A paguhet bashkëpunimi?

Ljubljana Oct 23, 2000

Vizita e përfaqësuesit të DOS-it Zharko Koraç në Slloveni dhe takimi i tij me ministrin e punëve të jashtme Lojze Peterle në nyjen e Mokricës, afër kufirit kroat, është shenjë se gjërat përfundimisht shkojnë përpara. Megjithatë, shumica e politikajve të këtushëm nuk e shikon me optimizëm cilësinë e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Lublanës Zyrtare. Janë hapur dilemat e vjetra, veçmas në kohën e duelit të ashpër parazgjedhor.

AIM Lublanë, 17.10.2000.

Vlera e këmbimeve tregtare dhe plasmanit të prodhimeve sllovene në ish- republikat jugosllave vetëm pesë vitet e para të pavarësisë ra për pesë herë

  • nga 6,7 miliardë dollarë amerikan (në vitin 1990), në vetëm 1,2 miliardë dollarë amerikan (në vitin 1995). Ekonomia sllovene pjesërisht e ka kompenzur këtë fijasko me shtimin e eksportit në tregun e huaj dhe atë nga 4,1 miliardë dollarë amerikan në 7.1 miliardë dollarë amerikan. Analistët potencojnë edhe të dhënën se potenciali ekonomik i shteti nuk është aq i vogël, sepse Sllovenia gjatë disa viteve të fundit, sipas rezultateve të shënuar në ekonomi, i ka arritur gjithë anëtarët shoqëruese të Bashkësisë Evropiane, kurse mund të matet edhe me ndonjë anëtare të barabartë të BE. Vlerësohet se Lublana zyrtare që ka një gjendje të kënaqshme në plotësimin e kritereve të rrepta evropiane për hyrje në unionin monetar. Shteti është një pagues i mirë, sepse, praktikisht nuk ka deficit buxhetor, që sipas të dhënave më të reja të Komisionit Evropian ka rezultat më të mirë se sa gjitha anëtaret e Bashkësisë.

Ngjashëm është edhe me të dhënat e të hyrave publike. Të hyrat publike sllovene përbëjnë vetëm 24,6 përqind nga bruto prodhimi shoqëror, që është nën kufirin prej 60 përqind të detyrimeve të lejuara, sipas kritereve të Bashkësisë Evropiane. E njëjta vlen edhe për ndërprerjen e inflacionit, që për anëtaret shoqëruese të Bashkësisë Evropiane , siç janë Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Rumunia dhe Bullgaria, është në mesatare prej 30 përqind, kurse në Slloveni inflacioni është tetë deri nëntë përqind në vit. Rroga mesatare në Slloveni arrin në 1200 DM, kurse stopimi i rritjes reale të BPSH (Bruto Prodhimit Shtetëror) aktualisht është 6.3 përqind.

Përkundër vizitës së paradokohëshme të përfaqësuesit të DOS (Opozitës së Bashkuar Demokratike) Zharko Koraçit në Slloveni dhe takimit me ministrin e punëve të jashtme Lojze Peterle, marrëdhëniet mes Sllovenisë dhe Jugosllavisë edhe mëtej janë të ngrira. Pritej që e njëjta gjë të ndodhte edhe me bashkëpunimin ekonomik, por biznismenët e dy shteteve qëmoti injorojnë politikën e liderëve “nga oborri i tyre” dhe vendosin kontakte si dhe organizojnë qarkullim tregtar, aq sa lejojnë rastet dhe rregulloret restriktive jugosllave ndaj Sllovenisë. Krahasime fillojnë nga viti 1990 kur eksporti slloven në Serbi dhe Mal tëZi arrinte në dy miliardë e 852 milionë dollarë amerikan. Një vit më vonë kjo kuotë ra në një miliardë e 235 milionë dollarë,kurse më 1992 ra në 400 milion dollarë. Në drejtim të kundërt ndodhi gjithashtu edhe me qarkullimin që ra ngadalë dhe pamëshirshëm.

Eksporti i mallrave nga RFJ-ja në Jugosllavi nga 265 mijë dollarë, në 1993 ra në 185 mijë dollarë në 1994, kurse në vitin 1995 u shënua rritje e butë dhe shuma prej një milion e 592 mijë dollarë amerikan, që paraqiste 0,04 deri 0,02 përqind e hyrjes së prodhimit nga RFJ-ja në importin e përgjithshëm slloven. Sipas të dhënave të Komorës ekonomike të Sllovenisë, në gjysmën e fundit të decenies së kaluar për në Jugosllavi çdo vit kaloi mall në vlerë prej shtatë deri pesëmbëdhjetë milion dollarë, kështu pjesa e blerësve nga RFJ u rrit rreth 0,23 përqind nga eksporti i përgjithshëm slloven. Jugosllavia edhe mëtej nga Sllovenia importon, kryesisht, barna, letra të veçanta, kartone, kemikalie etj.

Është interesante se vetëm në vitin 1996 këmbimi me RFJ-në (në krahasim me vitin e mëparshëm) u rrit për rreth njëqind herë dhe arriti 96 milionë dollarë. Në këtë moment përkundër “embargos” së heshtur rreth 1600 firma sllovene bashkëpunojnë me ndërmarrjet jugosllave (900 eksportues dhe 686 importues), kështu që këmbimi i para dyvjetshëm i mallrave arriti në 138 milionë dollarë, që të shtohet vitin e kaluar në 154 milionë dollarë. Kështu RFJ-ja u rendit në vendin e pesëmbëdhjetë në renditjen e shteteve me të cilat Sllovenia eksporton mall (në vendet e para të listës me 65 përqind janë shtetet e inkuadruara në BE). Që është pak nëse kjo kuotë krahasohet me shumën prej 668 milionë dollarë të realizuar në vitin 1992, pra në vitin që pasoi menjëherë pas pavarësisë, ose nga koha kur këmbimi ekonomik mes Sllovenisë dhe Jugosllavisë arrinte afër dy miliardë dollarë.

AIM, Lublana

IGOR MEKINA