Oferta e Koshtunicës për përçarje
Fitorja e DOS-it (Opozitës Demokratike të Serbisë) dhe ndërprerja e rrezikut ushtarak ndaj Malit të Zi vazhdimisht shpie drejt dobësimit të lidhjeve në koalicionin e shumëllojshëm qeveritar në Mal të Zi. Por, oferta e Koshtunicës që mandatin t'ia ofrojë SNP-së (Partisë popullore socialiste), e jo shumicës në Mal të Zi, mund të ketë domethënien e një fundi përfundimtar të iluzioneve brenda pushtetit malazez se ka mundësi për RFJ.
AIM Podgoricë, 15.10.2000
Revolucioni i tetorit në Serbi do të thotë lehtësim për Malin e Zi. Rënia e Millosheviqit dhe shpërbërja e regjimit që ai e krijoi përnjëherë, brenda ditës, pushoi së ekzistuari rreziku i drejtpërdrejtë ushtarak që e rrezikonte Malin e Zi gjatë tre viteve të fundit, ose më saktë, prej se Gjukanoviqi ia ktheu shpinën udhëheqësisë serbe.
Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se skena politike malazeze do të jetë më pak atraktive gjatë periudhës së ardhshme. Përkundrzai, shumë sinjale dëshmojnë se mbase mund të priten rigrupime të reja, të shpejta, të forcave brenda partive të koalicionit në Mal të Zi.
Të gjitha anëtaret e koalicionit qeveritar përzemërsisht e përshëndetën fitoren e Koshtunicës dhe rrëzimin e Millosheviqit. Të gjithë nga pushteti, gjithashtu, pajtohen se fitorja e forcave demokratike në Serbi mund që raportet e acaruara skajshmërisht me Malin e Zi t'i kthejë në gjendje normale. Mirëpo këto janë të vetëm dy çështje për të cilat tre anëtarët e koalicionit qeveritar kanë qëndrime identike. Megjithatë, shumë dallime të konsiderueshme jo vetëm në deklarime, por edhe në veprime konkrete, paralajmërojnë se brenda koalicionit do të ketë dridhje.
Kështu krerët e Partisë Popullore, menjëherë vrapuan që të takohen me kryetarin e ri të RFJ-së. Mund të konstatohet se Partia Popullore me sjelljen e vet rreth ngjarjeve për të cilat jemi dëshmitarë vërteton politikën e saj të deritanishme. Të përkujtoj: Partia Popullore që nga 1993 në Deklaratën me Partinë Demokratike të Serbisë anticipoi në Platformën e qeverisë së Malit të Zi, konstatoi Dragan Shoc, kryetar i Partisë Popullore. Dhe jo vetëm kjo: popullorët janë të vetmit në koalicionin qeveritar të Malit të Zi që shkuan në koktejin në Beograd me rastin e inaugurimit të Koshtunicës. Ky udhëtim i paparalajmëruar u prit me befasi në rradhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Socialdemokrate (SDP), dy anëtare të koalicionit. Përndryshe dy nënkryetarët e Partisë Popullore, Dreçun dhe Popoviç, nuk paralajmëruan, siç është zakon, se zyrtarisht do ta vizitojnë Beogradin dhe as u përpoqën më vonë që të sqaronin se për çka janë marrë vesh me kryetarin e RFJ-së.
Është fakt se popullorët kaherë insistojnë për ndërrime në politikën redaktuese të televizionit malazez shkaku i politikës mediale antiserbe, kurse kohëve të fundit kanë marrë pjesë në kritikat ndaj disa individëve nga kreu shtetëror që flasin për pavarësinë e Malit të Zi. Koincidencë ose jo: pas shkuarjes në Beograd liderët e Partisë Popullore ashpër u konfrontuan verbalisht së pari me ministrin e punëve të jashtme Branko Lukovacin. Dragan Shoc, përndryshe ministër i drejtësisë në qeverinë e Malit të Zi, hapas e kritikoi Lukovcin për deklaratën se Mali i Zi dhe Serbia duhet të bisedojnë për raporte të reja, por si dy shtete të pavarura. Veç kësaj, popullorët kanë akuzuar edhe veprimet e SDP-së (Partisë Socialdemokrate) së Rakçeviçit që kërkon referendum për statusin e shtetformësisë së Malit të Zi.
Athua Partia Popullore vepron si e pavarur ose është e befasuar, kurse kritikat e hapura ndaj aleatëve të deritashëm të koalicionit janë rezultat i rigrupimeve të reja? Kaherë është e njohur afria e Partisë Popullore dhe nënkryetarit të DPS-së, (Partisë Demokratike Socialiste) Svetozar Maroviqit. Prandaj shumë njerëz në Podgoricë konsiderojnë se bëhet fjalë për një presion të përbashkët, të koordinuar nga Maroviçi, ndaj kryetarit malazez Mile Gjukanoviçit për të penguar rrëfimet rreth pavarësisë e ardhshme malazeze.
Këto janë spekulime, pohon për AIM Miodrag Vukoviç, duke konsideruar se në kreun e DPS (Partisë Demokratike Socialiste) nuk ekzistojnë dallime rreth statusit shtetëror të Malit të Zi. Maroviçi është një nga kreatorët e Platformës dhe nuk do të rrezikonte ndarje brenda DPS-së shkaku i ndonjë koalicioni të ri të paqartë . Vukoviçi, megjithatë, nuk fsheh se brenda DPS-së ka ndonjëherë zëra të ndryshëm në paraqitjet publike. Përndryshe, liderët e DPS (Partisë Demokratike Socialiste) konsiderojnë se duhet shkuar hap pas hapi: e përshëndetën fitoren e Koshtunicës por edhe publikisht deklaruan se, sa i përket Malit të Zi, Koshtunica nuk do të trajtohet si kryetar i njëmendtë i RFJ-së. Sipas qëndrimit të deritanishëm të Gjukanoviqit dhe shokëve të partisë sapo krijohen kushte për dialog të njëmendtë me Beogradin, dialog që Millosheviqi asnjëherë nuk ka qenë i gatshëm. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se referendumi malazez nuk është një nga opcionet reale, thotë Vukoviç.
Është fakt, megjithatë, se shumë nga këto gjëra nuk vlerësohen brenda koalicionit. Mu si Partia Popullore edhe njerëzit e kreut të Partisë Socialdemokrate sikur humbin durimin dhe nuk kanë mirëkuptim për pritjen aktive që e propagandon DPS-ja. Rakceviçi kështu, konsideron, se nuk ka kohë për pritje, por për forsimin e deklarimit të qytetarëve përmes referendumit. Kryesia e SDP (Partisë Socialdemokrate) në këtë qëllim edhe doli me konkludimin se politika e partisë doemos duhet të bëjë presion ndaj Gjukanoviqit për t'u përcaktuar. Në të kundërtën, SDP do të braktis koalicionin.
E dijmë se paraqesim pengesa, por kësaj rradhe nuk kemi zgjidhje: si mund t'u flasim anëtarëve për durim kur më nuk ka ndonjë rrezik të theksuar, si do të flasim se nuk ka nevojë për referendum kur ekzistojnë të gjitha kushtet për këtë, thotë Rakçeviç, kryetar i SDP-së në bisedë për AIM-im.
Rakçeviç gjithashtu ofron edhe të dhëna rreth disponimit të anëtarëve brenda koalicionit të krijuar në gusht të vitit 2000. Është dëshmuar se në zgjedhjet federale afër 80 përqind e qytetarëve nuk besojnë në RFJ, thekson Rakçeviç, duke përmendur se Gjukanoviçi si politikan pragmatik duhet të mbajë llogari për këtë gjë. Ai shumë shpejt duhet të gjejë zgjidhje, konsideron Rakçeviç, duke tërhequr vëmendjen se në të kundërtën SDP mëtej nuk do të ketë mundësi që të qëndrojë në koalicion.
Në qëndrimet e ashpra të SDP-së kanë ndikuar, pa dyshim, edhe bisedimet e ripërtërira me Lidhjen Liberale të Malit të Zi. Kah fundi i javës së kaluar, menjëherë pas ngjarjeve në Kuvendin federativ lideri i Lidhjes Liberale të Malit të Zi (LSCG) Miodrag Zhivkoviç kontaktoi me kryetarin e SDP, e nxiti për dalje nga koalicioni dhe bashkëpunim të ardhshëm si koalicion. SDP ka mjaft rezerva ndaj LSCG, por bisedimet jo të rëndomta i pranoi, duke shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në rast se kreu i DPS-së nuk dëshiron që së shpejti të sjellë vendim definitiv.
Është e qartë: vështirë se strategjitë e ndryshme do të mund të ekuilibrohen pa tronditje, madje edhe pse pritej se koalicioni për kohë të pacaktuar disi do të veprojë si kompakt.
Shumë gjëra, megjithatë, varen jo vetëm nga situata në Mal të Zi, por edhe më shumë nga veprimet që do të ndërmarrë pushteti i ri në Beograd. Prandaj Podgorica zyrtare me padurim pret ofertën e Koshtunicës që Predrag Bulatoviqi të jetë mandatori i ri i qeverisë federale.
Mbi fitoren mbresëlënëse të forcave demokratike në Serbi shtrihen re të zeza, thuhet në kumtesën e Partisë Demokratike të Socialiste (DPS) që i reagon DOS-it dhe SNP-së. Këtë e kuptojmë si një pjese e një tregëtie politike, por edhe si veprim me qëllime jo të mira. Ne në këtë tregëti asnjëherë nuk do të marrim pjesë, është përfundimi i partisë më të fuqishme në koalicionin qeveritar.
Miodrag Vukoviç, kryetar i Kryesisë Qendrore të DPS dhe këshilltar i kryetarit Gjukanoviç është më konkret. Koshtunica ka shqetësuar pjesën demokrate dhe shumicën në Mal të Zi, e cila, në mënyrën e vet e shporri Milosheviqin me vet faktin se 80 përqind e njerëzve qëndruan në shtëpitë e veta që të mbronin projektin demokratik dhe shtetësinë e Malit të Zi, thekson Vukoviçi, duke shtuar se nuk mund të bëhet një qeveri legjitime me SNP, me njerëz që me dhunë politike morrën mandate.
Madje edhe Partia Popullore, pas ofertës që Predrag Bulatoviçi të jetë mandator federal, menjëherë vetëm dy ditë pas falemnderimit publik të Koshtunicës, ndërroi qëndrimin. Në rast se Koshtunica e vërteton mandatin e ndokujt nga SNP-ja, ajo do të mbajë fajin kryesor për shpërbërjen e Jugosllavisë, deklaroi Predrag Drecun, nënkryetar i Partisë Popullore. Popullorët haptas janë të pakënaqur me veprimin e Koshtunicës sepse në negociatat e mundshme me DOS-in panë edhe të ardhmen e tyre por edhe atë të RFJ-së.
Çelsin e veprimeve të ardhshme të Podgoricës zyrtare e mban DPS-ja, konsideron Srdan Darmanoviç, analist politik dhe drejtor i Qendrës për të drejtat e njeriut dhe për demokraci. Nga marrëdhëniet brenda kësaj partie do të varet se si do të zhvillohen negociatat e ardhshme me autoritetet serbe. Është e qartë se RFJ-ja nga viti 1992 më nuk ekziston në opcionin e DPS-së. Por a do të shkohet drejt shtetit të pavarur varet nga shkalla e unitetit brenda DPS-së. Nëse së pari Maroviçi, që është njeriu i dytë i partisë, sheh se është e pamundshme bashkësia pa margjinalizim atëherë kjo parti do ta sforcojë rrëfimin rreth pavarësisë së Malit të Zi dhe mundet në të ardhmen e afërt të krijojë raporte si partner me partitë tjera malazeze, së pari me liberalët e Peroviçit, thotë Darmanovic, duke përmendur se megjithatë nuk duhet pritur veprime të shpejta të autoriteteve malazeze.
Profesori i Fakultetit Juridik të Malit të Zi, dr. Milan Popoviç konsideron se Mali i Zi, urgjentisht, me ligj kushtetues të shpallë moratorium për RFJ-në dhe kështu të definojë pozicionet e ardhshme negocuese përballë autoriteteve në Beograd. Udha e vetme logjike dhe demokratike, pas kësaj, është shpallja e referendumit si verifikim demokratik i vullnetit zgjedhor të qytetarëve. Gjithçka tjetër do të thotë vetëm shtyerje të problemit nën tepih, e jo edhe zgjidhjen e tij, konsideron Popoviç duke kritikuar idenë se elitat politike në mënyrë direkte bëjnë marrëveshje për fatin e popullit. Kjo do të ishte edhe një mashtrim i madh dhe hipotekë, e ngjashme me atë të vitit 1992 kur u krijua Kushtetuta e Zhablakut me vullnetin e dy partive më të fuqishme, përfundon Popoviç.
Hulumtimet e fundit, nga gushti i vitit 2000, flasin se në këtë moment idenë për RFJ nuk e përkrahin 70 përqind të qytetarëve malazez, kurse brenda koalicionit “Të jetojmë më mirë” 65 përqind e anëtarëve deklarohen për pavarësinë e Malit të Zi! Me përkrahjen e liberalëve të Peroviçit do të thotë se Gjukanoviçi mund të llogarisë në rezultat të favorshëm që do të çonte drejt shtetit të pavarur.
Matematika politike është diçka tjetër, kurse jeta megjithatë diçka tjetër. Duket se, megjithatë, euforia në bashkësinë ndërkombëtare tani nuk jep gjasa të mëdha se shtetet perëndimore do të shihnin me admirim udhën e Malit të Zi drejt pavarësisë. Ardhja e paradokohëshme e D-ima, Brajenit, këshilltarit special të kryetarit të SHBA-ve tregoi se vendet udhëheqëse të Perëndimit tani kanë më shumë punë se sa të mendojnë për pavarësinë e Malit të Zi. Përkundër lëvdatave për pushtetin reformator malazez, OBrajenit nuk i shpëtoi të sugjeronte se Perëndimi e në rend të parë SHBA presin bisedime serioze rreth të ardhmes së bashkësisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Burime nga kreu i lartë shtetëror malazez tregojnë se i dërguari amerikan ishte shumë i qartë gjatë bisedimeve në katër sy: Mali i Zi nuk do të duhej tani të bënte veprime të shpejtuara, por të ulet dhe së pari të bisedojë me DOS-in.
Me siguri mu për këtë pushteti malazez, që pranon donacione të mëdha nga jashtë për mbijetesën e shtetit, tenton të vazhdojë me strategjinë e pritjes aktive. Gjatë tre vjetëve të fundit ishim shtet partner, nuk do të ishte e arsyeshme që tani të bëheshim shtet problem, thotë Vuoviç për AIM-in. Ai gjithashtu potencon se partia e tij kujdesshëm balanson dhe vë në peshojë gjërat: të ngel menjëherë pa përkrahjen ndërkombëtare ose të ndërtojë ngadalë pozicione, duke përgjuar ngjarjet në Serbi.
Tani, si mundësi më reale që disponon DSP janë fjalimet rreth ndryshimeve të reja në Platformën për ridefinimin e marrëdhënieve me Serbinë. Burime të afërmta me DPS theksojnë se ndryshimi kryesor do të bëhet në statusin ndërkombëtar të Malit të Zi, kështu pushteti në Podgoricë do të insistojë në ndërrimin e emrit të Jugosllavisë dhe ç'është më e rëndësishme do të insistojë për dy karrike në Kombet e Bashkuara. Ky model tashmë ekziston në shumë raste, kurse njerëzit nga DPS konsiderojnë se zgjidhja më e afërt do të ishte ajo që në një periudhë e rregulluan Rusia dhe Ukraina - anëtarësim i dyfishtë në OKB.
Por, nëse në Serbi nuk ka bashkëbisedues real, nëse pushteti i ri nuk tregon minimumin e ndjenjës për bashkëpunim me shumicën në Mal të Zi, atëherë Gjukanoviçi doemos duhet të zgjedhë: ose të shkojë në drejtim të krijimit të bllokut malazez dhe referendumit, ose të tentojë disi ta ruajë koalicionin me SDP-në dhe Partinë Popullore dhe të pret ngjarjet në Serbi dhe bisedime të reja me Beogradin.
Është çështje, se athua pushteti malazez me të drejtë vlerëson çdo të thotë shtyerja e statusit shtetëror-juridik për kohë më të mira ose kështu Mali i Zi do të humb të drejtën për të zgjedhur.
AIM Podgoricë
DRASHKO GJURANOVIC