Himara: edhe një histori Ballkanike

Tirana Oct 23, 2000

AIM Tirana, 23.10.2000

Megjithese ne balotazhin e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi ishin perfshire gati 1.2 milione zgjedhes, ne gati 40 perqind te vendit, e gjithe vemendja u perqendrua ne qytetin e vogel te Himares, ne Jug te Shqiperise, ku perballe njeri tjetrit ishin nje kandidat i Partise Socialiste dhe nje kandidat i Partise se te Drejtave te Njeriut, qe perfaqeson interesat e minoriteve etnike te vendit.

Dhe Himara solli ne Shqiperi ate qe nuk e solli Kosova nje vit me pare: shperthimin e nje vale nacionalizmi, qe nuk ishte pare gjate 10 viteve te tranzicionit postkomunist. Ndersa kriza e Kosoves u perballua me shume me solidaritet njerezor se sa me shperthime nacionaliste, kriza e Himares solli ate qe mund te konsiderohet si episodi me i dukshem i nacionalizmit shqiptar.

Me rreth 75% te votave, kandidati socialist fitoi nje fushate qe u ekstremizua nga tonet nacionaliste dhe nga incidentet ne diten e votimit. Nente parlamentare greke te opozites zbarkuan ne Himare duke shkaktuar reagimin e ashper te pales shqiptare. Deputetet greke deklaruan se parregullsite dhe tensionet kishin ndikuar rezultatin e votes. Pala shqiptare e konsideroi aktivitetin e deputeteve greke si shkelje te sovranitetit te vendit dhe te kodit elektoral te Shqiperise, qe ndalon nderhyrjen e te huajve ne fushatat zgjedhore. Shtypi i Tiranes gjithashtu vuri ne shenjester aktivitetin e diplomateve greke ne Himare, sidomos te konsujve ne Gjirokaster dhe Tirane, duke e konsideruar ate si nje presion ndaj votuesve.

Vezhguesit nderkombetare te OHDIR-it vune ne dukje se zgjedhjet ne Himare u karakterizuan nga parregullsi, frikesime dhe vjedhje te votave ne te pakten tri qendra votimi. Po ashtu, OHDIR kritikoi retoriken nacionaliste qe shoqeroi fushaten. Gjithashtu vezhguesit nderkombetare permenden ne Raportin e tyre se ne Himare ka nje komunitet "greqishtfoles" - term ky qe s'i pelqen aspak Tiranes zyrtare.

Por, fakti qe vezhguesit nderkombetare nuk permenden ne raportin e tyre aktivitetin e deputeteve greke, shkaktoi pakenaqesi ne kryeqytetin shqiptar, por edhe carje serioze ne mes te perfaqesuesve te organizatave nderkombetare. Ambasadori i OSBE ne Tirane, Ahrens dhe ai i Keshillit te Europes, Grunet, iu shmangen daljes perpara gazetareve per te paraqitur Raportin e vezhguesve nderkombetare, per shkak se ata nuk ishin dakord me mospermendjen e rolit te deputeteve greke ne diten e zgjedhjeve ne Himare.

Madje, edhe dy Komitetet perkatese te Helsinkit, ai grek dhe ai shqiptar u perfshine ne polemika te ndersjellta, duke akuzuar njeri tjetrin per qendrime nga pozita nacionaliste.

Sidoqofte, pasojat me serioze u duken ne acarimin e ri te marredhenieve mes Shqiperise dhe Greqise. Ministrja Greke per Ceshtjet Europiane Papazoi paralajmeroi se marredheniet mes Greqise dhe Shqiperise mund te demtohen per shkak te parregullsive zgjedhore ne raundin e dyte ne Himare. Ndersa ministri i jashtem grek Papandreu tha ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit se "do t'i cojme Tiranes mesazhin e qarte se rruga e Shqiperise per ne Europe kalon nga Athine". Me qarte se kaq nuk mund te flitet ne Ballkan.

Megjithese kryeministri shqiptar deklaroi se "nje gare elektorale nuk mund te kthehet ne nje beteje etnike", duket se ka ndodhur pikerisht kjo.

Analiste te ndryshem ne Tirane nuk lane pa vene ne dukje faktin se per here te pare ceshtja e minoriteteve etnike zuri nje vend aq te dukshem e njekohesisht te rrezikshem ne nje fushate elektorale ne Shqiperi.

Me rreth 12 mije banore, Himara ka qene vazhdimisht nje nga zonat me te dashura turistike per shqiptaret, por kurre me pare nje shesh beteje i politikes si kesaj rradhe. Historikisht Athina ka pasur pretendime rreth perkatesise etnike te banoreve te Himares, te cilet ajo i konsideron si "greke etnike". Kjo teze ka gjetur rregullisht kundershtimin zyrtar te Tiranes, e cila i konsideron himariotet si shqiptare qe flasin edhe gjuhen greke dhe Himaren si nje zone bilinguale.

Gjate dhjete viteve te tranzicionit, ndersa Shqiperia kalonte nga nje krize ne tjetren, Himara rreshqiti ngadale nen nje influence gjithnje e me te dukshme greke. E ndodhur perballe ishullit grek te Korfuzit, Himara dhe fshatrat rreth saj vendosen shpejt lidhje tregtie dhe komunikimi me bregun tjeter, nderkohe qe infrastruktura e shkaterruar qe conte drejt brendesise se vendit, e ndau ate gradualisht nga pjesa tjeter e Shqiperise.

Sic shkruante nje nga analistet politike me te njohur te vendit, në fund të fundit, nga ato që i takojnë Shqipërisë për të zgjidhur ne Himare nuk është zgjidhur asgjë. Atje nuk ka punë. Pothuajse gjithë të rinjtë e zones punojnë në Greqi dhe fëmijët e tyre pak lidhje kanë tashmë me Shqipërinë. Nese do te flasesh ne telefon duhet te perdoresh sistemin celular te Greqise, pasi ai shqiptar nuk arrin aty. Ne fshatrat rreth Himares nuk duket asnjë prej televizioneve që flasin në gjuhën shqipe, përfshi edhe atë publik, por duken të gjithë televizionet greke, bashkë me ata lokalë të Korfuzit. Aty nuk arrin asnjë gazetë shqip, por jo rrallë gjen në lokalet e fshatit shtypin grek që vjen nga kufiri. Ne Himarë apo në zonën përreth nuk vjen asnjë traget apo anije që niset nga Durrësi, por në Himarë vjen cdo dy ditë një traget i madh nga Korfuzi, që është edhe lidhja më e afërt e kësaj zone me botën. Aty qarkullon leku, por dyqanxhinjtë janë gjithnjë më të gatshëm të të kthejnë kusurin me dhrahmi.

Athina ka ndjekur prej kohesh ne Himare nje politike te privilegjeve nepermjet vizave dhe paguan pensione te vecanta per ata qe deklarohen si vorioepiriote. Kjo eshte pare gjithnje me dyshim ne Tirane, por vazhdimisht eshte mbyllur nje sy dhe nuk eshte reaguar.

Por, ironikisht, kandidatet konkurues ne balotazh, u perkisnin dy partive pjesetare te koalicionit qeveritar. Partia e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut ka portofolin e ministrit te Shendetesise ne Qeverine Meta. Por, te qenit aleate ne Qeveri u la pas, dhe te dy palet akuzuan njera tjetren me terma te ashpra.

Nga ana tjeter, Partia Demokratike e opozites, qe ka refuzuar te njohe rezultatin e zgjedhjeve ne nje numur te madh zonash, u beri thirrje perkrahesve te saj ne Himare qe votat t'ia jepnin kandidatit socialist ( lexo ne kete rast: shqiptar). Kryetari i meparshem demokrat i Bashkise mori pjese ne mitingun elektoral te kryeministrit Meta, nje veprim ky mjaft i pazakonte po te kihen parasysh marredheniet e ndera mes Qeverise dhe opozites ne Shqiperi.

Ne mes te kesaj historie koincidoi edhe ndeshja e futbollit Shqiperi-Greqi, qe u kthye ne nje eveniment politik. Fitorja e Shqiperise u dha vrull hoveve nacionaliste dhe gazetat perdoren tituj qe nuk ishin pare me pare si " Greqia ne gjunje perpara Shqiperise", "Greqia shpartallohet etj". Madje, ne stadiumin e Tiranes nuk munguan as parullat kunder kampionit olimpik te peshengritjes Piro Dhima, nje himariot qe me pare kishte konkurruar per Shqiperine dhe tani per Greqine, i cili thuhet se kishte sponsorizuar autobuset me emigrante qe do te vinin perseri per te votuar ne balotazh. Rreth 700 emigrante himariote u sollen nga Greqia me autobuse te posacem per te votuar ne raundin e dyte te votimit.

Pasi jane numeruar golat e se merkures dhe votat e se dieles duket se shqiptaret kane dale dy here te fituar, por ne fakt nuk eshte keshtu. Ndersa ndeshja e futbollit u drejtua mire, nuk mund te thuhet e njejta gje per ndeshjen e votave, qe gjithsesi degradoi ne nje duel ballkanik tradicional.

AIM TIRANË

ARJAN LEKA