Kthimi i të çregjistruarve
Shfaqja e sërishme e pjesëtarëve të "kombeve dhe kombësive" të RSFJ së dikurshme në listat e disa partive është dëshmia më e mirë se llovenia as dhjetë vjet më pas nuk mund tërësisht të injorojë pjesën e po pullatës prania e së cilës në shtetin e formuar është gjatë e nënkuptueshme.
AIM Lublanë, 12.10.2000.
Kumtimi i listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentar e, që në Slloveni do të mbahen më 15 tetor, tregoi se shumë parti reflektojnë tek caku i grupeve zgjedhore që me farefis apo me prejardhje janë nga jugu i Kupës, nga viset e atdheut të dikurshëm, RSF të Jugosllavisë. Ato nuk janë edhe pak, madje statistikat zyrtare pushuan t'i paraqesin me numra sepse nuk u përkasin pakicave të pranuara zyrtarisht.
Është fakt se në kuadër të ndërtimit intenziv socialist dhe lulëzimit të ekonomisë sllovene shumë banorë të vendeve ekonomikisht të pazhvilluara të ish - Jugosllavisë erdhën për kafshatën e gojës në republikën e atëhershme më të zhvilluar - Slloveninë.
Më shumë kombinezone të kaltëreme arritën nga Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia, ndërkaq malazezët gati në numër të pakonsideruesh ëm. Para shpërbërjes së Jugosllavisë në Slloveni erdhën edhe një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova. Llogaritet se në Slloveni tani jetojnë mbi 200 mijë qytetarë me prejardhje nga ndonjë shtet i ri i dalë nga hapësirat e ish-Juosllavisë. Këtij numri duhet shtuar edhe së paku 100 mijë të mitur që kanë lindur në Slloveni, kurse prindërit e tyre ishin këtu mërgim tarë. Në fillim të nëntëdhjetave, me zgjerimin e luftës në Kroaci dhe Bosnjë, shumë punëtorë erdhën në Slloveni së bashku me anëtarët e familjeve të gjëra.
Shumica e të ardhurve arritën edhe tek nënshtetësia sllovene sepse ligji i parë që rregullonte këtë materie (viti 1991 dhe 1992) ishte relativisht liberal dhe në frymën e normave evropiane për të drejtat e njeriut. Nuk është fshehtësi se në Slloveni ekziston vendi (industrial) që jan ë të banuar dendësisht nga të ashtuquajturit "jugorët", një shprehje vullgare e së djathtës. Përkrah Lublanës, madje edhe në Jesenicë, Velenje, Kocevje...
Shumica prej tyre gjatë kohës së Jugosllavisë së Titos ishin mbrojtës të jugosllovenizmit para shpërbërjes së shtetit, madje me agresivitet, që ishte në kundërshtim me atë që e dëshironin sllovenët. Të ashtuquajturit gasterbajterë u grumbulluan rreth Lidhjes së atëhershme Komuniste, sepse gjitha partitë tjera kishin ngjyrime nacionale ose nuk e pranonin këtë popullatë si partner relevant politik. Para pavarësimit të Sllovenisë shtetasit e këtillë ishin të margjinalizuar sepse paraqisnin pjesën radikale brenda Lidhjes Komuniste, veçmas punëtorët nga Bosnjë e Hercegovin a të nacionalitetit musliman.
Shpërbërja e shtetit dhe luftërat e bënë të veten; grupacioni i dikurshëm homogjen në aspektin politik u nda në disa organizata, sipas nacionaliteteve. Kroatët më së shumti humbën vend et e punës dhe u kthyen në Kroaci, kurse ata që mbetën në Slloveni, u shkëputën me rrethin dhe gravitojnë kryesisht tek partitë e qendrës së djathtë. Kishte tentime që edhe në Slloveni të formohej filiala e Bashkësisë Demokratike Kroate, që nuk pati sukses shkaku i raporteve të ftohta mes qeverisë së Drnovshekut me pushtetin e Tugjmanit. Sa u përket serbeve kryesisht ishin në gjendje të këndshme sepse ata ishin qytetarë të kualifikuar, të punësuar në vendet udhëheqëse në ekonomi , kurse punëtorët e thjeshtë u kthyen në atdheun e tyre në Republika Srpska dhe Republikën e Krajinës Serbe.
Gjatë viteve të shkuara serbët në Slloveni as që mund të mendonin për ndonjë grupim të tyre politik. Ata mund të shiheshin gjatë vitit të kaluar me demonstratat e tyre në Lublanë kundër bombardimeve të NATO-s ndaj RF Jugosllavisë, që në Slloveni u organizuan më së voni prej gjitha shteteve evropiane, madje edhe vendeve anëtare të NATO-s. Ishin më të shkurt rat dhe nën mbykqyrjen më të fuqishme të policisë së pajisur me qen dhe kuaj.
Muslimanët, nga ana tjetër, edhe pse ithtarë më të mëdhenj të jugoslovenizmit dhe komunizmit në Slloveni, përjetuan zhgënjim të madh si në Jugosllavi gjithashtu edhe në Lidhjen Komuniste. Njëkohësisht demaskuan politikën përmes muslimanizmit. Në Slloveni u krijua një klimë e përgjithshme politike favorizuese ndaj bosnjakëve si viktima të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe u bë pranimi i një numri të madh të refugjatëve.
Deri tani asnjë parti politike sllovene nuk ka treguar interes të veçantë ndaj votave të këtij grupi të qytetarëve. Marrëdhëniet e mira politike mes Lublanës dhe pjesës boshnjake të shtetit Bosnjë e Hercegovinë dhe interesi i ekonomisë sllovene për një ekspanzion të sërishëm në hapësirën bosnjë-hercegovinase i favorizoj qytetarët me prejardhje bosnjake duke mundësuar organizmin e tyre në Partinë e Aksionit Demokratik.
Në Slloveni një grup tejet aktiv dhe interesant paraqesin shqiptarët, që shprehin qëndrimet politike, jo në raport me hapësirën politike sllovene, por në lidhje me Jugosllavinë dhe Kosovën gjegjësisht Maqedoninë. Statusin e tyre ata formalisht e kanë rregulluar nën patronatin e shoqërisë kulturore Migjeni, kurse ishin mjaft akttiv gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë. Përfundimisht partitë e këtushme kanë kuptuar se sa forcë (sa përqindje për hyrje në parlament) paraqesin zgjedhësit që nuk jan ë sllovenë. Në zgjedhjet e kaluara një pjesë e këtyre votave u orientuan në listën të socialdemokratëve të bashkuar (ZSLD), që paraqet emrin e ri të komunistëve të reformuar. Është e qartë pse kjo pjesë e trupit zgjehor u përcaktua për ZSLD, edhe pse vet kjo parti nuk tentoi që t'i ofronte pasiguria sociale e shtresave të ulëta në shtetin e ri u rrit përnjëherësh, prandaj punëtorët shpresuan se shokët e dikurshëm partiak do t'i përfaqësojnë n ë luftën për ekzistencë.
Duke analizuar pllakatet parazgjedhore mund të konkludohet se shtetasit e "freskët" të Sllovenisë politikisht janë gati të llojllojshëm. Gjykuar sipas mbiemrave të 1001 kandidatëve për deputetë në parlamentin slloven, partitë politike sllovene do të punonin për t'i marrë votat e këtyre votuesve, por jo edhe të rektrutojnë deputetë nga rradhët e tyre. Përfundimisht asnjë parti parlamentare, në përjashtim të Partisë Nacionale Sllovene të Jelinçiçit (SNS), nuk kanë kandiduar dikënd me prejardhje nga republikat e dikurshme jugosllave. Partitë udhëheqëse të skenën politike të vendit - LDS e Janez Drnovshekut, Partia Socialdemokrate e Janez Janshës dhe grupimi i ri, Partia njerëzore e Sllovenisë e Franc Zagozenit, nuk kanë promovuar asnjë kandidat të cilët, gjykuar sipas mbiemrave, kanë lidhje farefisnore me "Ballkanin". Sa i përket Janshës, kjo mund të pritej, sepse goditja e parë e pastrimeve në ushtrinë sllovene (gjatë kohës së mandatit të tij si ministër) ishin eprorët nga vendet tjera të Jugosllavisë, me gjithëse në kohën e duhur kishin kaluar nga Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ) në Mbrojtjen Territoriale.
Çudit, jo dhe pak, qëndrimi i LDS e cila para disa vjetësh filloi një aksion politik të gjatë dhe të shtrenjtë nën moton "Gjithë të ndryshëm, gjithë të barabartë ". Grupimi i ri SLS nuk llogarit në votat e "jugorëve", kurse baza e tyre kryesore e votuesve - fshatarët e pasur, zanatçinjtë e kamur dhe tregtarët e vegjël - janë sadopak të orientuar në formë nacionaliste kundrejt këtyre qytetarëve. ZLSD, çuditërisht, edhe pse ndaj kësa j pjese të bazës nuk ka barë asgjë, disi llogarit se këto vota tradicionalisht janë të saja, dhe padyshim se do t'i mashtrojë tmerrësisht. Nga të gjitha më atraktivi është fenomeni Jelinçiç. Ai në zgjedhjet e vitit 1992 hyri në parlamentin slloven i shoqëruar me 12 deputetë, e gjithë kjo duke iu falemnderar fushatës së ashpër dhe fyese pikërisht ndaj qytetarëve nga jugu i dikurshëm. Kaluan tetë vjet dhe Zmago nuk është më ai i vjetri. Nga rradhët e sllovenëve joautokton zgjedh 14 deputetë, prej të cilëve 12 me prejardhje serbe! Jelinçiç veç kësaj është i vetmi në Slloveni që ishte kundër sulmeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe tani paraqitet si mbrojtës i vetëm i interesave të popullit serb. Shtrohet pyetja - prej nga ky shqetësim? Athua shkaku i bindjeve personale apo votuesve potencialë. Para së gjithash është kjo e fundit, sepse nacionalistët dhe lumpenproletariatin e morri Jansha, kurse fshatarët janë të orientuar nga e djathta. Jelinçiç disi erdhi deri tek përllogaritja se vetëm serbët mund t92i ndihmonin të hynte edhe në parlamentin e ri.
Edhe një parti e re ndoqi logjjikën e Jelinçiçit duke inkuadruar gjithashtu në listën zgjedhore qytetarë me prejardhje nga republikat tjera. Kështu Partia Komuniste e Sllovenisë mes 18 kandidatëve kandidon katër qytetarë të rinj dhe atë dy boshnjakë dhe dy serbë. U paraqit edhe një parti e re - Partia e sllovenëve të rinj, e cila, p.sh. në listën e saj inkuadroi edhe 20 kandidatë (nga gjithsejt 62) me prejardhje nga viset tjera të Jugosllavisë së dikurshme. Kryesisht ata janë njerëz të rinj, të lindur dhe të shkolluar në Slloveni, me arsimim të lartë ose studentë. Mjaft të afirmuar në mjediset lokale si punëtorë kulturorë, sportistë ose aktivistë të shoqërive të ndryshme. Ata duan të dëshmohen në mjedisin e vet i cili shkaku i mbiemrave ose "c së butë " edhe mëtej nuk i pranon plotësisht si të barabartë.
Fenomen i veçantë në këto zgjedhje megjithatë është Partia e Aksionit Demokratik të Sllovenisë. Madje edhe pse ajo deklarohet se nuk ka kurfarë lidhjeje politike me PAD e Alia Izetbegoviçit në BeH, nuk e fsheh se pretendon votat eksluzivisht të një grupi nacional të Sllovenisë - boshnjakëve. Nga 31 kandidatë 30 prej tyre janë boshnjakë dhe një shqiptarë. Listë kandidatësh ka nxjerrë vetëm në atë njësi votimi ku popullata bosnjake është numerikisht e madhe dhe e koncentruar aty. Madje edhe në Lublanë dhe në rrethinën e gjërë jetojnë mjaft bosnjakë, që këtu nuk dalin në zgjedhje. E njëjta gjë është edhe në Korushkë (Ravnë, Mezhicë) dhe luginën e Savinjës (Velenje dhe Celje), ku jeton numër i madh boshnjakësh, po ku PAD i Sllovenisë nuk del me listën e vet në zgjedhje. Bazuar në listën e kandidatëve dhe njësitë zgjedhore kjo parti pretendon të jetë pastër nacionale, që deridiku është një presedan i papranueshëm në skenën e moderuar politike sllovene. Fitorja e mundshme dhe hyrja në parlament -e variantit slloven të PAD-it do të jetë sfidë e re për bashkësitë tjera nacionale në Slloveni. Nuk do të ishte befasi që së shpejti në planin politik të paraqiten edhe Partia Demokratike Serbe ose Partia Radikale Serbe ose Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Slloveni.
AIM Lubjanë
MILAN GORJANC