e madhe e punës rrethë kthimit të refugjatëve është kryer pa evidentuar raste ku refugjatët do të shprehnin dëshirë që të ndaleshin në Maqedoni. Në këtë rastë subjekti politik shqiptarë shtronë dyshimin se cili është në të vërtet objekti i kontradiktave rrethë pranimit të klauzolës për riadmisim. Sipas disa burimeve, kontestuese rrethë pranimin e klauzolës për riadmisim janë shtetasit maqedon si dhe disa shqiptarë të Kosovës që në atë kohë për një kohë relativisht të shkurtër kanë qendruar në Maqedoni prej nga në fillim të viteve nëntëdhjeta janë larguar për në vende të Evropës perendimore dhe ende nuk e kanë të rregulluar statusin e qendrimit në këto vende. Shumë nga emigrantët e asaj kohe edhe sotë ballafaqohen me mungesën e dokumentacioneve të ndryshme personale. Qeveria e Maqedonisë ka shprehur qendrimin e sajë se nuk ka kurfarë baze që të pranojë nga vendet e treta persona pa dokumenta të regulluara dhe nëqoftëse ato shtrojnë kërkesën për të fituar statusin e azilantit , kjo sipas Qeverisë nuk do të thotë se do të qendrojnë në Maqedoni.
Partitë politike shqiptare vlerësojnë se kthimi i refugjatëve kosovarë nëpërmjet teritorit të Maqedonisë nuk duhet të jetë kontestuese për pranimin e klauzolës për riadmisim. Ato vetëm do të tranzitojnë dhe nuk do të ndalen në Maqedoni, vlerësojnë partitë shqiptare. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, PDSH-së , Arbër Xhaferi, ka deklaruar se nëqoftëse Maqedonia ka për detyrë ti pranojë këto persona këtë duhet edhe ta bëjë. Deputeti i kësaj partie, Bilall Lutfiu, qebdrimin e Kryetarit të shtëtit Boris Trajkovski, se Maqedonia nuk duhet të lejojë kthimin e refugjatëve kosovarë nëpërmjet teritorit të sajë e konsideronë si qendrim të pamatur që e ka zanafillën në mosënjohjen e cështjes, ndërsa sipas tij, qendrimi i Ministrit të Jashtëm Aleksandar Dimitrov, sipas të cilit, Maqedonia duhet të lejojë kthimin e refugjatëve kosovarë tregonbë se e njehë nirë problemin.
Deputeti i partisë opozitare shqiptare, PPD-së Mersel Bilalli thotë se nuk mbajnë argumentet se refugjatët kosovarë do të ndalen në Maqedoni përasrye se ato nuk kanë kurfar interesi që të qendrojnë në këtë vend. Lidhur me qendrimet e Kryetarit të shtetit për kët problem, Mërsel Bilalli thotë se “Trajkovski ua kthenë shqiptarëve të mirën me të keqen edhe pse nuk është kurfar tragjedie që refugjatët kosovarë të tranzitojnë përmes Maqedonisë. Sipas tij kjo tregonë se kryetari i shtetit fillon të konsumojë nacionalizëm shqiptar që të neutralizojë hipotekën se është zgjedhuir me votat e shqiptarëve “.
Megjithë qendrimet e kundërta të qarqeve të caktuara politike dhe intelektuale për mospranimin e klauzolës për riadmisim që parashehë plani i Unionit Evropian për asocim dhe bashkpunim, Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar se në muajin nëntorë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për bashkpunim dhe asocim me Unionin Evropian.
AIM Junior
NEXHBEDIN SHAQIRI