Kaosi demokratik

Podgorica Oct 24, 2000

Jugosllavia ka kryetar dhe parlament, por nuk ka qeveri federative; Serbia ka parlament, qeveri dhe kryetar pa pushtet; Mali i Zi është duke menduar se ç'mund të ketë

AIM, Podgoricë, 17. 10. 2000.

(Nga korespondenti i AIM në Beograd)

Tre javë pas fitores bindëse në zgjedhjet lokale, federale dhe ato presidenciale në RF të Jugosllavisë, pas mbrojtjes dramatike të vullnetit të zgjedhësve në rrugët e Beogradit gjatë 5 tetorit, Opozita Demokratike e Serbisë (ODS) gjendet në vështirësitë që duken më të mëdha se sa ato për shmangjen e Sllobodan Millosheviqit nga skena politike. Pesimistët madje edhe kthimin e tij nuk e shohin si të pamundshëm dhe të pamendueshëm, pa marrë parasyshë se ODS praktikisht e ka gjithë pushtetin lokal në Serbi dhe gjithë Kuvendin e Vojvodinës, se Voisllav Koshtunica gjatë javës së parë të qenmit të tij kryetar pranoi dhjetëra politikajë evropian, se i takoi nderi të ishte mysafir special i samitit të Bashkësisë Evropiane në Bijaricë, dhe së fundi edhe premtimet e fuqishme për ndihmë prej gjysmë miliardë dollarësh, si ndihmë të shpejtë, gjegjësisht kthim të shpejtë të Jugosllavisë në organizatat ndërkombëtare nga të cilat ishte përjashtuar gjatë dhjetë viteve të fundit.

ÇELSI I PUSHTETIT: U realizuan paralajmërimet se në rast të humbjes së regjimit të Millosheviqit do të ketë fortifikata në Serbi, ku socialistët kanë kryetarin, kurse me përkrahjen e radikalistëve të Sheshelit, përbëjnë shumicën parlamentare. Milan Milutinoviç nuk ka treguar asfarë afiniteti që të shfrytëzojë kompetencat e tepërta kushtetuese si kryetar i Serbisë, sepse në këtë vend është “zgjedhur” vetëm që të plotësonte vendin pas kalimit të Millosheviqit në funksionin e kryetarit të RFJ-së.

Nga ana tjetër sipas “Kushtetutës së Zhablakut”, të vitit 1992 sipas së cilës u formua RF e Jugosllavisë, qeveria federale ka kompetenca të pakrahasueshme përkrah funksionit protokolar të kryetarit të shtetit. I bindur në fitoren e tij dhe koncentrimit të “natyrshëm” të pushtetit në vet personalitetin e Milosheviqit goditjet në kushtetutën e pranverës së këtij viti nuk prekën në këto përcaktime kushtetuese. Kështu Vojislav Koshtunica u gjend në pozicionin kur pa qeverinë federale nuk mund ta realizojë programin, pranimi i të cilit e çoi atë në krye të shtetit federal, kurse Opozita Demokratike e Serbisë, si fituese të zgjedhjeve vendore në Serbi, nuk mund të ndryshojë asgjë, sepse i gjithë pushteti është i kocentruar në duart e kryetarit të Millosheviqit dhe kuvendit socialist - radikal të Serbisë. Në këtë moment vëzhguesit nga jashtë e kanë të vështirë të mendojnë ndonjë ilustrim më të mirë për ligjin e Marfit i cili thotë mbrojtje e nevojshme shkaku i shoqërisë së çuditshme në krevat.

NEGOCIATAT E VËSHTIRA: Përkundër “depërtimeve” masovike në terren dhe kërkesave të udhëheqësisë lokale se do të pranohet renditja e re e forcave politike në Serbi, turpi i vjedhjes zgjedhore do të pranojë edhe ndryshime të figurave kyçe, krerët e Partisë Socialiste qëndruan të shkatërruar pas goditjes së parë të humbjes zgjedhore. Jo shkaku i fuqisë së tyre të të përmbajturit të qartë “legale” të fituesit. Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare mund të mbahen vetëm nëse për këtë gjë pajtohen partitë parlamentare, ose nëse kryetari i Serbisë shpartallon Parlamentin. Milan Milutinoviq është pajtuar të shpallë zgjedhje të reja për 23 dhjetor, kurse tentimet e ODS që të ofrojë zgjedhje të parakohëshme presidenciale dështuan.

Duke e forcuar pozicionin negocues të kryetarit të zbutur por edhe duke e lidhur me partinë, Komiteti Ekzekutiv i PSS (Partisë Socialiste Serbe) e zgjodhi Milan Milutinoviçin nënkryetar partie. Negociatat për kryetar Serbie nga dita më ditë vazhdojnë ose shtyhen, kurse Millutinoviçi në to djersinë dhe kupton sipas qasjeve të Nikolla Shainoviqit, Milomir Miniçit dhe Gorica Gajeviçit, tre operativëve të krahut të fortë të Millosheviqit.

Tërheqja e radikalëve të Sheshelit nga bisedimet, dorëheqja e disa ministrave, rritja e shpejtë e çmimeve për gjërat elementare ushqimore dhe lajmet plot panikë për mungesën e miellit për bukë janë pasojë e obstrukcioneve nga ana e qeverisë së deritanishme republikane, që tenton të rrit tensionin shtesë, mu sikur pengimi i ri “i daljes në rrugë” ose me siguri që koha aq shumë e dëshirueshme të kalojë papengueshëm.

ÇËSHTJA MALAZEZE: Qeveria federale, përkundër paralajmërimeve të çdoditshme, nuk është formuar. Sigurisht se pozicionin më të volitshëm negocues tani e ka Partia Popullore Socialiste (PPS) e Momir Bulatoviçit, kryeministri i deridjeshëm federal i Millosheviqit. Duke e shfrytëzuar bojkotin shkurtpamës të zgjedhjeve federale nga koalicioni qeveritar malazez i Milo Gjukaniviçit, PPS me daljen e një të katërtave të votuesve fitoi numër të konsiderueshëm të vendeve për deputet, që lirisht tani mund t'i parashtrojë kushte Opozitës Demokratike të Serbisë (ODS) dhe PSS (Partisë Socialiste të Serbisë). Vojislav Koshtunica që më parë paralajmëroi se mandatin e kryeministrit do t'ia jepte grupacionit shumicë në Kuvendin Federativ e kush do të jetë kjo shumicë varet nga Momir Bulatoviqi.

Së këndejmi është e qartë se Partia Popullore Socialiste refuzon çdo qeveri federative të ekspertëve, ashtu siç është e qartë se Gjukanoviçi dhe Partia Demokratike e Socialistëve dhe partnerët e saj të koalicionit nuk marrin pjesë në bashkëpunim për “të ashtuquajturën qeveri federative” në të cilën malazezët i prezenton “pakica e Malit të Zi”. Kështu legalizimi i Koshtunicës dhe Opozitës Demokratike e Serbisë në nivel federativ u gjend mes dilemës: pranimit të rezultateve zgjedhore që nuk i pranojnë autoritetet malazeze, gjegjësisht para dilemës së nuk do të ketë përkrahjen e Milo Gjukanoviqit, kurse anë anën tjetër mbase do të ketë qeveri federative të koalicionit mes Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Popullore Socialiste, e njëjta që qeverisi edhe para zgjedhjeve.

DALJE OSE UDHË QORE: Negociatat beogradase mes Opozitës së Bashkuar të Serbisë dhe Partisë Popullore Socialiste u ndërprenë të hënën më 16 tetor me lajmin gati senzacional se Partia Popullore Socialiste kërkon pjesëmarrjen e socialistëve në qeverinë federative. Vazhdimi i bisedimeve u shty për “katër-pesë ditë”. Në ndërkohë, derisa e shkruajmë këtë tekst, Voisllav Koshtunica është në vizitë në Mal të Zi por e ka të qartë se oferta/nënçmimi më i ri nga ana e Partisë Popullore Socialiste, konsiderueshëm pakëson shpresat në tentimin e tij që nga Milo Gjukonoviçi të marrë, madje edhe pëlqim të heshtur për formimin e qeverisë federative në bazë të rezulteve zgjedhore në Mal të Zi. Vazhdon të valvitet në ajër gatishmërina e përsëritur disa herë nga Koshtunica për të pranuar vullnetin e qytetarëve për të jetuar ose jo në një shtet të përbashkët, përmes një referendumi që do të mbahej në të dyja republikat ose vetëm në Mal të Zi. Këtë “ofertë” Gjukanoviçi nuk mund ta pëlqejë, as presionin e partnerëve të koalicionit për “shkëputje”.

Sa i përket Serbisë, është vështirë të jetë e kënaqur ndonjëra palë me kompromisin, gjegjësisht Opozita Demokratike e Serbisë, Partia Socialiste e Serbisë apo Lëvizja Serbe e Ripërtrirjes e Drashkoviqit. ODS nuk arriti deri tek zgjedhjet presidenciale republikane, PSS, deri tek zgjedhjet e parakohëshme parlamentare nuk arriti që të fitonte kontrollin e plotë, kurse LSR (Lëvizja e Ripërtrirjes Serbe) ka shumë pak kohë që në trupin zgjedhor të ripërtrijë së paku një pjesë të përkrahjes që e kishte para disa muajve. Një marrëveshje për të cilën është lehtë të flitet, por që nuk do të jetë e lehtë të zbatohet, parashihet në zgjedhjet parlamentare të 24 dhjetorit. Deri atëherë 12 ministri në qeveri do të kontrollohen nga Partia Socialiste e Serbisë, kurse ODS dhe LRS nga gjashtë; Milan Milutinoviç mund të sjellë vendim vetëm me pajtimin e dy nënkryetarëve, nga një të ODS dhe PSS, kurse të tre palët mbetet që në mënyrë kolektive dhe koncensuale të drejtojnë ministrinë e drejtësisë, të punëve të brendshme dhe të finansave.

Është vështirë të parashihet rrjedha e këtyre interesave politike të gërshetuara dhe kundërthënëse. Janë dy gjëra të paqarta. Së pari, procesi i demokratizimit të Serbisë dhe Jugosllavisë nuk mund të kthehet në gjendjen e para 24 shtatorit. Kjo nuk do të thotë se është e përjashtuar mundësia e konfrontimeve dhe turbullirave. Kurse ky është ai faktori i dytë, pra ODS me marrjen e pushtetit gjendet para një presioni të dyfishtë, të qytetarëve përbrenda dhe bashkësisë ndërkombëtare nga jashtë.

Dimri po afrohet, kurse ndihma finansiare, me rëndësi jetësore, nuk do t'i jepet fituesit që nuk mund të kontrollojnë rrjedhën e parave.

AIM Beograd

ALEKSANDAR QIRIQ