Qendrimi me dy marshe i Tiranes ndaj Koshtunices

Tirana Oct 9, 2000

AIM TIRANA, 09.10.2000

Fitorja e Koshtunices dhe zyrtarizimi i tij si president pas nje presioni te revoltes popullore kunder Miloshevicit, nuk solli ne Tirane entusiazmin e madh, qe shkaktoi ne kryeqytetet e tjera te rajonit dhe te botes. Ndonese midis Beogradit dhe Tiranes nuk ekzistojne marredhenie diplomatike qysh nga pranvera e vitit te kaluar kur qeveria e Miloshevicit i nderpreu ato ne shenje proteste per bashkimin e Shqiperise me fushaten ajrore te NATO-s mbi Serbi, qarqet politike Te ketushme jane te ndergjegjshem per rendesine reciproke te marredhenieve dypaleshe. Te gjithe partite politike te Shqiperise reaguan menjehere dhe per here te pare te gjithe partite politike ne Shqiperi shprehen njezeri vleresimin pozitiv per protestat e ashpra te opozites ne Beograd dhe per largimin e Miloshevicit nga pushteti.

Kryeministri shqiptar Ilir Meta nepermjet nje deklarate te lexuar Prej tij ne televizion, u tregua i kujdesshem t'i dergonte menjehere nje mesazh pershendetes ne emer te Qeverise shqiptare forcave te opozites triumfante serbe qysh ne mbremjen e ngjarjeve ne kryeqytetin serb ne dhe shprehu qendrimin qe Miloshevici duhet te largohet nga pushteti. Edhe Presidenti i Republikes Rexhep Mejdani, si dhe kryetaret e partive kryesore ne pushtet dhe ne opzite, Nano dhe Berisha, i pershendeten revolten popullore dhe fitoren e opozites ne Beograd. Si shenje e rendesise, qe opinioni publik ne Shqiperi i jep asaj qe ndodhi ne Beograd, eshte edhe fakti se per here te pare ne keto dhjete vjet te gjitha gazetat shqiptare ia kushtuan faqet e tyre te para nje ngjarjeje nderkombetare sic ndodhi te nesermen e sulmit te demonstruesve serbe kunder parlamentit.

Lehtesimi qe u ndie ne Tirane per largimin e Miloshevicit shpjegohet nga fakti se politika konfliktuale e ish presidentit jugosllav gjate dhjete vjeteve, dhe sidomos politika e tij dores se ashper dhe fushata e tij e spastrimit etnik ne Kosove, kane pasur pasoja negative si ne marredheniet dypaleshe, ashtu dhe ne situatat e qendrimet e faktorit shqiptar ne Ballkan.

Qendrimi i Tiranes ndaj presidentit te ri Koshtunica ka qene nje reagim me dy marshe. Nese marshi i pare ishte pershendetja e fitores se opozites per nje Serbi demokratike, marshi i dyte eshte ai i skepticizmit per politiken e tij te ardhshme ndaj Kosoves dhe ndaj Shqiperise. Ne qarqet politike ne Tirane shkak i frenimit per optimizem te madh nuk eshte e panjohura e politikes se presidentit te ri, por qendrimi i tij i deritanishem ndaj Kosoves. Te gjithe zyrtaret me te larte shqiptare ne deklaratat e tyre kane nenvizuar keto dite se Kosova do te jete kriteri i pare i tyre per percaktimin e marredhenieve me qeverine e re ne Beograd. Presidenti Meidani i kerkoi udheheqjes se re ne Beograd qe te jape prova konkrete per qendrimet ndaj realiteteve te reja ne Kosove. Qendrime te tilla per Kosoven si kriter kane kane mbajtur edhe kryetari i LDK, Ibrahim Rugova, kryetari i PDK, Hashim Thaci dhe shume udheheqes te tjere shqiptare ne Prishtine. Ata e kane bere te qarte se Koshtunica per ta eshte presidenti i nje shteti te huaj dhe se nuk do te pajtohen kurrsesi me cdo perpjekje te tij per te vene Kosoven nen varesine e Serbise.

Politikanet ne Tirane i njohin mire pozicionet nacionaliste te Koshtunices, por ata e fokusojne interesin vetem ne pozicionin e tij per Kosoven. Ata permendin se Koshtunica ka bere divorcin e pare me Titon me 1974 pse kundershtoi dhenien e autonomise Kosoves dhe Vojvodines nga udheheqesi i atehereshem liberal komunist jugosllav. Ata permendin se Koshtunica ka qene i afert me paraushtaraket serbe qe kane bere krime ne Kosove dhe se ai eshte larguar nga Partia Demokratike e Gjinxhicit pse ka kerkuar nje qendrim me te ashper per Kosoven. Edhe vizita elektorale e Koshtunices ne Mitrovice me 14 shtator u cilesua si provokacion nga politikanet ne Tirane dhe ne Prishtine. Bie ne sy se partite politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni kane qene ne rezonance te plote persa i perket kundershtimit te tyre per qendrimet nacionaliste te Koshtunices ne ceshtjen e Kosoves, gje qe paralajmeron qendrime e veprime te vendosura nga ana e tyre per cdo hap te Koshtunices ne rrugen qe ndoqi Miloshevici.

Ne euforine e fitores dhe te nje perkrahjeje te jashtezakoneshme keto dite nga bashkesia nderkombetare e sidomos nga Perendimi, presidenti i ri Koshtunica nuk duket se i kushton vemendje skepticizmit dhe mosbesimit, qe atij i vjen nga Kosova. Ne fjalimin e tij patetik pas sulmit te demostruesve mbi parlamentin serb Koshtunica permendi edhe Norvegjine nder shtetet qe ai i konsideron te rendesishme per Beogradin. Por nje analize nga njohes te marredhenieve shqiptaro-serbe ne kryeqytetin shqiptar con tek mendimi se Shqiperia eshte dhe do te jete me e rendesishme per Koshtunicen se sa Norvegjia. Me dashje apo pa dashje,duket se vete Koshtunica ka ndikuar ne kete mosbesim te qarqeve politike shqiptare ndaj tij. Basti qe ai vuri gjate fushates se vet elektorale se Kosova do te jete pjese e Serbise nuk duket se do te jete nje bast i suksesshem politik ne marredheniet e tij me faktorin shqiptar.

Ceshtja e Kosoves eshte nje ceshtje ku parardhesi i tij mbeshteti Tere karieren e vet politike, me ate njohu ngjitjen me te madhe, por edhe deshtimin e tij me te madh, me debimin e trupave ushtarake e policore serbe nga Kosova vitin e kalar dhe me vendosjen e NATO-s atje. Forcat politike shqiptare ne Ballkan, me shtrirjen dhe peshen e tyre, shpesh here jo te dukeshme, mund t'i shkaktojne shume probleme Koshtunices deri ne humbjen e bastit te tij. Te gjithe faktoret politike shqiptare, ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni,jane bashkuar ne shprehjen e refuzimit per qendrimet e Koshtunices ndaj Kosoves. Partite politike shqiptare ne Kosove e kane bere te qarte se kundershtimi i tyre do te marre rruge e forma me te ashpra dhe nuk duket se do te kene sukses thirrjet e shefit te UNMIKU-t, Bernard Kushner, drejtuar atyre me 7 tetor "per t'i dhene nje shans Koshtunices". Po perseritet fenomeni qe u konstatua gjate qeverisjes se Miloshevicit ne mesin e partive politike shqiptare, ku frika ndaj Koshtunices per ceshtjen e Kosoves po ben qe ata te kerkojne nje kohezion edhe me te madh me njeri tjetrin. Nje nga veteranet e politikes shqipare dhe kryetar i komisionit te jashtem te parlamentit Sabri Godo me 7 tetor u beri thirrje partive politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni qe te bashkohen ne qendrimin e perbashket ndaj Koshtunices.

Presidenti Koshtunica do te duhet te tregohet i kujdesshem qe te mos konsideroje fitoren e tij te 5 tetorit ne Beograd sic konsideroi Miloshevici Fushe Kosoven me 1989. Prioriteti, qe ai ka shpallur se do t'ia kushtoje demokratizimit te Serbise, do ta ndihmoje ne kete drejtim. Por e verteta eshte se ne qarqet politike ne Tirane nuk u pakesua skepticizmi per mundesine e ndryshimit te tij pas deklaratave te Koshtunices diten qe beri betimin si president i ri kur tha se "Kosova eshte turpi i Evropes". Shpresat qe qarqet politike shqiptare shohin jane prania dhe angazhimi i faktorit nderkombetar e konkretisht SHBA dhe NATO-s ne Kosove. Partite politike te pozites dhe te opozites jane shprehur lidhur me kete se tashme Kosova nuk varet nga serbet, por nga vendet e NATO-s. Ne kete shprese ka nje baze te vertete, sepse as NATO dhe as Bashkimi Evropian nuk do te ishin kenaqur qe ne ceshtjen e Kosoves te ndiqej ajo politike, qe i detyroi ata te ndermerrnin nderhyrjen ushtarake te NATO-s vitin e kaluar.

Ne mesin e partive politike shqiptare ekziston gjithshtu edhe nje shqetesim se mos Perendimi, me politiken e tij te mbeshtetjes per udheheqjen e re ne Beograd dhe perfshirjen e saj ne bashkesine nderkombetare, mund te tregohet me pak i vendosur ne ceshtjen e statusit te ardheshem te Kosoves. Kete shqetesim e formuloi kryetari i Levizjes se Bashkuar Demokratike e Kosoves, Rexhep Qosja, i cili mbeshteti bashkepunimin e bashkesise nderkombetare me presidentin e ri, por nenvizoi se kjo nuk duhet te behet me leshime ne dem te Kosoves dhe ardhmerise se saj.

Ndersa shefi i diplomacise shqiptare Paskal Milo ne nje interviste ne Dojce Vele me 6 tetor e paralajmeroi presidentin e ri se ai duhet te ndryshoje nga qendrimi i Miloshevicit per Kosoven ne rast se deshiron te jete nje politikan afatgjate. Ajo qe ndodhi me Miloshevicin, i cili falimentoi pikerisht nga ajo qe beri dhe desh te bente ne Kosove, eshte nje sinjal qe Koshtunica nuk mund te desheroje ta neglizhoje. Horoskopet politike te udheheqesve ne Ballkan jane me te thjeshta se ne rajone te tjera.

AIM TIRANE

SHABAN MURATI