Intervist me Kryetarin e PPD-së Ymer Ymeri

Skopje Oct 13, 2000

Ymer Ymeri erdhi ne krye te PPD-se pasi qe kjo parti, dikur me e madhja e shqiptareve te Maqedonise dhe pjesmarrse ne ish qeverine e Crvenkovskit, perjetetoi krizen me te madhe. Partia te cilen ai kryeson u terhoq nga zgjedhjet e paradokohshmelokale duke akuzuar oponentin e vet politik, partine e Atber Xhaferit se ka perdorur dhune mbi elektoratin. Me Ymer Ymerin bisedojme per aktivitetet e tanishme partiake si dhe per ardhmerine e kesaj partie.

AIM Shkup, 12.10.2000

AIM - z. Kryetar, gati një vit jeni në krye të PPD-së, ndiheni të relaksuar në kreimin e politikës partiake?

Y. Ymeri – Sigurisht që ndihemi të relaksuar, tani nuk i kemi ato probleme që i kishim në fillim. Vazhdojmë punën në konsulidimin e partisë dhe kemi arsye të ndihemi të relaksuar. Kohën e fundit konstatojmë se rejtingu i partisë është në rritje e sipër. Këtë e dëshmojnë ngjarjet e përditëshme këtë e dëshmuan edhe zgjedhjet lokale 2000, pa marë parasysh se cfarë ndodhi në këto zgjedhje.

Aim- Me ardhjen tuaj në krye të PPD-së paralajmëruat se do të bëhen ndryshime rënjësore, cfarë ndryshimesh janë bërë deri më tani ?

Y. Ymeri – Ndryshimet në partin tonë janë evidente. Partia ka një kryesi të re, udhëheqësia e mëparshme gjeti forcë për ti bërë ndryshimet e nevojshme.Fillimisht u bënë ndryshime statutare, ku kryetarit të partisë i jepet cilësia e mandatarit, këto deri më tani janë punë të kryera. Në vazhdimësi jemi duke bërë ndryshime rënjësorë në parti. Jemi duke e zgjeruar numrin e anëtarëve të kryesise dhe formimin e organeve ndihmëse të kryesisë qendrore të partisë. Këto organe do të ndihmojnë partinë për të marë vendime më produktive .Kjo do të thosha është ajo që e karakterizonë partin tonë.

AIM – Bëhet fjalë për ndryshime kadrovike . A shoqërohen ato edhe me ndryshime konceptuale ?

Y. Ymeri – Ndryshimet konceptuale bëhen në kongrese. Kryesia aktuale e PPD-së konstaton se është në interes të rruhet ajo që është trasuar në platformën programore të PPD-së, e cila synon realizimin e kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni. E meta është se ende nuk kemi aritur ti realizojmë këto kërkesa. Realizimin e kërkesave të shqiptare nuk ka aritur ta bëjë edhe partia tjetër shqiptare e cila mërë pjesë në kualicionin qeveritar.

Aim – Disa herë jeni thirur në të kaluarën e PPD-së , sa do të jetë ajo përcaktuese për veprimin politik në të ardhmën ?

Y. Ymeri – E kaluara e partisë sonë është e njohur. Kur i referohem të kaluarës, kamë parasyshë faktin se ajo ishte parti e parë shqiptare e cila diti ti bashkërendis kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe ti inkorporoi ato në një subjekt të vetëm politik i cili tregoi se ka forcë politike. E kaluara e PPD-së mund të identifikohet me suksese por edhe me shumë gabime. Këto gabime i kanë konstatuar edhe vetë organet e partisë por edhe strukturat tjera parasëgjithash vet popullata shqiptare . Megjithatë PPD-ja ishte parti e vetme shqiptare ku aderoi e gjithë popullata shqiptare. Kjo ndodhi se popullata shqiptare e kuptoi se problemi i tyre nuk është ideologjik por problem kombëtarë, respektivisht ata e kuptuan se duhet të zgjidhet statusi i tyre në Maqedoni. Faktikisht, PPD-ja u shëndrua në një lëvizje kombëtare.Ky, organizim i pengoi faktorit politik maqedon i cili më pas investoi shumë për ta përcarë kët subjekt. Megjithatë , PPD-ja është subjekt i cili ka ruajtur specifikat e veta. Prandaj nga e kaluara e saj mund të nxiren edhe mësime.

AIM – Ju mbroni mendimin se faktori politik shqiptarë në Maqedoni duhet të bashkohet në një subjekt të vetëm. Si janë marrëdhëniet me partinë tjetër shqiptare, PDSH-në ?

Y. Ymeri – Gjithsesi se faktori politik shqiptarë duhet të jetë unik në të gjitha institucionet. Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk ndryshojnë në përcaktimet programore. Synimet tona janë zgjedhja e statusit të shqiptarëve në këtë Republik. Në këtë drejtim ndryshojnë metodat për ti realizuar këto synime. Prandaj është e domosdoshme të këtë bashkpunim të mirë mes partive shqiptare në Maqedoni , e jo të vrapohet pas kualicioneve fallco të cilët nuk sjellin asgjë përvec interesave të ngushta partiake. Tani për tani mund të thuhet se bashkpunimi mes dy partive kryesore shqiptare shënonë shkallën më të ulët.

AIM – Cili është kontesti që pamundëson bashkpunimin mes dy partive kryesore shqiptare ?

Y. Ymeri – Pushteti maqedon gjithmonë ka intencën që ti përcajë shqiptarët. Gjithmonë kërkonë argat në mesin e shqiptarëve. Në një mënyrë, argat ndaj këtijë pushteti ka qenë edhe PPD-ja,por shembull më eklatant i argatllëkut është partia pjesmarëse në kualicionin qeveritarë, PDSH-ja. Ne nuk kemi dallime në atë se cfarë duhet të arihet, por ka inate personale dhe dëshirë të madhe për pushtet. Ka shumë gjëra që i radikalizojnë raportet tona në kuptimin negativ. Mirëpo, cështja e zgjidhjes së arsimit të lartë në gjuhën shqipe është rasti eklatant i cili thelloi vijën ndarëse mes dy partive shqiptare. Derisa Universiteti i Tetovës ishte krijesë e angazhimit të përbashkët i gjithë faktorit politik dhe subjekteve të tjera shqiptare në Maqedoni erdhi koha që ky universitet të bëhet shkasë për ndasi. Derisa ishte në pushtet PPD-ja nuk arriti që ta legalizojë Universitetin. Ndërsa, PDSH-ja e cila poenat me të mëdha politik i fitoi me këtë universitet duke premtuar se do ta legalizojë atë, me pranimin e projektit të propozuar nga Euro komesari Maks Van Der Shtul, për hapjen e një institucioni privat, që për ne më tepr është projekt i qeverisë maqedone, jo që nuk e realizoi premtimin por u distancua nga Universiteti i Tetovës. Zgjedhjen e cështjes së arsimit të lartë në gjuhën shqipe PDSH-ja nuk mundë ta bëjë duke qenë në kualicion me një parti nacionaliste maqedone.

AIM – K0alicioni qeveritarë ku bënë pjesë edhe partia shqiptare e PDSH-së , marrëdhëniet ndërnacionale i konsideronë si të relaksuara, si i vlerësoni ju këto marrëdhënie ?

Y. Ymeri - Nuk ka parti që nuk e lëvdronë vetveten. Se a janë marrëdhënite ndërnacionale të relaksuara kët e ndjejnë vetë qytetarët. Realiteti i këtyre marrëdhënieve është ndryshe. Nuk bëhet fjalë për relaksim të marrëdhënieve ndëretnike por për relaksim të marrëdheniev nderpartiake të kualicionit qeveritarë. Marrëdhëniet ndërpartiake do të jenë të relaksuara përderisa nga partia shqiptare që është në pushtet nuk shtrohen kërkesa reale e as nuk kontestohet asgjë. Gjatë kohës që PDSH- ja është qeveri nu ka këmbëngulur në jetësimin e kërkesave fundamentale të shqiptarëve. Nuk mundë të flasim për marrëdhënie të relaksuara ndërnacionale gjersa i gjithë blloku politik maqedon është kundër realizimit të kërkesave të shqiptarëve. Këtë e kanë ilustruar më së miri liderët e dy partive kryesore maqedone, Lubco Georgiecvski dhe Branko Cërvenkovski, duke u lavdëruar se cili më pakë u ka dhënë shqiptarëve. Në kohën kur PPD-ja ishte në qeveri me LSDM-në, ariti ta problematizoi indiferencën e qeverisë ndaj kërkesave të shqiptarëve. Ndërsa , PDSH-ja aspak nuk i problematizon këto gjëra, prandaj atyre u duket se marrëdhëniet ndëretnike janë të relaksuara.

AIM- PDSH-ja disa herë ka theksuar se ka gjetur partnerin me të cilin mundë ti realizoi të drejtat e shqiptarëve. Cfarë paraqetë për ju ky partneritet ?

Y. Ymeri – Partnerë nga blloku politik maqedon për ti realizu të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni end nuk gjendet.Kjo është një mashtrim iopinionit.Me rëndësi është se faktori politik maqedon mund të detyrohet të behet një partner konstruktiv vetëm nëse shqiptarët veprojnë në mënyrë unikë përballë pushtetit maqedon për ti realizuar të drejtat e tyre.

AIM – Kritikat e PPD-së , ndaj qeverisë aktuale në disa segmente janë të përafërta me ato të opozitës së bashkuar maqedone. A do të thotë kjo se partia juaj po rireshtohet përkrah partnerit të dikurshëm LSDM-së ?

Y. Ymeri – Se ku do të reshtohet politiksht PPD-ja nvaret nga rethanat që do të zvillohen në të ardhmen. Mendimi jonë është se kjo qeveri duhet të bjerë, kjo në faktë është edhe kërkesa e opozitës së bashkuar. Ajo që u ndodhi shqiptarëve kur ishim në kualicion më LSDM-në , ku u vranë disa shqiptarë, pas intervenimeve të policisë në disa vende, i ka ndodhur edhe PDSH-së, por kjo parti aspak nuk i problematizoi këto gjëra. PPD-ja në atë kohë ka mundur të ndërmarë edhe hapa të tjerë por nuk e ka bërë atë. Por cfarë ndodh sot ? Faktet tregojnë se kjo qeveri në të gjitha segmentet e jetës është kriminalizu prandaj kjo qeveri duhet të japë dorëheqje. Ne kemi shprehur qendrimin tonë se do të bëjmë kualicion me cilëndo parti qoftëse paraprakisht bëhet një kontratë që do të garantojë se cfarë konkretisht do të përfitojnë shqiptarët nga ky kualicion. Në qoftëse nuk ndodhë kjo atëherë PPD-ja nuk do të hyjë në kualicion me asnjë parti maqedone derisa do të paraqitet një partnerë me vullnet të mirë politik ku do të mund të shtrohemi si palë e fuqishme.

AIM – A do të thotë kjo se do të kaloni në veprimin joinstitucional ?

Y. Ymeri – Në qoftëse vjenë deri tek një mënyrë e këtillë e veprimit nuk do të jetë faji i jone por i pushtetit maqedon. Shqiptarët gjatë tërë këtyre viteve kanë treguar koperativitet ndërsa nuk është treguar koperativ shteti Maqedon. Kjo , mundë të ndërmeret pas një analize të thellë politike me konstatime relevante të të gjithë faktorit politik shqiptarë që veprojnë në këto troje ku do të meret në konsideratë edhe ndikimi i faktorit ndërkombëtarë në këtë drejtim.

AIM – Ekzistom mendimi se PPD-së i mbetet në hipotek LSDM-ja.

Y. Ymeri – Ka arsye të mendohet kështu sepse gjatë qeverisjes se këtij kualicioni kanë ndodhur gjëra të tmershme mbi shqiptarët, prandaj edhe ekziston ky mendim. Kryesia e re ndermerë të gjitha masat për të mosë u përsëritur gabimet e mëparëshme, pa marrë parsyshë se cila parti maqedone do tu afrohet qendrimeve tona. Tani për tani nuk jemi duke menduar për mundësinë e bashkpunimit me partitë maqedone.Është koha e fundit që të mendojmë për bashkimin e subjektit politik shqiptarë në Maqedoni. Konsulidimi i faktorit politik shqiptarë do ta detyroi cilëndo parti maqedone qoftë që ti përmbush kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni.

AIM- LSDM-ja, ka theksuar se kryesia e re e PPD-së po u largohet standardeve që do të mundësonin bashkpunimin në të ardhmen. Për cfarë standardesh bëhet fjalë ?

Y. Ymeri – Ne nuk kemi guximin që të bashkpunojmë më Social Demokratët ashtu sic ëhtë bashkpunuar në të kaluarën sepse ato mbi shqiptarët kanë bërë veprime që do të mbeten të shënuara në histori. Ata e konstatojnë se ne nuk e kemi më atë vullnet për të bashkpunuar. Prandaj mbetet që ata të ndryshojnë politikën e tyre antishqiptare.

AIM- Zgjedhjet lokale për partinë tuaj mbetën një garë e papërfunduar. E konsideroni këtë një sprovë për kryesinë e re ?

Y. Ymeri – Po, është e vërtetë se ato për ne mbetën një garë e papërfunduar, por edhe një sprov. PDSH-ja , veproi në mënyrën më të keqe gjatë këtyre zgjedhjeve. Ajo kishte marë obigime nga partberi i saj, VMRO – DPMNE që gjithsesi këto zgjedhje të fitohen. Gjatë zgjedhjeve lokale 2000, PDSH-ja përdori dhunën dhe për ne këto zgjedhje nuk janë të rregullta. Megjithatë për ne mbetet më e dhimbëshme fakti se një parti shqiptare i detyroi shqiptarët që të votojnë për një parti maqedone që ajo e quan partner strategjik.

AIM Skup

NEXHBEDIN SHAQIRI